Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shkaqet e sëmundjeve të zorrëve dhe si t’i kuroni me fruta dhe perime

    Shkaqet e sëmundjeve të zorrëve dhe si t’i kuroni me fruta dhe perime

    24 Janar, 2013 | Kategoria: Lifestyle |

    U postua nga: T.Observer.

    Eating-Fruit-And-Vegetables

    Fryrja, kapsllëku dhe dhimbja e barkut janë çrregullime gjithmonë e më të shpeshta, që shpesh shfaqen në mënyrë të alternuar dhe kapriçoze. Por cilat janë shkaqet dhe trajtimin e këtyre problemeve me produkte bimore parafarmaceutike. Shkaqet janë të shumëfishta dhe të shumta, por me marrjen e rregullt të fibrave prebiotike dhe lëngjeve të frutave të veçanta, mes të cilave edhe kivi arrihen rezultate mjaft pozitive. Shkaqet më të shpeshta të problemeve të zorrës si: fryrja e barkut, kapsllëku, diarreja, dhimbja e barkut kur janë përjashtuar sëmundje të organeve janë zakonet e këqija të të ushqyerit, dieta hipokalorike dhe me pak skorie, marrja e pakët e lëngjeve, stresi, koliti nga sindroma e zorrës së irrituar dhe aktiviteti i pakët fizik. Shpesh emëruesi i përbashkët i këtyre çrregullimeve është disbioza që do të thotë çrregullim i florës mikrobike të zorrës. Mirëqenia e zorrës varet drejtpërdrejtë nga flora bakteriale e zorrës, e cila nga ana e saj, për të qëndruar aktive dhe e gjallë ka nevojë për fibrat prebiotike.
    Seleni për zorrë të shëndetshme
    Lëndët shtesë të cilat kanë selen në përbërje pengojnë krijimin e polipeve (krijimeve adenomatoze) në zorrën e trashë, bëjnë të ditur shkencëtarët nga Instituti Kombëtar për Hulumtime në Genoa të Italisë. Në një studim të fundit kanë marrë pjesë më shumë se 400 persona të eksperimentuar, të cilët tashmë kishin pasur largim të polipit të zorrës. Atyre më pas u është dhënë sasi shtesë ditore e ushqimit të pasur me selen (200 mcg), zink (30 mg) dhe vitaminat A (6000 IU), C (180 mg) dhe E (30 mg). Rezultatet kanë treguar se ndryshe nga grupi që ka marrë placebo (substancë pa efekt), në 40% të pacientëve që kanë konsumuar selen numri i personave të cilët përsëri kanë fituar polip të zorrës ka qenë më i ulët. Polipet e zorrëve (formacione adenomatoze) janë krijime me potencial kancerogjen, madje 70-80% e karcinomave kolorektale rrjedhin pikërisht nga adenomat, prandaj edhe është e rëndësishme që ata të parandalohen.
    Fibrat
    Fibrat prebiotike treten nga kafshët barngrënëse por jo nga njeriu, sepse njeriut i mungojnë enzimat në gjendje për t i tretur. Ato nuk përdoren nga njeriu dhe vlera e tyre kalorike është zero, por janë të domosdoshme për mbijetesën e florës bakteriale, e cila përmban enzimat e nevojshme për t i tretur. Bakteret asimilojnë fibrat dhe kjo sjell rritje të biomasës njëkohësisht dhe rritje të prodhimit të metaboliteve të rëndësishme, ku mund të përmendim acetatin, propionatin, butiratin. Këto të fundit, përveçse përbëjnë një burim energjie për epitelin e zorrës janë dhe shumë të nevojshëm, sepse ndihmojnë metabolizmin e yndyrnave, karbohidrateve duke kontrolluar gliceminë si dhe duke ulur përqendrimin e acideve yndyrore të lira dhe kolesterolit. Përveç kësaj janë edhe burim studimi në lidhje me efektin e tyre potencial në qetësimin e gjendjeve inflamatore të zorrës si dhe në parandalimin e kancerit. Në sindromën e zorrës së irrituar, diarreja vjen si rezultat i rritjes së peristaltikës së zorrës, që shpesh varet nga një rritje jo normale e florës patogjene (bakteret dëmtuese). Fibrat prebiotike me efekt të dyfishtë realizojnë rivendosjen e florës normale bakteriale dhe në këtë mënyrë ato ndërhyjnë drejtpërdrejtë mbi funksionin e zorrës.
    Vitaminat
    Për një mirëqenie totale dhe të përhershme është e domosdoshme të shoqërohet marrja e prebiotikëve me marrjen e komplekseve të vitaminave B. Ky kombinim është ideal për të rriturit. Tek fëmijët, përveç të tjerave duhet shtuar vitamina C. Ato janë shumë ideale, sepse ndihmojnë në rritjen e imunitetit, në mbrojtjen nga infeksionet, nga parazitët, në mbajtjen e zorrës të shëndoshë, në përmirësimin e tretjes dhe në rregullimin e zakonit të jashtëqitjes. Kurse personat, të cilët kanë çrregullime dhe intolerancë ndaj ushqimit dhe përbërësve të veçantë kanë nevojë për një suport në prebiotikë, fibra, vitaminat B9, B12 dhe E. Kjo ndihmon në rritjen e tolerancës dhe zhdukjen e ankesave tek këta persona. Tek personat, të cilët kanë probleme me zakonin e jashtëqitjes kur udhëtojnë dhe preken nga diarreja e udhëtarit kombinohen me xhinxher dhe vitaminat B1, B6.
    Dieta
    Kombinimi është ideal për të mbajtur përherë në formë veten dhe organizmin si dhe që të jeni gjithmonë të shëndetshëm pavarësisht nga vendi ku ndodheni dhe ushqimi që përdorni. Çrregullimet e florës bakteriale japin ndikime jo vetëm në zorrë por edhe në organet fqinj me të. Një problem i cili është shumë i shpeshtë dhe prezent në shumë persona është dhe infeksioni urinar, ku përgjegjës janë bakteret patogjene, të cilat ndodhen në zonën e perineumit(përfshin komplet zonën nga anusi deri në pubis). Këto baktere në rastet e dismikrobizmave jo vetëm që rriten në numër por rrisin edhe shanset për të dhënë infeksione. Në këtë rast për një mirëqenie dhe kurim të plotë shtohen vitamina C dhe boronica. Të gjitha këto kombinime mund t i gjeni në treg nën emrin ferzym.
    Molla
    Molla është një nga frutat që ndihmon ata që kanë probleme me tretjen e ushqimit. Këshillohet ngrënia e një kokrre molle 3 herë në ditë para buke, për 5 ditë me radhë. Të hash 2 kokrra mollë në ditë, pengon infarktin e miokardit dhe gëlqerosjen e enëve të gjakut. Gjithashtu konsumimi i këtij fruti ndihmon ata persona që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut si dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e migrenës. Ky frut është shumë i mirë për ndalimin e dhimbjeve të saj. Nëse i sëmuri sulmohet nga krizat e migrenës, duhet të konsumojë patjetër një kokërr mollë. Për shkak se përmban substanca të shumta minerale, këshillohet kundër inflamacionit të zorrës, reumatizmës dhe gurëve në veshka. Një mollë e ngrënë në mëngjes, ndikon mirë në pastrimin e dhëmbëve dhe eliminon thartirën e tepërt në gjak.

    SHEGA
    Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Ai (lëngu i portokallit) i jep freski mendimit të njeriut. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.
    KURON:
    1- Sëmundjet e stomakut
    2- Sëmundjet e zorrëve
    3- Dhimbjet e barkut
    4- Hemorroidet
    5- Ënjtjen e bajameve
    6- Acarimin e mishrave të dhëmbëve
    Si përgatitet çaji:
    Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.

    Kapsllëku (konstipacioni)
    Edhe kjo dukuri është pasojë e ndikimit të faktorëve të ndryshëm në organizëm. Kapsllëku vjen si pasojë jo vetëm e sëmundjeve të zorrës së trashë, por edhe e organeve të veçanta dhe të organeve në tërësi. Shpesh ai shkakton lindjen e migrenës dhe të dhembjeve të kokës, dobësi të përgjithshme, shqetësime dhe vështirësi e dhembje në bark, etj. Respektimi i regjimit dietetik duke marrë ushqim të pasur me celulozë (barishte) dhe duke bërë lëvizje, gjimnastikë, ecje të gjata dhe shëtitje në ajër të pastër është faktor që parandalon lindjen e kapsllëkut. Për të luftuar kapsllëkun mund të përdoren bimë të ndryshime që përmbajnë glukozite antrakinonike, siç janë drunakuqi, pastaj bimë me mucilagje si mëllaga, liri, kulumbria, etj; të cilat jepen të vetme ose të kombinuara në formë çaji. Kundër kapsllëkut arrihen rezultate të mira edhe duke përdorur komposto kumbullash, lëng lakre të shtrydhur, lakër turshi, etj. Në rast se dhembjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimin e frutave të freskëta që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pimë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Kundër kapsllëkut arrihen rezultate të mira edhe duke përdorur komposto kumbullash, lëng lakre të shtrydhur, lakër turshi, etj. Në rast se dhembjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimin e frutave të freskëta që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pimë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Shkaqet e sëmundjeve të zorrëve dhe si t’i kuroni me fruta dhe perime

    Dhimbjet e barkut, kur duhet t’i drejtohemi mjekut

    Ushqimet që duhet të konsumoni, roli i çajrave bimore

    Zakonisht dhimbjet e barkut janë një shqetësim i zakonshëm dhe i bezdisshëm, por në përgjithësi i lehtë, që lidhet me ushqimin jo të duhur apo me shqetësime të tjera të aparatit tretës. Por mjekët këshillojnë se duhet bërë kujdes që asnjëherë të mos merren ilaçe që mund të fshehin shkaqet e sëmundjes. Është mirë të provohet me çajra bimore, që të qetësojnë shumë dhe nuk kanë efekte anësore. Mund të ndodhë që dhimbjet e barkut të jenë alarm për probleme shumë serioze që fshihen pas tyre. Ja përse përballë një dhimbjeje abdominale akute dhe të papritur, është gjithmonë mirë të kërkosh ndihmën e mjekut.

    “Dhimbja abdominale është akute dhe një prej arsyeve më të shpeshta që njerëzit i drejtohen mjekëve. Jo rrallë ka ndodhur që pikërisht këto dhimbje të kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale. Shpesh shkaku i dhimbjes është i lehtë për t’u kuptuar dhe kuruar, ndërsa herë të tjera është e vështirë të gjesh origjinën”, – tregojnë mjekët.Popyetja që shtohet më shpesh është se, cilët janë ata elementë që na lejojnë të kuptojmë shkakun? “Gjestet dhe fjalët e përdorura nga pacienti për të përshkruar dhimbjen e barkut përbëjnë thelbin e interpretimit mjekësor. Duhet ditur nëse dhimbja ka ardhur në mënyrë të papritur apo në mënyrë graduale, nëse është e tipit kolik (me ulje dhe ngritje), apo e vazhdueshme, nëse i takon vetëm një pjese specifike apo është e përhapur. Nëse të pranishme janë simptoma të tjera apo faktorë të tjerë që e rëndojnë apo qetësojnë situatën. Të gjitha këto mund të na çojnë në një rrugë të mbarë. Për shembull, një dhimbje barku e tipit kolik, e cilësuar si e thellë dhe pak e lokalizuar, mund të shënojë një problem intensinal. Gjithsesi, ato që ngatërrohen më shpesh janë dhimbjet e thjeshta të barkut me dhimbjet si pasojë e kisteve. Në këtë rast, flasim për femrat. Nuk duhet harruar asnjëherë se jo çdo dhimbje barku ka lidhje me kistet apo probleme në aparatin riprodhues. Një ftohje e lehtë, një kolit apo irritim i zorrës, janë gjithashtu ndër shkaktarët kryesorë të dhimbjeve të barkut. Gjithsesi, për të mbërritur tek diagnoza është pak e vështirë. “Duhet ‘hetuar’ jo vetëm për dimensionet e dhimbjeve, por edhe mbi historitë e kaluara mjekësore, si për shembull ndërhyrjet kirurgjikale në bark, mbi zakonet ushqimore, stilin e jetesës apo marrjen e ilaçeve. Shpesh dhe sipas rasteve mund të jenë të pranishme analizat e gjakut dhe të urinës, radiografitë, ekografitë apo edhe rezonanca magnetike”. Por gjithsesi, këshilla kryesore e mjekëve është se në rastin e një dhimbjeje të papritur dhe shumë të fortë që përkeqësohet shpejt apo që shfaqet në gjumë në mes të natës, është e domosdoshme t’i drejtoheni një mjeku. Asnjëherë mos përdorni qetësues apo ilaçe të tjera në të tilla raste, sepse mund të fshihen shenjat e vërteta të sëmundjes.

    Qetësuesit natyralë

    Nëse dhimbjet janë të lehta dhe të herëpashershme, asnjëherë nuk përjashtohet përdorimi i çajrave bimore për t’i qetësuar. Nenexhiku i zier në formë çaji apo finoku i zierë, i qetësojnë shumë dhimbjet e lehta që shkaktohen nga mbingarkesa e ushqimit apo inflamacioni i zorrës.Poashtu, qëndrimi në ambiente të ngrohta dhe pa lagështirë ndikon shumë. Specialistët thonë se çfarëdo lloj dhimbjesh që të jenë dhe çfarëdo ndërhyrje mjekësore që të kërkojnë, është mirë që të mos niset menjëherë me ilaçet e zakonshme për qetësimin e tyre, por me çaj me natyrë bimore, sepse kështu është më e lehtë të përcaktosh edhe shkaqet, nëse ato sa vijnë e përkeqësohen dhe kërkohet ndërhyrja e mjekut. “Shpesh na duhet të presim të kalojnë ditë të tëra për të shpjeguar diagnozën, pasi pacientët përdorin ilaçe që i gjejnë në shtëpi apo që më parë i kanë këshilluar mjekët. Kjo është krejtësisht e gabuar, sepse jo vetëm që fshihen shkaqet e sëmundjes, por ndonjëherë edhe përkeqësohen më shumë. Ndërsa marrja e çajrave bimore, jo vetëm që qetëson, por nuk ka asnjë efekt anësor”, – tregojnë mjekët.

    Ushqimet që duhet të hani

    1- Ushqimet të pasura me hekur

    2- Mish, peshk, shpretkë

    3- Vezë, perime, fruta

    4- Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.

    5- Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit.

    6- Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.

    7- Për kurimin e sëmundjes së barkut në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët

    Dielli shëron dhimbjet e barkut

    Për të gjithë ata që kanë probleme kronike me barkun, si dhe dhimbje të vazhdueshme, mjekët rekomandojnë rrezet e diellit. Sipas studimeve është vënë re se sa në shumë njerëzit, qëndrojnë në diell, aq më shumë organizmi e “mirëpret” këtë gjë dhe adaptohet në favor të tij.

    Fiku, efikas për dhimbjet e barkut

    Fiku është një frutë, që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i japin organizmit forcë dhe nxehtësi dhe në mënyrë të veçantë nga ato që kanë probleme me jashtëqitjen.







    Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=44840
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •