-
Temjami
Temjami
Kisha Orthodhokse ėshtė pėrpjekur vazhdimisht qė njeriu tė adhurojė Perėndinė me tė gjithė qenien e tij, duke pėrfshirė edhe tė gjitha shqisat e tij. Edhe temjani ėshtė njė ndėr elementet mė tė pėrdorshme qė ndihmon nė adhurimin dhe lutjet e besimtarėve tė krishterė orthodhoksė.
Temjani ėshtė lėng i ngurtėsuar aromatik. Kur digjet, ai lėshon aromė. Pėr kėtė qėllim dhe nė kėtė mėnyrė pėrdoret nė adhurim.
Nga Dhiata e Vjetėr dhe e Re, si edhe nga jeta adhuruese shekullore e Kishės na tregohet mjaft pėr kohėn, vendin, mėnyrėn dhe pėrdorimin e temjanit.

Nga historia dimė se temjan ofronin edhe idhujtarėt gjatė lutjeve drejtuar perėndive tė tyre tė shumta pagane. Dallimi ėshtė se tė krishterėt i ofrojnė temjan Perėndisė dhe Zotit Jisu Krisht, ndėrsa ata perėndive tė kuptuar dhe sajuar nga mendja e tyre (objekte, planete, statuja, perandorė).
Temjan i ofrojmė Perėndisė gjatė lutjeve, dhe ofrimi i tij ėshtė shprehje lutjeje, pėrgjėrimi, besimi tė nxehtė, ofrimi shpirtėror, gėzimi, lartėsimi shpirtėror, mirėnjohjeje, falėnderimi, lavdėrimi, nderimi dhe pėrulėsie drejtuar Perėndisė.
Djegia e tij simbolizon lutje drejtuar Perėndisė, siē thotė edhe psalmi 140:2 Le tė drejtohet lutja ime si temjan pėrpara teje, si edhe Joan Ungjillori nė vegimin e tij te libri i Apokalipsit 8:3-4 Edhe erdhi njė tjetėr engjėll, dhe qėndroi mbi altar, e mbante njė temjanicė tė artė; dhe iu dhanė atij shumė temjane, qė ti bjerė bashkė me lutjet e gjithė shenjtorėve mbi altarin e artė qė ėshtė pėrpara fronit tė Perėndisė. Edhe u ngjit tymi i temjaneve me lutjet e shenjtorėve prej dorės sė engjėllit pėrpara Perėndisė.
Gjithashtu, ai konsiderohet edhe ofertė drejtuar Perėndisė, pra si njė ofertė erėmirė. Profeti Malakia thotė qė nga lind dielli e deri atje ku perėndon, emri im do tė jetė i madh midis kombeve dhe nė ēdo vend do ti ofrohet temjan emrit tim dhe njė blatim i pastėr, sepse emri im do tė jetė i madh midis kombeve, thotė Zoti (kapitulli 1:11). Kėshtu edhe prifti, nė shėrbesat kishtare, pėrpara se tė fillojė procesin e temjanisjes me temjan thotė: Temjan po tė blatojmė, o Krisht Perėndi, si erė kundėrmimi shpirtėror, tė cilėn pasi ta pranosh nė altarin tėnd pėrmbiqiellor, dėrgona si shpėrblim hirin e Shpirtit tėnd tė Tėrėshenjtė.
Kėshtu temjani ėshtė njė element ndihmės gjatė lutjeve dhe shėrbesave kishtare, djegia e tė cilit ka kuptimin e ngritjes lart nė qiell tė mendjes dhe tė zemrės sonė gjatė momentit tė lutjes.
Temjanin e pėrdorim nė tempullin e krishterė (kishė) nė tė gjitha shėrbesat lutėsore kishtare, duke temjanisur altarin, ikonat, klerikėt, besimtarėt, kishėn etj. Nė shėrbesat kishtare kur kleriku temjanis besimtarėt ata pėrkulen me shpresėtari. Kanoni i tretė apostolik pėrmend temjanin dhe vajin si oferta qė lejohen dhe i japin hijeshi tempullit tė krishterė (kishės).
Temjanin mund ta pėrdorim edhe nė lutjet tona personale kudo qė mund ti bėjmė: nė shtėpi, nė punė etj., duke temjanisur ikonat, personat rreth nesh, shtėpinė etj. Temjanin e djegim mbi njė qymyr tė vogėl tė cilin e ndezim brenda njė mbajtėseje qė quhet temjanicė, e cila pėrdoret posaēėrisht vetėm pėr djegien e temjanit. Kemi dy lloj temjanicash: temjanicė metalike tė posaēme, qė pėrdoret vetėm nga klerikėt pėr shėrbesat kishtare dhe temjanicė metalike ose qeramike tė posaēme qė pėrdoret nga ēdo besimtar pėr lutjet personale, e cila mund tė vendoset nė kėndin e ikonave, pranė kandilit.
Le tė drejtohet lutja ime si temjan pėrpara teje.
Arkimandrit Asti Bakallbashi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt