Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Saimo79
    Anëtarësuar
    19-06-2012
    Postime
    36

    "Agimi i Artë", lëvizje për indoktrinimin e fëmijëve të vegjël

    Anila Jole


    Partia greke “Agimi i Artë” bën hapin e ri dhe më të rrezikshëm, duke ndërmarrë veprime konkrete për të edukuar te brezi i ri ideologjinë e saj të racizmit, urrejtjes për emigrantët dhe superioritetin për shpirtin dhe historinë helene.

    Neonazistët grekë kanë nisur katekizmin me fëmijët nga mosha 6 vjeç, të cilët i quajnë "miqtë e vegjël të lëvizjes". Kjo lëvizje e re njoftohet në faqen zyrtare të partisë dhe dëshmohet me fotot e publikuara aty, ku sqarohet se moshat e vogla janë të përshtatshme për të mbjellë standarde të reja. "Fëmijëria është e përshtatshme për të krijuar tendencat dhe idealet përmes imagjinatës", specifikohet në tekstin e deklaratës.

    Sipas njoftimit, seanca e parë është zhvilluar të shtunën në Artemis të Atikës, me qëllim zgjimin shpirtëror të fëmijëve. Rreth 20 fëmijë të moshës 6-10 vjeç kanë qenë me prindërit e tyre në zyrat lokale të Agimit të Artë, në Atikën Lindore të shtunën. "Nëpërmjet ilustrimit me video, dy mësues të organizatës lokale iu kanë folur fëmijëve për lindjen e botës së lashtë, për mendimin e lashtë grek, perënditë madhështore, dhe për besimin e krishterë", thuhet në njoftim, ku sqarohet se këto veprime janë "përpjekje për rigjenerimin e shpirtit grek." Nën parimin “trup i shëndoshë, mendje e shëndoshë”, Agimi i Artë deklaron se zgjimi shpirtëror interaktiv do të vazhdojë në ditë dhe orare të caktuara, në përpjekje për ringjalljen e kulturës greke.

    Me moton ''Për një Greqi të pastër”, “Greqia është e grekëve'' apo ''Jashtë emigrantët'', Agimi i artë është një organizatë raciste, me ideologji naziste, që adhuron Hitlerin. Neonazistët grekë njihen për aksionet kundër emigrantëve në Greqi, për dhunën verbale dhe fizike që ushtrojnë kundër tyre. Kjo parti predikon krenarinë kombëtare duke kundërshtuar marrëveshjet me të huajt, dhe me sa duket edhe për këtë arsye, hyri për herë të parë në parlamentin e një vendi si Greqia, ku ka lindur demokracia dhe vazhdon të rrisë mbështetjen.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: "Agimi i Artë", lëvizje për indoktrinimin e fëmijëve të vegjël

    Citim Postuar më parë nga Saimo79 Lexo Postimin
    Anila Jole


    Partia greke “Agimi i Artë” bën hapin e ri dhe më të rrezikshëm, duke ndërmarrë veprime konkrete për të edukuar te brezi i ri ideologjinë e saj të racizmit, urrejtjes për emigrantët dhe superioritetin për shpirtin dhe historinë helene.

    Neonazistët grekë kanë nisur katekizmin me fëmijët nga mosha 6 vjeç, të cilët i quajnë "miqtë e vegjël të lëvizjes". Kjo lëvizje e re njoftohet në faqen zyrtare të partisë dhe dëshmohet me fotot e publikuara aty, ku sqarohet se moshat e vogla janë të përshtatshme për të mbjellë standarde të reja. "Fëmijëria është e përshtatshme për të krijuar tendencat dhe idealet përmes imagjinatës", specifikohet në tekstin e deklaratës.

    Sipas njoftimit, seanca e parë është zhvilluar të shtunën në Artemis të Atikës, me qëllim zgjimin shpirtëror të fëmijëve. Rreth 20 fëmijë të moshës 6-10 vjeç kanë qenë me prindërit e tyre në zyrat lokale të Agimit të Artë, në Atikën Lindore të shtunën. "Nëpërmjet ilustrimit me video, dy mësues të organizatës lokale iu kanë folur fëmijëve për lindjen e botës së lashtë, për mendimin e lashtë grek, perënditë madhështore, dhe për besimin e krishterë", thuhet në njoftim, ku sqarohet se këto veprime janë "përpjekje për rigjenerimin e shpirtit grek." Nën parimin “trup i shëndoshë, mendje e shëndoshë”, Agimi i Artë deklaron se zgjimi shpirtëror interaktiv do të vazhdojë në ditë dhe orare të caktuara, në përpjekje për ringjalljen e kulturës greke.

    Me moton ''Për një Greqi të pastër”, “Greqia është e grekëve'' apo ''Jashtë emigrantët'', Agimi i artë është një organizatë raciste, me ideologji naziste, që adhuron Hitlerin. Neonazistët grekë njihen për aksionet kundër emigrantëve në Greqi, për dhunën verbale dhe fizike që ushtrojnë kundër tyre. Kjo parti predikon krenarinë kombëtare duke kundërshtuar marrëveshjet me të huajt, dhe me sa duket edhe për këtë arsye, hyri për herë të parë në parlamentin e një vendi si Greqia, ku ka lindur demokracia dhe vazhdon të rrisë mbështetjen.
    Po le te vene njehere ne zyren e emigracionit ne Canada e te shikojme se sa greker kane shkruar emrin atje,pastaj ne australi,americe etj.Ajde ajde se cvete,ky eshte kulmi te behet gjifti arvanitas racist nazist,hape e dhe te futemi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •