Pyetje: Ēfarė ėshtė gjykimi pėr festimin e ditėlindjes sė Profetit paqja qoftė mbi tė?
Pėrgjigje: Fillimisht duhet ditur se nuk ėshtė e sigurt njėqind pėr qind se kur ėshtė nata e lindjes sė tė Dėrguarit paqja qoftė mbi tė. Nė fakt, disa nga shkencėtarėt bashkėkohorė thonė se ajo ishte data e nėntė e muajit Rabiul-Euuel, e jo e dymbėdhjeta. Historikisht kjo tregon se tė festuarit e ditės sė dymbėdhjetė tė Rabiul-Euel, ėshtė krejtėsisht e pabazė.
Pastaj, sa i pėrket kėndvėshtrimit tė bazuar nė Sheriat, ky veprim gjithashtu ėshtė i pabazė. Po tė ishte ky veprim prej Sheriatit tė Allahut, Profeti paqja qoftė mbi tė, do ta kishte vepruar ose do ta kishte informuar umetin e tij pėr kėtė. Sikurse ai ta kishte vepruar kėtė apo ta kishte porositur umetin qė ta vepronin kėtė, atėherė do tė ishte e ruajtur dhe e pėrcjellė deri tek ne, sepse Allahu thotė:
Sigurisht, Ne e kemi shpallur Kuranin dhe sigurisht Ne do ta ruajmė atė. 15:9
Pasi qė nuk u veprua kjo gjė, ėshtė e qartė se festa nė fjalė nuk i pėrket fesė sė Allahut. Nėse kjo nuk i pėrket fesė sė Allahut, nuk ėshtė e lejuar pėr ne qė ta adhurojmė Allahun me tė dhe tė kėrkojmė ti afrohemi Allahut me tė. Si mund tė jetė e lejueshme pėr ne robėrit qė tė shpikim rrugė tė cilat tė themi kushtimisht se na afrojnė tek Allahu, kur Allahu veēse ka ligjėsuar rrugėn e caktuar e cila na afron tek Ai, pra rrugėn me tė cilėn erdhi i Dėrguari i Allahut paqja qoftė mbi tė?! Me veprime tė tilla i kundėrvihet asaj ēfarė i takon Allahut: tė ligjėsuarit e gjėrave nė fenė e Tij, duke mos qenė prej saj. Gjithashtu, tė veprohet ashtu pėrgėnjeshtrohen Fjalėt e Allahut:
Sot jua pėrsosa fenė tuaj, e plotėsova dhuntinė Time ndaj jush. 5:3
Nėse kjo festė do tė ishte pjesė plotėsuese e fesė, ėshtė e patjetėrsueshme qė kjo tė bėhej para vdekjes sė tė Dėrguarit paqja qoftė mbi tė. E nė qoftė se nuk ėshtė pjesė plotėsuese e fesė, atėherė nuk ka mundėsi qė kjo tė jetė prej fesė, assesi, ngase Allahu thotė:
Sot jua pėrsosa fenė tuaj. 5:3
Nėse dikush pretendon se festimi i mevludit ėshtė pjesė plotėsuese e fesė, edhe pse kjo gjė ka lindur pas vdekjes sė Profetit paqja qoftė mbi tė, atėherė ky njeri veēse e pėrgėnjeshtron kėtė ajet. Ska dyshim se ata qė e festojnė mevludin, e bėjnė kėtė nga nderimi, dashuria dhe ndjenjat qė kanė pėr Profetin paqja qoftė mbi tė. Tė gjitha ato cilėsi janė adhurime, nderimi i Profetit paqja qoftė mbi tė ėshtė adhurim, dashuria ndaj tij ėshtė adhurim, madje nuk plotėsohet imani i besimtarit pėrderisa tė mos jetė Profeti paqja qoftė mbi tė mė i dashur tek ai sesa ēdo krijesė tjetėr. Ndjenja e dashur ndaj Profetit paqja qoftė mbi tė ėshtė prej fesė, sepse kjo nxitė qė ti kthehesh Sheriatit tė Tij. Prandaj, pėr kėtė arsye festimi i Mevludit konsiderohet se ėshtė adhurim, ngase bėhet pėr tiu afruar Allahut dhe pėr ta nderuar tė Dėrguarin paqja qoftė mbi tė. Pastaj, nė qoftė se ky ėshtė adhurim, absolutisht ėshtė e palejueshme qė tė shpiket diēka qė nuk i pėrket fesė sė Allahut, andaj Mevludi ėshtė bidat dhe veprim i ndaluar.
Pos kėsaj, ne kemi dėgjuar se nė kėto festime bėhen mėkate tė mėdha, tė cilat nuk pranohen as nga Sheriati e as nga ndjenja e pastėr dhe mendja e shėndoshė. Ata lexojnė vargje nė tė cilat ekzagjerohet nderimi i tė Dėrguarit paqja qoftė mbi tė aq shumė sa qė nė disa raste e bėjnė mė tė madh se Allahun, Allahu na ruajttė. Gjithashtu dėgjojmė se prej budallallėkut tė disa festuesve tė mevludit ndodh qė kur ta lexojnė thėnien lindi Mustafai, tė gjithė ngrihen nė kėmbė dhe thonė: Shpirti i tė Dėrguarit ėshtė tani me ne dhe si nderim ne ngrihemi nė kėmbė pėr tė. Kjo ėshtė marrėzi e qartė. Shokėt e tij kurrė nuk ngriheshin nė kėmbė pėr tė gjatė gjithė jetės sė tij, ata kishin dashurinė dhe nderimin mė tė fortė pėr tė sesa ne. Kjo nuk ėshtė mirėsjellje, sepse i Dėrguari paqja qoftė mbi tė e urrente ngritjen nė kėmbė pėr tė gjatė kohės kur ai ishte gjallė, po ēfarė tė themi pėr kėto mite tė shpikura?!
_______
Burimi: Fetaua Ulemail-Beledil-Haram, fq. 996-997
Krijoni Kontakt