Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Pėr: Futbollisti dhe politikani nė Turqi Hakan Shukur: Jam shqiptar, jo turk

    Citim Postuar mė parė nga Akili-A Lexo Postimin
    Nuk po merret vesh, a jane turqit shqiptare apo shqiptaret turq.
    pse habitesh mo,po mar 6 shembuj nder te shumte..
    i dhame kolokotronin(bytheguren) dhe luan shabanin greqise
    sami frasherin dhe hakan sukurin turqis
    de raden dhe ana oksen italise
    etj
    pra ky komb i dha te tjereve shume,por per vete mbajti pak..

  2. #22
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anėtarėsuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Pėr: Futbollisti dhe politikani nė Turqi Hakan Shukur: Jam shqiptar, jo turk

    Sa gjaknxhete jeni ore.Qetesohuni se leket i merr futbollisti ju vetem rrini para ekranit

  3. #23
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Pėr: Futbollisti dhe politikani nė Turqi Hakan Shukur: Jam shqiptar, jo turk

    Hakani dihet qe eshte shqiptar se e ka thene dhe here te tjera sidomos ajo perplasja me igli taren ne kampjonatin italjan

    Pastaj si Turk dhe Shqiptar e njejta gje eshte un nuk sikoj asnje ndryshim ( me perjashtim te ca shqiptarve e kuptoni vet ju)
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  4. #24
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Pėr: Futbollisti dhe politikani nė Turqi Hakan Shukur: Jam shqiptar, jo turk

    Ky ka lindur ne Turqi.Nuk ka jetuar nje dite ne Shqiperi.
    Cfare lesh shqiptari eshte?Shqipen nuk e flet.
    Eshte turk.Gjysh i tij ka qene shqiptar.
    Te jesh shqiptar ,dhe te kesh origjine shqiptare jane dy gjera te ndryshme.
    Ky ka origjine shqiptare por shqiptar nuk eshte.
    Varja,teme koti.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 24-02-2013 mė 00:34
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Futbollisti dhe politikani nė Turqi Hakan Shukur: Jam shqiptar, jo turk

    Citim Postuar mė parė nga Gon! Lexo Postimin
    Sa i perket qeshtjes se emrave me duket se po e ekzagjerona pak i nderuari Fehmi. Ne e dijme qe shumica e shqiptareve qe iken ne Turqi ishin mysliman dhe prap, shumica e tyre mbanin emra, poashtu edhe mbiemra me kuptim mysliman !
    Jo Gon shumica e shqipetarve ne Dardani kan pasur mbiemra KRASNIQI,GASHI, BERISHA,KASTRATI,...etj,Por me nuk kan asi mbiemra,keto informata i kam marr nga banoret e atjeshem...

  6. #26
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Futbollisti dhe politikani nė Turqi Hakan Shukur: Jam shqiptar, jo turk

    Hallall i qoft, shqiptaret e besimit ISLAM po t'i dergosh edhe ne Hene, se nuk din te asimilohen si disa-disa qe u humb fara mbrenda vet shtetit shqiptar !

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anėtarėsuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,006

    Pėr: Futbollisti dhe politikani nė Turqi Hakan Shukur: Jam shqiptar, jo turk

    Citim Postuar mė parė nga benseven11 Lexo Postimin
    Ky ka lindur ne Turqi.Nuk ka jetuar nje dite ne Shqiperi.
    Cfare lesh shqiptari eshte?Shqipen nuk e flet.
    Eshte turk.Gjysh i tij ka qene shqiptar.
    Te jesh shqiptar ,dhe te kesh origjine shqiptare jane dy gjera te ndryshme.
    Ky ka origjine shqiptare por shqiptar nuk eshte.
    Varja,teme koti.
    Benseven11,dehet te kemi kujdes,nje pune qe ka flejt 100vjet,smujna me aktivivizu per nje dite,kjo eshte iluzion,por me rendesi eshte me aktivizu ne shpirtat e tyre ndjenjen kombetre,kjo eshte me rendesi,,,
    Emrat i kan ndryshu si jo ALBAN=Shabane,Hekuran-Demir,TRIMI-AZGIN,PRANVERA-GYLBEHAR....etj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fehmikaciu : 24-02-2013 mė 09:48

  8. #28
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453

    Pėr: Futbollisti dhe politikani nė Turqi Hakan Shukur: Jam shqiptar, jo turk

    Citim Postuar mė parė nga altin55 Lexo Postimin
    Hakani dihet qe eshte shqiptar se e ka thene dhe here te tjera sidomos ajo perplasja me igli taren ne kampjonatin italjan

    Pastaj si Turk dhe Shqiptar e njejta gje eshte un nuk sikoj asnje ndryshim ( me perjashtim te ca shqiptarve e kuptoni vet ju)
    Po ore po... edhe me arabet, indonezianet, afrikanet myslimane nuk kemi asnje ndryshim.\

    Hakani nuk e ka thene per te treguar krenarine e origjines. E ka thene per te dhene nje shembull per kurdet: per te dhene mesazhin se pavaresisht perkatesise etnike te gjithe jetojne ne Turqi, dhe duhet te punojne per token ku ushqehen. Ky ka qene thelbi i asaj qe donte te thonte Hakani, dhe nuk ka qene krenaria e te qenit shqiptar.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anėtarėsuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Pėr: Futbollisti dhe politikani nė Turqi Hakan Shukur: Jam shqiptar, jo turk

    Besoj e keni pare te gjithe sa shqiptare kane deklaruar veten e tyre si te tille ne 1999 ne kohen e luftes ne kosove ????

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e genti11
    Anėtarėsuar
    20-02-2013
    Postime
    22

    Mediat turke: Shqiptarėt nė Turqi po zgjohen, 50 deputete me origjine shqiptare

    Mediat Turke: 50 deputete me origjine Shqiptare

    “Shqiptarėt nė Turqi po zgjohen, Kushtetuta e re e Turqisė t’u kushtojė vėmendje


    Hüsrev Tabak, zėvėndės presidenti CESRAN (Qendrės Strategjike pėr Kėrkime dhe Analiza), nė njė analizė botuar nė gazetėn mė tė madhe turke Today’s Zaman i kushton vėmendje deklaratės sė ish futbollistit tė famshėm Hakan Şükür, i cili deklaroi qė ishte shqiptar. Tabak pėrshkruan shkurt marrėdhėniet turko-shqiptare nė vite, dhe thekson se shqiptarėt nė Turqi tashmė po zgjohen. Sipas tij Turqia duhet ti kushtojė shjumė rėndėsi shqiptarėve, sepse sipas tij ata tashmė shqiptarėt janė grupi i tretė etnik mė i pėrfaqėsuar nė Parlament, megjithėse pėrkatėsia e tyre politike nuk ndjek njė linjė etnike.

    Nga Hüsrev Tabak*
    Today’s Zaman


    Zgjimi shqiptar: Krimbi ėshtė kthyer!


    Deklaratat e artikuluara javėn e kaluar nga Hakan Şükür, njė ish-lojtar i njohur i futbollit dhe tani deputet nė parlament, tėrhoqi shumė vėmendje dhe i kujtoi publikut se nė Turqi jetojnė shqiptarė etnikė.
    Şükür deklaroi: “Pėr hir tė unitetit kombėtar, diskurset racore duhen lėnė mėnjanė. Nėse ne i perceptojmė dallimet qė kemi si ndarje dhe jo si diversitet, atėherė jemi ne ata qė humbasim. Pėr shembull, unė jam etnikisht shqiptar, dhe nga kėndvėshtrimi i parė (nėse do tė marrim etninė si faktorin primar qė pėrcakton kombėsinė), unė nuk jam turk. Por kjo gjė nuk na ēon ne drejt sė vėrtetės. Duke bėrė kėtė, ne tė gjithė do tė jemi nė kėrkim tė asaj ēfarė ėshtė e drejtė. Nė kėtė pikė shteti duhet tė jetė nė kėrkim tė drejtėsisė.”
    Me sa duket ajo ēfarė ai tha ėshtė nė pėrputhje me vijėn politike tė partisė pėr Drejtėsi dhe Zhvillim (Partia AK), dhe debatet se deklarata e Hakan Şükür do tė thoshte se ai po refuzon pjesėn turke tė identitetit tė tij, ėshtė tėrėsisht njė marrėzi e medias. Partia pėr Drejtėsi dhe Zhvillim nė Turqi ėshtė pėrpjekur gjatė pėr tė lėnė identitetin etnik jashtė vijės politike, pėr hir tė unitetit kombėtar. Pas raportimeve mashtruese tė mediave, Şükür doli pėr tė konfirmuar qėndrimin e tij dhe vendosi theksin mbi “njė komb, njė atdhe, njė flamur dhe njė gjuhė” nė fjalimin e tij shpjegues.
    Konkluzioni qė del nuk ėshtė njėanshmėria e medias kundėr partisė qė ėshtė nė pushtet, ose qasja ndaj etnisė dhe diversitetit etnik. Pėrfundimi i vėrtetė i kėtij incidenti ėshtė se kjo ishte njė thirrje pėr njė zgjim tė komunitetit shqiptar, identiteti etnik i tė cilit ka mbetur nėn sipėrfaqen e shoqėrisė pėr mė shumė se gjashtė dekada nė Turqi.

    Rrėnjėt e multikulturalizmit nė periudhėn osmane

    Prania e shqiptarėve etnikė nė Turqi ėshtė njė trashėgimi e mbetur nga periudha e Perandorisė Osmane. Qė nga fundi i shekullit tė XIX-tė, populli shqiptar nė Ballkan emigroi pėr nė zemėr tė Anatolisė, pėr shkak tė luftėrave dhe presioneve politike qė kanė hasur vendet e tyre. Turqia, veēanėrisht gjatė periudhės republikane, lejoi emigrimin e shqiptarėve etnikė nė vend.
    Historia Osmane, veēanėrisht e shkruar nga nacionalistė, mallkon shpesh pėrfshirjen e shqiptarėve muslimanė nė rebelimet e shekullit tė XIX-tė qė rezultuan nė toka tė ndryshme nė Ballkan, pėrfshirė kėtu edhe Shqipėrinė, nė tė cilat ushtria Osmane humbi kontrollin. Nga ana tjetėr, historia shqiptare akuzon osmanėt se kanė shfrytėzuar Shqipėrinė pėr mė shumė se katėr shekuj. Pėrveē kėsaj, qė kur shqiptarėt luftuan dhe u ēliruan nga osmanėt, ato historikisht i kanė parė osmanėt si “tė tjerė” dhe Turqinė si pasardhėsit e vetėm tė kėtyre “tė tjerėve”.
    Ndėrkohė qė tė dyja palėt kanė ndėrtuar mite dhe armiqėsi kombėtare qė kanė mbetur nė retorika tė qarqeve dhe politika nacionaliste kombėtare, njerėzit e zakonshėm kanė vazhduar njė marrėdhėnie vėllazėrore me njėri-tjetrin. Lidhjet ndėrpersonale dhe transnacionale, tė ndėrtuara pas emigrimit masiv tė shqiptarėve, sidomos nga Jugosllavia nė Turqi, kanė luajtur rol tė madh nė kėtė gjė.
    Pėr kėtė qėllim, Turqia pothuajse asnjėherė nuk ka pasur problem me shqiptarėt si minoritet. Pėr kėtė kanė luajtur rol dy faktorė. Nė rradhė tė parė, emigracioni i shqiptarėve u pranua nga Turqia sepse kėta shqiptarė kishin deklaruar, pėrmes vizave qė kishin marrė nga trupi diplomatik turk nė Jugosllavi, se ata ishin etnikisht turq.
    Kjo ishte pjesėrisht e vėrtetė, sepse ato mund tė flisnin gjuhėn turke; turqishtja ishte folur nė vendin e tyre qė nė kohėn kur ato kishin qenė tė pushtuar nga osmanėt. Pėrveē kėsaj kultura e tyre ishte e pėrzier me kulturėn turke, dhe kėshtu nuk kishte shumė dallime jeta urbane shqiptare nga jeta urbane turke, dallimet ishin tė dukshme vetėm nė jetėn qė bėhej nė fshat. Nė fakt situata mbetet pothuajse e njėjtė edhe sot nė Kosovė: Afėrsisht 200000 njerėz mund tė flasin turqisht edhe pse vetėm njė e katėrta e tyre e deklarojnė veten etnikisht si turq. Nė fund tė fundit, pėr shkak se vala e emigrantėve qė erdhėn nė Turqi deklaruan se ishin turq, dhe pėr shkak se ato ishin mirėnjohės ndaj Turqisė, se ajo u hapi dyert dhe u mundėsoi njė mėnyrė pėr tė fituar jetesėn, ato nuk kanė insistuar nė njohjen e identitetit tė tyre etnik autentik.
    Sė dyti, Turqia kurrė nuk ka lejuar qė pakicat tė flasin nė skenėn politike nė mbrojtje tė tė drejtave tė tyre etnike dhe ka qenė gjithmonė pėr asimilimin e minoriteteve nė kombin turk. Shqiptarėt, kanė qenė gjithmonė bashkėpunues pėr lulėzimin e Turqisė, ishin tė lumtur tė ishin pjesė e njė kombi, himni i tė cilit ishte shkruar nga njė shqiptar, Mehmet Akif Ersoj.

    Ndikimi i shqiptarėve nė punėt e jashtme

    Nė jetėn e pėrditshme, ne rrallė dėgjojmė pėr prezencėn etnike shqiptare nė Turqi. Ato tė cilėt e identifikojnė veten vullnetarisht si shqiptarė, sillen si njė urė konstruktive mes Shqipėrisė dhe Turqisė, apo Kosovės dhe Turqisė. Ashtu siē sugjeron edhe literatura ndėrkombėtare nė ēlirimin e Kosovės nga sundimi serb, shqiptarėt e Kosovės nė Turqi kanė kontribuar shumė nė marrėdhėniet Kosovė-Turqi gjatė vitit 1990, kur shqiptarėt nė Kosovė u tėrhoqėn nga institucionet shtetėrore dhe sistemi arsimor, dhe filluan tė angazhohen nė sulmet rebele kundėr Serbisė. Roli i tyre nė ndėrtimin e marrėdhėnieve mes Turqisė dhe Kosovės gjatė kohės tė bombardimit tė Serbisė nga NATO, ishte pėrsėri konstruktiv. Kjo gjė gjithashtu vazhdoi edhe pas pavarėsisė sė Kosovės.
    Pamja e mėsipėrme tregon se shqiptarėt kanė qenė njerėz besnikė tė shtetit dhe kombit turk dhe se kjo besnikėri ėshtė krijuar nga shqiptarėt duke lėnė jashtė politikės pėrkatėsinė dhe identitetin e tyre etnik. Deklaratat e Hakan Şükür verifikojnė pikėrisht kėtė gjė.
    Megjithatė, duke parė anėn tjetėr tė medaljes, ne do tė marrim njė ide mė konkrete tė vendit qė zėnė shqiptarėt nė trekėndėshin pėrkatėsi etnike, besnikėri dhe kombėsi. Gjatė kohės kur deklarata e Hakan Şükür u pėrfol shumė nė mediat shqiptare, njė figurė kyēe e komunitetit shqiptar nė Turqi, presidenti i marrėdhėnieve ndėr parlamentare Turqi-Shqipėri dhe deputeti i Izmirit i partisė AK, Rıfat Sait, duke miratuar identitetin shqiptar tė Hakan Şükür, deklaroi: “Unė jam shqiptar. Sot janė rreth 50 deputetė shqiptarė nga parti tė ndryshme nė Parlament.”
    Nė tė vėrtetė, kjo ėshtė diēka pėr tė cilėn publiku nė Turqi nuk di gjė dhe nuk e ka dėgjuar mė parė. Turqia ka vuajtur gjatė nga nacionalizmi ndonjėherė racist turk i ushqyer nga pushteti dhe forcat militariste tė opozitės kurde, ndėrkohė qė kėto dy forca zėnė shumicėn e vendeve nė parlament. Shqiptarėt janė grupi i tretė etnik mė i pėrfaqėsuar nė Parlament, megjithėse pėrkatėsia e tyre politike nuk ndjek njė linjė etnike.
    Kur kemi parasysh se besimtarėt e identitetit etno-politik pėrpiqen pėr tė pėrcaktuar kufijtė e grupit tė tyre, pohimet e Rifat Sait marrin mė shumė kuptim. Turqia ėshtė njė vend multietnik, dhe grupet historikisht tė shtypura (ose qė kanė heshtur vullnetarisht) kanė mėsuar shumė nga lufta etnike kurde pėr njohje ligjore. Ata janė shumė tė kujdesshėm pėr tė mos qėndruar jashtė me pretendimet e hapura etnike, edhe pse nė tė kundėrt, ato sillen nė mėnyrė bashkėpunuese dhe pėrpiqen qė tė perceptohen si njė komunitet farefisnor, vėllezėr qė ndajnė njė histori, kulturė dhe fe tė pėrbashkėt. Mė saktėsisht, ata pėrdorin pozitėn e tyre si njė urė mes vendit tė tyre tė origjinės dhe vendit pritės pėr tė afirmuar pėrkatėsinė e tyre etnike. Shqiptarėt nė Turqi, dhe veēanėrisht Rafat Sait, duke ruajtur njė marrėdhėnie tė ngushtė me Kosovėn dhe Shqipėrinė, dhe duke i lidhur marrėdhėniet e kėtyre vendeve me rrethanat e Turqisė, kanė futur njė formė romani pėr njohjen e luftės etnike, nga e cila grupet e tjera etnike nė Turqi mund tė mėsojnė mė shumė.
    Deklaratat e fundit nė lidhje me praninė shqiptare nė Turqi janė me tė vėrtetė njė shenjė e njė zgjimi politik qė ėshtė mbėshtetur nga marrėdhėniet ndėrshtetėrore tė Turqisė. Prandaj ky ėshtė njė veprim nė njė kohė tė pėrshtatshme qė ndoshta mund tė reflektojė nė draftin e Kushtetutės sė re.

    Elita shqiptare e Turqisė

    Jahja bej Dukagjini
    Ėshtė njė nga djemtė e familjes sė Lekė Dukagjinit, qė mund tė jetė strehuar ose marrė peng dhe ėshtė rritur nė oborrin e Sulltanit, dalluar si ushtarak i zoti. Ka marrė pjesė nė luftimet qė komandonte Sulltan Sulejman Kanuni nė Tameshvar (Hungari)

    Osman bej Dukagjini
    Nipi i vezirit hero, Ahmet Pashė Dukagjinit, dhe biri i Mehmet Pashė Dukagjinit. Ai ishte dijetar i urtė e punoi si kadi nė Stamboll. Hartoi veprėn biografike “Kaditė e Stambollit”

    Arkitekt Kasem Agai
    Ka lindur nė fshatin Grėmsh, tė krahinės sė Tomoricės. Rininė e parė e kaloi nė Berat. Pastaj i ati e dėrgoi nė Stamboll pėr studime profesionale. U bė asistent pranė Koxha Mimar Sinanit (tė madh) dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Duke u dalluar nė punime arkitekturale, mė 1595 u afirmua arkitekt i pallatit. Mė 1622 u bė kryearkitekt. Ka ndėrtuar JENI XHAMI (Xhaminė e re) tė Stambollit dhe ka edhe shumė vepra tė tjera.

    Kryemjeshtėr Mehmet Isa
    Ėshtė arkitekt me origjinė shqiptare, njė nga kryemjeshtėrit e Tyrbes sė famshme TAXH-MAHAL nė INDI. Mehmet Isai kishte lindur nė Opar.

    Arkitekt Sinan Atik Agai
    Ky arkitekt quhet edhe Sinan Isuf. Megjithėse nuk dihet plotėsisht jeta e tij, shumė shkrimtarė thonė se Sinan Atiku ka qenė shqiptar, edukuar nė pallatin osman. Ishte arkitekti qė kishte ndėrtuar XHAMINE FATIH tė Stambollit

    Arkitekt Mehmet Sedefqar
    Ėshtė marrė nga Elbasani mė 1562 dhe u bė nxėnėsi dhe asistenti i Koxha Mimar Sinanit. Bėri studime nė Rumeli dhe Lindje tė Mesme. Nė vitet 1597–1598 ai ishte drejtor i pėrgjithshėm i krojeve tė Stambollit, ku shėrbeu 8 vjet. Mė 1606 u bė kryearkitekt, ndėrtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryevepra e tij ėshtė Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu).

    Dedė Ismail Efendi
    Ka lindur nė Stamboll, por rrjedh nga njė familje shqiptare. Babai i tij, Sulejman Agai, ishte shpėrngulur nga Elbasani pėr nė Stamboll. Kishte blerė njė hamam dhe nga ky mbante mbiemrin Kosturi, qė e shndėrroi nė Hamamizade (bir hamamxhiu). Kėngėt e tij u pėlqyen edhe nga Oborri i Sulltanit. Mė pas atė e emėruan kryemuzikant nė Pallat. Kėngėt ishin me karakter popullor dhe hartuar me njė turqishte tė thjeshtė. Kėnga e titulluar “Fati im i zi, varet te flokėt e tua”, u pėlqye shumė prej Sulltan Selimit. Dede Ismail Efendiu kishte kompozuar mė tepėr se 200 vepra muzikore. Sot kanė mbetur tė paharruara dhe dėgjohen me kėnaqėsi, 160 kėngė klasike turke.

    Dijetarė tė shquar turq, me origjinė shqiptare

    HALIL PASHA BUSHATI
    Poet dhe dijetar

    HUSEIN QAMIL BEJ TEPELENA
    Nipi i Ali Pashė Tepelenės, poet, ka vepra tė botuara dhe rreth 15 dorėshkrime.

    SELIM SIRRI PASHA
    Nipi Ali Pashė Tepelenės, poet lirik i dalluar

    MUSTAFA RESHIT SALIH PASHA
    Lindi nė Janinė, biri i Vezir Mehmet Aqif Pashės. Kishte hartuar poema filozofike.

    HASAN HAKI PASHA
    Ka lindur nė Shkodėr dhe padishahut i qe paraqitur me petka shqiptare. Shėrbeu si zėvendėsvali.

    NUMAN MENEMENXHIOGLU
    Diplomat i dalluar, shėrbeu si ambasador nė Paris nė fillim tė Luftės II Botėrore. Deputet gjatė viteve 1955-1956 dhe 1957-“58.

    TURHAN PASHA
    I lindur nė Janinė, diplomat dhe burrė shteti. Nė kohėn osmane shėrbeu si ambasador nė Vjenė, Moskė, Madrid etj. Pas Luftės I Botėrore mori pjesė nė qeverinė shqiptare. Nė Konferencėn e Paqes, mbajtur nė Paris mė 25 shkurt 1919, mbrojti tė drejtat shqiptare, duke bashkėpunuar me shumė delegacione tė diasporės shqiptare.

    Mehmet Akif Ersoy, shkrimtari i Himnit Kombėtar turk

    I lindur mė 1873, Mehmet Akif Ersoy edhe pse me profesion veterinar, kishte ndikim tė madh nė letėrsi dhe rrethet fetare tė periudhės sė fundit tė Perandorisė Osmane. Poemat e tij pėrmbledhin proza, derisa ai pėrdorte gjuhėn e zakonshme edhe nė vargjet e sofistikuara tė poezive tė tij. Pėrmbledhja e famshme e poemave tė tij “Safahat”, lexohet me tė madhe nė Turqi. Mehmet Akif, babai i tė cilit ishte njė shqiptar nga Kosova dhe nėna e tij njė turke, ėshtė lindur nė Fatih tė Stambollit mė 1873. Ai kishte njė jetė tė thjesht dhe tė stilit tradicional. Emri i tij origjinal ėshtė Mehmet Ragiyf. Ai jetoi nė njė kohė kur dėshpėrimi dhe varfėria ishin nė nivelin mė tė lartė nė administratėn e vendit, pas kapitullimit tė perandorisė Osmane. Akifi vdiq mė 1936 nė Stamboll por veprat e tij jetojnė edhe sot e kėsaj dite.

    Kryeministrat e Perandorisė Osmane me origjinė shqiptare

    1. Zaganos Pasha
    2. Gedik Ahmed Pasha
    3. Davud Pasha
    4. Dukakinzade Ahmed Pasha
    5. Pargali Ibrahim Pasha
    6. Ayas Mehmed Pasha
    7. Ēelebi Lutfi Pasha
    8. Kara Ahmed Pasha
    9. Lala Kara Mustafa Pasha
    10. Koca Sinan Pasha
    11. Serdar Ferhad Pasha
    12. Yemisēi Hasan Pasha
    13. Gumulcineli Damad Nasuh Pasha
    14. Ohrili Huseyin Pasha
    15. Mere Huseyin Pasha
    16. Tabaniyassi Mehmed Pasha
    17. Sultanzade Mehmed Pasha
    18. Kara Dev Murad Pasha
    19. Tarhoncu Ahmed Pasha
    20. Zurnazen Mustafa Pasha
    21. Koprulu Mehmed Pasha
    22. Koprulu Fazıl Ahmed Pasha
    23. Koprulu Fazıl Mustafa Pasha
    24. Arabaci Ali Pasha
    25. Amcazade Koprulu Huseyin Pasha
    26. Koprulu Numan Pasha
    27. Hacı Halil Pasha
    28. Ivaz Mehmed Pasha
    29. Ivazzade Halil Pasha
    30. Alemdar Mustafa Pasha
    31. Ēavusbasi Memis Pasha
    32. Mustafa Naili Pasha
    33. Avlonyali Mehmed Ferid Pasha
    34. Said Halim Pasha
    35. Ahmed Izzet Pasha


    Tirana Observer
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 07-03-2013 mė 23:50
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •