SHKUP- Maqedonia mund të ketë nevojë të ndjekë shembullin e Zvicrës, duke ndaluar kështu ndërtimin e xhamive të reja në vend. Kështu shkruan sot agjencia maqedonase e lajmeve MINA. Nëse Zvicra e bëri këtë dhe pjesa tjetër e botës e duartrokiti, atëherë pse nuk mund ta bëjmë edhe ne, pyet MINA?
Duhet të theksohet se ky nuk është një fenomen që po ndodh vetëm në Maqedoni. Bullgaria është goditur mjaft rëndë nga ky problem, shkruan Mina. Janë me qindra xhamitë e ndërtuara në Bullgari gjatë një viti.
Në Maqedoni, myslimanët nuk kanë nevojë për xhami. Shembulli i fundit vjen nga Shtipi, ku nuk ka njerëz të fesë myslimane, ndërsa atje po ndërtohet një xhami. Një xhami është ndërtuar në Valandovo, ku nuk ka gjithashtu asnjë mysliman.
Xhamitë po ndërtohen në pjesën më të madhe të tyre gjatë orëve të natës, thuhet në shkrim, pasi nuk kanë lejë ndërtimi. Financuesit e tyre janë Arabia, Kuvajti, organizata të ndryshme nga Malajzia, Katari, Libia dhe qeveri të tjera nga vende myslimane.
Me numrin e madh të xhamive që po ndërtohen, një turist i huaj merr përshtypjen se po hy në një vend mysliman.
Sipas agjencisë së lajmeve, Arabia në 10 vitet e fundit ka dhënë rreth 1 miliard euro për përhapjen e islamit në Ballkan. 600.000 janë të dedikuara për ndërtimin e xhamive të reja.
Të gjithë mund të marrin rreth 100.000 euro nga qeveria Saudite nëse thjesht do të thoni se kërkoni të ndërtoni një xhami.
Me tej, duke iu referuar protestave të fundit, nuk është çudi shkruan agjencia e lajmeve, që shqiptarët në Maqedoni po shihen gjithnjë e më shumë me mjekra të gjata, apo edhe flamuj të Arabisë Saudite apo slogane në gjuhën arabe.
Qeveria e Maqedonisë, nuk po bën asgjë, vijon me tej shkrimi, për të parandaluar ndërtimin e paligjshëm të xhamive në vend. Ironikisht, Shqipëria e cila ka gjysmën e popullsisë myslimane është shumë e kujdesshme në ndërtimin e xhamive të reja, dhe kontrollon me rigorozitet dhe shumë kujdes nga kush dhe kujt i jepen paratë për ndërtimin e xhamive të reja.
Në fund jepet një listë se ku po ndërtohen këto xhami, ku 88 prej xhamive të reja janë ndertuar vetëm në Gostivar.
Në Tetovë mund të shohësh një xhami për çdo fshat. Kumanovë, Strugë, apo edhe Ohër janë disa nga vendet e tjera ku fenomeni është vërejtur.
Burimi:Panorama
Krijoni Kontakt