Te dashur bashkeatdhetare!
Keto dite me ra ne dore nje liber, te cilin e lexova me nje fryme. Ky liber ishte ditari i nje djali refugjat qe humbi jeten ne moshen 18 vjecare ne nje aksident automobilistik 11 vjet me pare, ketu ne Itali .
Kete djalosh pata fatin e keq ta njoh dhe une nepermjet telefonit... I gjetem pune ne nje fabrike ketu, me ndihmen e Zotit Masrur Imani , dhe pikerisht kur ne e prisnim per te filluar jeten e re, kjo jete iu fik ne lulen e rinise.
Por fjala e tij, nuk mbeti e pathene. Ai del para lexuesve nepermjet ketij ditari, te botuar pas vdekjes nga familjaret e tij, me ate boten djaloshare te nderlikuar e te thjeshte, nje vezullim trondites dhe i dashuruar me jeten e re, me punen , me familjen e me atdheun qe e lindi dhe e rriti.
Fjalet e tij te pathena jane te gjalla dhe ashtu do mbeten perjete.
Djaloshi quhej Gentur Lleshi , te cilit i kemi bere dhe nje perkujtimore me foton e tij ne te hyre te Triestes .Kjo perkujtimore eshte kthyer ne nje simbol te te gjithe refugjateve te rene neper rruget e panjohura te "Shpreses se madhe" ne emigracion. Dhe sot asaj fotografie i jane shtuar neper vite dhe fotografi te tjera.. te duarve te njoma te kallove.
Aresyeja qe me shtyu te shkruaj kete shkrim, ishte endrra makabre e vdekjes se tij , qe e kishte pare nje jave para se te vdiste dhe hedhur ne kete ditar ,qe u gjet e u lexua pas vdekjes tragjike te tij.
Aksidenti i kesaj tragjedie ka ndodhur pikerisht ashtu si e ka shkruar ne ditar dhe qe i eshte bashkangjitur ketij libri qe mban te njejtin titull:
"Enderra e vdekjes sime"
" Po kjo enderr nuk me hiqet nga mendja ...Po e shenoj shkurt, sepse ne te vertete ,qe ta pershkruash ne te gjitha detajet duhet pena e holle e nje psikoanalisti.Enderr e lebetitur, e tmerrshme, por e jetuar intensivishte :
"Po udhetoja me nje makine te vogel , nuk me kujtohet marka dhe as ata me te cilet udhetoja.Ishin njerez hije.Rruga shkonte mbi nje gremine buze detit, ndoshta si ato prane Triestes.Shoferi dhe ai djalosh si puna ime kthehet pa pritur ne autostrade.Ne drejtimin ton dritandezur dhe me shpejtesi vjen nje makine.U perplas.Une humba ne erresire:As vet nuk e di se si dola nga trupi im i sakatosur.Erdhen ca puntore te rruges.Pastaj erdhi policia rrugore.Trupi im ne spital. Mjeket e pan te pamundur heqjen e organeve te mija per t'i transplantuar diku ne nje trup tjeter Kishte kaluar kohe .Te nesermen erdhen shoket e mi Me ēuan ne kishen e Basalghell-es Mesha e Don Adrianos ,Angelica Silverio , Severa, Guerrino qanin .Une i shihja mbi kokat e tyre.. Arkivoli ishte mbuluar me xham Nje arkivol i bukur i mrekullushem .Pastaj trupin tim e cuan ne morgun frigorifer
Me ne fund zoti Setten teper i interesuar e ēoi arkivolin tim ne Rome me avionin e tij personal.
Te gjithe shoket me shoqeruan ne aeroplan nga Roma ne Rinas ku me priste nje rurme e madhe Nga Rinasi per Berat dhe atje nje turme e madhe dhe e pambaruar njerzish.Une fluturoja si shpirt permbi kokat e tyre si ne film.E kuptoja padukshmerine time dhe e vleresoja tragjedine time dhe te familjes sime te shkretuar ...E tmerrshme !Sme hiqet nga mendja kjo enderr ! ēfar do te jet kjo? nje paralajmerim? ēfar do me dali valle?
Castet e fundit nuk e di si u fut shpirti ne trupin tim , as nuk e mbaj mend.Ndoshta ka qene pikerishte casti i zgjimit ...
S'me hiqet nga mendja.. Kam lexuar diku se c'far mund te bej njeriu kur sheh vehten ne enderr keshtu( me kujtohet gjyshja , qe me thoshte qe te nesermen taks dicka ( ndaj dicka dhe te shtohet hymri) Po, do gjej ndonje plak ti jap dicka
Ja dhe c'kam lexuar kur sheh ndonje enderr te lemerishme si kjo imja
Duhet zbatuar pikat e te ashtuquajtures "dekalog Butesie" Mund te eksistoj nje udherrefyes i tille moral, pse jo? Te dhjete pikat e tij jane
-Butesia eshte e pranishme , nuk ka ndonje arsye per te mos ndenjur me te
-Flisni gjithnje pak, por cdo dite
-Rrituni se bashku , vazhdimisht
-Ji shpirtdhemshur
Ji i njerzishem .Dashuria nuk pranon veprime te kqija
-Zbulo anen e mire dhe te bukur te njerezve dhe kur ata bejne gjithshka per ta fshehur
-Mos ju tremb keqkuptimeve dhe zenkave.Vetem te vdekurit dhe indiferentet nuk zihen kurre
-Mos i nderliko gjerat.Mos u fut ne ngacmimet e vogla dhe ne shpirtvogelsine e perditeshme
-Vazhdo te qeshesh ,Mbaje zemren ne gjalleri dhe mbroje nga shqetesimet"
Po mire po keto pse mu kujtuan? Ne fakt keto qe kam lexuar me vone , i kisha degjuar kush e di sa here si pika e shiut qe bie ne nje vend edhe prej gjyshes sime te mire
Edhe librat e kan burimin nga populli dhe morali i brezave..eh! kjo enderra..
Genti...
VitoreStefaLeka
Krijoni Kontakt