Publikoi fakte për masakrat e Mehmet Shehut, kërcënohet Uran Butka
Shtune, 09 Shkurt 2013 15:08
Shkruar nga Elis Kuci
Pas publikimevë të fakteve tronditse mbi figurën e Mehmet Shehut, publikuesi i tyre Uran Butka ka marrë mbi 50 telefonata kërcënuese.
Përmes një prononcimi për portalin informativ ex-press.al Butka theksoi se kërcënimet në adresë të tij kanë ardhur fill pas denoncimit në media të krimeve të Mehmet Shehut.
“Kam marrë mbi 50 telefonata kërcënuese menjëherë pas publikimeve të fakteve për Mehmet Shehun. Unë nuk trembem nga kërcënuesit, pasi ata nuk janë kanë arritur me kërcënimet e tyre të më trembin edhe para viteve 90. Unë do vazhdoj të publikoj fakte që nxjerrin në pah figurën e vërtetë të kriminelit Shehu” tha Butka për ex-press.al.
http://ex-press.al/index.php?option=...ess&Itemid=136
Krijoni Kontakt