Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Kërcënohet kryetari i PD: Mos dil në fushatë se do të zhdukim fëmijët


    Kërcënohet kryetari i PD: Mos dil në fushatë se do të zhdukim fëmijët



    Premte, 01 Mars 2013 13:53
    Shkruar nga Rexhep Polisi



    Ish-kryetari i PD të Lezhës, Mëhill Ndreu, njëkohësisht drejtues i shoqatës “Azem Hajdari”, është kërcënuar të mos dalë në fushatë për zgjedhjet e 23 qershorit.



    Kërcënimi është bërë npërmjet celularit nga një person i panjohur, por që nënkuptohet se ka lidhje me Partinë Socialiste. Kërcënuesi e ka paralajmëruar Ndreun se, në rast se ai do të bëjë fushatë për PD-në të gjejë vrimë ku të futet ai dhe familja e tij sepse, sipas tij, zgjedhjet do t’i fitojë PS-ja.

    Ndreut i është drejtuar një SMS kërcënuese në celularin e tij më datë 27 shkurt në orën 8:55 të mëngjesit.

    Ja teksti i plotë i dërguar në celularin e ish-kryetarit të PD të Lezhës:

    “Nuk ke me kalue kollaj. Mos të të shohim në Lezhë, as në fushatë. Ne do të fitojmë prndaj gjej birë me u futë me fëmijët e tu, të afërmit bashkë me kryetarin tand”.

    Ndreu ka bërë menjëherë denoncimin në policinë e Lezhës, e cila ka nisur hetimet për gjetjen e autorit dhe personave të tjerë që mund ta kenë nxitur atë të bëjë mesazhe kërënuese ndaj tij, fëmijëve dhe familjes së tij.

    http://ex-press.al/index.php?option=...12:lajme-kryes
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Kërcënohet kryetari i PD: Mos dil në fushatë se do të zhdukim fëmijët

    filluan keto gjera qe tani, mendo se si do jete situata ne muajin e fundit
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Kërcënohet kryetari i PD: Mos dil në fushatë se do të zhdukim fëmijët

    ka kohe qe PS ben terror ndaj PD-se. Vet 21 janari ishte cfaqja me e qarte e ketij terrori.

    uroj te gjendet ky terroristi i Lezhes.
    patjeter eshte ne nga oranizatoret e qe ka derguar huliganet e zadrimes ne bulevard.

    --
    jafaqje te terrorit..

    --

    Deputeti i PS: Berishës t'i heqim antiplumbin, të mos i japim edhe automatik

    Nga: DARINA TANUSHI


    Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Piro Lutaj deklaroi dje në një intervistë për "Gazeta Shqiptare" se me vrasjen e komisarit Dritan Lamaj është vrarë shteti. Sa u përket zgjedhjeve dhe rezultatit që PS synon të marrë këtë herë në qarkun e Fierit, Lutaj tha se: "’matematicienë të zyrave’, në këto zgjedhje nuk po dinë ku të futin kokën".
    Lajmi që bëri bujë javën që shkoi ishte vrasja e ish-komisarit Dritan Lamaj. I dyshuari për vrasjen e tij doli një njeri që kishte lidhje me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, ndërkohë që më pas erdhën akuza nga ministri i Brendshëm se ai kishte lidhje edhe me PS-në. Ç'mendim keni për këtë ngjarje?
    Vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt, në të gjitha këndvështrimet e veta rezultoi se ishte një vrasje e paralajmëruar. Shfaqja e drejtuesve të lartë të policisë në një tavolinë me personin e akuzuar si vrasës i kryekomisarit Dritan Lamaj zhvlerëson çdo lloj alibie të kupolës drejtuese të policisë, madje edhe të vetë ministrit të Brendshëm, për lidhjet e drejtpërdrejta të tyre me kriminelë vrasës. Do të më vinte shumë çudi, nëse vërtet drejtuesit kryesorë të këtij shteti nuk kanë kuptuar se para 1 jave nuk është vrarë një komisar policie me emrin Dritan, por është vrarë vetë Shteti. Madje, është rivrarë shteti për të disatën herë. Shteti që duhet të jetë në funksion të qytetarëve dhe jo në funksion të oborrit të Sali Berishës, është rivrarë, e rivritet përditë, teksa banditët që kanë vrarë tallen prej vitesh me strukturat e këtij palo shteti, më së shumti me gjykatat e dala boje e drejtues të lartë policie qokaxhinj të vrasësve. Për sa u përket akuzave që përpëlitej të bënte ministri i Brendshëm, ia thashë edhe në parlament, se me ato çka nxori nga goja do të ishte shumë më mirë të mos fliste fare… Nuk bëri gjë tjetër përveçse konfirmoi faktin që jo vetëm policia është pa drejtim, por edhe vetë Ministria e Brendshme.
    Pak ditë para kësaj vrasjeje, një tjetër lajm i bujshëm ishte edhe vendimi për pafajësinë e gardistëve në vrasjen e 4 protestuesve në 21 janar 2011. Si erdhi tek ju ky lajm dhe reagimet që pasuan atë, kam parasysh këtu atë të ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu?
    Sigurisht që ishte një lajm tronditës për të gjithë opinionin publik. Nuk ia vlen të komentohet, jo se është një vendim gjykate, por sepse ky vendim është një akt barbar që i rivrau për së dyti 4 dëshmorët e 21 janarit. Akoma më kriminale janë veprimet që ka kryer një ekspert kriminalist i Ministrisë së Brendshme, duke cenuar provat e futur nëpër objektet trupore të viktimave sende të ndryshme. Këto janë veprime paralizuese për çdo njeri që shpreson se këtu mund të ketë ndonjëherë drejtësi.
    Deklaratat e lëshuara nga ambasada e SHBA në Tiranë, ku thuhet se janë të zhgënjyer nga vendimi i gjykatës dhe se ajo nuk e mori në konsideratë "ndihmën e zgjeruar, përfshi ekspertizën nga laboratori me famë botërore i Zyrës Federale të Hetimit", ofruar nga Shtetet e Bashkuara pas një kërkese urgjente nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, tregojnë faktin që këtu s'ka sistem drejtësie. Apo se "Vendimi i sotëm ka minuar besimin tek aftësia dhe vullneti i sistemit gjyqësor shqiptar për të vendosur drejtësi në mënyrë të paanshme e transparente", është ogur i keq. Por gjithsesi, ne do ta shtojmë pasionin, do ta shtojmë vullnetin, do ta shtojmë edhe fuqinë që t'i kundërvihemi kësaj të keqeje që ka mbërthyer për fyti Shqipërinë...
    Në parlament pritet të kalohet projektligji i qeverisë për armët. Përse qeveria kërkon pajisjen me armë të deputetëve, kryetarëve të komunave apo edhe biznesmenëve?
    Gjatë diskutimeve nëpër komisione jemi munduar të argumentojmë faktin se është totalisht e panevojshme që në këtë kohë të rritim gamën e personave që do të pajisen me armë. Do të perifrazoj këtu thënien e një kolegu, deputet i PS-së, i cili tha "…ne po ju themi që të gjithë bashkë duhet të punojmë që t'i heqim jelekun antiplumb kryeministrit, ndërsa ju po punoni për ta pajisur atë edhe me automatik…".
    Zoti Lutaj, jemi në nisje të fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit. Qarku i Fierit, nga i cili ju keni dalë deputet ka qenë në qendër të debateve edhe kohët e fundit për shkak të konfliktit në këshillin e qarkut. Sa kosto mendoni se do kenë këto për PS-në në këtë qark. Sa deputetë mendoni të merrni këtë herë?
    Ne kemi kohë që punojmë sikur jemi në fushatë. Hallet dhe problematikat që kanë banorët në rrethet Mallakastër, Lushnje dhe Fier nuk na kanë lënë asnjë moment larg tyre. Ne po u shpjegojmë qytetarëve arsyet pse Shqipëria në përgjithësi dhe qarku i Fierit në veçanti janë bërë preh e grabitjeve të pasurisë kombëtare nga oborrtarët e qeveritarëve. Po u shpjegojmë gjithashtu pse është rrënuar ekonomia, pse është dorëzuar shteti përpara krimit, e kështu me radhë. Ne po zbërthejmë programin e PS-së për Rilindjen Shqiptare, duke argumentuar se ky vend mund dhe duhet të qeveriset ndryshe. Ne po argumentojmë nëpërmjet programit tonë të Rilindjes se është e mundur që edhe ekonomia të zhvillohet, edhe kriminaliteti të luftohet, edhe gjyqësori të pastrohet, edhe arsimimi rregullohet. E kështu me radhë.
    Ndërsa ai që ju e quani konflikt në këshillin e qarkut të Fierit është në fakt një konflikt në mentalitetin e qeverisë midis zbatimit të ligjshmërisë që kërkojmë ne si opozitë dhe uzurpimit me dhunë të institucioneve që ka bërë pushteti. Në këto kushte është e kuptueshme se kostoja bie mbi uzurpatorët. Sigurisht që unë nuk jam brenda logjikës dhe llogarive të "matematicienëve", të cilët e kanë braktisur elektoratin prej kohësh. Prej këtyre lloj "matematicienësh", PS është ndëshkuar më shumë se një herë. Janë shumë faktorë për të thënë sa deputetë do të marrë PS në Fier në zgjedhjet e 23 qershorit, por është i rëndësishëm fakti se kundërshtarët e PS, "matematicienë të zyrave", në këto zgjedhje nuk po dinë ku të futin kokën.
    Si e vlerësoni faktin që disa nga kandidatët për deputetë kanë filluar të prezantohen publikisht nga kryetari Rama. A duhet që ata më parë të miratohen në kryesi, para se sa të prezantohen, pra mos po anashkalohen forumet?
    Nuk dua të futem në ujëra që i shërbejnë vetëm kundërshtarit politik. Kryetari Edi Rama dhe strukturat drejtuese të PS kanë detyrimin përpara qytetarëve shqiptarë që të përzgjedhin njerëzit e duhur, të cilët do të fitojnë zgjedhjet e 23 qershorit dhe do të përbëjnë mazhorancën parlamentare e qeverisëse pas 24 qershorit.
    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)


    Kthehu Dërgo Printo Home
    Komento


    Dërguar nga darka e frrokut me sajmir tahirin, tirane më 04-03-2013 në 08:35

    ti more shoku lutaj pse nuk fole pak per darken e sajmir tahirit me frokun ??? apo keshtu duhet lehesh qe te sigurosh nje vend ne listen e deputeteve. qeni lutaj balla tahiri dhe shume te tjere shpejt do ju ngjiret zeri,se te besh gjith diten ham ham ham si **** te ngjiret ai i shkrete ze hahahaaha






    Dërguar nga templari46, jerusalem më 04-03-2013 në 08:33

    ke te drejte ore piro, se automatiket jane e drejta exlusive e PS, automatiket jane pjese e mentalitetit te juaj komunist, dhe ja pra nuk me qudit qe zoteri Berisha mban antiplumb!, te kesh pune me jua PS nuk eshte pune e lehte. Ju jeni e keqja dhe tragjedia e popullit shqyptare.






    Dërguar nga Mali më 04-03-2013 në 08:32

    Kercenime te tilla vec mafia ben jo nje parti qe pretendon te veshe antiplumin ne lufte kunder mafies dhe korrupsionit,ps duket qe rilindja e saje eshte krimi dhe dhuna,socialistet lefin si gjithnje


    -----

    balkan web

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Për: Kërcënohet kryetari i PD: Mos dil në fushatë se do të zhdukim fëmijët

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ka kohe qe PS ben terror ndaj PD-se. Vet 21 janari ishte cfaqja me e qarte e ketij terrori.

    uroj te gjendet ky terroristi i Lezhes.
    patjeter eshte ne nga oranizatoret e qe ka derguar huliganet e zadrimes ne bulevard.

    -----------------

    Deputeti i PS: Berishës t'i heqim antiplumbin, të mos i japim edhe automatik

    balkan web

    kercenimet vazhdojne .... me gazeta, me media, me dhune ne bulevard, me vrasje komisaresh policie etj etj .... qe populli ketyre do t'ja jape denimin me vote kjo eshte e garantuar POR edhe Prokuroria duhet te beje te sajen se nuk mund te lejohet qe keta media edveriste te terrorizojne nje popull duke i dhene ze krimit ....
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •