Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Hapat e vegjël të Shqipërisë

    Përmbledhje e raportit të dytë vjetor të Komisionit Evropian për Shqipërinë, në kuadrin e proçesit të stabilizimit dhe të asociimit në favor të Evropës së Jug-lindjes. Periudha Mars 2002 - Mars 2003.

    Bruksel. "Avancimet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt sfidave të shumta që ky vënd duhet të përballojë ngelen të kufizuara. Rekomandimet e formuluara në raportin e vitit 2002 mbi proçesin e stabilizimit dhe të asociimit janë ndjekur vetëm pjesërisht. Mund të flasim për një stabilitet politik relativ - megjithëse akoma delikat - i arritur në pranverën e vitit 2002, dhe që mundësoi që zgjedhja e presidentit të ri të zhvillohej në një kontekts të qetë, por i cili nuk ka treguar akoma realizime të dukshme për sa i përket reformave në vënd.

    Në kuadrin e kësaj klime të re politike, Shqipëria ka realizuar progrese në përmbushjen e rekomandimeve të komunitetit ndërkombëtar për sa i përket përmirësimit të proçedurave zgjedhore në vënd. Në të njëjtën kohë, kjo klimë politike ka qenë e pamjaftueshme për të favorizuar respektin e kërkesave kushtetuese në lidhje me domosdoshmërinë e rikthimit të tokave personave të çpronësuar gjatë regjimit komunist, ose, në mungesë, qoftë edhe shpërblimin e këtyre të fundit nga ana e shtetit. Megjithë progreset e realizuara në fushën e zhvillimit të bashkëpunimit rajonal, ndërtimi i shtetit ligjor është gjithmonë i pamjaftueshëm. Kjo gjë, pikërisht për arsye të dobësisë të institucioneve të ngarkuara për të mundësuar respektimin e ligjit. Kësaj i shtohet një kapacitet administrativ i kufizuar si dhe prezenca e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Liritë individuale dhe të drejtat e njeriut garantohen nga legjislacioni shqiptar, por ngelet akoma shumë për tu bërë deri në vënien në jetë në mënyrë konkrete të këtyre të fundit. Qëndrimet shqiptare ndaj minoriteteve ngelen përgjithësisht konstruktive, por puna për të arritur rezultate më të kënaqshme në këtë fushë dëshmon për një ambicie të kufizuar nga ana e Shqipërisë.

    Rritja ekonomike e prodhimit të brëndshëm bruto (PBB) në Shqipëri ka qenë e qëndrueshme, dhe ka shënuar midis 4,5% dhe 5%, kundrejt 6,5% në vitin 2001. Në përgjithësi, rezultatet ekonomike të periudhës që i referohemi janë inferiore ndaj parashikimeve të mëparshme. Ky ngadalësim është shkaktuar nga elementët e mëposhtëm : problemi i përhershëm i sektorit energjitik, depresioni i përgjithshëm që karakterizon ekonominë botërore, rritja e dobët ekonomike e sektorit bujqësor dhe mungesa e efikasitetit të administratave fiskale dhe doganore.

    Autoritetet shqiptare kanë arritur - pjesërisht - tu bëjnë ballë këtyre vështirësive, duke patur parasysh që objektivat në fushën e defiçitit buxhetor dhe të inflacionit janë plotësuar. Ndërkohë, proçesi i privatizimit dhe i ristrukturimit të sektorit financiar ka ecur shumë pak. Klima e përgjithshme e biznesit nuk është përmirësuar në mënyrë të dukshme, megjithë iniciativat e ndërmarra në kuadrin e mbështetjes apo promovimit të firmave private dhe inkurajimit të investimeve lokale dhe të huaja.

    Sigurimi ligjor është i pamjaftueshëm dhe legjislacioni tregëtar nuk është akoma në gjëndje të inkurajojë zhvillimin e firmave të ndryshme private.
    Disa masa janë marrë për të përmirësuar situatën - në përgjithësi pak të kënaqshme - e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, si në fushën e transporteve, të energjisë dhe të bujqësisë. Por Shqipëria duhet ti vashdojë këto përpjekje në planin afat-mesëm, nëse ajo do të arrijë me të vërtetë rezultate të dukshme në këto fusha.

    Negociatat, me perspektivë përmbylljen e një marrëveshje të stabilizimit dhe të asociimit (MSA), filluan zyrtarisht në fund të muajit janar të këtij viti, mbas disa vonesave për shkak të vështirësive të Shqipërisë për të garantuar një stabilitet politik, apo fillimin e reformave. Duke patur parasysh ritmin aktual të këtyre reformave, negociatat rezikojnë të marrin shumë kohë. Për të qenë e gatshme për ti mbyllur, Shqipëria duhet të dëshmojë fillimisht për kapacitetin e saj për vënien në jetë të kushteve të marrëveshjes së ardhshme. Përveç kësaj, ajo duhet të zgjidhë problemet prioritare të identifikuara nga Bashkimi Evropian në raportet e ndryshme të këtij të fundit, këtë, me ndërmjetësinë e instrumentave të ndryshëm të ndjekjes nga ana e këtij organizmi. Një vëmëndje e veçantë duhet ti jepet fushës së drejtësisë dhe asaj të punëve të brëndshme, nëse Shqipëria do me të vërtetë të ecë në rrugën e proçesit të stabilizimit dhe të asociimit.

    Vëndi ka përmbushur disa progrese në fushën e kontrollit të migracionit klandestin me destinacion BE-në, por trafiqet ilegale të qënieve njerëzore, të drogës dhe formave të tjera të krimit të organizuar, sëbashku me korrupsionin në sektorë thelbësorë, si në sistemin juridik, doganat dhe policinë, janë akoma subjekt i një shqetësimi të thellë. Avancimet e realizuara në fushën juridike kanë qenë të kufizuara dhe ndjekjet e angazhuara kundër kriminelëve të pakta në numër, dhe kjo megjithë rritjen e numrit të të burgosurve në vënd.

    Shqipëria do të arrijë të zgjidhë probleme kaq të komplikuara vetëm nëse qeveria, forcat politike në vënd si edhe organet e ngarkuara për respektimin e ligjit (si Minstria e rendit publik dhe Gjyqësori) do të angazhohen seriozisht duke dëshmuar një vendosmëri absolute për të përkthyer këtë angazhim në aksione konkrete."

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Ky raport eshte nje note pakaluese per qeverine Nano qe kerkon me ngulm anetaresimin ne BE por nga ana tjeter nuk permbush rekomandimet e BE-se. Ky raport eshte ne nje vije me raportet "sekrete" te FMN qe kryeministri nuk guxon ti beje publike por i mban ne sirtar.

    Ajo qe ishte qesharake ne shtypin shqiptar sot ishte perpjekja per ta etiketuar kete raport si "ndeshkimi i BE-se per qendrimin e Shqiperise ndaj luftes ne Irak". Ne vend qe shtypi te evidentoje dhe analizoje shkaktaret e nje gjendje te tille, ata zgjedhin te propogandojne qendrimet e qeverise shqiptare.

    Me kete lloj qeverisje te papergjegjshme ndaj kerkesave te BE Shqiperia nuk ka per te njohur as progresin dhe as integrimin qe te gjithe e mirepresim. Raporti i mesiperm eshte shume objektiv dhe evidenton jo vetem gjendjen por edhe shkaqet.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22
    Banka Boterore: Viti i kaluar shenon ulje te investimeve te huaja

    TIRANE (27 Mars) - Banka Botërore bëri sot publik një raport, ku thuhet se gjatë vitit 2002, në Shqipëri u ul niveli i investimeve vendase dhe të huaja. Shkak është korrupsioni në administratë veçanërisht në sektorin e tatim-taksave dhe doganave. Gjithashtu, sipas raportit, pengesë tjetër është edhe moszgjidhja e problemit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Banka Botërore ka mbledhur të dhënat nga 500 firma në Shqipëri dhe ka intervistuar rreth 30 përfaqësues të administratës, nga ku është konstatuar se shumë firma kishin rritje të kostove të prodhimtarisë për shkak të abuzimeve, konkurencës së paligjshme etj. "Ky studim paralajmëron seriozisht për gjendjen në vend, në mënyrë që politikat ekonomike, fiskale dhe doganore t'i nënshtrohen interesave të përgjithshme ekonomike në vend", theksoi Altin Ylli, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së investitorëve. Ministri i ekonomisë Arben Malaj tha se "Qeveria shqiptare do të reagojë menjëherë". "Thelbi është që të veprohet shpejt nëpërmjet përmirësimeve ligjore dhe adminstrative me synim shtimin e investimeve. Do të ketë një vendim qeverie dhe hapje e rrugës së qartë për implementimin e këtij studimi", tha ministri. anjo/mr (DW/BalkanWeb)
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  4. Projektet greko-serbe për pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •