Puna eshte burim i te mirave materiale dhe i stabilitetit shpirteror. Gjithkush gjen veten ne nje profesion dhe perpiqet te siguroje nje menyre jetese sa me komode, natyrisht ata qe kane pretendime per jeten.
Ne kete teme do te doja te vilja mendime ose te keshillohesha me te gjithe ju. Nuk behet fjale per mua sepse e kam gjetur pozicionin tim ne jete. Shoh shume femije pasditeve qe sillen rrugeve kot, ulen ne kafene, tymosin papushim dhe nuk kane asnje preokupim apo ambicje ne jete. A eshte e demshme te ingranohen ne nje pune keta femije (mosha 16 vjec e lart)? Une mendoj qe duhet te punojne, jo per te plotesuar te ardhurat e familjes sepse do ta quaja shfrytezim, por thjesht per faktin qe te krijojne koncept dhe te zene boshllekun qe i terheq drejt vesit.
Mirepres mendimet tuaja.
Krijoni Kontakt