Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    CIA vret zëvendëskryeministrin e Kosovës, kreun e krimit të organizuar

    Është destinacioni i radhës i operacionit të njësitit “Division”, pjesë e shërbimit sekret amerikan të SHBA-së, në episodin më të ri të serialit amerikan “Nikita”. Siç raporton KTV, objektivi është zëvendëskryeministri i Kosovës, Kosta Beqiraj, që seriali e identifikon si kreun e krimit të organizuar, të trafikimit të drogës dhe njerëzve në Kosovë.
    Para nisjes për në Kosovë, ka dyshime nëse ndërhyrja në një shtet të pranuar ndërkombëtarisht do të shkaktonte incident diplomatik.
    Personazhi kryesor i serialit, Nikita, që luhet nga aktorja Maggie Q (në foto), niset për në Kosovë për të gjetur mjekun Heidecker, i cili vjen këtu për t’i mirëmbajtur këmbën artificiale Beqirajt.
    Ai e kishte humbur këmbën kur një vit më parë CIA kishte dështuar të eliminonte zv/kryeministrin e Kosovës.
    Por, Nikitia ia del ta gjejë në vilën ku ai mban prostitutat. Ndihmësit e tij të shumtë bëjnë që Beqiraj të arrijë t’i marrë peng Nikitën dhe Heideckerin.
    Duhet ndërhyrja e bazës në SHBA, që dërgon në Kosovë pjesën tjetër të ekipit të “Division”-it, për ta shpëtuar Nikitën.
    Në vilën e Beqirajt, fillimisht amerikanët vrasin dy pjesëtarë të FSK-së e më pas hyjnë brenda, ku e heqin përfundimisht qafe edhe zv/kryeministrin, duke e vrarë, por duke e lënë të kuptohet që këtë e bëri një nga rojat e tij.
    Pas suksesit të operacionit në Kosovë me vrasjen e Beqirajt, presidenti i jep detyra të reja të rëndësishme Njësitit “Division”.
    Seriali “Nikita” është në sezonin e tretë dhe transmetohet në CW Network në SHBA, ku shikohet nga mesatarisht 2.4 milionë shikues çdo natë.
    Ai transmetohet edhe në Britani të Madhe, Francë, Holandë, Bullgari dhe në shtete të tjera./KD
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: CIA vret zëvendëskryeministrin e Kosovës, kreun e krimit të organizuar

    shume e bukur ne Kosove nuk ka asnje shqiptar me emrin kosta keshtu qe cia e paska nda mendjen me pastru noi grek

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: CIA vret zëvendëskryeministrin e Kosovës, kreun e krimit të organizuar

    Ha ha ha do jete kosovar grek kosta,si skenderbeu katolik grek

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: CIA vret zëvendëskryeministrin e Kosovës, kreun e krimit të organizuar

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    Është destinacioni i radhës i operacionit të njësitit “Division”, pjesë e shërbimit sekret amerikan të SHBA-së, në episodin më të ri të serialit amerikan “Nikita”. Siç raporton KTV, objektivi është zëvendëskryeministri i Kosovës, Kosta Beqiraj, që seriali e identifikon si kreun e krimit të organizuar, të trafikimit të drogës dhe njerëzve në Kosovë.
    ...
    Dragan Beqiraj do te ishte emer me i pershtatshem...

    Cili nga keta eshte Kosota?
    http://www.kryeministri-ks.net/?page=1,42
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-02-2013 më 11:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •