Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Harrojne dentistin, 60 % e shqiptareve probleme me dhembet

    Harrojne dentistin, 60 % e shqiptareve probleme me dhembet

    Sonila Isaku

    Shqiptaret renditen si populli me me probleme persa i perket shendetit oral dhe kjo pasi shpenzojne shume pak per te ndersa vizitat tek stomatologu jane shume te rralla. Ndonese keshillat e Organizates Boterore te Shendetesise jane per dy vizita ne vit te dentisti dhe nderrim te furces se dhembove cdo tre muaj shqiptaret shkojne tek mjeku vetem kur kane dhimbje dhe problem. Ndersa sa i perket ndryshmit te furces se dhembeve ne nje studim te realizuar ne Evrope ka treguar se ajo mund te nderrohet ne nje vit e gjysme apo deri ne tri vjet. Duke pare keto te dhena ne javen e shendetit oral specialistet kane apeluar per me shume kujdes ne menyre qe kostoja te jete sa me e vogel ne vitet ne vijim, sidomos per te rinjte. Nderkohe qe nje studim i kryer pak kohe me pare nga Autoriteti Shendetesor Rajonal tregoi se rreth 60 per qind e shqiptareve i kane dhembet e prishur ne faza te avancuara, aq sa edhe nuk mundte riparohen dhe se cdo kush ka mesatarisht tre dhembe te prishur. “60 per qind e popullsise kane dhembe te demtuar. Nuk eshte treguar kujdes per to. Pacientet nuk kryejne kontroll te rregullt, por vetem atehere kur kane probleme dhe kur dhembi eshte i prishur” ka pohuar Vojsava Sulce, shefe e Promovimit ne ASHR. Ndersa vihet re nje situate me e mire tek femijet sesa te rriturit, kjo per shkak edhe te pranise se kujdesit shendetesor ne shkolla. “Tek femijet eshte dicka me mire se tek te rriturit. Tek te vegjlit, duke pasur edhe personelin shendetesor ne shkolla, behet florizimi ne shkolle, behet edhe kontrolli, depistimi”, kane pohuar specialistet. Sipas ketyre te fundit, kujdesi per te pasur dhembe te shendetshem, duhet te filloje qe ne moshe te vogel. Aktualisht ne te gjitha shkollat e vendit jane zhvilluar fushata per parandalimin e semundjeve te dhembeve. Autoritetet shendetesore thone se kete vit shkollor nxenesit mund ta marrin sherbimin dentar neper shkolla, pasi jane te garantuara te gjitha pajisjet dhe materialet. Nje tjeter fushe ku do te punohet eshte edhe edukimi shendetesor mbi traumat e dhembeve, por edhe pasojat e tyre, per moshat 6-18 vjec. Nderkohe sipas studimit popujt me te kulturuar ne kete pjese te higjienes jane gjermanet, britaniket apo suedezet te cilet ndryshojne te paken 2 furca te dhembeve gjate nje viti kurse shqiptaret nje ne 3 vjet. Nje tjeter rekomandim qe vjen nga FBD eshte ndryshimi i shpeshte i furces se dhembeve nje here ne tre muaj, pasi ajo mund te jete shkak edhe i semundjeve apo infeksioneve. Keshtu ne rastet kur personi kalon nje gjendje gripale apo infeksion, pasi bakteret mundte fshihen ne furce e per pasoje shfaqin infeksion te ri. Keshillat e eksperteve dentare per te pasur dhembe te shendetshem duhet qe se paku ato te lahen dy here ne dite, te perdoren ushqime te shendetshme, si dhe te shkohet tek dentisti se paku nje here ne vit apo edhe nje here ne gjashte muaj.

    Faktoret qe ndikojne ne shfaqjen e problemeve

    Pavaresisht se gjate ketyre viteve te fundit, stomatologet kane verejtur nje ndryshim te edukates shendetesore ndaj dhembeve tek shqiptaret, perseri numri i atyre qe shkojne nje here ne 6 muaj tek dentisti eshte i vogel. Sa i takon faktoreve qe ndikojne ne semundjen e dhembeve jane mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe embelsirave, kequshqyerja, etj. Persa i perket shendetit te gojes nese bejme krahasime ne Shqiperi nje personi, mesatarisht i takon te kete deri ne 3 dhembe te prishur, nderkohe qe ne vendet e tjera te Evropes kjo shifer eshte 1.2 dhembe, qe mund te kene probleme.

    Keshillat e specialisteve per dhembe te shendetshem

    Ne javen per sensibilizimin ndaj kujdesit te gojes, specialistet japin nje sere keshillash. Lani dhembet te pakten 2 here ne dite (ne mengjes dhe ne darke) dhe perdorimi fillin dentar te pakten nje here ne dite. Kontrolloni vete gojen per ndonje njolle, lezion, te prera, enjtje apo fryrje te mishit te dhembeve, gjuhes, faqeve dhe brenda buzeve. Perdorni nje diete te balancuar dhe evitoni embelsirat. Lini duhanin! Perdorimi i tij rrit mundesine per kancer te indeve te gojes, shkakton gingivit, jep ere te keqe nga goja, diskolorim te dhembeve dhe kontribuon ne shume semundje te tjera. Paraqituni tek dentisti te pakten dy here ne vit per kontrolle dhe pastrime te dhembeve. Komunikoni rregullisht me te dhe informohuni.

    Koha Jone

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    13-06-2010
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    456

    Pėr: Harrojne dentistin, 60 % e shqiptareve probleme me dhembet

    Une i kam te gjitha ne rregull. Me mungojne vetem tre dhemballe.

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Pėr: Harrojne dentistin, 60 % e shqiptareve probleme me dhembet

    mua vetem kater dhembe me kane mbetur

  4. #4
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Harrojne dentistin, 60 % e shqiptareve probleme me dhembet

    Mire bejne qe nuk shkojne edhe kur shkojne ne Shqiperi i rrjepin te shkretet. Vjerra e motres time kishte mbushur nje dhemballe edhe i kishte vendosur crown ne tirane ne nje klinik teper te njohur qe nuk dua ti permend emrin. Pagoj gjithe ato leke. Mbas 3 muaj erdhi ne Amerike edhe filloj i dhimbte gjithe faqja edhe koka kur shkoj tek dentisti ketu, u tmerrua dentistja ketu e cila eshte me origjine shqiptare. As nerve nuk i kishte ngordhur cdo gje brenda po kalbej edhe infeksioni kishte arritur kulmin. Personalisht i kam tmerr dentistet por ata ne Shqiperi abuzojne shume me pacientet. Keshilla me e mire kujdesoni sa te mundeni per dhembet edhe mos besoni cdo dentist pse ka nje klinike luksoze.
    I LOVE GOD

    j&g

  5. #5
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Pėr: Harrojne dentistin, 60 % e shqiptareve probleme me dhembet

    Citim Postuar mė parė nga Plaku me kostum Lexo Postimin
    mua vetem kater dhembe me kane mbetur
    ahahahah brush/floss/rinse te rente nje pike pyetje!
    I LOVE GOD

    j&g

  6. #6
    i ardhur ne forum 01/2009 Maska e con_uk
    Anėtarėsuar
    04-01-2009
    Vendndodhja
    united.......
    Postime
    76

    Pėr: Harrojne dentistin, 60 % e shqiptareve probleme me dhembet

    hane gjera te forta edhe fasulet pa zier se i pret energjine kesh :Plol gaz pertojme te marrim keshtu qe ja kepusim shkurt
    Kam njė lot mė pikon si ar,se me shekuj jam SHQIPTAR

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anėtarėsuar
    22-11-2012
    Postime
    276

    Pėr: Harrojne dentistin, 60 % e shqiptareve probleme me dhembet

    Nder problemet me te shpeshta jane dhembet ne kohet e fundit edhe cka eshte me e keqja shume rralle vizitojme dentistin
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bėjnė njeriun tė vlefshėm!!!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •