Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Planet greko–serbe për ndarjen e Maqedonisë

    Planet greko–serbe për ndarjen e Maqedonisë




    Në Maqedoni po debatohet lidhur me një libër grek të titulluar “Aleanca e Poshtër” e autorit Tahis Mihas, i cili hedh dritë mbi planet greko – serbe për ndarjen e Maqedonisë, transmeton INA.

    Kjo temë ka nxitur debate dhe analiza edhe te qarqet analitike dhe politike maqedonase, të cilët kanë komentuar librin dhe kanë vënë në shënjestër edhe planin e ndarjes në të cilin do të ishte përfshirë edhe Shqipëria.

    Në vitin 1992, në Athinë me nismë të kryeministrit të asaj kohe, Konstantin Micotakis ishin zhvilluar tri takime për ndarjen e Maqedonisë. Në takimin e parë, presidenti i Rumanisë kishte refuzuar propozimin e kryeministrit grek, ndërsa përfaqësuesit e Bullgarisë dhe ish-Jugosllavisë, kjo e fundit që udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviçi, kishin shprehur qëndrime të përmbajtura. Në këto takime nuk ishte ftuar Shqipëria. Në takimin e dytë, kësaj radhe pa Rumaninë, presidenti bullgar Zhelju Zhelev ishte shprehur i përmbajtur, ndërsa Sllobodan Millosheviç kishte kërkuar se duhet të pritet edhe pak kohë për shkak të angazhimeve të tij në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë. Ka pasur edhe takim të tretë, vetëm mes Micotakis dhe Millosheviçit, ku nuk ka pasur marrëveshje ashtu siç thuhet siç kishte dashur Micotakis.

    Vetëm pas përfundimit të këtyre tre takimeve, Shkupi zyrtar ishte njoftuar mbi zhvillimin dhe përmbajtjen e tyre. Plani për agresionin ushtarak grek ndaj Maqedonisë ishte vërtetuar edhe nga zyrtari grek i shërbimit sekret Glikaris.

    “Jo rastësisht edhe sot, Aleanca Greko – Bullgare dhe pjesërisht edhe me Rumaninë, përsërit planin, por tani duke bllokuar proceset euro-integruese të Maqedonisë për në BE. Kësaj radhe kjo shkon në mënyrë më të sofistikuar, për dallim nga plani i vjetër i agresionit. Edhe pas 20 viteve, politika strategjike greke është e udhëhequr nga përcaktimet e njëjta të definuar nga Micotakis dhe bashkëpunëtori i tij Samaras, i cili është kryeministër aktual i Greqisë”, shkruan gazetari maqedonas, Aleksandar Damovski. Plani greko – serb ishte i qartë që të përkufizohej ndarja e Maqedonisë dhe vendosja e kufirit midis Greqisë dhe Serbisë.

    /Shekulli Online/ E.L/

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Planet greko–serbe për ndarjen e Maqedonisë

    Jo more, sjane te verteta keto gjera..
    Vetem Shqiperia eshte faktor destabilizies ne rajon. Greqia edhe Serbia jane paqedashes edhe me pikepakmje perendimore.
    Z. Berisha eshte bere zedhenesi i Erdoganit qe do ti vej shkendijen Ballkanit.
    Protestoj fuqishem per keto lajme qe jane keqdashese per integrititetin e Shqiperise ne gjirin e familjes Europiane. Keto jane plane te osmallinjve Spahiu &Co.

    Ps: po tall ........

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Planet greko–serbe për ndarjen e Maqedonisë

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    Jo more, sjane te verteta keto gjera..
    Vetem Shqiperia eshte faktor destabilizies ne rajon. Greqia edhe Serbia jane paqedashes edhe me pikepakmje perendimore.
    Z. Berisha eshte bere zedhenesi i Erdoganit qe do ti vej shkendijen Ballkanit.
    Protestoj fuqishem per keto lajme qe jane keqdashese per integrititetin e Shqiperise ne gjirin e familjes Europiane. Keto jane plane te osmallinjve Spahiu &Co.

    Ps: po tall ........
    po kuptohet qe nuk jane te verteta,eshte turp qe flitet keshtu per keta 2 shtete fqinj kaq paqedashes qe na rrethojne....

  4. #4
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Planet greko–serbe për ndarjen e Maqedonisë

    Keta kan pasur plane eddhe per ndarjen e tokave shqiptare, por planet ua prishi USA.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Planet greko–serbe për ndarjen e Maqedonisë

    Greqia me mire le te behet gati qe nga teritoret e veta ti ndaj tokat qe i mban te pushtuara qe 100 vjet se per maqedoni ka pjerdh puna e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Doni-88 : 28-02-2013 më 16:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •