Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 69 prej 69
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Te krishteret jane armiq te popullit Turk

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    E shenjte nuk eshte "ceshtja kombetare", e shenjte eshte liria tende si shqiptar. E shenjte eshte liria e femijeve te tu, niperve e mbesave te tu neser. Ceshtja jone kombetare fillon e mbaron me lirine tende dhe time si shqiptare. Nese jemi te lire te jetojme jetet tona, nese ne arrijme potencialin tone te plote si njerez, pa na penguar apo mohuar njeri keto liri, atehere edhe Shqiperia eshte e lire dhe i ka gjithe te mirat. Rilindasit tane nuk punonin "per Shqiperine", rilindasit tane punonin qe te ndriconin mendjen e shqiptareve qe te flaknin tej mentalitete ndrydhese 500 vjecare te pushtuesit, e ti kthenin shqiptaret te mendonin, flisnin e silleshin si njerez te lire. Shqiperia nuk ka fytyre, fytyra e cdo shqiptari eshte fytyra e Shqiperise.

    Liria eshte e shenjte pasi eshte dhurata e Perendise per cdo njeri ne kete bote. Perendia na dha "Fryme nga Fryma e Tij". Perendia na dha edhe Vullnet te Lire per te zgjedhur, mes te mires e te keqes, mes nje jete me bese Perendie, apo nje jete pa bese Perendie. Dhe kur nje shtet apo nje person i mohon nje njeriu te vetem lirine, ai eshte duke bere mekat ndaj Perendise! Vete Perendia na respekton ne njerezve kete Vullnet te Lire.




    Greqia dhe Shqiperia, e shume vende te tjera Ballkanike qe u pushtuan nga Perandoria Otomane, vuajne nga keto mentalitete anadollake. Edhe pse kane shekuj qe kane fituar pavaresine nga Turqia, akoma ne mentalitetin e ketyre popujve dallon mentalitete anadollake qe origjinen e vete e kane nga koha e Turqise. Eshte shkelje e te drejtave te njeriut qe Greqia e cdo shtet ne bote ti mohoje njeriut te drejten e venies se emrit femijes se tij. Pike. Kjo eshte nje praktike anadollake e kohes se Turqise, qe e perdoren komunistet ne Shqiperi, e perdorin edhe greket ne Greqi. Kur hasim ne episode te tilla, duhet te ngrejme zerin dhe ti denoncojme, e jo te shfajesojme keto qendrime qe prekin lirite jo vetem te atij personit ne fjale, por te gjitheve ne si njerez te lire.

    Lexoj shpesh ne kete forum shfajesime te tilla: "po ja keshtu bejne edhe ne Greqi/Turqi/Amerike". Dhe kjo ne mendjet tuaja e ben "te pranueshme" nje akt te turpshem te shkeljeve te lirive te njeriut. Njerezit e lire nuk heshtin kur perballen me akte te tilla pasi e dine se sa e shenjte eshte liria per ta dhe e kuptojne se kur mohoet liria e nje njeriu te vetem, mohoet liria e te gjithe njerezve te lire ne bote. Nga popujt e tjere duhet te importojme vetem vlerat e virtytetet me te mira, jo mentalitetet anadollake qe ne thelb te vete kane dhunimin e lirive te njerezve.



    Te marresh pjese ne forumin shqiptar nuk eshte nje e drejte por nje privilegj. Ka dallim mes te dyjave. Ti mund te shprehesh ne nje faqen tende personale qe ke hapur ne Internet si te te doje qejfi e ne "liri te plote". Por kur vjen e shkruan ne forumin shqiptar, je duke marre pjese ne nje komunitet shqiptaresh te lire, qe si parakusht te pjesmarrjes kane zgjedhur respektimin e lirise dhe dinjitetit te gjithe anetareve te forumit te cilet marrin pjese ketu. Po te lexosh me vemendje misionin e forumit shqiptar, ai ka nje mision shume specifik, ku ne qender te vete eshte promovimi dhe levrimi i mendimit te lire shqiptar.

    Shkrimet e sharrjet ne forumin shqiptar fshihen dhe personat qe i bejne keto gjera ndeshkohen duke humbur privilegjin qe te marrin pjese ketu, pasi kjo eshte ajo qe deshirojne gjithe anetaret e regjistruar te forumit. Asnje anetar i forumit nuk regjistrohet ne kete forum qe te lexoje sharrjet dhe ofendimet e tua apo te mia per te. Te gjithe futen per te diskutuar e mesuar dhe te gjithe jane te pregatitur per te pranuar mendimin ndryshe nga ai i tyre.

    Nje shembull tjeter i mentalitetit anadollak mes shqiptareve: Kur shumica e atyre qe lexojne mendime ne forum qe nuk u pelqejne e jane ndryshe nga mendimet e tyre, i etiketojne anetaret ne fjale si "turq" apo "greke" apo "tradhetare". Cfare jeni duke bere e thene? Jeni duke dhunuar lirine e fjales se lire te atyre anetareve te forum. Jeni duke thene: "Ti nuk ke te drejte te mendosh e shprehesh ashtu!" Ne vend qe te diskutoni meritat e argumenteve te atij si person apo paragjykimet e tij, pa qene nevoja qe ta ofendoni ate anetar.

    Nje shembull tjeter i mentalitetit anadollak mes shqiptareve: Kur percmoni dhe ofendoni minoritetet e vendit qe jetojne ne Shqiperi. "Ai eshte grek/turk/maqedon/serb!" Cfare jeni duke thene? Jeni duke shpalosur rracizmin anadollak te trasheguar nga koha e Turqise. Ne kohen e Turqise shoqeria ndahej ne dy klasa, klasen e larte te myslimaneve ne besim, e klasen e ulet te popullsise jo muslimane. Dhe ne ate kohe te krishteret e etnite e tjera ne Ballkan percmoheshin ne kete menyre. Te njejten mentalitet perfaqesoni edhe ju. Dhe kete mentalitet anadollak e aplikoi edhe rregjimi komunist mes shqiptareve: klasa e "komunisteve" qe i sherbenin rregjimit me besnikeri, dhe klasa e "armiqve te popullit", atyre qe rregjimi i klasifikonte pa te drejte si armiq te tij vetem se guxuan te mendonin lirshem e te shprehnin mendimin e tyre.

    Ai minoriteti grek/turk/maqedon/serb/malazez ne Shqiperi eshte shtetas shqiptar si ty, gezon te njejtat te drejta si ty para ligjit. Dhe sulmet ndaj minoriteteve te vendit, jane sulme ndaj rendit kushtetues e demokracise shqiptare. Jane sulme kunder lirive universale te njeriut: sic ke te drejte ti e une qe te jetojme si njerez te lire e te trashegojme traditen e kulturen shqiptare, ashtu ka te drejte edhe ai shtetasi minoritar shqiptar qe te beje te njejten gje. Dhe kjo meriton respekt e jo sulme. Kush respekton lirine dhe dinjitetin e minoritari ne shoqerine qe jeton, respekton lirine e tij si njeri i lire.

    Prandaj shkundini keto mentalitete anadollake dhe mendoni, shprehuni e silluni si njerez te lire. Problemi i vertete i Turqise nuk eshte Erdogani, problemi i vertete i Turqise eshte mentaliteti i shumices se njerezve per te cilen flet sondazhi me lart, qe e lejon Erdoganin te perfitoje nga kjo gje. A do te dhunoheshin lirite e njerezve ne Turqi ne kete menyre nese cdo shtetas turk do te ishte njeri i lire? Sigurisht qe jo.

    Albo
    Nuk me duhet liria ime kure kombit tim ne qfardo skute i rrezikohet egzistenca,kur kombin time ketu ne forume dhe ne politik i rezikohen intersat individuale dhe kolektive,kur dikush i poshtron vllezerit dhe motrat e mija kudo qe jane vetem pse jane musliman ,katolik apo orthodhoks,une jam i lumture vetem athere kur jemi te sinqert,dhe jemi te vetedishme nga qellimet dhe caqet me interes kombetar,duhet te jemi real ne qellimet tona,uniteti dhe vllazerimi eshte qelsi i suksesit,tani eshte niveli i larte i vetedijes kombetare eshte shekulli 21,epoka e kompjuterikes dhe mrekullive shkencore.
    Jemi larg me kohen pasoj e forcave te erreta brenda dhe jashte atdheut,shtrohet pyetja qka duhet ne si individ dhe kolektiv te ndikojme ne kohe,tu hapen syte brezave te ri te kyqen ne keto rrjedha pozitive te botes se civilizuar.
    Kemi bere pune te madhe ne aftesim te gjeneratave te reja,per tu kyqur ne teknologjin e larte,pasi Dardania eshte toke e pasure me resurse energjetike,dhe bujqesore por pasiviteti eshte shum i madhe per shkak te nivelit te larte te korrupsionit,dhe trendeve negative qe rinia mirret me gjera te kota,pra eshte thelluar hendeku ne mes te botes REALE dhe asaj IMAGINARE(bota e fantazive fetare dhe drogave muyikes se degjenerume dhe prostitucionit),pra nuk mundem te ndjehem i lire dhe i knaqur kur keto po shkatrrojne rinin tone,ardhmerin dhe brezin e ardheshem para syve tan.
    Kjo eshte shum e sakte mentaliteti anadollak na ka ersuar te menduarit,si trashigim i se kaluares prandaj gjithmon si ne ligjerata ashtu edhe ne shoqri them ska me SABIT ,IDRIZ E HASAN por vetem ILIR ,AGRON dhe DARDAN keta jane emra ARBEROR,mua vetme me vjen keq nga BABGJYSHI i im i ndjer,se edhe emrin tim e kisha ndryshuar,emri i im eshte i huaj,nuk eshte SHQIPETAR.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fehmikaciu : 06-03-2013 mė 13:25

  2. #62

    Pėr: Te krishteret jane armiq te popullit Turk

    Citim Postuar mė parė nga referi_1 Lexo Postimin
    Arbereshi niko,na fal 5% se te shqetesova tye edhe gomarin tend.Ti vazhdo dhe be gropa ne uje.
    Po te them se i ke hypur gomarit rikverc,nuk me zen bese,atehere rruga e mbare dhe tu befte pambuk.
    Gjithsesi kam respekt per ty dhe mendimin tend pervec urrejtjeve qei ke ndaj neve turkoshakeve kete nuk ta pranoj..
    Ti si nje "turkoshak" dhe je duke e pranuar vete ( aferim te qofte ), je duke perdorur fjale qe ne shqip nuk i kemi, o jane sllave o arabe...
    Une nuk te urrej pse je mysliman, por nese je turk, at'here me mire mos te vazhdojme me me postime bashke! Kaq.
    Ketu dilet me dashje nga tema, duke anashkaluar faktin qe ne turqi nuk ka liri te mirefillte fetare..., besoj se e kupton...
    Perse grindemi mideis nesh me fjale boshe per greket dhe Greqine, e kujt po i duhet se ē'jane greket ne kete rast, po flitet per lirite fetare ne turqi...
    Nje diēka mund te konstatoj, jo vetem une por te gjithe ketu..., ti dhe si ti ka plot, qe fjalen mysliman e identifikoni me turk..., kjo eshte nje fatkeqesi e vertete!
    Po njelloj edhe fjalen orthodhoks, ,me grek o sllav.
    Nje pyetje; por perse valle nuk ju ofendohet inteligjenca juve, kur mendoni keshtu...
    Asnjehere kurre nje orthodhoks shqiptar nuk ka thene "neve greket o sllavet", por shqiptar me krenari..., pra dallimin beje vete.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #63

    Pėr: Te krishteret jane armiq te popullit Turk

    Arbereshi niko,shum e ke gabim,sepse asnji mysliman,edhe ktu nforum dhe kudoqofte dhe as qe feja islame lejon ate qe dikush te urrehet ne baze nacionale,ose bindje fetare.
    Kurgje dhe asnji urrejtje nuk kemi ne qoft ai serb,grek ose magjup..por ne flasim per politikat e tyre fashiste.qe jane jo kontra fetare por edhe humane.
    Dhe mua personalisht nuk me pengon nese ti ndihesh progrek,proserb ose prroamerikan..sepse neve kemi nji parim fetar qe thote un timen ti ke tenden...
    E sidomos kam respejt edhe me shunm nese jemi te nji kombi dhe derusa bukes i themi buke dhe ujit uje ateher respekti eshte edhe me i madh...
    Fitorja e vėrtetė i takon Allahut dhe besimtarėve por qafirat kėtė nuk e kuptojnė.

  4. #64
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: Te krishteret jane armiq te popullit Turk

    Lufte e ftohte, lufte propagandistike, krejt popujt e botes punojne rreth bashkimit keta punojne si te percahen. Kur po lexoj disa postime ne kete forum po me duket vetja si ne enderr, spo di a po i thone se vertete i mendojne ato apo i thene vetem sepse jane per t'u thene.


    O Perendi u sjell mendet disa anetareve ne kete forum.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Te krishteret jane armiq te popullit Turk

    Citim Postuar mė parė nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    Nuk me duhet liria ime kure kombit tim ne qfardo skute i rrezikohet egzistenca,kur kombin time ketu ne forume dhe ne politik i rezikohen intersat individuale dhe kolektive,kur dikush i poshtron vllezerit dhe motrat e mija kudo qe jane vetem pse jane musliman ,katolik apo orthodhoks,une jam i lumture vetem athere kur jemi te sinqert,dhe jemi te vetedishme nga qellimet dhe caqet me interes kombetar,duhet te jemi real ne qellimet tona,uniteti dhe vllazerimi eshte qelsi i suksesit,tani eshte niveli i larte i vetedijes kombetare eshte shekulli 21,epoka e kompjuterikes dhe mrekullive shkencore.
    Jemi larg me kohen pasoj e forcave te erreta brenda dhe jashte atdheut,shtrohet pyetja qka duhet ne si individ dhe kolektiv te ndikojme ne kohe,tu hapen syte brezave te ri te kyqen ne keto rrjedha pozitive te botes se civilizuar.
    Kemi bere pune te madhe ne aftesim te gjeneratave te reja,per tu kyqur ne teknologjin e larte,pasi Dardania eshte toke e pasure me resurse energjetike,dhe bujqesore por pasiviteti eshte shum i madhe per shkak te nivelit te larte te korrupsionit,dhe trendeve negative qe rinia mirret me gjera te kota,pra eshte thelluar hendeku ne mes te botes REALE dhe asaj IMAGINARE(bota e fantazive fetare dhe drogave muyikes se degjenerume dhe prostitucionit),pra nuk mundem te ndjehem i lire dhe i knaqur kur keto po shkatrrojne rinin tone,ardhmerin dhe brezin e ardheshem para syve tan.
    Kjo eshte shum e sakte mentaliteti anadollak na ka ersuar te menduarit,si trashigim i se kaluares prandaj gjithmon si ne ligjerata ashtu edhe ne shoqri them ska me SABIT ,IDRIZ E HASAN por vetem ILIR ,AGRON dhe DARDAN keta jane emra ARBEROR,mua vetme me vjen keq nga BABGJYSHI i im i ndjer,se edhe emrin tim e kisha ndryshuar,emri i im eshte i huaj,nuk eshte SHQIPETAR.
    ne nje komb, ku individi nuk ka liri, ky komb eshte i destinuar te vuaje perjetesisht dhe ndoshta edhe ekzistenca gjithmone do ti vihet ne dyshim.
    ideali me i madh te njeriu eshte liria. dhe kombet dhe shtetet krijohen vetem ne funksion te lirise, ku individi o te jete i lire. nese ky komb nuk ka kete funksion, atehere nuk ka arsye pse te ekzistoje.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Te krishteret jane armiq te popullit Turk

    Citim Postuar mė parė nga Akili-A Lexo Postimin
    ne nje komb, ku individi nuk ka liri, ky komb eshte i destinuar te vuaje perjetesisht dhe ndoshta edhe ekzistenca gjithmone do ti vihet ne dyshim.
    ideali me i madh te njeriu eshte liria. dhe kombet dhe shtetet krijohen vetem ne funksion te lirise, ku individi o te jete i lire. nese ky komb nuk ka kete funksion, atehere nuk ka arsye pse te ekzistoje.
    Shum e sakt Akil,pra duhet te angazhohemi,une mendoj qe liri me te madhe ne trojet tona Shqipetare kurr nuk ka pas ,por nuk duhet te keqperdoret kjo liri per qellime politike ,qe te tjeret mundohen ta frustrojne per interesa shkatruese te vendit tone.
    Kani her shume me bejne pershtypje menyrat e komunikimit ne mes nesh,sa kembengules jemi ne disa pika fetare,dhe nuk tolerojme,pra kjo eshte nje forme e liris se shprehur,dhe ne fund duhet tja japim njeri tjetrit doren,sepse nganje her populli thot jo rastesisht se midis Sherrit ndodhet e mira,edhe une tani po bindem se kure eshte ne pyetje qashtja kombetare te gjithe kemi nivel te dashuris,kurse ne pikpamje fetare shtjellohen ne hollsi gjerat ,pra edhe ketu duhet te jete nje e mire midis shum te keqiave qe duhet ta pervetsojm si argument.
    Dhe si funde ne menyre matematikore duhet te vlersojm bilancin perfundimtar,qfar te mira i sjellin Kombit Shqipetre ky dikutim i menyres se qasjeve te problemve ne vijen fetare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fehmikaciu : 07-03-2013 mė 03:43

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anėtarėsuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349

    Pėr: Te krishteret jane armiq te popullit Turk

    dy turq qe njoh ktu n'Itali jan me fe katolike dhe me sa e di un ndihen shum mire me bashkombasit e tyne mysliman..nuk e njoh situaten n'Turqi nga afer por nga tregimet e dy miqeve t'mij, nuk ndihen te diskriminum...asht e vertet qe kta jeton ne nje qytet si Stambolli dhe sigurisht jeta neper katune asht shum ma nryshe...edhe per turqit kosovar qe njoh, nuk kam ndesh kurr ne fjalt, sjelljet e tyne, intoleranc ndaj feve tjera...gjithsesi, turqit konsiderohet nje nga popujt mysliman ma tollerant..tash un kuptoj qe disa krijesave ju ka mbet halo ora ne Perandorin Osmane dhe mezi presin me nenqmu Turqin dhe popullin turk por m'vjen keq qe shumica e tyne nuk ja u rrasin hiq..as qe e din qe ekzistoni kund bile...kjo per ata qe mendojn qe turqit rrin nat e dit tuj mendu qysh m'i pushtu dhe me ja marr tokat...nga ana jeme, rrespekt n'maksimum per gjith turqit qe njoh, sidomos ata kosovar...njerz zotni...
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anėtarėsuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Pėr: Te krishteret jane armiq te popullit Turk

    a bejm ca bejme, a i rikthehemi besimit ilire, qe t'i'u dal jasht perdorimit karta me emrin religjion qe perdorin turqit e grekqit tek shqipet pa imunitet si puna e disave
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CRASH : 11-03-2013 mė 19:45

  9. #69
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: Te krishteret jane armiq te popullit Turk

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Posi. Erdogani dhe qeveria e tij, para disa vjetesh, i dergoi nje ultimatum kompanise Google: nese ti nuk heq te gjitha videot qe shajne Ataturkun nga youtube, ne do ti bllokojme sherbimet e tua ne Turqi! Google ne fillim iu duk se ishte ndonje shaka qe bente ndonje person i rendomte, pasi e kish te veshtire te besonte qe nje shtet demokratik ne bote mund te niste nje kerkese te tille. Nje kerkese qe me pak fjale kerkonte censurimin e fjales se lire ne youtube nga ana e shtetit turk. Por kur Google u sigurua qe kerkesa ishte legjitime dhe leshuar nga shteti turk, u detyrua ti ktheje nje pergjigje zyrtare duke i thene qe nuk mund te censurojme videot pasi kjo eshte liri e fjales se njerezve.

    Erdogani dhe shteti i tij dhane urdher qe te bllokoheshin te gjitha sherbimet e Google ne territorin e Turqise. Dhe e bllokuan per disa dite. Vizitoret e Internetit qe futeshin nga Turqia nuk perdornin dot as google per kerkim, as gmail per email, e as youtube per te pare video. Kjo krijoi nje furtune te madhe ne Turqi tek perdoruesit e Internetit, dhe Erdogan kapedani u dorezua dhe i lejoi perseri sherbimet e google ne Turqi. E beri kete gje jo se i behej vone per lirite e te drejtat e shtetasve turq ne Internet, por nuk donte qe te humbiste votat e zgjedhjet duke irrituar zgjedhesit e tij.

    Kurse amerikanet, gjermanet, francezet, japonezet e mbare bota e qyteteruar, qeshnin me ate qe po ngjiste ne Turqi, pasi kaq idioteske ishte kerkesa e shtetit turk ndaj Google.

    Albo
    Si kreret e shteteve turke ashtu edhe kreret e shteteve te permendura jane pro-kontrollimit te internetit.


    Po, masa e marre nga Turqia ishte e ekzagjeruar. Por Turqia ka nje ligj, qe ndalon fyerjen e Ataturkut dhe Google duhet te respektoj ligjet e shteteve ashtu sic respekton te drejten e fjales. Liria e fjales eshte e lire deri diku, para se te cenoje lirine e tjetrit dhe para se te thyej ligjet.
    Citim Postuar mė parė nga Akili-A Lexo Postimin
    une nuk kam share njeri qe ka pikpamje ndryshe nga une... sic benin ata. une kam share ata qe shanin.
    Llogjika e forumit Shqiptar. Perdor fjale te pista se nuk do perjashtesh nese se ke filluar ti i pari.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Plaku me kostum : 11-03-2013 mė 19:38

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •