Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 54
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Italianët shuplakë Merkelit

    Rezultati i zgjedhjeve italiane ka rritur edhe më shumë frymën e kundërshtimit të masave të ashpra financiare në Greqi.
    Në fillim përfaqësues të së Majtës Radikale dhe më pas ata të partive të tjera opozitare, kanë theksuar se politikat e kursimit, të imponuara nga Berlini e Brukseli, kanë sjellë popujt e Europës së jugut në limitet e tyre, dhe se kështu BE-ja nuk mund të ecë përpara, pasi në radhë të parë ekzistojnë njerëzit, më pas tregjet financiare.
    Në shumicën e titujve të gazetave vendase ndihet një gëzim që, atë që nuk bëri dot Greqia e vogël me zgjedhjet e saj, e bëri Italia e madhe.
    “Basta” është titulli i opozitares Avriani. “Tërmet italian. Mesazh kundër Merkelit dhe masave të kursimit”, shkruan gazeta “To Ethnos”. “Basta Merkel, votuan italianët”, është titulli i gazetës “6 ditët”. “Shuplakë italiane te Merkel dhe masat e kursimit”, thekson Eleftheros Tipos.
    Analistët vendas shprehen se mesazhi i italianëve ndaj Merkelit dhe politikave të Brukselit ishte se, ata mund të jetojnë pa euron, por Europa nuk mund të rrezikojë një Itali jashtë saj, apo për më tepër të paqeverisur, ndaj dhe grekët shpresojnë në një ndryshim të vijës së ashpër të Berlinit.
    Duke parë edhe rritjen e protestave në Spanjë e Portugali, shumica e grekëve shprehin kundërshtimin ndaj politikave të kursimit dhe reformave të ashpra, të imponuara nga kreditorët, që nuk po sjellin asnjë rezultat, përveç recesionit të thellë, papunësisë së madhe dhe pabarazisë sociale.
    I intervistuar për gazetën greke “Proto Thema”, komiku Beppe Grillo, që ktheu në dramë për Europën zgjedhjet italiane, me përqindjen që siguroi, thekson se i vjen keq që grekët u bënë kaviet e financave botërore.
    Sipas tij, Greqia ishte e para që hyri në vorbullën e fuqive botërore ekonomike dhe duhet të jetë e para që do të dalë, duke u bërë qytetarët e saj më aktivë në qeverisjen e vendit. /Shekulli
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    LOL,
    nje titull absurd, "Italianet shuplake merkelit".
    Italianet nuk kane qene ndonjehere dhe nuk jane akoma ne nivelin e duhur t'u japin shuplaka vendeve realisht te zhvilluara si psh gjermania.

  3. #3

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Si me i ra Shqiperia shuplak Suedis

    Sa inat i ka ky Aqili Gjermanet ! A thua pse valle ?
    Revolution 1848

  4. #4
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Juve po ju doket asgja... Ama mjafton nje hallke ne zingjir te keputet sa do e vogel t'jet ajo hallke zingjiri do shkaperdredhet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Rezultati i zgjedhjeve italiane ka rritur edhe më shumë frymën e kundërshtimit të masave të ashpra financiare në Greqi.
    Në fillim përfaqësues të së Majtës Radikale dhe më pas ata të partive të tjera opozitare, kanë theksuar se politikat e kursimit, të imponuara nga Berlini e Brukseli, kanë sjellë popujt e Europës së jugut në limitet e tyre, dhe se kështu BE-ja nuk mund të ecë përpara, pasi në radhë të parë ekzistojnë njerëzit, më pas tregjet financiare.
    Në shumicën e titujve të gazetave vendase ndihet një gëzim që, atë që nuk bëri dot Greqia e vogël me zgjedhjet e saj, e bëri Italia e madhe.
    “Basta” është titulli i opozitares Avriani. “Tërmet italian. Mesazh kundër Merkelit dhe masave të kursimit”, shkruan gazeta “To Ethnos”. “Basta Merkel, votuan italianët”, është titulli i gazetës “6 ditët”. “Shuplakë italiane te Merkel dhe masat e kursimit”, thekson Eleftheros Tipos.
    Analistët vendas shprehen se mesazhi i italianëve ndaj Merkelit dhe politikave të Brukselit ishte se, ata mund të jetojnë pa euron, por Europa nuk mund të rrezikojë një Itali jashtë saj, apo për më tepër të paqeverisur, ndaj dhe grekët shpresojnë në një ndryshim të vijës së ashpër të Berlinit.
    Duke parë edhe rritjen e protestave në Spanjë e Portugali, shumica e grekëve shprehin kundërshtimin ndaj politikave të kursimit dhe reformave të ashpra, të imponuara nga kreditorët, që nuk po sjellin asnjë rezultat, përveç recesionit të thellë, papunësisë së madhe dhe pabarazisë sociale.
    I intervistuar për gazetën greke “Proto Thema”, komiku Beppe Grillo, që ktheu në dramë për Europën zgjedhjet italiane, me përqindjen që siguroi, thekson se i vjen keq që grekët u bënë kaviet e financave botërore.
    Sipas tij, Greqia ishte e para që hyri në vorbullën e fuqive botërore ekonomike dhe duhet të jetë e para që do të dalë, duke u bërë qytetarët e saj më aktivë në qeverisjen e vendit. /Shekulli
    E more akil,mos shih se cfare shkruajne gazetat e gerqise,por shih se c'shkruajne ato italiane te cilat jane te nje mendimi krejt te kundert me ato qe permend ti.Nuk e ke idene per zhvillimet e fushates elektorale ne Itali dhe mundohesh ta nxjeresh ate nga gazetat greke,sa per te qeshur.
    Ne intervisten e tij kllouni Grillo pse nuk u shpreh qe Italia eshte ajo qe ka marre borxh te K.E (Berlini me nje fjale) sa trefishi i Spanjes,Irlandes dhe Portugalise se bashku.
    Megjithate mos u merakos as ti dhe as gazetat gerqise se kllouni ka shume mundesi te beje koalicion me te majtet dhe te krijohet qeveria sepse e di se po te zhvillohen zgjedhje te tjera nuk do arrije me ate perqindje qe arriti.

    Ata mund te jetojne pa euron ndersa evropa nuk ia del dot pa ta hahahahahahahahaah.
    Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 27-02-2013 më 18:04

  6. #6
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Ne fakt, shuplaken e hengri vete Italia, me keto rezultate veshtire te qeveriset vendi..
    Me gjermanine pas "nderhyrjeve" te fundit ndihet nje lloj irritimi..
    http://www.corriere.it/politica/13_f...a815bb62.shtml
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  7. #7
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Red face Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Aty ku ve dore Merkel ,nuk mbin me bari. Te pagezuarit e saj ,si Sarkozy, dhe Monti u destinuan ne menyre te pashmangshme drejt falimentimit nga zemerimi popullor Dhe kjo tregon se sa larg problemeve te masave jane atje lart, ose shikojne me shume qe vetem tymi i tyre te eci lart. Beppe Grillo eshte ,nje komik ( ka qene aktor komik ), por ngjan me shume me Babefin e Revoluconit francez ! Problemi eshte se asnje nga forcat politike nuk ka mazhorancen e mjaftueshme ne dhomen e deputeteve dhe ne senat per te garantuar nje qeveri te qendrueshme dhe besueshmerine e investitoreve dhe reformave. Per te patur kete duhen krijuar aleanca !Dhe cfare alencash ! Eshte njesoj sikur te merren vesh me njeri tjetrin qeni derri ,macja dhe leopardi. Por dhe njehere tjeter del ne pah perseri gjenia e Berluskonit....
    E dine mire ata qe e kane njohur me pare, si D'Alema, Prodi, por me sa duket duhet ta mesojne akoma Steinberget apo Schauble-t...
    Ndryshuar për herë të fundit nga brandon : 27-02-2013 më 18:27
    La vida es un carnaval

  8. #8
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Citim Postuar më parë nga EDLIN Lexo Postimin
    Ne fakt, shuplaken e hengri vete Italia, me keto rezultate veshtire te qeveriset vendi..
    Me gjermanine pas "nderhyrjeve" te fundit ndihet nje lloj irritimi..
    http://www.corriere.it/politica/13_f...a815bb62.shtml
    Varet...


    Italianet tregun se jan popull i zgjuar, dhe se nuk e kane frike ndryshimin...

    Edhe Italia ka nevoje per nje gjenerate te re politikanesh...


    Ndersa shkeputja nga BE-ja esht e pamundur, vetem nje politikan i pa pergjegjshem ben deklarata te tilla...

    BE-ja esht nje "kohe shtese" / mundesi tjeter qe po perdoret per t'shpetu nga kriza e thelle vendet e Evropes t'vjeter... krize e cila fshihej nga vete shtetet....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Por dhe njehere tjeter del ne pah perseri gjenia e Berluskonit....
    ....ose injoranza e atyre qe e votojne!
    E dine mire ata qe e kane njohur me pare, si D'Alema, Prodi, por me sa duket duhet ta mesojne akoma Steinberget apo Schauble-t
    . ha ha
    Mos duhet ta mesoje berluskoni qe keta te dytet nuk quhen as D'alema e as Prodi.

  10. #10
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622

    Për: Italianët shuplakë Merkelit

    Edhe Merkel , mund t' jua mesoje , pasi edhe ajo ka patur nje eksperience jo fort te kendeshme me Berlusconin ! Nuk behet fjale as per tundim te kavalierit , as per austerity te kanzlerin-es , por thjesht nje shaka e "pafajshme" e Berluskonit , e mohuar prej tij ,qe qarkulloi ne internet:" Culona"
    .
    30% e elektoratit s'me duket injorance. Dhe po te mendosh se rreth nje muaj me pare ishte me pak se 15 %. Prandaj u ishin ngritur veshet Bersanit , Vendoles , dhe prof-it te Bocconi-t. ..........Te duket pak ?
    La vida es un carnaval

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •