Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit: Thesar për ne

    Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu, ka thënë se Turqia nuk do të pranojë kërkesën e Qeverisë shqiptare, për kthimin e eshtrave të rilindasit shqiptar Sami Frashëri. Kryediplomati turk është cituar nga mediat turke, duke thënë se Sami Frashëri është një thesar për Turqinë dhe gjithmonë do të qëndrojë në Stamboll.

    Konkretisht në datën 20 shkurt, "Todays Zaman", media online turke shkruante: "Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu ka refuzuar një kërkesë nga Shqipëria, për tu kthyer eshtrat e një osmani të shquar shqiptar të njohur për kontributin e tij të rëndësishëm në nacionalizmin turk".

    "Dashtë Perëndia, ai do të mbetet atje. Ai është thesari ynë", citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm turk/gazeta sot
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #2
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Eshtrat e Sami Frashërit, Davutoglu: Ai është thesari ynë

    Kjo eshte nje goditje shume e rande per Berishen !

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Eshtrat e Sami Frashërit, Davutoglu: Ai është thesari ynë

    e moj SHQIPNI burra qe ke qit,grekt i clirove i dhe kryeministra,turqve po ashtu,por per veti ke met me idiota si puna e sals.

  4. #4

    Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit: Thesar për ne

    ANKARA - Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu refuzon kërkesën e Shqipërisë për të kthyer eshtrat e rilindasit të shquar Sami Frashëri ne vend. Kreu i diplomacisë turke Ahmet Davutoglu u tha gazetarëve në Ankara se Sami Frashëri është një thesar për turqit dhe se ai do të mbetet gjithmonë në Stamboll.

    Emri:  62236_1.jpg

Shikime: 677

Madhësia:  26.2 KB

    Reagimi zyrtar nga ana e Turqisë vjen pas deklaratave të kryeministri Berisha, i cili tha se do kërkojmë transferimin e eshtrave të Sami Frashërit dhe kokën e Ali Pashë Tepelenës nga Turqia. Këtë kërkesë Berisha ia artikuloi dhe ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Ismet Ylmaz, gjatë vizitës së këtij të fundit dy javë më parë në Shqipëri.

    Sami Frashëri, i cili lindi në vitin 1850 dhe vdiq në 1904 cilësohet një personalitet i rëndësishëm për letërsinë turke. Ai ka shkruar enciklopedinë e parë në gjuhën turke si dhe fjalorin e parë të gjerë në gjuhën turke. Ai është babai i Ali Sami Yen themelues i kubit sportiv të Gallatasarit.

    Ministri turk Davutogllu thotë se Turqia, sikurse nuk lejoi kthimin e eshtrave të Mehmet Akif Ersoj, autorit të himnit kombëtar turk, ashtu nuk do lejojë dhe kthimin e eshtrave të Sami Frashërit me rol të spikatur në identitetin kombëtar turk.

    E ndërsa për eshtrat e Sami Frashërit mbetet kategorik, kreu i diplomacisë turke nuk tha asnjë fjalë nëse do t’i përgjigjet ose jo pozitivisht kërkesës tjetër të qeverisë shqiptare për kthimin në Atdhe të kokës së Ali Pashës.

    Ali Pashë Tepelena ka shërbyer si guvernator i qytetit të Janinës. Ai u ekzekutua me urdhër të sulltan Mahmutit dhe pas vrasjes u dërgua në Turqi. Koka e tij qëndroi në Turqi, ndërsa trupi prej 191 vitesh ndodhet në Shqipëri.

    (er.nu/news)
    Revolution 1848

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit: Thesar për ne

    Keto ti shikojne dhe ti degjojne disa fanatike osmanllinj

  6. #6
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit: Thesar për ne

    Berisha po i pergadit zgjedhjet shtetrore.

    Mir qe se kthyen Gonxhen, edhe me mir qe se kthyen Samiun e Aliun.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit: Thesar për ne

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Berisha po i pergadit zgjedhjet shtetrore.

    Mir qe se kthyen Gonxhen, edhe me mir qe se kthyen Samiun e Aliun.
    E pse me mire...ata na takojne neve

  8. #8
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit: Thesar për ne

    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    E pse me mire...ata na takojne neve

    Ndoshta i madhi Sami ka lane me tastament qe te mbesi ne Tyrkije

  9. #9
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit: Thesar për ne

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Berisha po i pergadit zgjedhjet shtetrore.

    Mir qe se kthyen Gonxhen, edhe me mir qe se kthyen Samiun e Aliun.

    ndoshta, sipas asaj qe kishte shkruar bensveni 11 me nje teme tjeter, i bie qe edhe keta nuk jane me shqiptare, vetem gjysherit kane pasur shqiptare tani me jane indian, turq e çfare tu thuash! Keta, tanime qe jane te vdekur e nuk munden ta pohojne se çfare jane ne krahasim me ate fussballerin e türkije, qe po thot jam arnaut edhe krejt pazarin me vaza e kam thyer ne stamoll

    pernime de, ani enciklopedi, po ju shkruan perandorise, po gazoza kisha dalur e kisha luajtur kot tere diten e lume, nese asgje nuk kisha pasur tjeter per te bere, se ti shkruaja shkronje te vetme ne ate enciklopedi
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit: Thesar për ne

    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Ndoshta i madhi Sami ka lane me tastament qe te mbesi ne Tyrkije
    Jo kursesi GURI I REND PESHON NE VENDIN E VET.......

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •