
Postuar mė parė nga
Albo
E shenjte nuk eshte "ceshtja kombetare", e shenjte eshte liria tende si shqiptar. E shenjte eshte liria e femijeve te tu, niperve e mbesave te tu neser. Ceshtja jone kombetare fillon e mbaron me lirine tende dhe time si shqiptare. Nese jemi te lire te jetojme jetet tona, nese ne arrijme potencialin tone te plote si njerez, pa na penguar apo mohuar njeri keto liri, atehere edhe Shqiperia eshte e lire dhe i ka gjithe te mirat. Rilindasit tane nuk punonin "per Shqiperine", rilindasit tane punonin qe te ndriconin mendjen e shqiptareve qe te flaknin tej mentalitete ndrydhese 500 vjecare te pushtuesit, e ti kthenin shqiptaret te mendonin, flisnin e silleshin si njerez te lire. Shqiperia nuk ka fytyre, fytyra e cdo shqiptari eshte fytyra e Shqiperise.
Liria eshte e shenjte pasi eshte dhurata e Perendise per cdo njeri ne kete bote. Perendia na dha "Fryme nga Fryma e Tij". Perendia na dha edhe Vullnet te Lire per te zgjedhur, mes te mires e te keqes, mes nje jete me bese Perendie, apo nje jete pa bese Perendie. Dhe kur nje shtet apo nje person i mohon nje njeriu te vetem lirine, ai eshte duke bere mekat ndaj Perendise! Vete Perendia na respekton ne njerezve kete Vullnet te Lire.
Greqia dhe Shqiperia, e shume vende te tjera Ballkanike qe u pushtuan nga Perandoria Otomane, vuajne nga keto mentalitete anadollake. Edhe pse kane shekuj qe kane fituar pavaresine nga Turqia, akoma ne mentalitetin e ketyre popujve dallon mentalitete anadollake qe origjinen e vete e kane nga koha e Turqise. Eshte shkelje e te drejtave te njeriut qe Greqia e cdo shtet ne bote ti mohoje njeriut te drejten e venies se emrit femijes se tij. Pike. Kjo eshte nje praktike anadollake e kohes se Turqise, qe e perdoren komunistet ne Shqiperi, e perdorin edhe greket ne Greqi. Kur hasim ne episode te tilla, duhet te ngrejme zerin dhe ti denoncojme, e jo te shfajesojme keto qendrime qe prekin lirite jo vetem te atij personit ne fjale, por te gjitheve ne si njerez te lire.
Lexoj shpesh ne kete forum shfajesime te tilla: "po ja keshtu bejne edhe ne Greqi/Turqi/Amerike". Dhe kjo ne mendjet tuaja e ben "te pranueshme" nje akt te turpshem te shkeljeve te lirive te njeriut. Njerezit e lire nuk heshtin kur perballen me akte te tilla pasi e dine se sa e shenjte eshte liria per ta dhe e kuptojne se kur mohoet liria e nje njeriu te vetem, mohoet liria e te gjithe njerezve te lire ne bote. Nga popujt e tjere duhet te importojme vetem vlerat e virtytetet me te mira, jo mentalitetet anadollake qe ne thelb te vete kane dhunimin e lirive te njerezve.
Te marresh pjese ne forumin shqiptar nuk eshte nje e drejte por nje privilegj. Ka dallim mes te dyjave. Ti mund te shprehesh ne nje faqen tende personale qe ke hapur ne Internet si te te doje qejfi e ne "liri te plote". Por kur vjen e shkruan ne forumin shqiptar, je duke marre pjese ne nje komunitet shqiptaresh te lire, qe si parakusht te pjesmarrjes kane zgjedhur respektimin e lirise dhe dinjitetit te gjithe anetareve te forumit te cilet marrin pjese ketu. Po te lexosh me vemendje misionin e forumit shqiptar, ai ka nje mision shume specifik, ku ne qender te vete eshte promovimi dhe levrimi i mendimit te lire shqiptar.
Shkrimet e sharrjet ne forumin shqiptar fshihen dhe personat qe i bejne keto gjera ndeshkohen duke humbur privilegjin qe te marrin pjese ketu, pasi kjo eshte ajo qe deshirojne gjithe anetaret e regjistruar te forumit. Asnje anetar i forumit nuk regjistrohet ne kete forum qe te lexoje sharrjet dhe ofendimet e tua apo te mia per te. Te gjithe futen per te diskutuar e mesuar dhe te gjithe jane te pregatitur per te pranuar mendimin ndryshe nga ai i tyre.
Nje shembull tjeter i mentalitetit anadollak mes shqiptareve: Kur shumica e atyre qe lexojne mendime ne forum qe nuk u pelqejne e jane ndryshe nga mendimet e tyre, i etiketojne anetaret ne fjale si "turq" apo "greke" apo "tradhetare". Cfare jeni duke bere e thene? Jeni duke dhunuar lirine e fjales se lire te atyre anetareve te forum. Jeni duke thene: "Ti nuk ke te drejte te mendosh e shprehesh ashtu!" Ne vend qe te diskutoni meritat e argumenteve te atij si person apo paragjykimet e tij, pa qene nevoja qe ta ofendoni ate anetar.
Nje shembull tjeter i mentalitetit anadollak mes shqiptareve: Kur percmoni dhe ofendoni minoritetet e vendit qe jetojne ne Shqiperi. "Ai eshte grek/turk/maqedon/serb!" Cfare jeni duke thene? Jeni duke shpalosur rracizmin anadollak te trasheguar nga koha e Turqise. Ne kohen e Turqise shoqeria ndahej ne dy klasa, klasen e larte te myslimaneve ne besim, e klasen e ulet te popullsise jo muslimane. Dhe ne ate kohe te krishteret e etnite e tjera ne Ballkan percmoheshin ne kete menyre. Te njejten mentalitet perfaqesoni edhe ju. Dhe kete mentalitet anadollak e aplikoi edhe rregjimi komunist mes shqiptareve: klasa e "komunisteve" qe i sherbenin rregjimit me besnikeri, dhe klasa e "armiqve te popullit", atyre qe rregjimi i klasifikonte pa te drejte si armiq te tij vetem se guxuan te mendonin lirshem e te shprehnin mendimin e tyre.
Ai minoriteti grek/turk/maqedon/serb/malazez ne Shqiperi eshte shtetas shqiptar si ty, gezon te njejtat te drejta si ty para ligjit. Dhe sulmet ndaj minoriteteve te vendit, jane sulme ndaj rendit kushtetues e demokracise shqiptare. Jane sulme kunder lirive universale te njeriut: sic ke te drejte ti e une qe te jetojme si njerez te lire e te trashegojme traditen e kulturen shqiptare, ashtu ka te drejte edhe ai shtetasi minoritar shqiptar qe te beje te njejten gje. Dhe kjo meriton respekt e jo sulme. Kush respekton lirine dhe dinjitetin e minoritari ne shoqerine qe jeton, respekton lirine e tij si njeri i lire.
Prandaj shkundini keto mentalitete anadollake dhe mendoni, shprehuni e silluni si njerez te lire. Problemi i vertete i Turqise nuk eshte Erdogani, problemi i vertete i Turqise eshte mentaliteti i shumices se njerezve per te cilen flet sondazhi me lart, qe e lejon Erdoganin te perfitoje nga kjo gje. A do te dhunoheshin lirite e njerezve ne Turqi ne kete menyre nese cdo shtetas turk do te ishte njeri i lire? Sigurisht qe jo.
Albo
Krijoni Kontakt