Eshte folur shume per tolerancen fetare ne Shqiperi dhe eshte trajtuar si nje vlere qe shume pak vende e kane.
Ju si mendoni,jemi ne tolerante,apo nuk na intereson shume se cfare ndodh ne sferen e besimit fetar?
Eshte folur shume per tolerancen fetare ne Shqiperi dhe eshte trajtuar si nje vlere qe shume pak vende e kane.
Ju si mendoni,jemi ne tolerante,apo nuk na intereson shume se cfare ndodh ne sferen e besimit fetar?
kam menduar se jemi shume tolerante, por qe kur jam regjistruar ne forum, kam nderruar mendim.
sic duket, njerezit mundohen te shfaqin tolerance, por brenda ndjejne diicka tjeter.
anonimiteti qe forumi ofron, ben te mundur qe shqiptaret te tregojne se cfare kane realisht brenda dhe ajo qe kane brenda, nuk eshte tolerance...
Vasudhaiva Kutumbakam
Per cilet "shqiptare" e ke fjalen, pasi nuk kemi nje lloj shqiptari, kemi disa lloje shqiptaresh? Shqiptare ka ne Shqiperi, ka ne FYROM, ka ne Kosove, ka ne Mal te Zi. Por ata ndryshojne shume nga njeri-tjetri kur vjen fjala tek feja dhe kultura e tradita fetare qe kane ushtruar ne shekuj e ne vite. Ta them kete qe te kuptosh qe nuk mund te "pergjithesosh" shqiptaret e ti futesh ne te njejtin kazan. Kjo eshte arsyeja qe ai admirali me lart eshte "shokuar" nga diskutimet ne forumin shqiptar, qe mbledh shqiptare nga te gjitha trevat e nga mbare bota dhe krijojne nje tablo te qarte te realitetit global shqiptar kur vjen fjala tek feja.
Shqiptaret ne Shqiperi nuk e njohin sa duhet fene pasi per 50 vjet 3 breza shqiptaresh u kthyen ne "kavie laboratori" ku mbi ta u bene dy eksperimente: a) eksperimenti i rindoktrinimit te dhunshem me ideologjine komuniste b) eksperimenti social i martesave nderfetare dhe nderkrahnore. Rregjimi komunist i Enver Hoxhes ua fshiu trurin shqiptareve, gjithe kujtesen e tyre kolektive historike te trasheguar nga brezat, dhe e rindoktrinoi trurin shqiptar me propaganden komuniste qe prekte jo vetem cdo aspekt te jetes, por edhe cdo qelize te qenies shqiptare. Shoku Enver na rishkruajti historine e popullit me doren e tij ne Veprat e tij qe nga gjeneza e historise se ketij populli, e deri ne perjetesi. Shoku Enver u kthye edhe ne zotin e shqiptareve qe e rikrijoi shqiptarin sipas shembellimit te njeriut te ri proletar per te cilin shkruanin Marksi, Engelsi e Lenini. Shoku Enver aplikoi edhe taktikat sadiste te eleminimit ne mase te popullsise, kushdo qe guxonte te sfidonte qofte edhe me fjale autoritetin e pushtetit te tij. Kjo beri qe shqiptaret te ktheheshin ne robote, ku ata nuk gezonin me jo vetem lirite me elementare te njeriut, por ata nuk gezonin as lirine e te menduarit lirshem brenda mendjes se tyre.
Eksperimenti i dyte famoz i komunizmit mbi shqiptaret ishte i nje karakteri social: rregjimi komunist dhe shoku Enver i dergonte djemte e vajzat shqiptare te brezit te ri te lindur e rritur nen komunizem, qe "ti sherbenin Atdheut" jo ne vendlindjen e tyre, por nje nje krahine tjeter sa me te larget nga vendlindja, me nje kulture e tradite ndryshe nga ajo e vendlindjes. Ky ishte edhe eksperimenti me famekeq qe erdhi menjehere pas perfundimit me sukses te fazes se indoktrinimit tek brezi i ri i shqiptareve: ky brez lindi nen komunizem dhe ishte prototipi i "shqiptarit te ri komunist" pasi Partia e kish bombarbuar me propagande te perqendruar qe nga djepi i nenes e deri ne bankat e shkolles se larte e rradhet e ushtrise. Gjoja per ti sherbyer Atdheut, keta te rinj degdiseshin ne cepat me te larget e izoluar te vendit, me qellim qe te prishej tradita familjare, fetare e krahinore. Partia e shoku Enver e shikonin traditen fetare dhe ate krahinore te krijuar e trasheguar ne shekuj mes shqiptareve si nje pengese per "njeriun e ri komunist". Menyra me e mire per ta sheshuar kete? Martesat e forcuara te gegeve me tosket, muslimaneve me te krishteret, minoriteteve me popullsine autoktone. Ne kete menyre keta njerez dhe femijet laramane qe do te dilnin prej tyre, nuk do te kishin me identitet te trasheguar, e detyrimisht, nuk kishin rruge tjeter, vecse te perqafonin identitetin komunist qe rregjimi kish pergatitur per ta. Lexon shume prej tyre edhe ne kete forum, qe dje ishin "besimtare te medhenj ne identitetin shqiptar te komunizmit" dhe sot jane "ateiste dhe i urrejne gjithe fete". Keta njerez laramane me tradita te perziera familjare, jane "perfeksionimi" i prototipit te shqiptarit komunist! Por nuk e degjonin apo mesonin kete gje nga goja e Partise e prinderve te tyre, degjonin ate tjetren: ju jeni shqiptare te vertete pasi ju jeni "edhe gege edhe toske" dhe nuk jeni as "te krishtere e as muslimane". Ah sikur te ishin te gjithe shqiptaret si ju!
Kjo eshte ajo qe shumica e shqiptareve post-komuniste njohin si "tolerance" apo "harmoni" fetare. Dhe ironia ne kete mes qendron tek fakti se keta shqiptare qe mbrojne kete bindje, jane duke thene me pak fjale qe toleranca fetare dhe harmonia fetare eshte dicka qe e krijoi Partia e Shoku Enver ne ato 50 vjetet e komunizmit. Kjo harmoni dhe kjo tolerance nuk ka ekzistuar para ardhjes se komunisteve shqiptare ne pushtet dhe eshte nje fenomen i shekullit te kaluar.
I shkruajta te gjitha keto me lart per t'iu bere te qarte dy gjera: a) qe shumica prej jush keni konceptin e gabuar te asaj qe quani "tolerance" apo "harmoni" fetare. b) shume pak prej shqiptareve qe e jetuan ate epoke komuniste kane arritur qe te kuptojne pasojat e atyre dy eksperimenteve mbi psiqiken e tyre si njerez.
Cila eshte harmonia e vertete fetare mes shqiptareve?
Do ta vazhdoj mendimin ne vazhdim nje dite tjeter...
*
Le te mos i prekim dot librat e historise.
Sepse, po t'i ndryshojme ato toleranca fetare (nder shqiptare) del lakuriq (del intolerance e madhe e shtypit)
Indiferenca...eshte bere mode koheve te fundit: jemi bere tejet indiferente ndaj halleve te tjetrit.
Ose e kunderta e thenies biblike: "Mos e duaj te afermin as sa veten tende"
*
klipp&klar
Shqipteret e shqiperise jane disi me tolerante si rrjedhoje e periudhes ateiste dhe nga nje mosinteresim ndaj feve.Ne vitet e fundit,sa vjen edhe shtohet numri i praktikanteve dhe disa prej ketyre i shohin fete e tjera si rezik per ta.Duhet patur shume kujdes edhe nga komunitetet fetare qe te percjellin tek besimtaret e tyre fjale tolerance dhe jo urrejtje.
Ndersa per shqiptaret e kosoves dhe maqedonise,nuk dua ti pergjithesoj,por ka nje fryme islami disi te ndryshem nga ai qe eshte perhapur ne shqiperi,pra me agresiv dhe me pak tolerant.Ky eshte nje shqetesim per shume persona,madje vete Selim Muca eshte shprehur keshtu:"Keta qe kane ardhur nga jashte jane me te ashprit, sepse te fusin shpaten”...
Ku i fusin shpaten ?
Krijoni Kontakt