Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Bosët shqiptarë të seksit ne emigracion!

    .

    Bosët shqiptarë të seksit


    --------------------------------------------------------------------------------

    Tony Thompson "The Guardian"

    Oksana Rodionova mbërriti në Britani me një vizë studenti për të studiuar gjuhën angleze në një kolegj në Padington. Edhe pse u regjistrua në kolegj, vajza ruse nuk ndoqi asnjë leksion të vetëm. Në vend të kësaj, ajo punoi si prostitutë. Për të hyrë në Britani dhe, për të siguruar klientët, ajo u kishte paguar trafikantëve rusë disa mijëra paundë, ndaj hyri shpejt në borxhe. Megjithatë fitonte shumë dhe kështu ndihmonte edhe familjen e saj. Në mars Rodionova u gjet e masakruar në apartamentin e saj dhe, sipas policisë, kjo vrasje mund të ketë lidhje me një luftë të ashpër për të marrë kontrollin e tregtisë fitimprurëse të prostitucionit. Deri vonë kjo tregti ishte tërësisht në duart e mafies ruse, por kohët e fundit shumë trafikantë shqiptarë po hyjnë fuqishëm në këtë biznes. Një skuadër e posaçme e policisë britanike është ngritur për të gjurmuar dhe kapur 24 bosët e tregtisë së seksit në Londër dhe në qendër është elementi shqiptar. Në Europë bandat shqiptare u përqendruan fillimisht në tregtinë e seksit dhe më pas e shtrinë aktivitetin e tyre edhe në trafikun e heroinës. Këto grupe njihen për prirjet e dhunshme. Policia beson që, nëse konkurrenca nuk do të ndalet, do të ketë përplasje të përgjakshme mes tyre dhe trafikantëve turq e pakistanezë për të siguruar kontrollin e tregut të heroinës në Britani. 70 rrëmbime gjatë 12 muajve të fundit janë lidhur me shqiptarët dhe ekziston frika se hakmarrja, të cilën ata e sjellin nga Shqipëria, mund të shpërthejë edhe në Britani. Vrasja e Denis Cekës, trupi i të cilit u gjet i masakruar në një ndërtesë në aeroportin londinez apo vrasja e Perparim Jalajt në Luton, te dyja kishin lidhje me fijet e hakmarrjes që vinin nga Shqipëria.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    25
    Pèr mendim tim kjo gjè e mirè nuk èshtè.
    Po dhe kèto lloj gjèrash ne na i mèsoj bota e jashtme,
    pra na i mèsuan vetè kèto,dhe si gjithmonè ne shqiptarèt
    dalim gjithmonè ne qendèr tè vèmendjes.
    Sa pèr punèn e rrèmbimit tè vajzave,unè jam 99%e bindur qè
    nèse njè vajè nuk don vetè,as kush nuk e merr nè qafè.
    Me respekt Deti
    Nuk i kam kèrkuar askujt tè lind.
    Prandaj dua ta jetoj jetèn si tè dua.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Zymyli
    Anëtarësuar
    29-05-2003
    Vendndodhja
    ny
    Postime
    12
    Ka thone i vjetri ( me mire te dali syni se nomi) Po neve shqiptarve na kan dal te dyja. 50 vjet komunisem na la mbrapa,po kjo nuk do te thote qe te hidhemi ne humnere. Nuk me bohet shume vone se ca thote bota per ne,po te pakten per nderin e secilit prej nesh kto gjona nuk duhet te ndodhin. Me vje keq kur nigjoj qe ky shqiptar u vra ose u dogj i gjall, kjo shqiptare u rrembye ose u perdhunua, gocat shqiptare ne Itali mbahen me nome si prostituta. Eshte kjo ftyra qe do ti veshim vetes ose familjes? JO per mu te pakten. Mos e degjenerojm veten, familjen edhe kombin vetem per pare. Parja iken e vje, por Nderi shko e s'vje mo.

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •