Taipi ne mbrojtje te shqiptareve Hakan Shukur dhe Mehmet Akif
Ikona turke e futbollit, Hakan Sukur, ka deklaruar se ėshtė shqiptar e jo turk. Sulmuesi i dikurshėm i Galatasarayt dhe Interit, i cili aktualisht ėshtė deputet nė parlamentin e Turqisė, nė vizitėn qė i bėri universitetit “Mehmet Akif Ersoy” nė Burdur, e ka konfirmuar edhe njė herė se ėshtė shqiptar.
Nė njė pyetje nga njė student i fakultetit nė drejtim tė tij, nė lidhje me problemin e kurdėve, ish-fituesi i Kėpucės sė Artė u pėrgjigj kėshtu: “Unė jam shqiptar, nuk jam turk, nėse shikoni nga ky prizėm atėherė edhe kėndvėshtrimi im ėshtė mė ndryshe. Unė jam ushqyer dhe jetoj nga kjo tokė”.
“Mbi tė gjitha ėshtė e rėndėsishme qė tė ruajmė unitetin e shtetin tonė dhe tė mos u japim vend ndasive tė shumta qė mund tė ekzistojnė mes nesh. Ato mund tė jenė fetare, kombėtare, kulturore...”, ka thėnė mes tjerash 41-vjeēari.
Ndėrsa kryeministri i Turqisė, Recep Tayip Erdogan, reagoi ashpėr ndaj gazetave duke thėnė se ata po e paraqesin Sukurin si krejtėsisht jo turk.
“Hakan Sukuri, njė vėlla i joni, duke qenė njė fėmijė shqiptari ka arritur qė ta djersitė si askush tjetėr fanellėn e kombėtares sonė. Ai ka shėnuar gola mė sė shumti pėr kombėtaren tonė, kurse disa gazetarė tė paturpshėm mundohen qė t’ia humbin meritat qė ka bėrė pėr shtetin tonė. Herė thonė kėshtu, herė ashtu, por fjalėt shkojnė e vijnė, ndėrsa veprat mbesin. Hakani me golat qė ka shėnuar ka arritur tė futet nė historinė e Turqisė dhe tani ėshtė ikonė e futbollit tonė”, ka deklaruar Erdogan.
Krijoni Kontakt