Dhimbjet muskulore, pasojat e kësaj sëmundjeje

Kjo dhimbje muskulo-skeletike kronike, qe para viteve ‘90 ngatërrohej me “reumatizmin psikogen”, fibrozitin” ose “myelasthenin”, ne saje te studimeve intensive, te bera nga Kolegji Amerikan i Reumatologjise, njihet me emrin Syndromi i Fibromyalgise (FMS). Prevalenca e kësaj sëmundjeje ndryshon nga nje shtet ne tjetrin, por merret gjithnjë relative, per shkak te mungeses se nje diagnostikimi te sakte.

Ajo qe mbetet pothuaj konstante është frekuenca 5-6 here me e shpeshte te femrat e moshës 50-60-vjeçare. Pasojat e FMS ne cilësinë e jetes se individit dhe funksionet jetësore janë te krahasueshme me artritin reumatoid. Me tepër se 30% e pacienteve me FMS jane te detyruar, me shume sforco, te qëndrojnë ne pune, madje 15% e tyre paguhen per invalidë te pjesshëm. Pjese e kulturës qytetare duhet te jete marrja e informacionit paraprak per FMS, per t’u drejtuar te specialiste përkatës. Ky është dhe qëllimi i këtij shkrimi, i cili ka si objektiv promovimin e masave, mjeteve apo orientimeve per parandalimin ose te paktën zbutjen e impaktit te kësaj sëmundjeje me pasoja sociale. Historiku i sëmundjes: Një dhembje muskulo-skeletike e përhapur qe te shqetëson prej disa muajsh, se paku mbi tre muaj, e favorizuar nga infeksione kronike, nje aksident i rende ose mbi bazen e nje stresi te hershem shume te fuqishëm. Kontraktura muskulore te dhimbshme (te paktën ne 11 pika te trupit nga 18 qe jane gjithsej. Nje shtypje me gisht ne keto pika provokon dhimbje te forte (e matur me algometer eshte 4 kg). Me gjuhen e specialitetit keto pika quhen tender points (TePs). Ndoshta do ta konsideronim gjysmen e se keqes problemin e dhimbjes muskulo-skeletike, sic eshte ajo qe ka te beje me pozicionin e keq te qendrimit; disfunksioni myofascial kronik. Personi qe vuan FMS ankohet per prishje gjumi, ngrirje dhe ftohje te qafes dhe gjymtyrëve, dobësi trupore, sistem nervor te acaruar, çka e bën te gatshëm për t’u konfliktuar per shkaqe te pamotivuara, urinim i shpeshte, qe me analiza rezulton steril, kolit neurogen i shoqëruar me konstipacion ose diarre, renie e dëshirës seksuale etj. Depresioni nervor përshkruhet ne 4% te pacienteve me FMS, nga 20% qe ndeshet te te semuret e shtruar per shkaqe te tjera. Ankthi prek 51% te pacienteve me FMS, kurse ngacmimi i zorrës se trashe ndodh ne 70% te tyre. Për sa i përket faktorit kauzal te kësaj sëmundjeje, kohet e fundit, hipoteza me e pranueshme eshte predispozicioni gjenetik, (trashegimia). Këta individe trashegojne crregullimin e funksioneve te neuroendokrinave, neurotransmetuesve dhe neurosensoreve. Pasoje e ketyre tre disfunksioneve jane shenjat klinike qe shpjeguam me siper. Ajo çka është me e rëndësishme per lexuesin ka te beje me zgjidhjen ose te paktën trajtimin e këtij problemi.

Short URL: http://www.gazetarepublika.al/?p=44699