Anila Jole
GREQI - Ministria greke e Energjisë dhe Ndryshimit klimatik bëri të ditur se kanë përfunduar kërkimet sizmike për evidentimin e burimeve me hidrokarbure në detin Jon dhe në jug të Kretës.
Kërkimet filluan në nëntor 2012 dhe u funalizuan me kthimin në portin e Patras të anijes kërkimore “Nordic Explorer” të kompanisë norvegjeze PGS, që kishte fituar tenderin për kryerjen e kërkimeve, e cila pritet të informojë për ecurinë e kërkimeve.
Kërkimet u zhvilluan në një rreze prej 12.431 km, hapësirë që tejkalon planizimin fillestar, për shkak të interesimit që treguan kompani hidrokarburesh, lidhur me më shumë të dhëna nga zona të caktuara. Sipas ministrisë së energjisë, numri i këtyre kompanive është ende i pakët, për shkak të fazës fillestare në të cilën ndodhen kërkimet.
Pas grumbullimit të të dhënave të kërkimeve sizmike, do të pasojë faza e përpunimit dhe e prezantimit të tyre para kompanive që në një stad të parë do të tregojnë interes për t’i patur në dispozicion këto të dhëna.
Stadi tjetër do të jetë shpallja e tenderave për disponimin e zonave detare, ku sondat do të fillojnë shpimet me qëllim gjetjen burimeve të naftës e të gazit, për të cilat kryeministri grek Antonis Samaras ka deklaruar se ka shenja mjaft të besueshme se janë mjaft të pasura./balkanweb
Krijoni Kontakt