Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,958
    Postimet nė Bllog
    18

    Talenti 9-vjeēar, pianisti Orenc Graca

    Fitues i pesė konkurseve kombėtare dhe ndėrkombėtare

    Pianisti 9-vjeēar

    Talenti i Orenc Gracės, nxėnės nė klasėn e tretė tė shkollės sė muzikės “Onufri” dhe dashuria e tij pėr muzikėn


    Bardha Nergjoni

    Tashmė ēdo konkurs pėr Orenc Gracėn ėshtė 100 pikė nė 100 tė mundshme. Ai ėshtė vetėm 9 vjeē dhe ka arritur tė fitojė pesė ēmime kombėtare dhe ndėrkombėtare deri nė dhjetor tė vitit 2012. Quhet Orenc Graca dhe ėshtė nė klasėn e tretė tė shkollės sė muzikės “Onufri” nė Elbasan. Gjithkush qė do ta shikonte e mė pas do ta dėgjonte, do tė dashurohej me kėtė talent nė piano. Ai nuk ėshtė vetėm njė pianist i mirė, ėshtė edhe njė nxėnės shumė i mirė nė mėsime, i gjallė dhe mjaft aktiv. Familja e mbėshtet nė gjithēka dhe tashmė rruga drejt suksesit ėshtė njė lojė pėr tė. Nė 5 pjesėmarrje ėshtė vlerėsuar nė maksimumin e pikėve, kur ka vetėm dy vjet qė ka njohur pianon. Mėsuesja e tij, Violeta Sulkuqi, tregon se janė tė rrallė nxėnėsit si Orenci. Ndėrsa nėna e tij, Lusena Graca, ėshtė ajo qė ka zgjedhur rrugėn pėr tė birin. Ajo ėshtė pėrkushtuar nė maksimum qė i biri tė bėhet pianist dhe tė ndjekė rrugėn e artit.

    Emri:  DSCF1260-150x150.jpg

Shikime: 180

Madhėsia:  8.8 KB

    Lusena ka qenė nxitėsja kryesore dhe madje i ka zgjedhur edhe instrumentin muzikor qysh nė klasėn e parė. Kjo, edhe pėr faktin se nė familjen e saj ka muzikantė dhe kėtu do tė pėrmendnim kushėrirat e para, motrat Libohova qė janė edhe njė nxitje pėr tė, qė i biri tė ndiqte muzikėn. E gjithė familja ėshtė e angazhuar qė Orenci tė japė maksimumin e tij nė piano. Nė fakt ai ėshtė njė fėmijė qė kėrkon maksimumin nga vetja dhe e realizon nė perfeksion ēdo pjesė, duke arritur rezultate maksimale. “Mund tė them qė Orenci dallohej pėr prirjet e tij qysh mė moshėn 3-vjeēare. Nė kopsht, ai u angazhua menjėherė nė njė kompeticion qė ėshtė bėrė, maratona e kopshteve tė qytetit me kėngė dhe kėrcim. I gjithė ky angazhim e dalloi nga fėmijėt e tjerė. Nuk doja ta lija pėrgjysmė kėtė dėshirė tė tij. Kėshtu vendosa ta dėrgoj nė shkollėn e muzikės. Aty duhet tė zgjidhte instrumentet. Zgjodha pianon, pasi ėshtė njė instrument dinjitoz dhe fėmijėn e shikoja mė mirė aty”, shprehet nėna e talentit vetėm 9 vjeē. Sipas saj, janė mėsuesja Violeta Sulkuqi dhe drejtori i shkollės, Astrit Lopari, ata tė cilėt me angazhimin e tyre e kanė bėrė mė tė lehtė ndjekjen e rrugės sė talentit pėr djalin e saj. Familja e ndjek nė ēdo aktivitet dhe dėshiron qė Orenci tė japė maksimumin nė piano. Sa i pėrket tė ardhmes, Lusena shprehet se vizioni i saj pėr tė birin ėshtė shumė larg. “Tė vazhdojė pėrpara dhe tė bėhet njė pianist i famshėm”, ėshtė dėshira e pėrbashkėt pėr njė talent qė shkėlqen.

    Emri:  DSCF1262-150x150.jpg

Shikime: 187

Madhėsia:  7.8 KB

    Ndėrsa mėsuesja e tij, Sulkuqi, shprehet se qė nė fillim tė shkollės Orenci spikati pėr talentin e veēantė. “Ky talent mė ngacmoi pėr tė bėrė njė punė tė diferencuar, pėr ta ndihmuar dhe zhvilluar kėtė pianist tė vogėl qė po rritet. Ka njė shprehje shumė tė natyrshme tė muzikalitetit dhe njė komunikim perfekt. Transmeton shumė natyrshėm muzikalitetin e tė gjitha stileve tė pjesėve qė ka luajtur deri tani. Ėshtė njė fėmijė i aktivizuar edhe nė fusha tė tjera, si nė kėngė, nė recitime, balet dhe ka spikatur edhe aty duke fituar ēmime”, shprehet mėsuesja. Por, sa i pėrket sekretit qė Orenci tė arrijė kėto rezultate, mėsuesja tregon se pėrveē talentit qė e ka tė lindur, Orenci bėn njė punė sistematike, si nė shtėpi, ashtu edhe nė shkollė. “Tek ai janė tė kombinuara talenti, pasioni dhe puna. Kemi gjetur formulėn e pėrbashkėt familje, mėsues dhe nxėnės pėr tė arritur nė njė periudhė kaq tė shkurtėr kėto rezultate”, tregon Violeta Sulkuqi.

    Emri:  familja-Graca-pas-pjesmarrjes-ne-nje-konkurs-150x150.jpg

Shikime: 187

Madhėsia:  8.3 KB


    Qė nė klasėn e parė, 9-vjeēari spikati nga nxėnėsit e tjerė gjatė realizimit tė pjesėve, si pėr sa i pėrket vėshtirėsisė sė materialit ashtu edhe nivelit tė realizimit tė tyre. Ėshtė aktivizuar nė tė gjitha koncertet e shkollės. Ka realizuar me nivel tė lartė tė gjitha performancat e tij. Orencit nuk i mungojnė edhe ēmimet pėr punėn e kryer. Nė pjesėmarrjen e parė nė konkursin ndėrkombėtar EPTA, ai spikati dhe u vlerėsua me ēmimin absolut pėr kategorinė e tij, pra me 100 pikėt maksimale. Nė klasėn e dytė ishte sėrish pjesėmarrės nė kėtė konkurs, i cili gjykohet nga njė juri e huaj, pedagogė dhe pianistė nga Kanadaja, Anglia, Italia e Gjermania, ku sėrish u vlerėsua me ēmimin absolut prej 100 pikėsh. Nė konkursin pėrfundimtar, po nga EPTA qė realizohet me fituesit, ai u vlerėsua me ēmimin “Karola Grindea”, e cila ėshtė edhe themeluesja e kėtij konkursi nė Angli. Ka marrė pjesė edhe nė dy konkurse jashtė kufijve. Nė Prishtinė, me tė gjitha instrumentet dhe fitoi sėrish nė kategorinė e tij ēmimin absolut 100 pikė dhe vendin e tretė nė Grand Prix me tė gjithė fituesit nga tė gjitha instrumentet.

    Po kėshtu, mė 6 tetor mori pjesė nė njė konkurs internacional nė Bitola tė Maqedonisė. Sėrish u vlerėsua me ēmimin absolut 100 pikė. Aty iu propozua nga njė anėtare e jurisė, pianiste e njohur, nxėnėse e Emil Gilels, pianist i madh rus, pjesėmarrja nė njė konkurs ndėrkombėtar nė Bullgari. Konkursi i fundit, ku Orenci mori sėrish vlerėsim absolut, u zhvillua me rastin e 66-vjetorit tė shkollės artistike “Jordan Misja”. Ky ishte edhe takimi i tretė kombėtar me duete pianistike tė organizuar nga EPTA Albania Tiranė 2013. Nė tė gjitha konkurset, ku Orenci ka marrė pjesė, ėshtė vlerėsuar maksimalisht.

    Shqip
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Pėr: Talenti 9-vjeēar, pianisti Orenc Graca

    Bravo.I uroj suxese te metejshme vogelushit.
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •