Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Edi Rama në “Opinion”, intervista e plotë

    Edi Rama në “Opinion”, intervista e plotë

    Intervistoi: Blendi Fevziu

    Kalkulimi është, se Berisha ka qenë 13 vjet, ky justifikim, që kishte ose nuk kishte vota?

    Enver Hoxha ka qëndruar thuajse 50 vjet, kjo nuk është për të qenë krenarë. Berisha sot është në krye të një qeverie me zgjedhje të vjedhura dhe për shkak të zgjedhjeve të vjedhura, nuk e ka marrë votën e shumicës së shqiptarëve, por e ka grabitur. Nuk është në gjendje të japë asgjë nga ato që shqiptarët meritojnë, por perceptojmë një rrënim të përgjithshëm. Nuk kam ardhur të merrem me heroin tuaj, kam ardhur për të folur falë edhe pyetjeve me audiencën tuaj dhe për të thënë se jetojmë në një vend, ku kërcënimi për sigurinë, ka shkuar në ushqimin bazë. Është bërë kërcënim qumështi, mishi, atë që shqiptarët konsumojnë, me një ndryshim shumë të madh, ndërkohë që kur ndodhin në botë në kompani të caktuara gjëra të tilla, qeveritë nuk i thonë hajeni se ju bën mirë. Kjo qeveri dha garanci për qumështin, se nuk ka problem. Komisarët këputen nga plumbat sikur të ishin plepa, duke dhënë mesazh të qartë e të frikshëm, se sot jeta e qytetarëve, është e kërcënuar dhe se sot organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri, është kupola drejtuese e MB dhe policisë së shtetit.

    Keni deklaruar se do të ngrini në këmbë popullin dhe i dhatë vetëm 10 ditë kohë. Ultimatum? Kronika është marrë nga emisioni i zotit Bushati...A është ultimatum?

    Këtë gjë bën opozita. Kush pagoi për vazhdimin e historisë, në atë gjuhë që është jashtë standardeve të komunikimit dhe kush paguan sot, për faktin se është vjedhur vota, për faktin se nuk bëhet transparenca e zgjedhjeve, kush paguan sot për faktin se një qeveri e dalë nga vjedhja e votës së popullit, nuk i jep popullit mundësi që të qeveriset sikundër populli e meriton, por i tregon vetëm përralla e gënjeshtra, e ka katandisur popullin në pikë të hallit, që fatmirësisht është drejt përfundimit. Në 23 qershor, kjo histori do të mbarojë e do të hapet një histori e re. Sot Shqipëria është bërë gazi i botës, është bërë një vend jo serioz e shihet nga gjithë bota, si një sëkëlldi. Që të vijë sekretarja e shtetit amerikan e t’i drejtohet parlamentit në vitin e 100 vjetorit, ju lutem bëni zgjedhje të lira, do të thotë se zgjedhjet e lira kush i bën? Opozita? Apo i garanton qeveria? Shteti i kapur, shkatërrimi i konkurrencës në treg, është shkatërrimi i çdo elementi sigurie, ndaj sot shqiptarët janë të pambrojtur. Shqipëria nuk ka një polici që e mbron, është e gjitha përballë krimit, që ka marrë yrysh e nuk e ndalon kush.

    Ku bazoheni për shifrat?

    Në komunikim me publikun dhe sondazhet që janë profesionale. INSTAT nuk arrin dot më të ndjekë hapin e përpjekjes për të ndërtuar Shqipërinë e gënjeshtër. E dëgjova kryeministrin, që tha se 92% e nxënësve që mbarojnë shkollën 8-vjeçare, shkojnë në shkollë të mesme, merrni shifrat e INSTAT. Gënjeshtra.

    Ka 21 vite që e dëgjojmë?

    Nuk ka 21 vite, sepse nëse jeni krenar për mënyrën se si përfundoi mandati presidencial i Berishës, ky është problemi juaj. Nëse jeni krenar për mënyrën se si qeveris Berisha, ky është problemi juaj. Problemi im, është se sot qeveria është bërë gazi i botës. Që të vijë sekretarja e shtetit të SHBA dhe t’i drejtohet parlamentit të Shqipërisë, në 100 vjetorin e vendit dhe të thotë; ju lutem bëni zgjedhjet të lira.....

    Klinton tha se nëse doni të shihni demokraci funksionale, shkoni në Shqipëri?

    Nuk është fare kështu siç thoni ju. Që zgjedhjet janë problemi më madhor në Shqipëri, përgjegjëse nuk është opozita. Por, përtej përgjegjësisë ka dhe një pasojë, është shkatërrimi i çdo elementi sigurie. Ndaj shqiptarët janë të pambrojtur. Nuk ka polici që e mbron, është e gjitha përballë krimit që ka marrë yrysh. Një oficer i lartë policie, më ka shprehur të vërtetën e hidhur. Në ’97, tha mbaheshin vetëm rrugët e Shqipërisë, sot krimi ka marrë edhe rrugët.

    Ku i llogarisni këto?

    Ju mund të thoni patjetër, se edhe po s’e thatë ju, e thotë kryeministri. Ne bazohemi në komunikimin me publikun dhe në sondazhet tona, që janë tërësisht profesionale.

    Tuajat?

    Po të kujt? Të Saliut, apo të INSTAT? Edhe vetë INSTAT, nuk arrin ta ndajë Saliun në përpjekjen e gënjeshtrave.

    Sa polici ka shteti?

    I keni numëruar ju?

    Po. Janë katër.

    I keni numëruar gabim. Kur kam folur për polici ujore, kam bërë ekzagjerime. Të gjithë këto, janë një lukuni trupash që shkojnë pas njerëzve dhe që janë vetëm për t’u futur njerëzve duart në xhepa. Shteti funksionon vetëm me një polici. Italia le të ketë polici sa të dojë. Pas 23 Qershorit do të ketë vetëm Policinë e Shtetit Shqiptar. Lëre policinë e burgjeve, ushtarake. Unë po flas për trupa që janë ngarkuar për kontroll terrorist, një inspektorat ndërtimor, një lukuni. Të gjitha këto, nuk do të ekzistojnë më. Të gjitha këto funksione, do t’i marrë Policia e Shtetit. Nuk do ndodhë më, që dikush merr e sharron pemën dhe polici i rendit thotë, nuk e kam unë, e ka ai i mjedisit.

    Këto janë për barsoletë?

    Nëse ka konkurs barsoletash, e fiton Qeveria e Saliut.

    Shumë njerëz që keni angazhuar në programin për rendin, janë përjashtuar nga forcat e policisë për shkelje?

    Këta kanë zaptuar institucionet dhe nga dritaret e institucioneve, bëjnë opozitën e opozitës. Opozita nuk shpif asgjë. Unë nuk shpif.

    Ju thoni 70 për qind e shqiptarëve janë të kërcënuar?

    Nuk është shpifje, është shifër e nxjerrë nga sondazhet. Është 70 për qind e shqiptarëve, që thonë se ndjehen të kërcënuar për jetën dhe pasurinë.

    Ju nuk mund të flisni në emër të shqiptarëve?

    Ju jeni mësuar të flisni në emër të një njeriu dhe mendoni se unë s’kam të drejtë të flas në emër të Shqiptarëve. Ju s’keni pse ankoheni se flas në emër të shqiptarëve.

    Ministria e Brendshme ka deklaruar sot, se pak kohë më parë ju jeni takuar me personin e akuzuar për vrasjen e kryekomisarit?

    Një reagim monstruoz ndaj një qëndrimi të qartë dhe konkret, tonin. Qëndrimi ynë është i qartë dhe konkret: problemi këtu nuk është fakti, se një numër drejtuesish të policisë janë në fotografi me një të akuzuar për vrasje. Problemi këtu, është historia që tregojnë këta. Zv/drejtori thotë erdhi të bënte foto me mua. Pse Leo Mesi është Kuliçaj? Pastaj vjen ai për të bërë foto dhe këta e hedhin në “Facebook”-un e tyre. Historia e këtyre alibive, tregon se diçka shumë e rëndë fshihet, por përtej këtij fakti konkret, e përsëris, se nuk e njoh personin fare dhe nuk e kam takuar. Fotografi me një njeri të akuzuar për vrasje ne, darkë këta për ta bërë deputet. E kuptoni se çfarë tallje, poshtërsie është kjo në kurriz të këtij populli, që duhet të dëgjojë këtë spektakël mizerabël? I rrethuar është kryeministri, ai e ndjen rrethimin përditë.

    Nuk e keni kandiduar?

    Kjo është teknika, t’i neveritim njerëzit, që përballë çdo fakti, të dukemi njësoj. Foto me një të akuzuar ne, darkë këta për ta bërë deputet. E kuptoni çfarë poshtërsie është kjo?

    Ju folët për vrasjen e komisarit të ndjerë?

    Fola për faktin, që e di gjithë Policia e Shtetit. E dinë të gjithë njerëzit që sakrifikojnë dhe janë të tradhtuar nga kupola drejtuese, e cila është organizata më e rrezikshme kriminale vend...Merreni raportin e DASH dhe shikoni sesi flet për lidhje të zyrtarëve të lartë të shtetit me krimin e organizuar.

    Cilët zyrtarë, të Ministrisë së Brendshme?

    Po, zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë kanë njëmijë mëkate, por nuk besoj se kanë lidhje me krimin e organizuar. Policia e shtetit është tradhtuar nga elita drejtuese, e lidhur me kanalet e kontrabandës, operacionet e kundër krimit.

    A ka qenë kjo polici që arrestoi 15 banda në 2005?

    PS kur ishte në qeveri, bëri çfarë diti dhe çfarë mundi dhe për ato që nuk bëri apo i bëri keq, doli në opozitë. Jemi tetë vite, pasi këta erdhën në qeveri, për të qeverisur me duar të pastra.

    Cili është qëndrimi për varrosjen në varrezat e dëshmorë të dy ish punonjësve të SHIK, të vrarë në ’97?

    Farsë, farsë, farsë.

    Dy policë të vratë duhen nderuar?

    Dy punonjës të vrarë në detyrë, mund të jenë viktima të një dhune, por jo çdo punonjës i shtetit i vrarë në kushte të caktuara, mund të shkojë në Varrezat e Dëshmorëve. Para se të çojnë në varrezat e dëshmorëve dy punonjës famëkeq të SHIK, të çojnë në Varreza e Dëshmorëve punonjësin e vrarë në Kukës. Varrezat e Dëshmorëve, janë varrezat e atyre që janë vrarë për akte heroike në krye të detyrës. Por të ndërtosh një alibi të gjithë, për të treguar se po varrosim në varrezat e dëshmorë heronj që i rezistuan rebelimit komunist, ky është turp.

    Ata i varrosi shteti?

    Ku ka shtet këtu. Këtu ka pushtet. Ata ishin në varret e tyre, shkojnë i nxjerrin dhe sajojnë një histori për të thënë, që ishte një rebelim komunist, kur në fakt ishte një revoltë pas grabitjes ditën për diell, nga presidenti i asaj kohe.

    Zgjedhjet nuk janë kusht thotë Fyle?

    E dini, që zonja fliste në emër të presidencës dhe zonja, nuk është më pjesë e presidencës së BE. Ai filmim nuk është aq i vjetër, por gjërat kanë ndryshuar. Që zgjedhjet janë kusht, e kanë thanë të gjithë.

    Kush?

    Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, në vizitën që bëri në Tiranë....

    Jemi në një moshë që nuk luajmë dot pa nxehje. Z. Blushi tentoi të luante pa nxehje...

    Edhe në këtë rast, mbrapa Saliut vajte. Dhe ai e përmendi Blushin. Ajo që dua të them është, se ka një mit të ngritur në Hava për të ngritur vëmendjen e publikut nga problematika. Gati sa nuk thuhet se i vetmi problem që ka në këtë vend, është opozita. Opozita është shumë e rëndësishme në çdo vend. Këtu opozita ka meritën, se ka arritur ta mbajë gjallë..

    Pse nuk i votoni këto tre ligjet? Çfarë ju prish ju punë, qetësoni dhe znj. Topalli, që shqetësohet gjithmonë.

    Nuk thonë fare ndërkombëtarët, votoni tre ligjet. Në fakt qetësimi i znj. Topalli, do të ishte një kontribut në këtë vend. Rregulloja e Kuvendit ka qenë një dokument që ka pasur konsensus historikisht. Është prishur në mënyrë të njëanshme, nën drejtimin e zonjës në fjalë. Është marrë ekspertiza ndërkombëtare dhe ka një draft, që është konsultuar. Përsa i përket ligjit për GJL, ne e kemi thënë se kush është problemi ynë. Kjo qeveri duhet të zbatojë vendimin për Qarkun e Fierit. Pavarësisht këtyre, është qartësisht e thënë, shkoqur fare, pak ditë më parë ambasadori i Britanisë e tha hapur; lëreni këtë estradë, lëri këto tre ligje, se ne nuk bëjmë teatër. Ne kemi qenë të gatshëm t’i votojmë.

    Kur?

    Kam kërkuar në çdo moment, që kryeministri të ulet në tryezë dhe të hapet dialogu për të shkuar drejt dëgjimit të opozitës. Ai nuk e lidh me zgjedhjet në Fier, ne e lidhim. Për shkak se vendimi i Gjykatës së Lartë nuk zbatohet, atëherë zgjedhjet mbeten pezull atje.

    Akuzoni për drejtësinë, ndërkohë që ajo është drejtuar nga dy njerëz, që i keni në koalicion?

    Që i kam ftuar unë është e vërtetë, po që i kam në koalicion, ku e gjeni këtë. Drejtësinë në Shqipëri e ka shkatërruar pushteti i një njeriu. Makthet në raport me drejtësinë e një njeriu, kryeministrit.

    Kontributet edhe në vendet e zhvilluara i kanë individët?

    Në Shqipëri janë pasuruar individët. Sipas jush janë pasuruar, policët, fermerët, mësuesit dhe tani që u pasuruan tani duhet t’ua vëmë këtyre pjesën më të madhe të barrës dhe nga një rrogë që nuk paguajnë dot ushqimin dhe nuk bëjnë dot pushime siç bën shtresa e mesme, sepse në Shqipëri shtresa e mesme, që është në fillim të formimit të saj, goditet me taksën e sheshtë. Unë nuk krahasoj Shqipërinë as me Gjermanë, as me Suedinë dhe as me SHBA.

    Taksa progresive do të përdoret vetëm te rrogat?

    Dua t’ju them edhe një gjë, taksa e sheshtë nuk ka sjellë asgjë nga ato gjëra, që duhet të sillte. Ua thotë INSTAT këtë gjë që thotë se të punësuarit në fund të vitit, ishin 973 mijë vetë, sot janë 922 mijë, mungojnë 51 mijë.

    Ju premtuat 300 mijë vende në Bashkinë e Tiranës?

    Nuk kam premtuar 300 mijë vende në Bashki, i kam premtuar në krye të PS. E dini sa kanë punësuar zyrat e punës, nga 144 mijë kanë punësuar 728 veta. Më kollaj e kap punën në bixhoz, sesa e kap në zyrën e punës.



    Keni firmosur një leje?

    Kryetari i Bashkisë, firmos çdo leje që jep Këshilli i Rregullimit të Territorit dhe këshilli që ka dhënë lejen në fjalë, ka qenë në shumicë i PD-së. Në 2006 ka qenë në shumicë i PD, që nga 2005 dhe deri ditën kur kam ikur e ka dhënë PD, e kanë dhënë anëtarët e PD-së. Unë nuk i kam thënë askujt, e ke nga unë lejen. Ata që kanë marrë lejen, kanë pasur pronën dhe nuk ia kam dhënë unë. Nuk ka leje të dhënë në Bashkinë e Tiranës, që nuk është në përputhje me rregullat.

    A është në përputhje kjo leje?

    Po, është në përputhje me rregullat.

    Keni thënë do hap 300 mijë vende pune, kaq kishit premtuar në Tiranë. Si do hapnit 300 mijë para dy vitesh në Tiranë dhe tani do i hapni në gjithë Shqipërinë?

    Nuk kam thënë në Tiranë. Ja ku është programi, se është pjesë e gjithë strategjisë për të shpifur. Jo juaja, sepse ju nga ata i merrni.

    Unë kam ekspert të pavarur, Artan Hoxhën..

    Artan Hoxha? Gjeolog, që ju bën ekspertizë ekonomike dhe që deshët ta bënit president...

    Po ju jeni piktor dhe doni të bëheni kryeministër.

    Programi ynë thotë, se ne do të përgjysmojmë papunësinë dhe do të garantojmë punësimin për gratë dhe vajzat, që janë regjistruar si të papuna dhe janë 55 % e 144 mijëve që folëm. 30 mijë vende pune kanë humbur në industrinë fasone në vitin 2012.

    Keni deklaruar se do të ulni taksat? 95 % janë të varfër?

    Ju i quani të pasur ata që jetojnë me një rrogë sot. Sepse folët për rritjen e rrogave, por nuk folët për rritjen e çmimeve. Ju merruni me çmimet, por me çmimet merren shqiptarët që shkojnë dhe blejnë dhe shkojnë në librat e ushqimoreve dhe regjistrojnë emrin, në librat veresie. Mos më ndërprit gjithë kohës, ma lër pak topin, jo gjithmonë tek këmbët. Janë 72 mijë biznese, janë 100 mijë të punësuar drejtpërdrejt dhe janë 400 mijë shqiptarë, që përfitojnë nga puna e këtyre njerëzve. Këtyre 400 mijë shqiptarëve, do t’ua lehtësojmë jetën duke u ulur taksat. Do ndërhyjmë me hyrjen e një vlere progresiste, edhe në tatimin e fitimit. Në vitin 2012 të ardhurat nga taksat e biznesit të vogël, kanë rënë. Ne do ta heqim fare. Do të kalojmë tek ulja e bazës fiskale, te gjithë familjet që jetojnë në fshat. Ne do e heqim TVSH e makinerive.

    U hoq?

    Nuk është hequr. Ka një reagim të komunitetit të biznesit dhe nuk është hequr. Është bërë vetëm për fushatë. Ne do e heqim fare dhe realisht, siç e përcakton programi. Ne do heqim taksën për sëmundjen. Ajo TVSH 10 për ilaçet, për ne është taksë për sëmundje. Çdo pensionist që merr një kokërr, për pensionin paguan 10 për qind TVSH.

    Ju keni deklaruar se keni 3 mijë euro. Jeni shtresë e mesme apo i varfër?

    Shko merre deklaratën time të pasurisë dhe flasim. Nuk janë 3 mijë euro. Sigurisht, që janë më shumë. Jetoj në mirëqenie.

    Si do e luftoni varfërinë, kur shumica e grupit tuaj janë biznesmenë?

    Unë nuk di, që Meta të jetë biznesmen. Ata janë pasuruar kur hynë në politikë apo hynë të pasur? Kjo e mbyll bisedën. Ne nuk do t’u japim njerëzve ekskluzivitet që të pasurohen brenda natës. Nuk do të mundet të vazhdojë historia në këtë mënyrë. Nuk ka sorollatje më tinëzare në sytë e popullit, se sa një grup njerëzish, që kanë hyrë në qeveri me xhaketë dhe sot janë miliarderë që u thonë shqiptarëve, se fajin e kanë milionerët që janë në grupin e PS. Ata kanë ardhur nga bota e sipërmarrjes dhe nuk janë bërë të pasur në politikë.

    Shqiptarët janë më të varfër se para katër vitesh?

    Shqiptarët blejnë më pak. Me INSTAT, konsumi gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2012, është më i ulëti i 5 viteve të fundit. E thotë INSTAT.

    Besoj se edhe Gjermania nuk ka deputet, që janë tek Top Ten më të pasurit?

    Çfarë janë këto përralla.

    Sapo më erdhi një sms, që këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar uljen e tatimeve për bizneset e artizanale 30 për qind, pse nuk e bëtë ju?

    O Fevzo, të lutem shumë! Mos i hani këto gënjeshtra, se është e treta herë. Unë ju tregova faturat.

    Jeni gati ta debatoni çështjen e shëndetësisë?

    Me z. Berisha kudo, këtu, ku të jetë. Jam gati, patjetër.

    A keni biseduar me LSI për koalicion?

    Jo.

    Do e ftoni?

    Nëse braktis qeverinë dh vendos të hyjë në një koalicion për të realizuar programin dhe për të zhvilluar ato tema themelore, që programi i ynë i ka të pa negociueshme, pa diskutim.

    Cilat janë?

    Taksimi i ndershëm, sistemi shëndetësor, sistemi arsimor të kthyer përmbys, padyshim luftën kundër monopoleve, sigurisht një skemë të re të taksimit mbi fitimin.

    E mirëprisni LSI...

    Mirëpresim çdo forcë politike, që kërkon të jetë në këtë rrugë.

    Po karta morale ... e keni akuzuar për vjedhje?

    Deklaratat e bëra përgjatë gjithë zhvillimeve politike, janë deklarata që i takojnë momenteve kur janë bërë. E kam thënë dhe herën e kaluar, përsa më takon, nuk kam asnjë arsye që të ndjehem keq për deklaratat që kam bërë. Besoj shumë se ajo çka na duhet dhe i duhet këtij vendi është të shikojmë nga e ardhmja, duke kuptuar të gjithë bashkë, nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, është sistemi që korrupton njerëzit. Ajo që është sfida ime, është që të ndërtojmë me votën për rilindje, një sistem që është i mbrojtur nga fenomenet, që keni ndeshur në të kaluarën.

    Përsa i përket aspektit moral, morali i një force politike është qëndrueshmëria mbi linjat e programit dhe mbi premtimet dhe angazhimet që merr karshi publikut. Jam i bindur që kemi ndërtuar një program, që u jep mundësi shqiptarëve të zgjedhin çfarë duan. Përballë makinerisë së ndërtuar për të vjedhur zgjedhjet, duhet të kapitalizojmë çdo votë. Kur flas për LSI, kam parasysh me mijëra votues, të cilët nëse u krijohet mundësia për të votuar ndryshimin, askush nuk duhet t’ua mohojë atë. Kjo është hipotezë, unë nuk e di çfarë do bëjë LSI. Shpresoj shumë të marrë një vendim në favor të interesit kombëtar, duke u larguar nga kjo qeveri e kërrusur si kurrizi i kryeministrit dhe duke kthyer kushtet, që ajo që ka ndodhur në të shkuarën me gjithë kapitalin njerëzor të së majtës, të rikapitalizohet.

    Përse nuk e bëtë këtë në 2009?

    Historia e vitit 2009 është një histori, për të cilën kam shkuar nga këndvështrim im. Nuk kanë qenë kushtet për t’u ndërtuar koalicioni. Nuk e di nëse janë dhe sot, sepse kjo varet nga LSI.

    Jeni takuar me Metën për koalicionin?

    Jo.

    Pse PBDNJ u largua nga koalicioni?

    Duhet të pyesni kryetarin e PBDNJ. Ata kanë zgjedhur një rrugë të tyren. Nuk është rruga e largimit nga opozita, është një pozicion i tij, ndoshta për ca kohë.

    Po PDK?

    Opozita nuk është një ushtrim i lehtë, është ushtrim i vështirë. Ka nga ata që kalojnë nga protestues, në 21 në shkopinj të Flamurit. Argumenti ka qenë solemn....

    Po me z. Topi do bëni koalicion, se i keni dhënë leje ndërtimi?

    E dëgjova llaxoren që foli vetë për leje ndërtimi për presidentin. Unë nuk jam marrë me të gjitha lejet e ndërtimit. Në dijeninë time, nuk ka asnjë lidhje me lejet e ndërtimit dhe pse si pjesëtar i një familjeje të madhe, mund të kishte marrë leje, por në shumë toka ia kanë ndërtuar të tjerët. Unë e neveris deri në fund të shpirtit tim, këtë politikë mizerabël të hedhjes së vrerit.

    Do bëni koalicion me FRD?

    Në këtë betejë nuk jemi në kushtet kur mund të jemi të ndarë në disa pjesë dhe të flasim vetëm për programin. Bashkimi i të gjitha forcave në një front, është rruga më e mirë. Më vjen shumë keq kur e shoh Topin, që përpiqet të baraslargohet edhe nga një pushtet që vret dhe nga një opozitë që është e vrarë dhe e grabitur. Të njëjësosh këto të dyja, do të thotë të mos jesh i përgatitur.

    AK, do jetë me ju?

    Ne i kemi ftuar të gjithë ata që duan rotacion dhe u them, se nuk është Shqipëria sot për të ndenjur në mes dhe për të thënë, as këtë dhe as atë. I kemi ftuar që të gjithë.

    Aleatët tuaj, Partia Komuniste ka deklaruar se do kërkojë ngritjen e bustit të Enver Hoxhës në Tiranë. Jeni dakord?

    PK ishin aleatë me Sali Berishën dhe Bashën në vitin 2011. Megjithatë, komunisti më i keq mbetet anti-komunisti. Anti-komunisti më komunist që ka vendi, është Berisha. As që bëhet fjalë. Ne nuk jemi në aleancë me komunistët. Kjo historia e busteve dhe gjithë mënyrës së ndërtimit të politikës, do të mbarojë në 23 qershor.

    Falënderuat Nanon në një takim të zhvilluar më parë. Nano do jetë në listën e deputetëve?

    Në anëtarësimin e PS në internacionale, një meritë kishte Fatos Nano dhe Ilir Meta dhe i falënderoj. Fatos Nano nuk do të jetë deputet i PS. Dhe e kam thënë se i falënderoj, edhe pse secili prej tyre zgjodhi rrugë tjetër.

    Zogaj do jetë në listën e PS?

    Gjendja e fundit që mund të ndodhë, është që listën e PS ta bëni në Tv Klan.

    Do jetë Ngjela në listën e PS, Musa Ulqni, Arben Malaj?

    Jepni opinionet tuaja, ndihmojeni PD të rilindë kur të jetë në opozitë. Nuk do dëgjoni nga unë kryeministër dhe nga ne, t’i bëjmë opozitës këtë sjellje. Janë bërë gazi i botës. Na turpëruan si komb. Tmerrohen të huajt se thonë: erdhën këta prapë. Nuk do ketë më propagandë anti-opozitare.

    Kush nuk e justifikon të qenit deputet?

    Do bëjmë mbledhje partie këtu? Ka një problem, se gazetarëve unë u them se kush pyet le të hyjë në PS, por juve, nuk ua jap.

    Figura mediatike si Z. Peza do të këtë?

    Nuk bëj listën e partisë këtu.

    Lejen për ndërtimin e pallatit të bashkëshortes tuaj? E keni firmosur ju si kryetar bashkie?

    Dua të tregoj një histori të shkurtër të jetuar. Ka lidhje me znj. Vorbsi. Në aeroportin e Milanos, më erdhi një djalë goxha fisnik, që kërkoi të bënte një foto me mua dhe unë përshëndeta të fejuarën apo të dashurën, që ishte kjo, Laura. E cila më shprehu konsiderata marramendëse. Z. Rama nuk ka burrë më fisnik se ju...Po tregoj një histori të jetuar bashkë me gruan time. Kemi qenë afër me Laurën dhe të shoqin dhe kemi dëgjuar aq shumë komplimente dhe m’u duk një gjendje kaq e mjeruar e asaj vajze. E vetmja gjë, ka qenë t’ia kthej me fjalë të mira, pa dashur ta lëndoj.

    Kjo nuk është fisnike. Një bisedë private nuk nxirret në televizor?

    Kjo nuk ishte konfidenciale. Kjo ishte bisedë e bërë mes nesh. Ka ndodhur. Nuk e kuptoj çdo të thotë s’është fisnike. Këta të rinj që dhunojnë personalitetin e tyre dhe nxjerrin fjalë rrugaçërore, sigurisht që janë të rëndë. Nuk ka rrugaçërira të tilla nga selia e PS. Asnjë prind, në asnjë familje, nuk i kërkon fëmijës së vet, të flasë kështu. Asnjë prind nuk e ndërton shembullin e komunikimit, siç e ndërton PD. Kjo është historia e dhimbshme e karrierës në PD, e dhunimit të personalitetit të njeriut, e shkatërrimit në thelb. Po flasim për një komunikim, që ishte ana tjetër e medaljes.



    Një person më shkruan se një ditë pasi vdiq Gramoz Pashko, ju thatë se e vrau Berisha?

    Nëse më gjeni se ku e kam thënë diçka të tillë, kjo s’ka lidhje. Ai që e ka dërguar atë sms, është një hajvan. Nuk e kam thënë diçka të tillë. Është hajvan.

    Është një i afërm i z. Pashko?

    Është një hajvan dhe pikë.

    Personi që nisi mesazhin më tha t’ju them emrin. Është Genc Ruli....

    Çfarë t’i them unë tani Gencit..

    Le të ndjekim një tjetër akuzë të znj. Vorpsi....Ju lutem përgjigjuni...

    Kjo vajza, më tha dhe një gjë të bukur....

    Fiksim të paska mbetur..

    Skam asnjë gjë. Në përpjekjen për të shprehur konsiderata të jashtëzakonshme, u hutua. S’ke ç’i bën tha. Kur njeriu qëllon i trashë, qëllon. Duhet të vrasësh mizën me karrige. Nuk është fare e denjë as për këtë studio, të biesh në këtë nivel. Se sa ishte toka, se sa është toka.

    I kini thënë një gazetareje prostitutë?

    Nuk i kam thënë prostitutë. I kam thënë diçka që lidhet me prostitucionin politik, prostitucionin në media. Si shitje e diçka, që lidhet me funksionet dhe parimet publike...

    Si do bëni koalicion me LSI kur 21 janari dhe vrasja e 4 personave, u bënë për shkak të LSI?

    Kjo është një qasje barbare. Atë janë vrarë nga pushkët republikane dhe zjarri është hapur me bekimin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

    Zonja Vorbsi më shkruan: Mendova se z. Rama ishte fisnik, por po shpif ulët. Kam respekt për çdo tironse dhe ndaj pranova të ulem me gruan e tij.

    Pra, jemi takuar. Për respekt të tironseve është ulur me Lindën dhe kur qenkemi takuar, çfarë kemi diskutuar? Për metrat katror të shtëpisë?

    Fund

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mardo
    Anëtarësuar
    06-04-2011
    Postime
    325

    Për: Edi Rama në “Opinion”, intervista e plotë

    doli qerosi bllof fare .....me te bo edhe Rama me fol me vete ....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-02-2013
    Postime
    63

    Për: Edi Rama në “Opinion”, intervista e plotë

    Bburimin se ku e pive ket "ujin e shenjt" , nga e more ? Nga ndonje gazete e Meros apo e Koços ? Po ta shikosh videon me vemendje e jo te hash gazetat si sapunin per djath, Blendi (pseudo-gazetari) ja ktheu bukur ktij palo palaços kur permendi ato shifrat e INSTAT-it eee??

    te themi te verteten tani , me duart te pastra , siç na ka hije ne albove .
    Ndryshuar për herë të fundit nga KOD : 01-03-2013 më 22:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •