Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Më thuaj si e humbe, të të them si e ke jetën seksuale

    Më thuaj si e humbe, të të them si e ke jetën seksuale

    28 Shkurt 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

    Mënyra dhe rrethanat në të cilat personat e humbin virgjërinë lënë gjurmë gjatë gjithë jetës së dikujt, duke na bërë të mendojmë se adoleshentët duhet të jenë më të kujdesshëm

    Virgjëria

    Young woman lying on bed with hands clasped on forehead, looking up in thought

    couple making love

    Losing-virginity

    tumblr_mh2hqrbHH11qdloino1_500


    Kështu kanë zbuluar shkencëtarët e psikologjisë në Universitetin e Teksasit. Sipas studimit, sa më vonë që një person ta nisë jetën seksuale, jo vetëm që do të ketë një nivel më të lartë arsimi dhe të ardhurash, por shton edhe mundësitë që të mos zhgënjehet në pjesën tjetër të jetës prej të rrituri. Megjithatë studimi ka zbuluar se ata që fillojnë me vonesë jetën seksuale, janë më pak të pëlqyer për martesë dhe për të pasur marrëdhënie të zjarrta dashurie. Grupi i personave të studiuar përbëhej nga 1659 të rinj prej moshës 16 deri në 29 vjeç. E veçanta e studimit është se pjesëmarrësit u grupuan sipas moshës së fillimit të eksperiencës seksuale. “Të hershmit”, ishin ata që kishin filluar marrëdhëniet para moshës 15 vjeç, “në kohë” ata që i kishin nisur marrëdhëniet nga mosha 15-19 vjeç dhe të vonuarit, ata që i kishin filluar mbi 19 vjeç. Për të gjithë personat që pyesin veten se kur është koha e duhur për fillimin e marrëdhënieve, specialistët shprehen se kjo është diçka që varet nga partnerët. Ka mënyra të ndryshme për të treguar se jeni gati për momentin e shumëpritur, këtu përfshihen çastet kur ju nuk ndiheni në siklet teksa qëndroni të zhveshur përpara partnerit, apo edhe kur ndieni se puthjet mes jush janë vërtet shumë të ëmbla. Studimi gjithashtu pretendon se, koha në të cilën fillohen marrëdhëniet seksuale parashikon qëndrueshmërinë e lidhjeve të krijuara deri në moshën 30-vjeçare. “Të vonuarit” e marrëdhënieve seksuale shpesh janë shumë përzgjedhës në lidhje me vendosjen për një partner apo për fillimin e një lidhjeje. Kjo shpjegon se përse ata ngurrojnë për të hyrë në një marrëdhënie. Është zbuluar gjithashtu se të rinjtë janë më optimistë mbi jetëgjatësinë e dashurisë, duke treguar se personat nga 18-29 vjeç presin që martesa e tyre të zgjasë përjetësisht. Por edhe nëse ju e gjeni veten te personat që kanë filluar marrëdhëniet herët, lajmi i mirë është se një studim i mëparshëm ka zbuluar se adoleshentët që kanë kryer seks më herët se 15 vjeç, kanë më pak mundësi të kenë probleme me shkeljen e ligjit. Është shumë e rëndësishme të kuptohen sesa shumë ndikojnë marrëdhëniet seksuale në të ardhmen e jetës së njeriut. Nga ana tjetër, studiuesit e Universitetit të Tenesit dhe Misisipit kanë intervistuar 206 femra dhe 113 meshkuj në lidhje me kohën dhe mënyrën sesi ata e kanë humbur virgjërinë, sa të kënaqur ishin dhe sa prej tyre ishin penduar. Hera e parë përshkruhej prej të gjithëve me terma si: “e sikletshme”, “negative”, “lidhje”, “muzg”. Atyre iu kërkua të tregonin për jetën e tanishme seksuale në lidhje me kontrollin, kënaqësinë dhe mirëqenien e përgjithshme. Pastaj për dy javët e ardhshme, personave të studiuar iu kërkua të mbanin ditarë seksualë, për të përshkruar dhe vlerësuar të gjitha marrëdhëniet e tyre seksuale apo takimet që kishin si qëllim seksin. Personat që kishin kaluar në mënyrë të këndshme herën e tyre të parë, u shprehën se eksperiencat e ardhshme kishin sjellë shumë kënaqësi dhe se kishin kaluar më pak depresion seksual. Të ndierit të dashuruar dhe të respektuar nga partneri i tyre kishte shtuar kënaqësinë emocionale dhe fizike më vonë dhe kishte ndikuar në mënyrën sesi personat në fjalë, kishin kaluar situatat e vështira në të ardhmen. Grupi i të studiuarve, të cilët herën e tyre të parë e kishin kaluar me stres dhe ankth, ishte i ekspozuar drejt një niveli më të ulët të kënaqësisë. Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se humbja e virgjërisë është më shumë se vetëm një pikënisje për jetën seksuale, duket se ajo sjell pasoja në vitet e ardhshme. Megjithatë ky studim nuk provon se domosdoshmërisht personat që e kanë humbur virgjërinë në mënyrë të dhimbshme kanë pasur një jetë seksuale të tillë, autorët e studimit kanë si qëllim parësor nënvijëzimin e idesë se, mendimet që kemi krijuar nga hera jonë e parë ndikojnë shumë në përvojat e mëpasshme.

    http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...eten-seksuale/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Më thuaj si e humbe, të të them si e ke jetën seksuale

    Tani e kuptova pse nuk jam problematik,

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anëtarësuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Për: Më thuaj si e humbe, të të them si e ke jetën seksuale

    Motivet për të cilat gratë ndahen nga burrat e tyre

    Jeta e çiftit nuk është kurrë e lehtë: ajo është e ndërtuar mbi kompromise, mbi pranimet e defekteve të tjetrit, mbi dëshirën për të bërë bashkë një rrugë të përbashkët, përtej dallimeve të dukshme, duke i kaluar ato. Deri sa gjithçka rregullohet falë dashurisë, ekuilibri midis çifteve vendoset mjaft mirë.

    Por shpesh, sidomos këto vitet e fundit, ekuilibri thyhet dhe bashkëjetesa midis tyre bëhet e vështirë, madje arrin një moment kur ajo bëhet e pamundur. Atëherë kërkohen distancimet jashtë marrëdhënies dhe thuhet fjala e fundit. Burrat dhe gratë natyrisht janë të ndryshëm për nga ana e ndjeshmërisë. Ekzistojnë gjëra dhe situata që seksi femëror nuk arrin t’i pranojë, duke preferuar të thyejë në vend që të bëjë përpara në raste pakënaqësish dhe hidhërimi. Revista “Cosmopolitan” ka realizuar kohët e fundit një sondazh te një numër grash, për të kuptuar shkaqet kryesore që i kanë çuar ato të ndërpresin një marrëdhënie, një bashkëjetesë apo të ndahen nga bashkëshorti. Përgjigjet e tyre ishin të shumta dhe të ndryshme, por ne po ju sjellim 10 më të shpeshtat:

    Pak dashuri (39,7%)

    Sipas një përshkrimi, gratë janë romantike dhe i atribuojnë një rëndësi shumë të madhe ndjenjave, për të cilën ajo e ka të vështirë të marrë më të mirën. Nëse tek ndonjëri prej tyre ndjenjat kanë tendencë të largohen, atëherë për mashkullin nuk ka shpëtim. Historisë së shpejti do t’i vijë fundi dhe viktimës së pashmangshme do t’i tregohet dera.

    Tradhtia (36,6%)

    Të mos qenët besnik, për seksin femëror ka të bëjë drejtpërdrejtë me zemrën. Ndërsa për atë mashkullor, në shumicën e rasteve, është një qëllim në vetvete, pa përfshirë ndjenjat. Femrat arrijnë të falin me shumë vështirësi partnerin e tyre kur ai i tradhton, ndërsa në të kundërt, nëse janë ato që tradhtojnë, atëherë ato i mbajnë “këmbët në të dyja këpucët”.

    Gënjeshtrat dhe mungesa e besimit (29,3%)

    Gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra dhe dihet që burrat nuk e marrin parasysh këtë gjë. Harrojnë për gënjeshtrën që kanë thënë, bien menjëherë në kontradiktë dhe zbulohen. Një gënjeshtër harrohet me vështirësi dhe kjo padyshim do të sjellë natyrshëm mungesë besimi, i cili është thelbësor në marrëdhëniet në çift.

    Grindje të vazhdueshme (29,1%)

    Gjinia femërore karakterizohet nga ndjeshmëria dhe për nga natyra kritike. Grindjet e vazhdueshme e lodhin pa masë dhe e mërzisin shumë, derisa vendosin t’i japin fund një marrëdhënieje.

    Romanticizëm i pamjaftueshëm (21,1%)

    Është një nga akuzat e përgjithshme që u bëhen meshkujve: nuk dinë të jenë romantik. Femrave u pëlqen shumë të marrin lule, ndonjë dhuratë të papritur, një darkë nën dritën e qirinjve, një shëtitje nën dritën e hënës…dhe nëse partneri nuk arrin ta kuptojë dhe ta manifestojë këtë tip ndjeshmërie, të paktën vetëm një herë, atëherë rreziqet e një largimi në nivel emocional bëhen shumë konkrete.

    Dëshira për të dalë me mikeshat (21,1%)

    Ajo çfarë mund të duket e parëndësishme në dukje, në një afat të gjatë kohe mund të ndikojnë në një marrëdhënie. Jo gjithçka, domosdoshmërisht duhet të bëhet bashkë, çdokush duhet të ketë hapësirën e tij në jetë. Ta ndalosh të fejuarën ose gruan që të kalojë një mbrëmje mes shoqesh, apo kolegesh, pa praninë e tij, është shumë e gabuar. Më mirë lëre të shkojë, të dalë. Në të kundërt, ajo do të ndihej e “mbytur” dhe do t’i mungonte besimi i partnerit. Edhe kjo gjë mund të jetë një arsye e drejtë që çon drejt shkatërrimit një lidhje apo një martesë.

    Mungesa e ambicies (20,6%)

    Një burrë pasiv, pa asnjë motiv në jetë apo në profesion, tek partnerja krijon vuajtje. Ende është i fortë miti i burrave biznesmenë, të suksesshëm, tërheqës, seksi, faktorë që e bëjnë femrën krenare për partnerin e saj.

    Largësia (20,2%)

    Thuhet “larg syrit, larg zemrës”. Në ditët e sotme marrëdhënia në distancë është e vështirë. Akoma më keq martesa. Jeta u imponon shumë çifteve këtë lloj situate, që me kalimin e kohës largon dhe zbeh dashurinë.

    Të mos rënit dakord me familjen dhe me miqtë e tij (18,9%)

    Në momentin që femra martohet, ajo duhet të marrë përgjegjësinë për raportet me familjarët apo miqtë e partnerit të saj. Ndodh që me ta të mos krijojë një marrëdhënie miqësore. Ndihet shumë e lodhur nga prania e tyre, sidomos nëse bëhet fjalë për vjehrrën.

    Seksi (15,7%)

    Nëse funksionon, ai është arsye për martesë, nëse jo, për shkak të tij dalin probleme. Seksualiteti në çift është një element thelbësor, nëse nuk funksion, atëherë ju jeni në telashe.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Më thuaj si e humbe, të të them si e ke jetën seksuale

    Krejt ato jane Dokrra(Statistikat dhe Perqindjet) dhe pjeserishte me argumente shkencore,Burri e dikton lumturin e familjes,thenja e popullit mjafton: Burri i Fuqishem ne shtrate ,lumturiae e gruas ne familje,e kur gruaja eshte e lumtur ne familje te gjithe pastaj jemi te lumtur,pra sa me shum aktivitete ne boten e fantazive.....pastaj gjithqka eshte ne rregulle,pra mos harroni thojne por eshte edhe e vertet Gruaja dhe burri e prek qjellin e shtat vetem ne kohen e kulminacionit te.........
    VENI,VIDI,VICI

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Denata
    Anëtarësuar
    26-06-2011
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    130

    Për: Më thuaj si e humbe, të të them si e ke jetën seksuale

    Nese sdo kish statistika, atehere tere kto profesione do ishin kot , leri te tjeret te pyesin, te punojne e te marin ndonje rroge :P ( ishte ne forme shakaje kjo )

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Më thuaj si e humbe, të të them si e ke jetën seksuale

    Citim Postuar më parë nga Denata Lexo Postimin
    Nese sdo kish statistika, atehere tere kto profesione do ishin kot , leri te tjeret te pyesin, te punojne e te marin ndonje rroge :P ( ishte ne forme shakaje kjo )
    Na mundemi te bejme lloj-lloj llogaritje,por duhet te kemi parasyshe aspektet natyrore dhe specifikat biologjike te njeriut si specie speciale ne ket bote,pra gjdo gje qe eshte jo natyrore dhe jonormale eshte e deshtueshme sepse natyra (ZOTI) pastaj Hakmirret per ti kthyer gjerat ne ekuiliber,prandaj edhe seksi i ka konditat e veta pra knaqsia dhe shtimi biologjike,e tera kjo eshte si monedha me dy fytyrat qe posedon,nuk mundesh ta keshe njeren pa e shijuar edhe tjetren ane te monedhes.
    VENI,VIDI,VICI

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anëtarësuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Për: Më thuaj si e humbe, të të them si e ke jetën seksuale

    Mund te me thote kush mua, se si e kam kete gjojen,
    pasi u dhunova mizorisht nga ca goca te pashpirta ne moshen me delikate?
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •