Ke te drejte.Nje pyetje. Nese Tosi do ishte kryetar i opozites sot ne vend te Edvinit, si mendon, do zgjidhej president Konsensual apo jo? Do gjendej konsensusi per statusin apo jo?
Une nuk mendoj se problemi eshte çeshtja e Fierit per mosdhenien e konsensusit per 3 ligjet. Nese do ishte problem kaq i madh kjo çeshtje, dergohet ne Gjykaten Kushtetuese dhe kesaj çeshtje i jepej nje zgjidhje. Per mua Fieri eshte nje loje e piset politike ndermjet dy partive kryesore. Se po te mos ishte keshtu, perse valle, nje dite pas refuzimit te statusit, Edvin Rama terhiqet nga lufta per qarkun e Fierit duke terhequr dhe Kryetarin Socialist te ketij qarku?
Per mua kjo ka qene gjeja me e neveritshme dhe nje nder hipokrizite me te medha te politikes Shqiptare. E arrita qellimin, statusi u refuzua, tani s'me duhet me Fieri pasi qellimin tim te ngushte e te verber e arrita dhe tani mund te sulmoj qeverine per mosintegrimin.
Per sa kohe te kemi keshtu lloj sjelljesh politike nuk do marim asnjehere status dhe nuk do te integrohemi asnjehere. Dhe ata evropianet nuk jane budallenj, ata nuk lene gure pa levizur per ne, jane gati te na anetaresojne neve para Turqise qe ka me vite te tera qe pret pas deres, ndersa ne cfare bejme? I biem Integrimit me shkelm. Epo tani pa bere dhe ne te pakten dicka minimale, sic eshte thjesht nje konsesuns per disa ligje qe perafrojne legjislacionin tone me ate te BE, nuk kane si na marin atje.
Po sikur neser, kur ne pushtet te jete Edvini, Saliu te kapet te Qarku i Kukesit per nje "X" parregullsi, dhe te thote pa mare deputetin ne Kukes nuk votoj asnje ligj me 3/5? Çfare do bejme atehere? Keshtu do shkojme gjith jeten? Politika e bllokimit duhet ndryshuar medoemos. Duhet largpamesi dhe ndonjehere, "nje humbje" e nje beteje te vockel mund te jete ogur i mire per fitimin e nje lufte shume te madhe. Kete gje politikanet tane nuk e kane kuptuar ende dhe sillen ende si amatore, tamam si ata femijet 5 vjeçar kapricoze qe ngulin kembe per te blere ate makinen te vitrina dhe nuk shqiten nga aty deri kur mami t'ua bleje ate.
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Nuk eshte Fyle ai qe nuk do shqiptaret ne BE , por eshte Sali Shpellari ! Futja ne BE e con automatikisht ne burg Sali shpellarin dhe neandertalin ! Nuk ka me kakerdhia me shtetin dhe ligjin ne Shqiperi dhe as dergim te 1.4 miliard eurove si pazar i piste , jashte Shqiperise ! Por Fyle eshte aq i zgjuar (kur eshte i zgjuar sa te kuptoje , nje shqiptar i thjeshte , po Fyle ?) se "loja" antishqiptare e referendumit synon te arrije disa "objektiva" Berishoviciste :
1. Te "demosntroje" se gjoja Berishovici eshte per futjen e Shqiperise ne BE ! Berishovici , ka nevoje per kete "alibi" , sepse ai eshte i pari qe nuk do te lejonte hyrjen e Shqiperise ne BE perpara Serbise !
2. Ne kete menyre "shmang" detyrimin e BE-se per konsesus me opoziten ....per zhvillimin e vendit dhe proceseve demokratike , politike dhe ekonomike te gjithe shqiptareve !
3. Ne rast se fiton referendumi , nen joshjen e futjes ne BE (per shkaqe propogandistike ) por qe nuk ka asnje shanc qe te fitoje , Berishovici ta tregoje si nje fitore te PD-se . Ky eshte dhe shkaku qe referendumi do te deshtoje me humbje per Berishovicin si kushtetuta e 1994-tres !
4. Ne rast se deshton referendumi , Berishovici ta perdore si karte per te justifikuar forcimin e marredhenieve me kampet antishqiptare jashte europiane , Azebaxhian , Uzbekistan , Burundi apo Somali !
Kaq e thjeshte eshte "pordha" e referendumit ! Dhe kur kete e kupton nje shqiptar i thjeshte , po Fyle BE-ja dhe SHBA-ja qe i dine se sa lek ka , kush e mbeshtet dhe lojen e kujt ben Berishovici ?
Ju mendoni se kur nuk e godasin Berishovicin , Europa , ShBA-ja , ruajne haterin e berishovicit ? Jo , mer JO ! Kane hateret e Serbit , te Rusit dhe Grekut , qofte edhe te Turkut ! Pra marredheniet me Bizantin dhe lindjen , beniamin i te cileve eshte Berishovici ! Kur me Berishovicin , nuk fshin kepucet nje shqiptar i thjeshte , mendoni se e ruajne Fuqite perendimore ?
Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 07-03-2013 më 16:06
BE-Fyle nje kurve jane, po natyrisht qe eshte kundra Shqiptareve dyfytyrsine dhe zakonet nuk ja hjek dot.............tek e fundit jane keta qe e bene Shqiperine me copa para 100 vjeteve.
Referendumi për tri ligjet, Kuvendi depoziton kërkesën në KQZ
Ka skaduar më 15 mars afati ligjor, brenda të cilit duhet të realizoheshin të gjitha procedurat që referendumi të mbahej këtë vitvendi
Kuvendi i Shqipërisë ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e një grupi deputetësh demokratë, të miratuar në seancën e fundit plenare për mbajtjen e një referendumi popullor për miratimin e tri ligjeve të integrimit. Burime nga Kuvendi kanë bërë të ditur se, pasi është përfunduar kërkesa edhe nga ana formale, i është dërguar ditët e fundit KQZ-së për shqyrtim dhe miratim. Megjithatë, referendumi në fjalë do mund të realizohet vetëm vitin e ardhshëm, pavarësisht se KQZ-ja duhet ta shqyrtojë atë në një kohë të afërt. Kjo pasi ka mbaruar më datë 15 mars afati që përcakton Kodi Zgjedhor, brenda të cilit duhet të ishin kryer të gjitha procedurat ligjore që ky referendum të mbahej brenda këtij viti. Neni 119 i Kodit Zgjedhor përcakton se “kërkesat për referendum, që nuk kanë kaluar nëpër të gjitha procedurat e këtij kreu, brenda datës 15 mars të çdo viti, pavarësisht se kur janë paraqitur, shtyhen deri në vitin pasardhës”. Pra, tashmë ajo që mbetet për t’u bërë në këtë rast është që KQZ-ja të marrë për shqyrtim kërkesën e Kuvendit për ta parë atë nga ana formale nëse i plotëson kërkesat e ligjit dhe më pas të presë vitin e ardhshëm për t’ia kaluar Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim, e cila do duhet të vlerësojë nëse një referendum i tillë mund të mbahet apo jo. Kjo procedurë u ndoq edhe për referendumin për mbetjet urbane ose i quajtur ndryshe referendumi i plehrave, ku pavarësisht se kërkesa ishte paraqitur që në pranverën e shkuar, ajo u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese vetëm në muajin shkurt. Sa i përket këtij referendumi, pra atij për plehrat, Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e saj për pranimin e kërkesës dhe tashmë kreu i shtetit duhet të vendosë për datën e mbajtjes së tij, ose ta refuzojë kërkesën pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ndryshe nga referendumi për tri ligjet, për atë të plehrave ekziston mundësia ligjore që të mbahet në muajin dhjetor. Në të kundërt edhe ai duhet të mbahet vitin tjetër në të njëjtën ditë me referendumin e kërkuar nga demokratët për miratimin e tri ligjeve, që janë vendosur si kusht nga Brukseli për procesin e integrimit. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që referendumi i kërkuar nga deputetët e mazhorancës të mos zhvillohet fare, pasi vetë kryeministri Sali Berisha bëri të qartë gjatë votimit të kësaj kërkese në Kuvend dy javë më parë që, nëse socialistët do pranonin t’i votonin këto tri ligje në Parlament, atëherë procedura e referendumit do të ndërpritej menjëherë.
MAPO
Krijoni Kontakt