Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Eshtrat e Sami Frashërit, Davutoglu: Ai është thesari ynë

    Citim Postuar më parë nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Ka bere ndonje gje per komb in shqiptar shqiptar?
    Sami Frashëri është ideologu më i shquar i lëvizjes sonë kombëtare. Si udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes.
    Vëllai më i vogël i Abdylit e i Naimit, ai lindi në Frashër më 1850, ku mori edhe mësimet e para. Më 1871 mbaroi gjimnazin "Zosimea" në Janinë, mësoi gjuhë të vjetra e të reja dhe u pajis me një kulturë të gjerë. Më 1872 shkoi në Stamboll për punë dhe atje u lidh menjëherë me patriotë shqiptarë, me Pashko Vasën, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumë shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqërisë së Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonëse ishte nga më të rinjtë. Gjer në fund të jetës ai mbeti udhëheqësi kryesor i kësaj shoqërie.
    Samiu ishte njeri me horizont të gjerë dhe dha ndihmesë të shquar për kulturën turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe të drejtat e kombit shqiptar. Botoi në turqisht edhe një varg veprash letrare e shkencore. Ndër këto janë disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plotë etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisë dhe e gjeografisë në gjashtë vëllime. Ai shkroi në turqisht dramën Besa me subjekt shqiptar, bëri përkthime nga letërsia botërore etj.
    Veprat e Samiut në turqisht përshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar të Perandorisë Osmane. Me to ai i sillte ndihmesë të vlefshme mendimit përparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal të sulltanëve ai i ndihmonte njëkohësisht edhe popullit të vet në luftën për liri, edhe popullit turk në luftën për përparim.
    Krijimtaria e Samiut në gjuhën shqipe është e lidhur tërësisht me idealet e lëvizjes kombëtare për çlirim, me nevojat e shkollës e të kulturës kombëtare. Pa dyshim ai është një nga themeluesit e saj. Për shkollat e para shqipe Samiu botoi këto vepra: "Abetare e gjuhës shqipe„(1886), "Shkronjëtore e gjuhës shqipe„(gramatikë e shqipes,1886) dhe "Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe një fjalor të gjuhës shqipe, që nuk i dihet fati.

    Sami Frasheri ka lindur ne 1 Qershor 1850, ne Frasher te Permetit. Ai ka qene ideologu kryesor i levizjes kombetare shqiptare, dijetar, shkrimtar dhe publicist. Sami Frasheri ishte zoterues i disa gjuheve te huaja si turqisht, italisht, frengjisht, latinisht, greqishten e re dhe te vjeter, arabisht dhe persisht. Sami Frasheri drejtoi disa nga revistat e para ne gjuhen shqip “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll 1884 – 1885) ku shkroi nje varg artikujsh. Hartoi librat “Abetare e gjuhes shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhes shqipe” (gramatika) dhe “Dheshkronje” (Gjeografia 1888). Ai ka shkruar “Shqiperia c’ka qene, c’eshte e c’do te behet” botuar me 1889 ne Bukuresht. Sami Frasheri hartoi dhe nje fjalor te gjuhes shqipe qe mbeti i pabotuar, la gjithashtu ne doreshkrim nje permbledhje kengesh popullore shqiptare.

    Eshte autor i fjalorit normative te gjuhes turke (Kamus-i turki, 1901) I cili ruan vleren e vet te madhe edhe ne ditet e sotme. Fjalori “Kamus-i turki” permban mbi 40 mije fjale e shprehje gjuhesore. Samiu eshte gjithashtu edhe autor i disa fjaloreve dy-gjuhesh frengjisht-turqisht, turqisht-frengjisht dhe arabisht – turqisht.

    Sami Frasheri ka shkruar edhe drama e romane ne gjuhen turke. Vepra me e rendesishme eshte “Besa”, botuar ne 1875, dhe vene ne skene ne teatrin perandorak ne Stamboll.

    Sami Frasheri ka dhene kontributin e tij edhe ne fushen e gazetarise. Ai ka bashkepunuar me shkrime dhe ka qene redaktor dhe kryeredaktor ne disa gazeta “Sabah” (Mengjesi 1876) dhe “Hafta” (Java).

    Ne punen krijuese te tij, zene vend edhe perkthimet, e kryesisht ato nga frengjishtja. Bibloteka e tij personale kishte 20 mije vellime. Sami Frasheri vdiq ne Stamboll ne 1904, duke lene me doreshkrim 11 vepra, krysisht nga fusha e gjuhesise dhe letersise.

    Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?” (1899)

    Me veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, që u botua (nga Shoqëria “Dituria” e Bukureshtit) pa emrin e autorit në mars të vitit 1899, Sami Frashëri pasuroi më tej mendimin politik të Rilindjes dhe ndikoi fuqishëm për zhvillimin e lëvizjes kombëtare në fundin e shek. XIX dhe në fillimin e shek. XX. Duke pasur një përvojë të gjatë, si një nga udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Samiu e shkroi këtë vepër menjëherë pas Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Pejës, që u mbajt në javën e fundit të janarit të vitit 1899. Vepra zë një vend të veçantë në krijimtarinë e gjithanshme të autorit dhe përbën traktatin më të rëndësishëm shqip me karakter politik e shoqëror të Rilindjes Shqiptare.
    Ndonëse e hartoi duke qenë i frymëzuar nga Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900) dhe me synimin që t’i jepte asaj një program të plotë politik e kombëtar, Sami Frashëri i tejkaloi caqet e këtij qëllimi dhe, me një qartësi të veçantë e në mënyrë të gjithanshme, shtjelloi në këtë vepër tërë programin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, zhvilloi më tej mendimin politik e shoqëror shqiptar për çështjet themelore të luftës për çlirimin kombëtar. Kjo vepër është një përgjithësim i përvojës së pasur politike të Samiut dhe i të gjithë Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, një program i luftës për çlirimin e Shqipërisë dhe për organizimin e saj politiko-shtetëror e ekonomik. Në të janë hedhur themelet e strategjisë së lëvizjes kombëtare që përcaktohej nga raporti i atëhershëm i forcave në Perandorinë Osmane e në Evropë, si edhe të taktikës e të rrugës që duhej ndjekur për të siguruar formimin e një shteti të pavarur shqiptar. Me veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë?”, Sami Frashëri u bë ideologu më i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe një nga figurat më të ndritura të historisë së mendimit politik shqiptar.
    Ai, si askush tjetër, përcaktoi me një kthjelltësi të veçantë dhe në një mënyrë të prerë, pa asnjë mëdyshje e lëkundje, qëndrimin kundrejt Perandorisë Osmane, shtroi konceptet dhe bindjet e tij për të tashmen e të ardhmen e Shqipërisë. Pas një përshkimi të shkurtër të historisë së lashtë e mesjetare të Shqipërisë, me qëllim që të ngjallte te bashkatdhetarët krenarinë kombëtare për të kaluarën e tyre, Samiu trajtonte me ngjyra të forta gjendjen e mjerueshme ku e kishte zhytur Shqipërinë sundimi turk. “Sot shqiptarët janë robër, të poshtëruar e t’unjurë, të shkelur e të çpërndarë shumë më tepër se të tjerët kombe.... Turqia, - vazhdonte Samiu, - sot shqiptarë e mer ushtar, e mundon e rreh që të mësonjë gjuhën e tij ... Shqiptarët janë futur në aq të rënda pagesa, sa s’mundin të ngrenë krye..., janë lakuriq me një këmishë, që s’ka ku ta zerë qeni. Vete dhe zaptija e tahsildari e ngre shkopin e i rreh duke thirrur: paguani!” Samiu ngre zërin kundër politikës antishqiptare dhe asimiluese të pushtuesve osmanë. Në kohën kur ndihmon grekët, serbët e bullgarët të çelin shkolla të huaja në Shqipëri, vinte në dukje Samiu, qeveria turke “nuk le të hapet ndonjë shkollë shqipe e të shkruhet ndonjë libër shqip”. Varfëria, paqeveria (administrimi i keq - shën. i aut.), padituria, ishin, sipas Samiut, karakteristikat kryesore të sundimit osman në Shqipëri.
    Autori analizon në këtë vepër gjendjen e brendshme të Shqipërisë në kuadrin e Perandorisë Osmane dhe në atë ndërkombëtare, që e trajton të lidhur me raportin e atëhershëm të forcave në Ballkan e në Evropë. Kjo analizë e çoi Sami Frashërin në përfundimin e drejtë se armiku kryesor i popullit shqiptar ishte Perandoria Osmane, që e mbante atë të robëruar prej 500 vjetësh, në prapambetje të madhe ekonomike e kulturore e që po e çonte tani drejt shkatërrimit; pas saj vinin shtetet fqinje të Ballkanit, Greqia, Serbia e Bullgaria, që përpiqeshin me anë të kishës, të shkollës e të armëve t’i asimilonin shqiptarët dhe të copëtonin atdheun e tyre. Ai theksonte gjithashtu se Perandoria Osmane, e kalbur që nga themelet, nuk ishte në gjendje të përballonte goditjet e shteteve ballkanike dhe të Fuqive të Mëdha, se shkatërrimi i saj ishte i shpejtë e i pashmangshëm, se sundimi i saj në Evropë do të merrte fund.
    Duke u mbështetur në këtë analizë, Sami Frashëri argumentoi në mënyrë shkencore domosdoshmërinë e shkëputjes së Shqipërisë nga Turqia dhe të formimit të një shteti të pavarur shqiptar si rrugë e vetme për shpëtimin e kombit shqiptar e të Shqipërisë nga zgjedha turke e nga copëtimi. “Turqia në Evropë jetën e ka fort të shkurtër, - shkruante Samiu, - Shqipëria s’ka bërë themel as ka lëshuar rrënjë në vetëhe; ron në themelet e gremisurë të Turqisë e në rrënjët e kalbura të saj. Me të rënët e kësaj stihie të madhe (të Perandorisë Osmane - shën. i aut.) do të bjerë edhe Shqipëria e do të shtypetë nën gërmadhat e rënda të saj...”.
    Në qoftë se Shqipëria, arsyetonte ideologu i madh, do të vazhdonte të mbetej nën Perandorinë Osmane, e ndarë në katër vilajete të zakonshme, pa asnjë të drejtë të veçantë dhe në qoftë se shqiptarët do të vijojnë të durojnë tiraninë turke, nuk do të ngrihen për të kërkuar të drejtat e tyre kombëtare dhe për t’u çliruar nga robëria, ata do të identifikoheshin me turqit. Në këtë rast, kur Perandoria Osmane të shembej, Shqipëria mund të trajtohej si një pjesë e trashëgimit turk, si objekt për t’u ndarë ndërmjet monarkive dhe do të gremisej bashkë me këtë Perandori. Prandaj, theksonte ai, është e domosdoshme që gjithë shqiptarët të luftojnë kundër sundimit osman, “që Shqipëria të shkëputej nga Perandoria Osmane, që të shpëtojë nga shkatërrimi e nga katastrofa drejt së cilës po shkon kjo Perandori”. Shembja e saj duhet ta gjejë Shqipërinë të organizuar në shtet më vete me qeverinë e vet. Është detyrë e parë që shqiptarët të kërkojnë nga sulltani dhe nga shtetet evropiane që Shqipëria të veçohej nga trungu turk, që “një orë e më parë të ndahetë Shqipëria e të dihetë që ku e gjer ku është. Të njihet vendi ynë për Shqipëri, ta njohë Evropa për Shqipëri”.
    Megjithëse në tërë veprën e tij Sami Frashëri argumentonte domosdoshmërinë e shkëputjes së plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane, ai lejonte që për një kohë ajo të kishte statusin e autonomisë brenda Perandorisë Osmane. “Kjo qeveri shqiptare, - shkruante ai, - të jetë sot për sot nën Turqinë..., por me një mënyrë që në rëntë Turqia, të mundënjë Shqipëria sikundër që është të qëndronjë më vehte”. Formimin në fazën e parë të një shteti autonom shqiptar, të një qeverie shqiptare nën sovranitetin e sulltanit, Samiu e argumentonte me faktin se në shtresat e ndryshme të popullsisë shqiptare ende nuk qe formuar bindja për nevojën e shkëputjes së plotë të Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Sundimi pesëqindvjeçar osman, feja e përbashkët (myslimane) e shumicës së popullsisë shqiptare me turqit, përbashkësia e interesave ekonomike të parisë shqiptare me sunduesit osmanë dhe lidhjet e tjera të shumta tradicionale të krijuara gjatë pesë shekujve ushtronin ndikimin e vet te shqiptarët, duke errësuar ndërgjegjen e tyre.
    Por edhe në këtë rast Sami Frashëri u mbeti besnik bindjeve të tij përparimtare dhe, duke arsyetuar si iluminist e atdhetar i shquar, u përpoq t’i bindte shqiptarët se interesat e tyre si komb i veçantë janë krejt të ndryshme nga ato të turqve dhe se të ardhmen e Shqipërisë duhet ta kërkonin jashtë Perandorisë Osmane. Shqiptarët, theksonte ai, i dallonte nga turqit jo vetëm identiteti i tyre krejt i veçantë kombëtar, por edhe përkatësia e tyre në familjen evropiane, fakti që ata ishin një popull evropian dhe qenë formuar si të tillë gjatë historisë mijëravjeçare.
    Samiu argumentonte gjithashtu nevojën e luftës me armë për arritjen e qëllimeve kryesore të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, për çlirimin e atdheut nga zgjedha turke. Duke iu drejtuar atyre krerëve shqiptarë që shpresonin se Porta e Lartë do t’ua jepte me “hirin” e vet reformat e premtuara, ai shkruante: “Turqia me dashuri e mirësi s’jep gjë kurrë. Do më mirë Turqia ta humbasë Shqipërinë e ta ndajë në mes të armiqve të saj sesa t’i japë një qeveri të urtë e të mirë, e cila të ndreqnjë e të zbukuronjë e ta bënjë vend të ndriturë si gjithë bota... Prandaj edhe shqiptarëve me hir Turqia s’u ka për të dhënë gjë. Shqiptarët duhet t’i marrin ato që duan me pahir: t’i kërkojnë me fjalë, po të kenë edhe pushkën plot”; ata “janë të zotë t’i ruajnë dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre edhe me armë në dorë. Kur përzihet e drejta me fuqinë, - theksonte Samiu, - merr një forcë të cilës gjë s’i rri dot kundrejt”.
    Në veprën e vet Samiu parashtroi njëkohësisht parimet themelore dhe strukturën organizative të shtetit të ardhshëm shqiptar, një lloj projekti të kushtetutës që, sipas tij, duhej të kishte Shqipëria kur të bëhej shtet më vete, i pavarur; kjo ide formulohej në mënyrë të plotë për të parën herë në historinë e mendimit politik shqiptar. Në këtë projekt Samiu zhvilloi më tej mendimet e parashtruara prej tij në Manifestin e Komitetit Shqiptar të Stambollit të vitit 1897.
    Sipas Sami Frashërit, Shqipëria si shtet më vete duhej të ishte një republikë parlamentare me organet e saj të veçanta. Pushteti ekzekutiv do të ishte i ndarë nga ai legjislativ; të parin do ta ushtronte qeveria e përbërë prej shtatë ministrash, njëri prej të cilëve do të ishte kryetar i Këshillit të Ministrave; atë legjislativ do ta ushtronte Këshilli i Përgjithshëm (parlamenti), i përbërë nga deputetët që do të zgjidheshin një për çdo 20 mijë banorë.
    Në krye të shtetit shqiptar do të qëndronte Këshilli i Pleqësisë i përbërë prej 15 vetash, të cilët do të zgjidhnin nga gjiri i tyre një kryetar dhe një nënkryetar. Ky organ, sipas mendimit të Samiut, do të ishte si një lloj presidiumi i Këshillit të Përgjithshëm dhe do të ngarkohej me detyrat që në shtetet e tjera i kryente mbreti, princi ose presidenti i republikës. Me vendim të Pleqësisë do të bëhej edhe ndërrimi i qeverisë ose caktimi i qeverisë së re dhe i kryetarit të saj. I tillë do të ishte, sipas Samiut, organizimi i shtetit të pavarur shqiptar.
    Por sa kohë që Shqipëria do të ishte autonome nën sovranitetin e Perandorisë Osmane, në krye të qeverisë do të vihej një guvernator ose, siç e quante Samiu, një qeveritar i përgjithshëm, i cili do të emërohej nga sulltani për 5 vjet, pasi të merrej pëlqimi nga Pleqësia e nga Këshilli i Përgjithshëm. Në të dy rastet qeveria do të ishte e detyruar të përgjigjej e të jepte llogari përpara Pleqësisë dhe Këshillit të Përgjithshëm; këta kishin të drejtë të pranonin ose të rrëzonin ligjet e vendimet e paraqitura prej saj. Kushtetuta e Samiut përshkohet nga një frymë demokratike. Ajo ishte kushtetutë e një regjimi demokratik- borgjez.
    Idesë për shtetin shqiptar Samiu i jepte një përmbajtje të përparuar edhe nga ana ekonomike e shoqërore. Ai kërkonte që në Shqipërinë e lirë të merreshin masa të shpejta me anë investimesh të mëdha për të përmirësuar gjendjen e vajtueshme ekonomike të vendit. Ai kërkonte të ngrihej një industri kombëtare, të mëkëmbej bujqësia e prapambetur, të pajisej vendi me një rrjet të gjerë transporti, të forcoheshin financat dhe të vendosej një sistem arsimor mjaft i përhapur e i përparuar. Ai i kushtonte arsimit një kujdes të veçantë, idetë e tij për këtë çështje janë thellësisht përparimtare. Samiu kërkonte një arsim të përgjithshëm e të detyrueshëm për të gjithë të rinjtë e të rejat e vendit, të njëllojtë si për djemtë edhe për vajzat, një arsim në gjuhën amtare si për shqiptarët, ashtu edhe për pakicat kombëtare që do të bënin pjesë në Shqipëri; ai mendonte të themelohej një shkollë, që të ishte laike, e shkëputur nga kisha e nga xhamia, e varur krejtësisht nga shteti, një shkollë që të ishte vatër diturie dhe atdhetarizmi, që të bëhej bartëse e lulëzimit dhe e qytetërimit të atdheut. Sistemi arsimor i rilindësit të shquar parashikonte shkolla fillore, qytetëse, gjimnaze, teknikume, universitete dhe institute të larta për miniera, bujqësi, pyje, histori, gjeografi, gjuhësi, akademi ushtarake e detare etj.
    Vepra “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e ç’do të bëhetë” la përshtypje të thellë në radhët e atdhetarëve. Idetë e parashtruara nga Samiu në këtë vepër për rrugët që duheshin ndjekur për çlirimin e Shqipërisë u përvetësuan dhe u përhapën nga veprimtarët më të shquar të lëvizjes kombëtare dhe nga shtypi shqiptar i kohës. Në saje të punës së shoqërive shqiptare jashtë atdheut vepra e Samiut u përhap thuajse në të gjitha krahinat e vendit. Megjithëse u botua pa emër, shumë shpejt u kuptua se autori i saj ishte Samiu. Si pasojë kundër tij filloi persekutimi nga qeveria. Ai u urdhërua nga policia e Stambollit të qëndronte i mbyllur në shtëpinë e tij dhe të ndërpriste çdo lidhje me shokët e miqtë e vet. Ky izolim, që i ngjante një burgimi të vërtetë, vijoi derisa rilindësi i madh vdiq më 18 qershor 1904.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin

    Paska te drejte Saliu atehere.Qenka nje gjigand Sami Frasheri

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2011
    Postime
    30

    Për: Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit: Thesar për ne

    [ eshtrat e keti njeriu madheshtor te pushojne ne vendlindjen e te parve te tije. ]

    Thone se Samiu dhe vellezerit ishin vlleh te konvertuar ne bektashinj . Ata mbaruan gjimnazin Zosima ne Janine .Zosimat kane qene vlleh nga Gramozi .Samiu ka shkruar se shqiptaret nje mik kane pasur, vllehet .

  4. #24

    Edhe Sami Frashrin na e bene turq..., anadollaket.
    Thesar apo jo, turr-qit duhet te na kthejne mbrapsht!
    Te pakten sot qeveria shqiptare, te mos i lejoje te luajne me memorjen kombetare...aziatiket.
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Eshtrat e Sami Frashërit, Davutoglu: Ai është thesari ynë

    SAMI FRASHERI eshte vellai i NAIMIT e ABDYLIT, si zor te mos i sjellin eshtrat !! historia vendin ja ka caktuar gjithesesi.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit: Thesar për ne

    Citim Postuar më parë nga kacauni Lexo Postimin
    [ eshtrat e keti njeriu madheshtor te pushojne ne vendlindjen e te parve te tije. ]

    Thone se Samiu dhe vellezerit ishin vlleh te konvertuar ne bektashinj . Ata mbaruan gjimnazin Zosima ne Janine .Zosimat kane qene vlleh nga Gramozi .Samiu ka shkruar se shqiptaret nje mik kane pasur, vllehet .
    Kush thote bre?
    Ne cila kafene i ke degjuar keto thashetheme?

    Po cpaskeni qene bre ju cobejte,ne Greqi na dolet greke te flakte,ne Shqiperi rumine,bre sa rrace e poshter qe jeni

  7. #27
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Eshtrat e Sami Frashërit, Davutoglu: Ai është thesari ynë

    Le ti ndajne eshtrat pergjysem .

    As eshtrat s'ti japin pale te kerkosh ndonje gje tjeter :-p
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Eshtrat e Sami Frashërit, Davutoglu: Ai është thesari ynë

    Citim Postuar më parë nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Ka bere ndonje gje per komb in shqiptar shqiptar?
    Pyetja jote eshte: Kush eshte Sami Frasheri? Dhe ben mire qe pyet, se ndryshe nga keta te tjeret me lart, ti te pakten e pranon qe nuk e njeh kush eshte e do te mesosh per te. Per kete pune eshte hapur forumi, qe shqiptaret te mesojne. Mund te lexosh per Sami Frasherin me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/thread...-Sami-Frashëri

    Albo

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit: Thesar për ne

    Edhe ne ish Jugosllavi ka patur njerez"shqiptar"qe i kan dhene shume Jugosllavise(mandej edhe Kosoven ja kane dhene per karrige te vet).E duke punuar per Jugosllavi,keta revolucionar,mandej kane arritur qe te udheheqin te gjitha institucionet e KSAK,madje madje ka patur te tille qe kane arritur edhe ne majat shtetit Jugosllav.Jugosllavise Shqiptaret i kane dhene perparime ne te gjitha fushat,ka patur ushtarak,profesor,dekan,shkencetar te ndryshem,punetor nga me te ndryshmit(llogart edhe punetor krahu,haha).Komunistet Shqipetar te devotshem kane qene gjithnje krah i madh i Jugosllavise...
    .....Si do qe te jete,edhe keta komunist te Kosoves,dhe viseve Shqiptare ne Jugosllavi duhet ti nderojme(sipas jush)sepse ata tekefundit ishin Shqiptare,dhe dhane shume per ne dhe Jugosllavine,ashtu siq dha Samiu,mbreti i egjiptit Faruku,Ali pasha i Janines,(qe masakroj bashkevendesit e tij),"shqiptari Ataturk"se te flitet e drejta as qe qau koken per Shqiperine....Leni more keto budallallyqeuri i rend peshon ne vend te vet...
    ....GJERGJ KASTRIOTI,i la te gjitha favoret e osmaneve,dhe jeten e vete(shume veshtireshem,por deri ne vdekje i pa epur) e ndau me bashkevendesit e TIJ.Andaj edhe eshtrat e TIJ ne ATEDHEUN E VET i la(porse gjakpiresit e nerperkes osmani ja hoqen nga varri,te njejten gje keta gjakpires bene edhe me te pavdekshmin PJETER BOGDANI etj)...Mos i besoni saliut_berishes,se aj per vota e ka,ky vampir per karrige te vet edhe DHEN E TE PAREVE E SHET..

  10. #30
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527

    Për: Turqia refuzon kthimin e eshtrave të Sami Frashërit: Thesar për ne

    22 Tetor 2012 - 14:46 | LAJME TRANSLATE

    Vajza e Sami Frashërit ka ndaluar forcërisht ardhjen e eshtrave të të atit në Shqipëri

    Nga: FATOS VELIU

    Nipi i vëllezërve të ndritur të historisë së Rilindjes kombëtare, vijon rrëfimin e tij me të panjohurat e mëdha. Orhan Jegeni rrëfen hollësitë e internimit të së ëmës së tij Irfane Jegeni, në ditët e vitit '78, kur në Tiranë mbërritën që nga Stambolli eshtrat e xhaxhait të saj Abdyl Frashëri. Historia e internimit dhe çastet kur makinat "Zisa" me karroceri morën plaçkat e mbesës së frashërllinjve, ndërkohë që Tirana skuqej nga fishekzjarret e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave në tokën e atdheut të tyre. Përse në varrezat e vëllezërve Frashëri në Kodrat e Liqenit të Tiranës, varri i Sami Frashërit nuk i ka brenda eshtrat e tij? Çfarë i ka deklaruar Kryeministri turk, Bulent Eçevit, kur në vitin '70, ambasadori ynë në Stamboll i ka kërkuar lejen të hapë varrin e Sami Frashërit të ndodhur mbi shtatë kodrat e Stambollit. Përpjekjet sfilitëse të qeverisë së Ahmet Zogut, i cili në vitin '37, kur Shqipëria do festonte 35- vjetorin e pavarësisë donte të sillte eshtrat e Frashërllinjve. Si mundi Ahmet Zogu që në atë vit të 35-vjetorit të pavarësisë, të sillte eshtrat e Naimit të madh të shqiptarëve. Protesta revoltuese e vajzës së Sami Frashërit, e cila ishte e shoqja e ministrit të Financave të Turqisë, kur mësoi se Qeveria shqiptare kërkonte eshtrat e frashërllinjve në atdhe, duke ndaluar forcërisht prekjen e babait të saj. Këto dhe të tjera, në intervistën e mëposhtme të vetë zotit Orhan Jegeni.

    ( Vijon nga numri i kaluar )

    Ndërsa folët për sjelljen e eshtrave të xhaxhait të nënës suaj, Abdyl Frashërit nga Stambolli, nga numri i kaluar zoti Jegeni, folët edhe për faktin se ajo është internuar në ato ditë paçka se ajo ishte pikërisht mbesa e drejtpërdrejtë e Frashërllinjve. Mund të përsërisim disi momentin e rrëfimit të historisë së mbërritjes së eshtrave të tij?
    Siç ju tregova edhe nga intervista e numrit të kaluar, ceremonia e rivarrimit të Abdyl Frashërit pas sjelljes së eshtrave të tij nga Stambolli ka qenë shumë pompoze. Ajo ka nisur që në momentin kur arkivoli i tij hyri në kufirin tonë. Megjithëse, në të njëjtën natyrë vijoi që prej Stambollit. Gjatë gjithë rrugës, që prej Korçës, ku ishte organizuar miting dhe deri në Përmet, populli përshëndeste me krenari dhe emocion mbresëlënës lëvizjen e arkivolit të Abdyl Frashërit. Në Përmet turma i kishte kaluar përmasat e parashikuara. Ishte një grumbullim i paimagjinuar, ku që prej urës e deri në qendër të qytetit arkivoli kalonte mbi duar të popullit dhe shoqërohej nga duartrokitje të stuhishme. Kjo atmosferë ka vijuar deri në mesnatë, duke u shoqëruar me një koncert madhështor, në të cilin u këndua edhe një këngë e posaçme që i kushtohej ardhjes së Abdylit në vendlindje. Në atë kohë nuk ka munguar të përshëndeste edhe një delegacion i posaçëm, i ardhur nga Kosova vetëm për këtë ditë të veçantë në historinë e kombit. Çuditërisht të nesërmen ka rënë shumë dëborë, e cila kishte bllokuar rrugën për në vendlindjen e Abdylit, Përmetin. U gjet një traktor i SMT-së së asaj kohe, që hapi rrugën e dëborës derisa arkivoli shkoi në shtëpinë e lindjes së Abdylit.
    Pas saj, para ditës së 100-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, arkivoli, me të njëjtin pompozitet ka mbërritur në Tiranë. Në Tiranë, kuptohet, gjithë udhëheqja komuniste do ta shoqëronte arkivolin, duke shfrytëzuar rastin për të prezantuar patriotizmin e madh kombëtar. I shoqëruar nga populli i shumtë ai ka shkuar në varret e posaçme të bëra në kodrat e Liqenit Artificial. Por ajo që ju kërkoni në lidhje me faktin që iu përmenda është se në gjithë atë ceremoni dhe në gjithë atë pompozitet nëna ime mungoi. Ajo në ato momente ishte në internim.
    Kur e internuan nënën tuaj ?
    Gjithë familja jonë u internua vetëm pesë ditë para se të sillnin eshtrat në Shqipëri.
    Kush ju thërriti?
    Na kanë thërritur në lagje dhe na kanë komunikuar se për arsye politike ishim dënuar me pesë vjet internim. Nesër do të vinin makinat dhe do të shkuleshim menjëherë nga shtëpitë, të cilat do të ziheshin nga njerëz të tjerë, siç dhe ndodhi.
    Ku ju çuan?
    Në Shetaj të Durrësit.
    Çfarë ishte ky internim? Çfarë lidhje kishte me problemet politike pikërisht në atë kohë?
    Por halla ime kishte qenë e shoqja e Haxhi Lleshit. Ajo tashmë ishte divorcuar dhe ishte dërguar në internim me lloj-lloj akuzash. Pas kësaj, ikëm edhe ne të gjithë si familje e vëllezërve të saj. Pra, babai im me fëmijët e të vëllezërve. Pra, u internua familja e babait.
    Po nuk gjetën një datë tjetër, por pikërisht atë moment?
    Po, nuk gjetën. Kjo kuptohet që ime më, të mos merrte pjesë në ceremoninë e varrimit të Abdylit, pavarësisht se ajo duhej të ishte e para. Ju shpjegova nga numri i kaluar se nga mbesat direkt të Abdylit jetonte vetëm e bija e Samiut, që ishte në Stamboll dhe e pamundur të merrte pjesë, ndërkohë që dërgoi të bririn dhe nëna ime, e cila nuk mori pjesë fare se nuk u lejua.
    Ju çuan si fis në internim?
    Po, po. Kur ne morëm urdhër-internimin u shokuam shumë. Por më mbrapa pamë se me ne në të njëjtin vend erdhi dhe familja e Isuf Jegenit.
    Halla juaj, që ishte e shoqja e Haxhi Lleshit, ku u internua?
    Ajo u internua në Elbasan.
    Dhe ju që të nesërmen shkuat në vendin e internimit?
    Vijnë që në mëngjes tri makina. Saktësisht ka qenë data 6 maj 1978. Familja jonë hipi dhe u sistemua në dy makina, ndërsa në makinën e tretë u sistemua familja e xhaxhait.
    Ku ju vendosën aty?
    Na futën në ca kapanonë që ishin vetëm për kafshët, se për njerëzit as që bëhej fjalë. Madje, aty rrinin më shumë se dhjetë familje. Jo vetëm kaq, por ishte një tension i vogël i energjisë elektrike sa me zor skuqej llamba.
    Ceremoninë e sjelljes së eshtrave e ndoqët nga televizori?
    Çfarë televizor po thua, nga radioja e ndoqëm.
    Sa ndenjët në internim?
    Pas kësaj nuk kemi ndenjur shumë, pasi nëna ime i ka bërë një letër Enver Hoxhës. Gjetëm mënyrën që ajo të shkonte në tavolinën e zyrës së tij. Pas kësaj, si kaluan disa muaj sa të kryhej ky veprim, u urdhërua anulimi i internimit tonë. Kështu që u rikthyem, ndërkohë që në shtëpi kishin nisur të sistemoheshin njerëzit e sigurimit, por unë ua nxora plaçkat në rrugë se nuk më mbante më inati.
    Le të kalojmë zoti Jegeni, sërish aty ku lamë rrëfimin tonë në lidhje me xhaxhallarët e nënës suaj. Siç kam ditur dhe siç edhe u shprehët juve në rrëfimin e kaluar, në varrezat e vëllezërve Frashëri, të ndodhura te Kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës, mungojnë eshtrat e Samiut apo jo? Pra, janë vetëm dy varre?
    Po, është varri i Naimit dhe i Abdylit, pasi i Samiut është bosh.
    Pse nuk janë marrë eshtrat e Samiut, keni informacion të saktë?
    Për eshtrat e Samiut autoritetet turke, rregullisht si atëherë që janë marrë të Abdylit, edhe një vit më vonë kur u është bërë kërkesë zyrtare dhe vazhdimisht, kanë thënë "harrojeni Samiun! Ai është shkenca dhe kultura turke. Ai është drita dhe dielli. Ai jetoi 54 vjet dhe bëri 54 vepra!".
    Ku gjenden saktësisht eshtrat e Samiut në këtë moment?
    Varri i tij tashmë ndodhet në varret e famshme të Fari Kunit në Stamboll. Pra, ai është pikërisht në një nga shtatë kodrat që formojnë Stambollin. Aty, ai ishte varrosur me të shoqen, vajzën dhe djalin. Ka pasur një pjesë të tij toke dhe aty kanë bërë varrezën e familjes.
    Çfarë madhështie ka varri i tij aty?
    Varri i Samiut është një varr i thjeshtë, por shumë simbolik, i cili është ndërtuar nga shoqëria shqiptaro-turke "Dituria". Aty tashmë shkruhet Sheshedin Sami Frashëri dhe kjo është për meritë të së vjehrrës së tij, Eminesë, që ka insistuar që të shtohet Frashëri, pasi në Tyrqi ai thërritej Sheshedin Sami dhe nuk lejohej të citohej Frashëri.
    Thatë se një vit më vonë si sollën Abdylin, është bërë kërkesë zyrtare nga Qeveria shqiptare?
    Po, saktësisht ashtu. Një vit më vonë si morëm eshtrat e Abdylit, pra në vitin 1970, ambasadori ynë në Stamboll i ka kërkuar zyrtarisht Kryeministrit turk, Bulent Eçevit, eshtrat e Sami Frashërit. Ai është përgjigjur se, "Sheshedin Samiu, që do të thoshte Sami Frashëri, është një figurë e shenjtë e Turqisë moderne, që s'mund të ndahet prej trupit të saj dhe se aq sa ka bërë për Shqipërinë, po aq ka bërë edhe për Turqinë moderne. Le ta kemi të dy dhe ta nderojnë të dy shtetet", - ka mbyllur ai kundërshtimin e kërkesës për ambasadorin tonë në Stamboll.
    Ndërkohë eshtrat e Naim Frashërit kanë ardhur në kohë të Zogut. Keni informacion të hollësishëm për këtë eveniment?
    Eshtrat e Naim Frashërit janë marrë nga Stambolli në vitin 1937 me vendim të qeverisë së Zogut. Ka qenë pikërisht 35-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së vendit, kur është ndërmarrë nga Zogu kjo iniciativë këmbëngulëse deri në realizim të saj. Pra, këto janë parë rreth 60 vjet para eshtrave të Abdyl Frashërit që ju shpjegova më lartë.
    Folëm për vendimin e Zogut për të sjellë eshtrat e Naimit. Si ka ndodhur konkretisht?
    Ishte viti 1937, kur Shqipëria përgatitej të festonte me madhështi vitin e 35-të të krijimit të shtetit. Në atë kohë Ahmet Zogu ngriti një komision të posaçëm jo vetëm për të menaxhuar dhe organizuar festimet e jubileut të shndritshëm të shqiptarëve, por ai komision do të merrej edhe me evidentimin e figurave të mëdha patriotike, që kishin kontribuar në historinë dhe konsolidimin e kombit. Këto figura kryesisht ishin të Rilindjes Kombëtare. Kuptohej se vlerësimi më i madh për këto figura që kishin kontribuar fuqishëm për ekzistencën dhe konsolidimin e Shqipërisë dhe që kishin vdekur jashtë atdheut, nuk ishin titujt dhe dekoratat, por kryesisht të bëheshin përpjekjet për t'i sjellë në Shqipëri eshtrat e tyre. Mes shumë të vlerësuarve ishin dhe ato të vëllezërve Frashëri.
    Pra, u vendos brenda vendit që ato të silleshin, por mendoj se ka pasur tratativa dhe goxha vështirësi, apo jo?
    Pa tjetër që ka pasur, madje shumë të mëdha. Kështu, pas vendimit të komisionit për sjelljen e eshtrave të Naim Frashërit pikërisht në janarin e vitit 1937, Ahmet Zogu jep urdhër që të nisin bisedimet me Qeverinë turke. Përpjekja e parë ka dështuar. Ky dështim u konfirmua nga një relacion i kryekonsullit shqiptar në Stamboll, Asaf Xhaxhuli, i cili ia dërgonte më 10 shkurt 1937 ministrit shqiptar të asaj kohe, Ekrem Bej Libohova, ku i thotë se pengesë ishin bërë vetë pasardhësit e këtyre personaliteteve, sidomos pasardhësit e Sami Frashërit, të cilët ishin jo vetëm familje të mëdha, por ishin të lidhur si pjesë e administratës më të lartë të Qeverisë turke. Madje, Kryekonsulli Xhaxhuli shpjegonte se e bija e Sami Frashërit e quajtura Samije, e cila ishte ndërkohë e shoqja e ish-ministrit të Financave të Qeverisë turke, Rashid Beut, kishte shkuar vetë në Konsullatën shqiptare, madje shumë e revoltuar kishte thënë: Jam informuar se Qeveria shqiptare paska vendosur të ndërhyjë këtu me një komision për të marrë eshtrat e Naim Beut dhe sipas lajmeve të fundit, më rezulton se komisioni i përmendur do të ngarkohet edhe për mbartjen e eshtrave të atit tonë, Sami Bej. Unë në bazë të një letre që kam marrë nga kushëriri ynë, Mit'hat beu ( Frashëri), do që të mos lejohen edhe eshtrat e Abdyl beut të merren. Sa për të Naim beut, të veprojnë si të dëshirojë mbesa e vet, zonja Naime Xhelal Rusi, e cila ndodhet në Tiranë.
    Dhe si vijoi pas kësaj situate të komplikuar që u paraqit?
    Kuptohej qartë se situata ishte e vështirë, aq sa nuk flitej më për sjelljen e eshtrave të Abdylit dhe të Samiut pas ndërhyrjes refuzuese të të bijve dhe vajzave të tyre. Tashmë komisionit i ngelej vetëm të tërhiqej nga kërkesa e parë se mos sabotohej edhe sjellja e eshtrave të Naim Frashërit.
    Si do t'i pengonin?
    Por të bijat dhe djali i Sami Frashërit, siç citonte edhe kryekonsulli Xhaxhiu, duke qenë në pozicione të larta zyrtare kishin mundësi të pengonin marrjen edhe të atyre të Naimit. Prandaj u vendos që të mos flitej fare për të Abdylit dhe të Samiut. Pas këtyre komplikimeve të situatës për të mos mundur sabotimin e sjelljes së Naimit, komisioni kërkoi pajisjen me një prokurë të posaçme nga mbesa e tij, Naime Xhelal Rusi, e cila në atë kohë banonte në Tiranë.
    Dhe kështu sollën Naimin?
    Kur i thanë të mbesës së Naimit, pra Naime Xhelal Rusit, për nismën e qeverisë, ajo kërkoi ngritjen e një komisioni të posaçëm për këtë punë në të cilin u përfshi edhe vetë për të marrë eshtrat e gjyshit në Stamboll. Në këtë kohë nga qeveria jonë u ngarkua Kryekonsulli në Stamboll që të bënte përpjekjet e nevojshme për të lehtësuar dhe koordinuar punën e komisionit të nisur nga Tirana. Konsulli i dorëzoi notën-kërkesë Zëvendësprefektit të Stambollit dhe i ka kërkuar në rrugë personale që të mundësonin lejen e marrjes së eshtrave të të ndjerit Naim Frashëri, të cilat duhej të vendoseshin në atdheun e tij.
    Si iu përgjigj kësaj kërkese nënprefekti?
    Ai ishte përgjigjur se, në bazë të ligjeve turke kjo gjë nuk përbënte ndonjë pengesë të madhe në lejimin eshtrave të Naim Frashërit, i cili vendlindjen e kishte pikërisht në Shqipëri. "Ligjet tona në fuqi - deklaroi saktësisht ai - nuk kujtoj që të imponojnë ndonjë pengim për këtë veprim, por bashkë me këtë, pasi i ndjeri Naim bej ka qenë shtetas dhe nëpunës turk, sidomos mbasi ka edhe të afërm të tjerë këtu, është e nevojshme që të merret edhe mendimi i ministrave kompetentë në Ankara, të cilët po ua referoj menjëherë që sot dhe me të marrë përgjigjen do tua njoftoj pa vonesë".
    Dhe si rezultoi?
    Vetëm një muaj më vonë pas kësaj negociate doli vendimi i Qeverisë shqiptare, që krijoi komisionin e posaçëm për të cilin ju fola pak më lartë, në të cilin u përfshi, siç ju shpjegova, edhe vetë mbesa e tij e ndodhur në Tiranë, Naime Xhelal Rusi.
    Nga kush u kryesua ai komision, jeni në dijeni?
    Patjetër që jam, se unë lexoj dhe shënoj çdo gjë që ka të bëjë me xhaxhallarët e nënës sime. Ai komision që do të shkonte në Stamboll për të marrë eshtrat e Naim Frashërit u kryesua nga Komandanti i Përgjithshëm i Xhandarmërisë, Nënkolonel Shefki Shatku dhe Kryekonsulli i mbretërisë shqiptare në Stamboll, Asaf Xhaxhuli.
    Dhe pas kësaj i morën?
    Ishte 18 prilli i vitit 1937 kur si ishin kryer të gjitha veprimet dhe tashmë ishin marrë eshtrat e Naimit, u bë ceremonia përkujtimore dhe e përcjelljes.
    Ku u bë?
    Ajo u Zhvillua në teqenë bektashiane në Stamboll, Merdiven Qoj. Si në nxjerrjen e eshtrave, ashtu edhe në ceremoninë e përcjelljes ka pasur nxënës shqiptarë dhe patriotë shqiptarë të ardhur nga të gjitha trevat e Turqisë.
    Dhe kur mbërriti në Shqipëri?
    Ka qenë pikërisht data 2 qershor 1937, kur eshtrat e Naim Frashërit të mbërritën në atdhe.
    Pikërisht 60 vjet më mbrapa, në marsin e vitit 1978, në Shqipëri përfunduan edhe eshtrat e Abdyl Frashërit, që u vendosën së bashku me Naimin në Kodrat e Liqenit, të cilat ju i dini vetë. Kanë ngelur pa sjellë eshtrat e Samiut, kjo për shkak të fëmijëve të tij. Prandaj në varrezat e tyre, të piedestali i ndodhur në Kodrat e Liqenit, varri i Samiut është bosh.

    (er.nu/GSH/BalkanWeb)
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •