Close
Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 96
  1. #81
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Prokuroria: Kemi gjetur prova që implikojnë Arben Frrokun në vrasjen e komisarit Lamaj

    TIRANE- Prokuroria e Tiranës bën me dije se ka mundur të gjejë prova që përfshijnë Arben Frrokun, në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

    Lajmi konfirmohet për News 24 nga burime të prokurorisë, sipas të cilave bëhet me dije se janë gjetur prova shkencore që implikojnë biznesmenin Frroku në vrasjen e Lamajt. “Dyshojmë për gjurmë gishtash dhe fije floku”, bëjnë me dije burimet e Prokurorisë.

    Sipas tyre dyshohet se prova është gjetur në makinën e vrasësve, c’ka tregon se Arben Frroku ka qënë në këtë makinë dhe i ka njohur këta persona. Dyshohet se prova mund të jetë një fije floku ose shenja gishtash.

    Po sipas të njejtave burime, pritet që provat t’i nënshtrohen analizave shkencore.

    Ndërkohë që Frroku i arrestuar në Selanik të Greqisë, me akuzën e vrasjes së kryekomisarit, pritet të të paraqitet para Gjykatës së Lartë në Athinë, në datën 30 maj 2013.

    Arben Frroku u arrestua në 24 shkurt në një hotel në Selanik, ndërsa në 4 prill u zhvillua në Gjykatën e Selanikut seanca gjyqësore, që vendosi ekstradimin e tij, vendim që u apelua që në sallë nga pala mbrojtëse dhe çështja u dërgua për shqyrtim në gjykatën e Lartë në Athinë.

    PRENDI: NUK KA ASNJË PROVË SHKENCORE QË IMPLIKON FRROKUN
    Ora 17:37- Menjëherë pas lajmit të bërë me dije nga burime pranë Prokurorisë së Tiranës, se ka prova që implikojnë Arben Frrokun në vrasjen e Dritan Lamajt, vjen edhe reagimi i avokatit të Arben Frrokut, Tonin Prendi.

    Sipas tij, nuk rezulton të ketë asnjë provë shkencore për avokatin e tij. “S’mund të shkruhet ‘ka prova’ dhe ‘do u nënshtrohen analizave”, thotë ai.

    Prendi shton se përderisa pritet që provat t’i nënshtrohen analizave, nuk janë prova. “Pasi t’u bëhen analizat shkencore, quhen prova shkencore”, thotë ai.

    Fakti që po bëhen hetime, sipas avokatit nënkupton mbledhjen e provave.

    (ma.ar/BalkanWeb)
    Prokuroria ja ka fut kot dhe eshte kontradiktore
    kur shprehet jane gjetur shenja gishtash
    dhe fije floku.Sipas prokurorise keto jane
    prova.
    Pastaj thuhet keto do i dergohen laboratorit
    dhe me vone thone dyshohet se i perkasin
    Arben Frrokut
    Kur thuhet prove nenkuptohet nje material
    qe lidh nje te dyshuar me nje veper kriminale
    dhe verteton qe x person e ka kryer krimin.
    Ne fakt prokuroria nuk e din akoma se kujt i
    perkasin shenjat e gishtave dhe fija e flokut
    Nuk mund te thuash prove pa kryer analiza
    krahasuar shenjat e gishtave te gjetura
    me shenjat e gishtave ne databazen e policise
    qe jane per Frrokun
    Dyshimi eshte dyshim nuk eshte prove
    kriminale.
    Prokuroria ka dhene deklarata te nxituara
    pa marre pergjigjen nga laboratori forensik.
    Avokati e ka shume sakte kur. shprehet
    qe prova shkencore qe vertetojne se Frroku
    ka gisht ne krim mungojne.
    Prokuroria nuk ka prova akoma
    Nqs shenjat e gishtave ne makine dhe fija e flokut
    vertetojet ne laborator qe i perkasin Frrokut
    atehere prokuroria ka prove krimi dhe
    mund te beje aktakuze dhe coje Frrokun
    ne gjyq si autor krimi.
    Me e sakte do ishte te thuhej qe jane gjetur
    evidenca dhe akoma nuk dihet se kujt i perkasin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 01-05-2013 më 22:31
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    o lere mos u merrni kot me Vrasjen,ai ka vrare veten e sigurte..!

  3. #83
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Vodhi makinën që u përdor në vrasjen e Lamajt, arrestohet 32 vjeçari. Iu gjet snajper në banesë



    Arrestohet serish ish-punonjësi i policisë 32-vjeçarin Gentjan Bejtja, akuzuar per vjedhjen e mjetit tip “BMW” , makinë e cila ishte përdorur për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt më 24 shkurt 2013. Kete radhe per gjetjen e nje arme tip snajper ne banesen e tij.

    Gjykata e Apelit kishte prerë urdhër-arrestin vetëm për akuzën e vjedhjes së makinës, e cila një ditë pas vrasjes së kryekomisarit u gjet e braktisur, e me pas ai e kishte pervetesuar.

    Pak kohe me pas, Apeli vendosi lirimin me kusht të tij dhe hetimin e tij në gjendje të lirë.

    Panorama

  4. #84
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam


    Arben Frroku, i akuzuari për vrasjen e Dritan Lamajt, ekstradohet nga Greqia


    largea_frroku1380781601Drejtësia shqiptare arrin të ekstradojë dy personat e dyshuar për vrasjen e Komisarit Dritan Lamaj. Arben Frroku ka mbërritur rreth orës 17:20 në aeroportin e Rinasit, me avion nga Athina. Në aeroportin e Rinasit tashmë janë vendosur forca të shumta sigurie. Ndërsa Jak Jaku është esktraduar nga Greqia dje në rrugë tokësore. Arben Frroku i cili është dhe i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë është ekstraduar ditën e sotme me avion. Frroku dhe Jaku u arrestuan disa orë pas vrasjes së Lamajt në Selanik të Greqisë, ndërsa asokohe Policia e Shtetit deklaroi se kishte identifikuar autorët e ngjarjes dhe tashmë pas 10 muajsh drejtësia shqiptare do ti ketë të akuzuarit në dispozicion të saj. Ata do të meren në pyetje nga Prokurorë të Krimeve të Rënda.

    Arben Frroku, akuzohet se më 24 shkurt të këtij viti, ka organizuar ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj, në një pritë në hyrje të pallatiti ku banonte ai, ndërsa asnjëherë kjo akuzë nuk është pranuar.

    Vetë Frroku ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, ndërsa sipas organit të akuzës gjithçka që lidh Arben Frrokun me vrasjen është e provuar dhe me fakte shkencore të cilat do të përdoren në gjykim.

    MAPO

  5. #85
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Vrasja e Lamajt, rrëfimi i dëshmitarit: Pashë Arben Frrokun me ‘BMW’

    NGA: KLODIANA LALA

    TIRANE-Zbardhet dëshmia që mban pas hekurave Arben Frrokun, biznesmenin e dyshuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, mbrëmjen e 24 shkurtit 2013. Arben N. i datëlindjes 1971, është marrë në mbrojtje nga shteti, pasi konsiderohet si dëshmitari kyç i ekzekutimit të zyrtarit të lartë të shtetit. Ky dëshmitar, tashmë i mbrojtur, pretendon se ka identifikuar Frrokun në makinën nga e cila u qëllua për vdekje Lamaj. “GSH” ka mundur ta sigurojë një kopje të dëshmisë nga dosja hetimore, e cila tashmë i është dorëzuar për gjykim Gjykatës për Krime të Rënda. Pritet që brenda pak ditëve biznesmeni Frroku të ulet në kafazin e hekurt për të dhënë llogari për krimin e rëndë. Më poshtë po botojmë të plotë rrëfimin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë.

    RREFIMI I PLOTE
    Para hetuesve te prokuriorrisë për Krimet e Rënda Arben N. ka deklaruar se ka parë Arben Frrokun në makinat nga u qëllua për vdekje Dritan Lamaj. “Ditën e ngjarjes, mbaj mend ka qenë data 24.02.2013, ditë e diel. Unë atë ditë rreth orës 18:00 po bëhesha gati për të dalë nga shtëpia për të bërë një xhiro me bashkëshorten time në këmbë deri tek diga e Liqenit Artificial. Kur isha duke u veshur, mbaj mend që ikën dritat dhe kanë vonuar rreth 5 minuta, që kanë ardhur përsëri. Pasi erdhën dritat, unë kam dalë nga shtëpia së bashku me gruan time. Nuk kisha as pesë minuta që isha larguar nga pallati im dhe kisha arritur tek rruga ku ka ndodhur vrasja e Dritan Lamajt. Po tentoja të kaloja nga njëri trotuar i rrugës në tjetrin, kisha kaluar një kabinë elektrike apo interneti që ndodhet në trotuar dhe kisha mbërritur pranë dy shtyllave, karshi me supermarketin që i thonë supermarketi i korçarit, në trotuarin në krah të kundërt të supermarketit. Në këtë kohë kam dëgjuar breshëri krismash arme zjarri. Fillimisht kam dëgjuar 4 a 5 të shtëna breshëri e pas saj një breshëri tjetër më të gjatë. Kam parë zjarrin e armës të dalë nga krahu i shoferit të një makine tip ‘BMV’, por nuk jam i saktë të them nga dera e shoferit apo pasagjerit të tij. Ndodhesha rreth 15 metra larg autoveturës tip ‘BMV’ metalizato ngjyrë gri me targë të Durrësit DR 19 44 F, të cilën e kam të fiksuar nga ajo ditë. Kur përfundoi breshëria, makina ‘BMV’ erdhi në drejtimin tim. Unë u shmanga nga rruga dhe u futa në mes të dy makinave të parkuara. ‘BMV’-ja startoi me shpejtësi dhe të madhe dhe mori drejtimin për të dalë tek kryqëzimi i ‘Shijaksburgut’. Në kthesë pranë vendit ku ndodhesha unë kam parë që nga shpejtësia e madhe goma e parë e krahut të djathtë të makinës ka goditur trotuarin dhe pastaj ka hyrë përsëri në rrugë dhe ka vazhduar me shpejtësi në atë drejtim lëvizjeje. Edhe sot dallohet shenja e gomës e lënë në trotuarin e rrugës. Në momentin kur makina ka kaluar pranë meje, unë kam dallluar që në automjet kanë qenë tre persona” ka deklaruar dëshmitari. Sipas Arben N këta tre persona ishin të ulur konkretisht; Njëri në timon, njëri pasagjer në vendin e parë dhe një tjetër i ulur në sediljen e pasme. Personi që ishte ulur pasagjer në vendin e parë të makinës ishte me maskë të zezë në fytyrë dhe në trup mu duk shumë i vogël. Edhe personi që ishte ulur në sediljen e pasme të makinës ishte me maskë të zezë në fytyrë. Edhe ky mu duk i vogël në trup. “Shofer ishte një person, i cili fytyrën e kishte të pambuluar me maskë. Në kokë do të ketë pasur një kapuç ose një maskë të ngritur, por di të them që fytyrën e kishte të zbuluar në momentin që e kam parë unë. Ky person ishte i madh në trup dhe i shëndetshëm. Fytyrën e tij e mbaj mend shumë mirë. Unë këtë person e njoh shumë mirë dhe di të them se është Arben Frroku. U habita që ky person të bëjë një veprim të tillë, pasi di që është biznesmen i fuqishëm dhe i shoqërisë.

    Veç Arben Frrokut dy personat e tjerë nuk i kam njohur. Di të them që të tre ishin të veshur me ngjyra të errëta. Në krahasim me trupin e Arben Frrokut, ata dy të tjerët siç thashë ishin më të vegjël në trup, e sidomos ai që ishte ulur në sediljen e parë të pasagjerit”, vijon më tej dëshmitari. Ai thekson se: Kam shoqëruar në ecje e sipër makinën derisa është larguar nga vendi i ngjarjes, pasi siç thashë, makina erdhi në drejtimin tim dhe ishte gati të më shtypte po të mos shmangesha. Pasi jam kthyer, jam afruar tek automjeti tip ‘Lancia’ që kishte mbetur në rrugë. Atje kam parë që makina ishte e dëmtuar nga shumë plumba dhe prej njerëzve kam marrë vesh se ishte vrarë ish-shefi i komisariatit të Kombinatit, Dritan Lamaj. Unë vetë nuk e kam parë Dritanin, pasi janë mbledhur shumë njerëz.

    I pyetur nga prokurorët e çshtjes në ka parë armë në duart e këtyre personave dëshmitari : Unë kam dëgjuar krismat e armës që kanë dalë nga ‘BMV’, ndodhesha 15 metra larg saj dhe siç shpjegova, të shtënat ishin automatike dhe të fuqishme, por kur makina është afruar tek unë, nuk u kam parë armë personave”. Ndërkohë deklaron se Arben Frrokun e ka njohur si biznesmen dhe nuk ka pasur marrëdhënie apo raporte pune me të.

    Sa i përket më tej dëshmitari deklaron se Dritan Lamaj e ka njohur si fytyrë dhe dinte që ishte shef i komisariatit në Kombinat po nuk ka pasur asnjë marrëdhënie apo raport pune me të. Duke u riktyehr sësisht te ngjarja dëshmitari Arben N. shprehet se nuk ka njohur asnjë person që ndodh pranë makinës së kryekomisarit të vrarë. “Gruaja ime në momentin e ngjarjes është trembur dhe nuk ka pasur mundësi të fiksojë rrethana nga ngjarja, përfundon dëshminë e tij Arben N. .

    Avokati i Frrokut: Rrëfim i fabrikuar, asgjë e vërtetë
    Avokatët e biznes menit Arben Frroku e kanë kundërshtuar ashpër dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Për “GSH”, mbrojtësi ligjor Tonin Prendi dha të gjitha argumentet përse e konsiderojnë të pabazë dëshminë e Arben N. dhe përse kanë këmbëngulur para Prokurorisë së Krimeve të Rënda të ripyetet ky dëshmitar. Sipas mbrojtësit Prendi, ky dëshmitar i mbrojtur nga shteti, është i ‘fabrikuar’ dhe nuk deklaron asnjë të vërtetë. Avokati kërkon gjithashtu kryerjen e një ekspertimi hetimor, nga i cili do të përcaktohet vendndodhja e saktë e biznesmenit Frroku, në momentin kur ka ndodhur vrasja e zyrtarit të lartë të policisë.
    Pretendimet e mbrojtjes
    Në lidhje me personin që ka deklaruar kundër Arben Frrokut, ku sipas tij, paska parë Arben Frrokun në ngjarjen e datës 24.02.2013, sqarojmë se:
    Jemi të mendimit se, shtetasi me gjeneralitete të ndryshuara, i njohur me emrin Arben N., në procesverbalin e mbajtur përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda, nuk deklaron të vërtetën kur thotë se; tek automjeti tip “BMW”, nga ku është qëlluar mbi viktimën Dritan Lamaj, të ketë njohur Arben Frrokun, të ulur në sediljen e shoferit. Jemi të mendimit se ky person, me këtë deklarim që ka bërë, duhet të jetë “i fabrikuar”, (nuk kemi ide se nga kush), por ai nuk thotë të vërtetën në lidhje me atë çfarë ka deklaruar. Një motiv që të bën të mendosh se ky shtetas nuk thotë të vërtetën dhe se ai është i “fabrikuar” është data e dhënies së kësaj dëshmie. Ngjarja ka ndodhur më datë 24.02.2013, rreth orës 18.25, ndërsa procesverbali i deklarimit të këtij shtetasi, nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është marrë më datë 18.04.2013, pra pasi kishte kaluar një afat kohor shumë i gjatë nga momenti i ndodhjes së ngjarjes, kur dihet se ndër veprimet e para hetimore që kryhen në çdo vendngjarje, është marrja e emrave të personave që kanë asistuar apo kanë parë ngjarjen dhe pyetja e tyre sa më parë.

    Arben Frroku, sipas akteve shkencore (tabulate telefonike, filmime nga kamera të instaluara në pika të ndryshme, deklarime të shumë shtetasve) rezulton të ketë qenë në dalje të qytetit të Elbasanit në orarin që ka ndodhur vrasja në Tiranë. Një person, nuk mund të jetë në të njëjtën kohë në dy vende të ndryshme, edhe në Tiranë, edhe në dalje të Elbasanit. Nëse shikohet me kujdes deklarimi i shtetasit Arben N., kuptohet se ky person nuk bën një deklarim spontan, siç mund të deklarojë çdo person që asiston në një vendngjarje. Ai deklaron se ka parë tre persona në automjetin tip “BMW”, ku sipas tij, dy personat që ishin në këtë automjet ishin me maska të zeza, ndërsa Arbeni që ishte në vendin e shoferit ishte pa maskë. Si i vuri re ky dëshmitar që dy personat e ulur njëri para dhe tjetri prapa kishin trup të vogël? Po Arben Frroku, nuk paska menduar të vërë maskë në kokë sikur dy të tjerët?

    Jemi të mendimit se vetëm Prokuroria beson tek ky dëshmitar, meqë tashmë e ka dërguar çështjen për gjykim, duke e mbështetur akuzën vetëm tek ky person, pasi veprimet e tjera hetimore të kryera, kanë qenë veprime rutinë, procesverbale hetimore, vendime të ndryshme që kanë qenë të domosdoshme të kryheshin, sikurse kryhen në çdo ngjarje.
    Rezulton se, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka mbështetur akuzën e saj të ngritur kundër Arben Frrokut, edhe në faktin se pjesëtarët e familjes Frroku, kur janë shoqëruar në polici, janë paraqitur të shqetësuar.
    Nuk është provë fakti se familjaret e Arben Frrokut, gjatë pyetjes së tyre në polici janë paraqitur të shqetësuar. Kush nga ne, nëse do t’i kontrollohej shtëpia nga forca të shumta policie, do të ndihej i qetë dhe nuk do të shqetësohej apo pasi të mbahej me orë të gjata në polici?! As biseda telefonike që ka bërë Arbeni me Sokolin (nipin e tij), nuk ka asnjë element që të shërbejë si provë kundër Arben Frrokut. Në këtë telefonatë të përgjuar, rezulton se Arbeni i thotë nipit të tij: “për një orë e gjysmë duhet të arrijmë aty, na bëj gati ndoj Uiski, ndoj Cola, ose na blej ndoj shishe Uiski”, pastaj në fund i thotë duke bërë shaka “na blej dy apo sa ta marri mendja ty, dymbëdhjetë - trembëdhjetë shishe Uiski, Cola, apo çfarë të duash ti, se lekët t’i jap unë”. Në asnjë vend të kësaj bisede, nuk rezulton të jetë thënë nga ana e Arbenit, na blej Uiski se kemi për të festuar, apo se kemi mbaruar një punë të madhe.

    Duke qenë se Prokuroria nuk kishte prova kundër Arben Frrokut, ka kërkuar zgjatje të afatit të hetimeve deri në limitet e afatit të paraburgimit, me shpresën se në të ardhmen do të mblidhte prova kundër tij.
    2. Sipas akteve të vëna në dispozicion nga organi i akuzës, emri i personit që ka dhënë deklarime kundër Arben Frrokut, është shtetasi Arben N. Nga sa informacion kemi, na rezulton se këtij shtetasi, me gjeneralitete të ndryshuara, i është dhënë një shumë e majme monetare në shkëmbim të kësaj deklarate që ka bërë përpara organit të akuzës.
    3. I kemi kërkuar organit të akuzës, kryerja e një sërë veprimesh hetimore, që do të ndihmonin në sqarimin e pozicionit të shtetasit Arben Frroku. Ndër të tjera, është kërkuar të kryheshin veprimet hetimore, si më poshtë vijon;
    • Ripyetja e shtetasit Arben N., (personi me gjeneralitete të ndryshuara) meqë në deklarimin e tij të datës 18.04.2013, deklarimi i tij ishte shumë i shkurtër, dhe nga përmbajtja e këtij deklarimi, rezulton se nuk u ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve, të cilat duhej t’i bëheshin nga organi i akuzës, nga ku përgjigjet e marra do të mund të ndihmonin për të kuptuar sa i besueshëm ka qenë ky shtetas në deklarimet e tija.
    • Pyetja e bashkëshortes se këtij dëshmitari, pasi në procesverbalin e datës 18.04.2013, ky person ka deklaruar se ka qenë së bashku me bashkëshorten e tij kur ka parë ngjarjen.
    • Marrjen e tabulateve të telefonave të këtyre dy personave (dëshmitarit dhe bashkëshortes së tij) për të verifikuar nëpërmjet qelizave të telefonave të tyre, nëse realisht këta dy persona, kanë qenë në vendin e ngjarjes më datë 24.02.2013, në orën e ngjarjes.
    • Kryerjen e një eksperimenti kohor, për të provuar, në rastin kur Arben Frroku, do të ishte nisur nga Tirana për në Korçë, jo në orën 17.27, sikurse është nisur, por në orën 18.25, (bazuar në rrugën që ka përshkruar sipas antenave të kompanisë celulare dhe në kushtet atmosferike sa më të përafërta të datës dhe orës që ka ndodhur vrasja) a do të kishte qenë e mundur që Arben Frroku, të arrinte në vendin që e kanë përcaktuar antenat e telefonit, në kohën kur telefoni i tij ishte nën përgjim.
    Asnjëra prej këtyre veprimeve hetimore, të kërkuara për t’u kryer nga ana jonë, nuk rezulton të jenë kryer nga organi i akuzës.
    Personit që ka deklaruar kundër Arben Frrokut, i njohur me emrin Arben N., aktualisht na rezulton se nuk i dihet vendndodhja e tij. Ngelet për t’u parë, si do të veprohet nga organi i akuzës dhe çfarë qëndrimi do të mbajë ky organ në lidhje me akuzën e ngritur kundër Arben Frrokut, në rastin kur ky person i mbrojtur, nuk do të gjendej, në momentin kur do të ketë filluar gjykimi i kësaj çështjeje penale dhe ai do të thirret për të dëshmuar në gjykatë.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  6. #86
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Vrasja e komisarit, Arben Frroku: Prokuroria sajoi prova kundra meje

    TIRANË-“Jam i pafajshëm, prokuroria ka sajuar dhe manipuluar provat ndaj meje”. Kështu u shpreh biznesmeni Arben Frroku sot nga salla e gjyqit të Gjykatës së Krimeve të Rënda ku po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj tij. Frroku akuzohet për vrasjen e ish-kryekomisarit të policisë Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

    Avokati Genc Gjokutaj kërkoi që të njihet me pamjet filmike përgjatë rrugës Tiranë-Durrës ditën e vrasjes.
    “Pamjet filmike të të gjitha bizneseve në autostradën Tiranë-Korçë”, theksoi Gjokutaj.

    Nga ana e tij Frroku tha se, ‘institucionet e dinë mirë që nuk kam lidhje me krimin”.

    Seanca e radhës ndaj Frrokut do të mbahet më 2 prill ku pritet të pyeten mbi 20 dëshmitarë që mund të kenë dijeni rreth vrasjes.

    (d.b/BalkanWeb)

  7. #87
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Ja si u vra komisar Lamaj, Frroku debate të ashpra me Prokurorin



    TIRANE- Procesi gjyqësor ndaj biznesmenit Arben Frroku, i cili dyshohet për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, është në një fazë të “nxehtë”. Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda janë shfaqur pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë së bizneseve në zonën e “Vasil Shantos”, aty ku edhe ndodhi ngjarja janarin e 2013-s. Trupi gjykues ka vendosur që të pranojë kërkesën për shfaqjen e videos, ku shihet momenti i vrasjes së komisarit.

    Pas shfaqjes së videos me pamjet e vrasjes së kryepolicit Dritan Lamaj, seanca ka patur dhe debate të ashpra midis të pandehurit Arben Frroku dhe Prokurorit Anton Martini. “A1 Report” ka mundur të zbardhë debatet, ku siç dëgjohet edhe nga regjistrimi audio, Frroku i drejtohet prokurorit me fjalët, “E vështirë me e fitu gjyqin, pasi do përballemi deri në fund e do e shohim kush do fitoj unë apo ti?”.

    Debatet në sallën e gjyqit

    Arben Frroku: Është e vështirë me e fitu gjyqin.
    Prokurori Anton Martini: Unë nuk fitoj gjyqe.
    Ndërhyn gjykatësi, kërkon qetësi
    Prokurori Anton Martini: Në gjyq edhe po je i pafajshëm do të shpallesh i tillë.
    Arben Frroku: Me m’pru edhe gjaksin të shpija, me ke cënu me gjithë familjen. Nuk bën vaki në këto rrethana. Vetëm këtu ndodh, se s’ka drejtësi. Po do të përballemi me drejtësinë deri në fund, e do ta shohim kush do të fitoj unë apo ti?
    Do përballemi me dretjësinë se më ke kalbur nëpër burgje.
    Gjykatësi: I pandehur është vrejtia e fundit që ju jap.

    Frroku: Nuk jam unë vrasësi
    Ndërkohë gjatë seancës Frroku ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit.

    “Ky është vendi i çudirave, në dokumente shënohet se me vendim gjykate 24.2.2013, thuhet të përgjohen numrat e Arben Frrokut, Mark frokut, dhe këta me kanë pas në përgjim 2 orë para se të kaloj kufirin. Unë kam 17 muaj në burg për faj të prokurorit ose të Ministrisë së Brendshme”, ka thënë Frroku.

    Prokurori i çështjes Anton Martini ka hedhur poshtë fjalët e Frrokut dhe ka theksuar se nuk është bërë asnjë shkelje ligjore.

    "Prokuroria s’ka lidhje me datat që thotë i pandehuri, s’ka lidhje as me partinë apo lidhjet e ndarjet e zotrisë, këto janë aludime. Përgjimet ndaj Frokut kanë nisur pas ores 22:00 me dt.24 e me pas ai fiku telelefonin”, ka thënë Martini.

    Në seancë Prokuroria paraqiti edhe pamjet filmike kur ka ndodhur vrasja e komisar Lamajt. Prokurori Martini tha se momenti i vrasjes është fiksuar në orën 18:24, nga 3 kamera sigurie; lokali, biznesi, shtëpi private.

    “Në kamera duket makina dhe Dritan Lamaj që vrapon e rrëzohet”, tha Prokurori Martini.

    Në reagimin e tij, Arben Frroku i është drejtuar prokuror Martinit duke u shprehur se “E ke marrë personale me mua. Ti me ke sjellë gjakësit në shtëpi, me ke kalb në burgje”.

    Ndërsa në përgjigje, prokurori Martini tha se “s’kam asgjë me ty dhe unë po respektoj ligjin, s’të kam borxh!”

    Shqiptarja.com

  8. #88
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    “Zhduket dëshmitari kyç” që implikon Frrokun në vrasjen e Dritan Lamajt



    Tiranë – Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku pritej sot dëshmia kundër të akuzuarit kryesor për vrasjen, Arben Frrokut, dëshmitari kyç Arben Ndoka nuk është paraqitur.
    Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi dëshmitari Arben Ndoka ka pretenduar më parë se e kishte a parë Frrokun në vendin e ngjarjes, natën që u vra kryekomisari Dritan Lamaj. Por sot, avokatët e Frrokut deklaruan se se “Dëshmitari Arben Ndoka është zhdukur.”
    Në seancën e 6-të gjyqësore, një shkresë e ardhur nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve konfirmon se janë humbur kontaktet me Ndokën.
    Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se ka pasur kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë . Sipas tij, “sot u zyrtarizua shkresërisht se ky dëshmitar ka humbur kontaktet. Avokati nuk ekziston ose nuk është në dispozicion të akuzës, që e ka sjellë si provë.
    Avokati Gjokutaj ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë për klientin e tij, por kërkesa nuk i është pranuar. Ai tha se “Frroku po vuan padrejtësisht, dënimin në burg.”

    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-07-2014 më 12:15

  9. #89
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Tiranë: Ekzekutohet në atentat mafioz ish-shefi i komisariatit nr. 6, Dritan Lam

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    “Zhduket dëshmitari kyç” që implikon Frrokun në vrasjen e Dritan Lamajt



    Tiranë – Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku pritej sot dëshmia kundër të akuzuarit kryesor për vrasjen, Arben Frrokut, dëshmitari kyç Arben Ndoka nuk është paraqitur.
    Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, pasi dëshmitari Arben Ndoka ka pretenduar më parë se e kishte a parë Frrokun në vendin e ngjarjes, natën që u vra kryekomisari Dritan Lamaj. Por sot, avokatët e Frrokut deklaruan se se “Dëshmitari Arben Ndoka është zhdukur.”
    Në seancën e 6-të gjyqësore, një shkresë e ardhur nga Zyra për Mbrojtjen e Dëshmitarëve konfirmon se janë humbur kontaktet me Ndokën.
    Avokati Genc Gjokutaj deklaroi se ka pasur kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë . Sipas tij, “sot u zyrtarizua shkresërisht se ky dëshmitar ka humbur kontaktet. Avokati nuk ekziston ose nuk është në dispozicion të akuzës, që e ka sjellë si provë.
    Avokati Gjokutaj ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë për klientin e tij, por kërkesa nuk i është pranuar. Ai tha se “Frroku po vuan padrejtësisht, dënimin në burg.”

    ORA NEWS

    Zhdukja e dëshmitarit për vrasjen e Lamajt, Berisha: Arratisje qeveritare

    Ish-kryeministri Berisha e ka konsideruar zhdukjen e dëshmitarit kyç që implikon Arben Frrokun në vrasjen e Lamajt është arratisur më urdhër të Ramës dhe për këtë ai e quan një arratisje qeveritare.
    Në një postim në rrjetin social facebook, Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama se në këtë mënyrë ka blërë votën e vëllait të të akuzuarit, deputetit Frroku.
    Ja se çfarë shkruan Berisha në Fb në orën 17:15
    “Kesaj i thone arratisje spektakolare, arratisje qeveritare!
    Te dashur miq, sot deshmitari i vetem qe kishte pare me sy vrasesin e komisarit te Policise Dritan Lamaj dhe qe ishte nen ruajtjen e rrepte te Policise, me urdher te Rames u arratis. Ne kete menyre Rama bleu per neser voten e vellait te te akuzuarit, deputetit Frroku.
    Jave me pare, te derguarit e Rames i premtuan gjykatesit voten per ne Gjykaten e Larte ne rast se do te lironte vellain e deputetit Frroku si te pafajshem. Por gjykatesi nuk pranoi oferten, ndaj dhe Rama u detyrua te organizoje apo urdheroje arratisjen qeveritare, spektakolare. Rama luan shah me krimin dhe vrasjet.”

    ORA NEWS

  10. #90
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Gjyqi për vrasjen e Lamajt: Policisë i "zhduket" dëshmitari kyç që kish në mbroj

    O shoku Rama.

    Si the para ca ditesh: Pse nga gjykatat e korruptuara do presim ne drejtesi?

    Po nga policet e tu qe u "zhduken" deshmitaret qe kishin marre ne mbrojtje dhe qe do te deshmonin kunder te vellait te deputetit tend ne parlament qe kerkohet vete per vrasje ne Belgjike, a duhet te presim drejtesi?

    Hajde Polici e Rilindjes hajde!

    Albo

Faqja 9 prej 10 FillimFillim ... 78910 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •