Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mediat turke: Shqiptarėt nė Turqi po zgjohen, 50 deputete me origjine shqiptare

    Me sa duket, deklaratat e Berishes ne Ankara kane filluar te bejne efektin e tyre.

    Minoriteti shqiptar ne Turqi eshte i madh, por askush nuk e di me sa saktesi se sa i madh. Problemi per kete ne dekada ka qene se Turqia eshte mbase i vetmi vend ne bote, ku jo vetem nuk u njeh minoriteteve etnike te drejtat e veta, por edhe te denon me ligj e me burg kedo qe del hapur e thote se i perket nje etnie tjeter nga ajo turke, pasi keto ne Turqi konsiderohen "fyerja ndaj kombit/identitetit turk". Ligji eshte vene per te arritur dy objektiva: a) per te bere presion grupeve te ndryshme etnike ne Turqi qe te mos mbrojne identitetin e tyre etnik por te perfaqesojne identitetin kombetar turk, nje forme e dhunshme asimilimi b) per te mbuluar e fshehur nje te vertete historike se populli i sotem turk nuk eshte as autokton e as homogjen, por nje popull multietnik e nje identitet i ngjizur pas renies se Perandorise Otomane. Duke pasur ligjin ne fuqi, askush, as brenda Turqise e as jashte Turqise nuk duhet te vere ne medyshje identitetin kombetar turk.

    Deklarata e deputetit turk me origjine shqiptare ne parlamentin turk ishte nje deklarate e guximshme. Erdogani dhe njerezit e tij qe fusin ne burg oficeret me te larte te ushtrise turke, nuk e kane per gje qe te fusin ne burg deputete te partise se tij. Erdogani beri nje deklarate publike duke e anashkaluar deklaraten e Sukur dhe duke e vene theksin se Sukur eshte nje mik i tij. Ne fakt, deklarata e Sukur ishte nje deklarate politike. Me pak fjale ai po thosh: problemi i Turqise nuk eshte vetem minoriteti kurd qe jeton ne kete vend, por edhe gjithe minoritetet e tjera, perfshi minoritetin shqiptar qe eshte minoriteti i trete ne vend nga numrat. Deklarata e Sukur ishte edhe nje sulm personal mbi Erdoganin, i cili ka rikthyer ne politiken turke tendecat e "krenarise osmane" duke perdorur fene islame si nje mjet propogandistik si brenda Turqise edhe ne arenen nderkombetare. Sukur tha me pak fjale se Erdogani duhet ti mati fjalet kur flet per "kombin turk" mbi baza etnike, pasi jo te gjithe qytetaret turq jane me origjine turke. Me pak fjale, Sukuri i tha Erdoganit: ti mund te jesh rrace turkmenistane, por une jam rrace shqiptare, e nuk mund te kemi "komb turk" mbi baza etnike.

    Clirimi i Kosoves, krijimi i shtetit ne Kosove, rivendosja e lidhjeve familjare mes qytetareve ne Kosove e Shqiperi me te afermit e tyre ne Turqi, rritja e kontakteve ne rang institucionesh tani qe shqiptaret po ndertojne jo nje por dy shtete demokratike ne Ballkan, arritjet e shtetit am shqiptar ne reformat demokratike e perpjekjet per integrimin e Kosoves dhe integrimin Evropian, kane bere qe shtetasit turq me origjine shqiptare ti kthejne syte nga vendi i tyre i origjines. Gjithashtu problemi i kurdistanit ne Turqi dhe levizjet e tyre politike dhe ushtarake per pavaresi, kane bere qe minoriteti shqiptar te sensibilizohet mbi nevojen e afirmimit te identitetit te tyre etnik dhe kultures se tyre shqiptare ne shoqerine turke.

    Minoriteti shqiptar ne Turqi duhet te kthehet ne nje force politike progresive, qe sjell ndryshime pozitive ne Turqi, ne demokratizimin dhe liberalizimin e jetes se qytetareve dhe ne rrezimin e atyre ligjeve famekeqe qe u dhunojne shtetasve turq, lirite e tyre njerezore. Te njejten gje u mundua te bente edhe Ismail Bej Vlora ne parlamentin turk 100 vjet me pare, por pa sukses. Le te shpresojme se Sukur dhe ata 50 deputetet me origjine shqiptare, do te kene me shume sukses 100 vjet me pas.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 08-03-2013 mė 00:43

  2. #32
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Pėr: Mediat turke: Shqiptarėt nė Turqi po zgjohen, 50 deputete me origjine shqiptare

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Problemi per kete ne dekada ka qene se Turqia eshte mbase i vetmi vend ne bote, ku jo vetem nuk u njeh minoriteteve etnike te drejtat e veta, por edhe te denon me ligj e me burg kedo qe del hapur e thote se i perket nje etnie tjeter nga ajo turke, pasi keto ne Turqi konsiderohen "fyerja ndaj kombit/identitetit turk".
    Shto komshinjte tane grek qe jane njesoj me Turqin per minoritet:
    Shkeputur nga nje raport i KE mbi Greqin edhe minorancat ne te.

    https://wcd.coe.int/ViewDoc.jsp?id=1409353

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anėtarėsuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    248

    Pėr: Futbollisti dhe politikani nė Turqi Hakan Shukur: Jam shqiptar, jo turk

    Ne turqi gjendet komunitet edhe me i madh i Shqiptareve se ne greqi, por fati jone i keq qe pikerisht jane dy shtete qe nuk njohin asnje pakice kombetare duke vertetuar se jane shtete te ndertuar mbi shume kombe qe vetem feja i bashkon se po te ishte ndryshe nuk do egzistonin fare......Ne ballkan shoh vetem Shqiptaret popull homogjen dhe autokton me plot kuptimin e fjales duke na marre secili nga pak prej historise, tradites dhe kultures madje edhe prej njerzve tone sepse jemi i vetmi kombe qe kemi qene burim i pashterrshem per tjeret duke i dhene por pa marre asgje.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •