A eshte e vertete se binomi Berisha-Nano eshte nje fenomen i rralle qe ka qelluar nje one off apo eshte thjesh nje prodhim i psiqikes dhe kultures shqiptare.
Arsyeja qe po e shkruaj kete teme eshte deshperimi ku eshte katandisur kombi shqiptare ne kete moment dhe humbja e nje shansi tjeter te madh per te rikuperuar kohen qe kemi humbur qe nga 1991.
E kame fjalen per rreshtimin e Shqiperise perkrah koalicionit USA/UK. Dihet se per momentin ata jane shume entuziaste per zgjedhjen qe ka bere Shqiperia, por pasi te mbaroje lufta dhe kjo dashuri e momentit te marre fund, edhe sikur ata te kene predispozicionin maksimal per nje tjeter plan Marshall per Shqiperine, prap do te perballohen me realitetin e hidhur te nje vendi te zhytur ne korrupsion, trafik, krim dhe me nje psikoze popullore te mos krijimit te jetes me ane te punes se ndershme por preferencen per pasurim me ane te krimit. Dihet qendrimi qe kane amerikanet dhe anglezet ndaj korrupsionit dhe krimit dhe natyreshem ata do na lene prap ne mes te mjerimit tone, te zhytur deri ne mes ne balten qe kemi gatuar vete dhe qe sp-ushojme se mallkuari e se prituri me sy nga qelli qe te vij dikush dhe te na nxjerringa bataku.....
Dhe kjo nuk ka si te shihet me mire sesa po te shikosh dy figurat kryesore te politikes dhe psikologjise shqiptare, Zt Berisha dhe Zt Nano, apo thjesht te dalesh ne perfundimin se ata jane dy politikane qe jane votuar dhe vashdojne te votohen nga nje elektorat qe spranon nemenyre kolektive te paguaje dritat, apo te zeri tokat me zor.
Zt Nano, nje ish komunist i shnderruar ne Makiavel, qe per te ruajtur pushtetin personal nuk i behet vone nese duhet te fusi duart ne gropen e korrupsionit, trafikut te droges, te bej aleanca me krimin te kesaj ane apo te anes tjeter te detit dhe nga ana tjeter poli tjeter i magnetit,
Zt Berisha, nje ish komunist ku ne bazen e karakterit te tij pasqyrohen egersia, harbuteria e origjines se tij te vrazhde malore, simboli i njeshit apo bajraktarit qe kultivon per veten e tij, jo aq makiaviel sa zoti nano po i gatshem ti vej flaken mbare shqiperise si nga ana fizike ashtu dhe nga ana morale kur per perfitime te momentit si behet vone nese zgjedh si aleate te tij Arkanin e milloshevicit apo mjekercjapet e shkretetirave te azise apo Afrikes.
Rjedhojat e ketij Binomi jane nje tranzicioni i gjate, i hidhur, i mbushur plote me revolucione marksisto-anarkiste qe ingjajne si aksioneve te guerilasve kolumbiane apo thjesht te kaosit somalian. Shtrohet pyetja, pse vashdon sot e kesaj dite elektorati shqiptar qe ti votoje, ti uorshipi keto dy figuara sa karagjoze aq dhe te demshme.
A eshte binomi Nano-Berisha 2 kokat e kulcedres qe i ka zene burimin e ujit buzeve te etura dhe te shkrumbosura te popullit shqiptare apo trupi i kulcedres eshte psikologjia jone popullore dhe ato jane thjesht kokat e saj.
Sido qe ta shikosh problemin, te mbush me deshperim dhe pezmatizem dhe mua peronalisht me vjen ne mend emri i madh i pader Gjergj Fishtes kur tha:
'- Ta marr vesh tan bota mare se at Gjergj Fishta s'eshte me shqiptare'
Natyreshem te lind pyetja, a do arrijme ne te shperthejme kete cikel te mbyllur te se keqes dhe dalim nga ky batak ku jemi futur.
Historia na tregon se kombi jone ka nxjerr dhe njerez si Abdyl Frasheri e Ismail Qemali qe shkrine pasurite personale per t'i dhuruar shtet kombit shqiptar. Po deri tani skemi pare asnje te tille po thjesht Haxhi Qamiler dhe Maliqer qe si idhull te tyre kane shkopin dhe bakshishin.
So valle kur do vij ajo dite, kur
Sa keq, sa keq
Nje refugjat
Krijoni Kontakt