Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaroi mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani në TV Klan, se Kryeministri Berisha është më energjik se të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar.
Topalli la të hapur mundësinë që në mandatin e ardhshëm, nëse do të fitojë PD-ja, ajo do të përfshihej në kabinetin qeveritar. Kryeparlamentarja dha përgjigje edhe për koalicionet që mund të bëjë PD-ja pas zgjedhjeve.
Është kthyer në legjendë brenda PD-së se kujt do t’ia delegojë pushtetin Berisha një ditë kur të mos jetë më.
Berisha do të fitojë mandatin e tretë, dhe Berisha është partia. Kush mendon se ato vota janë të tjetërkujt, ato janë vetëm të Sali Berishës.
Shumë njerëz në PD i kanë sytë nga Berisha, por në momentin që do të shkëputet, do të thotë “unë po tërhiqem sepse mosha bën të vetën”.Dikush duhet të ta marrë partinë në dorë.
Ajo që ne kemi tashti është që të shkojmë përpara në zgjedhje. Do të them vetëm një gjë, PD-në nuk e njohin të tjerët, kudo që janë, më mirë se sa unë. Për nga energjia, inovacioni, shpresa, për nga optimizmi, Kryeministri Berisha, me i mbledh të gjithë ministrat bashkë dhe po deshe të gjithë maxhorancën bashkë, dhe opozitën, ia del i pari, del kampion, dhe tjetër nuk e ndjekin dot më.
Në rast se ju do të fitoni më 23 qershor, kësaj radhe nuk besoj se do të thoni që do të rri prapë në Parlament, do të doni të hyni në Ekzekutiv, sepse ka një moment që lodhet njeriu, nuk mund të rrijë gjithmonë me Taulant Ballën dhe Sajmir Tahirin duke i nxjerrë jashtë…
Ndoshta!
Rama, sipas jush, pse nuk i voton tri ligjet? Mbase ka bërë një kalkulim dhe i del që po t’ju pengojë, ndoshta vjen në pushtet.
Nganjëherë të gjitha llogaritë bëhen mbrapsht. Nganjëherë më duket sikur ai ka filluar të besojë fantazitë të tij dhe nganjëherë them që ky është si Liza në botën e çudirave, ecën në ëndrrat e saj. Shkon e ëma dhe e tund, i thotë çohu nga gjumi. Dhe ky çohet nga gjumi vetëm kur humb zgjedhjet dhe fillon edhe njëherë nga e para: “U vodhën zgjedhjet, do bojkotojmë Parlamentin”.
Rama e ka një origjinë nga Shkodra, nga ngjau ai? Njërin nga prindërit e ka nga Shkodra. Nuk e ka nga Shkodra.
Nuk e di. Nuk ka lidhje fare me Shkodrën ai. Ai ka probleme me veten e vet.
Në këto momente që ne po flasim kush është i dënuar nga deputetët e PS-së, që është pa rrogë tani, Sajmir Tahiri, Taulant Balla?
Ka mbi një vit që nuk ka deputetë të dënuar. Kanë rënë në qetësi sepse janë të pasigurt se kush po del deputet dhe kush jo. Nuk dëgjohen fare, rrinë urtë, nuk votojnë. Votojnë kur i thotë ai me votu. S’votojnë kur i thotë ai mos me votu. Më vjen keq ndonjëherë.
Ju gjithmonë përfliteni si pasardhësja i Berishës në njëfarë mënyre. Dikur ishte Lulzim Basha.
Nuk përflitet asnjëherë. Absolutisht përveç thashethemeve të gazetave apo të ndonjë personi të veçantë, në PD jo.
Ditën që nuk do të jetë Sali Berisha?
Absolutisht jo. Nuk përflitet. Në atë Grup Parlamentar që jam unë nuk përflitet. Nëse gazetave u pëlqen të krijojnë diversione, ndodh dhe në vende të tjera të botës, por ne e dimë çfarë është e vërteta
Burimi: PANORAMA
Krijoni Kontakt