Nis procesi per heqjen e mandatit te Fidel Yllit

Rozeta Rapushi

Kuvendi nis procedurat per heqjen e mandatit te deputetit socialist, Fidel Ylli. Keshilli i Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve nisi dje shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh te Partise Demokratike per heqjen e mandatit te deputetit socialist, me pretendimin se ka shkelur kushtetuten. Ne emer te grupit te deputeteve demokrate, Edi Paloka, argumentoi se demokratet kerkojne heqjen e mandatit te deputetit Ylli, pasi ka shkelur nenin 70 te Kushtetutes dhe ndaj ceshtja duhet te shkoje ne Gjykate Kushtetuese. Paloka tha se e deputeti socialist ka rezultuar te jete ortaku i vetem i nje radioje, ne dhjetor te vitit 2009, nderkohe qe ai ishte shpallur deputet, me vendim te KQZ-se, qe ne gusht te ketij viti. “Sic dihet dhe sic percakton ligji, frekuencat e radiove dhe televizioneve jane pasuri publike. Kushtetuta thote se deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese, qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre. Pas kater muajve ne shkelje te hapur me Kushtetuten dhe ligjet e vendit, zoti Ylli rezulton te kete bere nje shitje fiktive te radios, duke e kaluar ate ne pronesi te se motres, ne fund te dhjetorit 2009”, - u shpreh Paloka. Sipas demokrateve, rasti i deputetit Fidel Ylli eshte i ngjashem me ate te ish-kolegut te tij, Ilir Beqja. Nderkohe, ne reagimin e tij deputeti i PS-se, Fidel Ylli, eshte shprehur se ne asnje moment nuk eshte gjendur ne konflikt interesi dhe se ne veprimtarine e tij nuk ka pasur asgje antiligjore. Ne nismen e nenshkruar demokratet i kerkojne Kuvendit qe te dergoje ne Gjykaten Kushtetuese ceshtjen, qe ata e konsiderojne si shkelje flagrante te nenit 70 te Kushtetutes nga zoti Fidel Ylli. Lidhur me kete ceshtje, ne mbledhjen e tij te radhes, Keshilli per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do t’i kerkoje deputetit socialist, Fidel Ylli te pergjigjet dhe te jape argumentet e tij per akuzen e ngritur. Me pas, keshilli, ashtu sic shpjegoi edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, informoi se do te perpilohet raporti dhe vendimi perfundimtar do te merret ne seance plenare, nese ceshtja do t’i percillet apo jo Gjykates Kushtetuese. Nje situate e ngjashme ndodhi pak kohe me pare, me nje tjeter deputet socialist, Ilir Beqja. Edhe per te demokratet, kerkuan heqjen e mandatit per shkak te papajtueshmerise me Kushtetuten. Ishte Gjykata Kushtetuese, ajo qe i dha te drejte Kuvendit dhe urdheroi heqjen e mandatit per deputetin socialist.

KUSHTETUTA

Deputetet perfaqesojne popullin dhe nuk lidhen me asnje mandat detyrues.

Deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore, pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj.

Deputetet nuk mund te kryejne asnje veprimtari fitimprurese, qe buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as te fitojne pasuri te ketyre.

KJ