Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 26
  1. #11
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Pėr: Ekonomia e Turqisė

    PERFORMANCA E TURQISĖ NĖ 10 VITET E KALUARA
    Tashmė ėshtė kthyer nė traditė qė nė jetėn sociale dhe politike tė bėhen analiza dhe llogari tė periudhave tė caktuara. Nė pėrgjithėsi vlerėsim u bėhet proceseve 10, 50 dhe 100-vjeēare. Kėshtu ne mund ta vlerėsojmė performancėn e Turqisė nė tė gjitha harqet kohore.Tė fokusohemi vetėm nė 10 vitet e fundit tė Turqisė.

  2. #12
    Perjashtuar Maska e Marmara
    Anėtarėsuar
    12-06-2003
    Vendndodhja
    Ne Rrugen e Zotit
    Postime
    229

    Pėr: Ekonomia e Turqisė

    PERFORMANCA E TURQISĖ NĖ 10 VITET E KALUARA
    Edhe pse gjatė kėsaj dekade nė pushtet ka qenė dhe vazhdon tė jetė Partia pėr Drejtėsi dhe Zhvillim (Partia AK), ne do tė pėrpiqemi tė nxjerrim njė fotografi tė pėrgjithshme tė Turqisė. Prandaj, me njė kėndvėshtrim plotėsisht objektiv dhe akademik, do tė pėrpiqemi tė hedhim dritė mbi rrugėn, qė Turqia ka pėrshkuar nė kėtė periudhė, si dhe duke u nisur nga kjo pikė, mbi tė ardhmen. Natyrisht qė nuk do t'i marrim nė shqyrtim tė tėra detajet e 10 viteve nė fjalė, por do tė bėjmė njė makroanalizė.

    Pėr tė bėrė njė vlerėsim sa mė objektiv dhe realist, na duhet fillimisht tė nėnvizojmė dy pika. E para ėshtė situata e Turqisė njė dekadė mė parė. Po t'i hedhim njė shikim 10 viteve tė kaluara, vėrejmė se krahas problemeve serioze si inflacioni, normat e interesit dhe papunėsia nė nivel tė lartė, nė Turqi bien nė sy edhe tė meta shumė kritike nė lidhje me Prodhimin Kombėtar Bruto (GNP), shifrat e tregtisė sė jashtme dhe vlerėn e lirės turke. Ndėrsa nga aspekti politik, bėhej fjalė pėr njė problem serioz demokratizimi dhe ēmilitarizimi, diskutohej e vihej nė dyshim se ēfarė performance do tė shfaqte qeveria e Partisė AK, e cila atėherė sapo kishte fituar pushtetin. Nė vend ekzistonte njė listė e madhe me ndalime: Pėrdorimi i gjuhės amtare pėr kurdėt dhe njė sėrė pengesash lidhur me mbajtjen e shamisė sė kokės, apo burkės, nė ambientet e universiteteve pėr studentet besimtare.

    Nga ana tjetėr, pėrreth Turqisė vazhdonin kriza serioze. Nė atė periudhė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės vunė nė zbatim planin e pushtimit tė Irakut. Megjithėse kėtė plan e kundėrshtoi pjesa kryesore e botės, ish-presidenti Bush dhe konservatorėt e rinj i sfiduan tė gjithė duke realizuar pushtimin. Kjo krizė vuri nė njė situatė tė vėshtirė edhe Turqinė.

    Gjatė kėtij procesi 10-vjeēar, dimensioni, qė ka dalė mė shumė nė planė tė parė pėr Turqinė, ėshtė performanca e politikės sė jashtme tė saj. Mund tė themi me lehtėsi se nė kėtė dekadė Turqia ka bėrė progrese pėrgjithėsisht tė mėdha, tė guximshme dhe me cilėsi historike. Nė krye tė tyre renditet vendimi me datė 1 mars 2003 i Asamblesė sė Madhe Popullore tė Turqisė, me anė tė tė cilit nuk iu dha mbėshtetje Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr pushtimin e Irakut dhe u qėndrua jashtė luftės. Kjo rezolutė me rėndėsi jetike e ka shpėtuar Turqinė nga mundėsia e njė lufte civile tepėr tė rrezikshme dhe pavarėsisht se brenda njė harku kohor afatshkurtėr dukej sikur kishte sjellė dėme, mė pas ka rezultuar me tė vėrtetė e dobishme. Mospjesėmarrja nė luftėn e Irakut e ka shpėtuar Turqinė nga imazhi “vend qė ka pushtuar fqinjin”, njė imazh ky qė mund tė zgjaste pėr dhjetėra vjet duke dėmtuar vazhdimisht besimin ndaj Ankarasė.

    Nė vend tė dytė nga aspekti i politikės sė jashtme renditet data 3 tetor 2005, qė shėnon fillimin e negociatave pėr anėtarėsimin e Turqisė me tė drejta tė plota nė Bashkimin Evropian. Ky zhvillim jo vetėm qė prodhoi njė shtysė tė fuqishme nė procesin 40-vjeēar pėr anėtarėsim, por konsolidoi gjithashtu proceset e demokratizimit, pasurimit dhe modernizimit nė Turqi. Kjo politikė forcoi marrėdhėniet me Perėndimin dhe pengoi qė Turqia tė prekej nga efektet negative tė luftės nė Irak.

    Duke filluar nga viti 2008, Turqia njėkohėsisht ka marrė pėrsipėr role pėr zgjidhjen e problemeve nė Lindje tė Mesme. Nė kuadėr tė “Partneritetit Model” me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Turqia pėrpiqet tė pėrqaset me vende si Iraku, Irani, Palestinė-Izraeli, Siria, Armenia dhe tė ndėrtojė rendin nė rajonet pėrreth saj. Falė parimit “Zero Problem”, Ankaraja angazhohet pėr t'u gjetur problemeve zgjidhje diplomatike, paqėsore dhe tė qėndrueshme.

    Ndėrkaq, si pasojė e politikave tė Turqisė pėr programin bėrthamor tė Iranit dhe problemin e Gazės, shpėrthejnė disa debate qė aludojnė rreth njė shkarje tė boshtit tė Turqisė. Por kjo u kapėrcye me anė tė vendimit pėr mburojėn raketore tė NATO-s dhe ngjarjeve tė Pranverės Arabe. Nė syrin e perėndimorėve dhe Ligės Arabe, Turqia ėshtė kthyer tashmė nė njė aktor tė rėndėsishėm. Perėndimi dhe Liga Arabe nisėn ta mbėshtesin vazhdimisht rolin e pėrgjithshėm tė Turqisė nė rajon, megjithatė lufta civile nė Siri po merr pėrmasa tė rrezikshme ēdo ditė e mė shumė.

    Pėrgjatė kėtij procesi 10-vjeēar kanė ndryshuar nė pėrgjithėsi edhe kushtet brenda Turqisė. Krahasuar me njė dekadė mė parė ekonomia turke ėshtė rritur 4-5 herė, ndėrsa problemet si inflacioni dhe normat e interesit nė nivel tė lartė, borxhi i jashtėm dhe ai ndaj Fondit Monetar Ndėrkombėtar, janė reduktuar seriozisht. Pėr tė kuptuar se sa ėshtė rritur mirėqenia e popullit turk mjafton tė shikosh intensitetin e automobilave nėpėr rrugė, qiellgėrvishtėsit e ndėrtuar sė fundmi dhe produktet e konsumit, qė njerėzit kanė filluar tė pėrdorin gjerėsisht. Sigurisht qė nuk mund tė lėmė pa pėrmendur demokratizimin dhe ēmilitarizimin e vendit, pėrhapjen e pabesueshme tė transportit ajror, detar dhe rrugor, reformat nė shėndetėsi, rritjen e shpejtė tė numrit e cilėsisė sė universiteteve dhe institucioneve tė tjera arsimore, por edhe zhvillimin e mediave.

    Zhvillimi qė bie mė shumė nė sy gjatė kėtij procesi ėshtė rritja e shpejtė e qyteteve si pasojė e migracionit tė brendshėm nga zonat rurale nė ato urbane. Edhe pse vlerėsohet si zhvillim dhe modernizim i vendit, urbanizimi i shpejtė nė tė njėjtat nivele ka sjellė me vete edhe probleme pėr shkak tė pamjaftueshmėrisė sė infrastrukturave dhe superstrukturave. Shtimi i numrit tė makinave nė trafikun rrugor, njė nga treguesit bazė tė mirėqenies, e ka vėshtirėsuar shumė jetėn nė qytete pėr shkak tė problemeve infrastrukturore. Madje probleme tė reja po dalin nė shesh edhe si pasojė e shpejtėsisė dhe nivelit mė tė ulėt tė zhvillimit tė domosdoshmėrive shoqėrore, kulturore, arsimore, mjedisore dhe artistike.

    Faktikisht, pasqyrimi mė konkret i performancės 10-vjeēare tė Turqisė ėshtė pika e arritur nė urbanizimin e vendit. Sepse nė fund tė fundit njė nga treguesit mė konkretė tė zhvillimit ėshtė padyshim gjendja e mjedisit dhe qyteteve, nė tė cilat njerėzit jetojnė. Probleme lidhur me standardet moderne, shpėrndarjen e ekuilibruar, cilėsinė, estetikėn, ndotjen akustike dhe pėrshtatshmėrinė pėr banim vėrehen nė tė 81 qytetet e Turqisė, veēanėrisht nė Stamboll, Ankara dhe Izmir. Problemet nė fjalė vazhdojnė tė tėrheqin vėmendjen e qeverisė turke, mes objektivave tė reja tė sė cilės zė vend tė rėndėsishėm edhe ndėrtimi i “qyteteve tė banueshme”. Projekti i transformimit urban ėshtė vetėm njė nga nismat madhore tė qeverisė nė kėtė kuadėr.

    Si pėrfundim, agjenda e politikės sė brendshme tė Turqisė pėr dekadėn nė vijim duket se formohet kryesisht nga urbanizimi; ndėrsa agjenda e politikės sė jashtme nga problemet lidhur me Sirinė dhe Pranverėn Arabe. Natyrisht qė tė rėndėsisė maksimale janė edhe disa ēėshtje si procesi i zgjidhjes sė terrorit dhe negociatat pėr anėtarėsimin e Turqisė me tė drejta tė plota nė Bashkimin Evropian, tė cilave nuk patėm mundėsi t’u kushtonim vend nė kėtė program

  3. #13
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i pėrcjell Guximtarėt !
    Postime
    1,028

    Pėr: Ekonomia e Turqisė

    Turqia nė numra, para dhe sot gjate qeverisjes se Erdoganit :

    Borxhi i FMN-tė: 25.6 miliardė USD (2001) .................. $ 0 (sot)
    Inflacioni: 68% (2001) ........................................... 6.5% (sot)
    Eksporti: $ 25.miliardė (2001) .................... 151.8 miliardė (sot)
    GDP: 230 miliardė (2001) ............................. 770 miliardė (sot)
    Rritja reale ekonomike: -9.4% (2001) ...................... 8.9% (sot)
    Tė ardhurat pėr kokė banori: $ 3,000 (2001)........... 10,600 (sot)
    Ndarja e Shėndetėsisė: $ 2.9 miliardė (2001).. 16.8 miliardė (sot)
    Shpenzimet pėr arsimin: 6,5 miliardė (2001)... 47.4 miliardė (sot)
    Fitorja Vjen Me Durim , Gėzimi Vjen Pas Dėshprimit Dhe Pas Ēdo Veshtirėsie Ka Lehtėsim .

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Ekonomia e Turqisė

    Citim Postuar mė parė nga Gimi3 Lexo Postimin
    Turqia nė numra, para dhe sot gjate qeverisjes se Erdoganit :

    Borxhi i FMN-tė: 25.6 miliardė USD (2001) .................. $ 0 (sot)
    Inflacioni: 68% (2001) ........................................... 6.5% (sot)
    Eksporti: $ 25.miliardė (2001) .................... 151.8 miliardė (sot)
    GDP: 230 miliardė (2001) ............................. 770 miliardė (sot)
    Rritja reale ekonomike: -9.4% (2001) ...................... 8.9% (sot)
    Tė ardhurat pėr kokė banori: $ 3,000 (2001)........... 10,600 (sot)
    Ndarja e Shėndetėsisė: $ 2.9 miliardė (2001).. 16.8 miliardė (sot)
    Shpenzimet pėr arsimin: 6,5 miliardė (2001)... 47.4 miliardė (sot)
    Pse po e merr vitin 2001...?!

    Merre 2003 resp. 2004, sepse vetem keshtu mund te analizohet pak a shume performanca e Erdoganit, nese ky ishte qellimi.
    Erdogani kryeminister eshte prej Marsi 2003, jo prej vitit 2001.

    Inflacioni ne vitin 2004, disa muaj pas ardhjes se Erdoganit ka qene rreth 9%. As ne vitin 2001 inflacioni nuk ka qene 68% por rreth 55%...
    Ne fund te vitit 2003, afer nje vite pas marrjes se pushtetit nga Erdogani inflacioni ishte rreth 25%... Ne vitin 2002 mbi 40%. D.m.th. Edhe pa Erdogani inflacioni cdo vite ka pesuar renje per 50% apo me shume. Pra, nuk ka asnje argument te vertete se Erdogan i ka lidhje me zbritjen e inflacionit.
    Inflacioni gjate gjithe kohes se Erdoganit (10 vite) ka qene vetem 3 vite minimalisht me i ulet se inflacioni i vitit 2004, vitit te pare te plote te pushtetit te tij.

    Papunesia (zyrtare) ne vitin 2002 ishte reth 10,35%, ne vitin 2003 rreth 10,60%, ne vitin 2004 rreth 10,30%, ...ne vitin 2009 reth 14%...ne vitin 2012 rreth 9,44%, aktualisht rethh 9,88%.
    Edhe ketu nik shihet nderlidhje direkte pozitive me Erdoganin dhe qeverisjen e tij.


    Eksporti dhe Importi :
    Ne vitin 2002 Turqia eksportonte mallera ne vlere reth 36 miliard Dollar dhe importonte ne vlere rreth 56 miliarde Dollar apo nje deficit prej -15 miliarde Dollar.
    Ne vitin 2003: Eksport= 47 milarde, Import= 70 miliarde (deficiti -23 miliarde)
    Ne vitin 2004: Eksport= 63 miliarde, Import= 98 miliarde (deficiti= -35 miliarde)
    Ne vitin 2005: Eksport= 72 miliarde, import = 116 miliarde (deficitit -44 miliarde)
    ...
    Ne vitin 2008: Eksport= 126 miliarde, import = 202 miliarde (deficiti -76 miliarde)
    ...
    Ne vitin 2001 deficiti tregtar ishte -10 milardeDollar.
    Ne vitin 2011 deficiti tregtar ishte -106 miliarde Dollar.

    Rritja reale ekonomike:
    Ne vitin 2002 ishte +8%; 2003 +5,5%; 2004 +9,3%: 2005 8,4%; 2006 6,8%; 2007 4,6%: 2008 0,5%; 2009 9,1%...2012 2,9%
    As ketu nuk verehet ndonje ndikim direkt i Erdoganit.

    Borgjet:
    2002 = 135 miliarde Dollar; 2003= 192 miliarde; 2004=236 miliade...
    Prej 2002 der 2003 borgji eshte ulur per reth 13-15%; prej 2003-2004 per reth 12-13%; prej vitit 2004-2005 per reth 7%; prej vitit 2005-2006 per rreth 6%... Pastaj ka pasur renje dhe ngritje moderta dhe minimale .
    As ketu nuk mund te thuhet se Erdogani ka ndikuar shume, kur kemi parasyesh zhvillime te ngjashme ne Kine dhe shume vende tjera te azise dhe pjeserisht edhe te amerikes latine. Edhe ne keto vende para 10-13 vitesh nuk ka pase zhvillime te tille cfare ka ndodhe ne 10-15 vitet e kaluara. Pavaresisht se kush ka qeverisur. Ne Kine p.sh. eshte e njeta parti komuniste ne pushtet.

    Te ardhurat per koke banori (jo e barabarte me te ardhurat e cdo te punesuari!):
    Ne vitin 2002: 6.700 Dollar; ne vitin 2003 7.050 Dollar; ne vitin 2004 7.400 Dollar; ne vitin 2005 7.850 Dollar; ne vitin 2006 9.000 Dollar... ne vitin 2008 10.170 Dollar: ne vitin 2009 8.600 Dollar; ne vitin 2010 10.000 Dollar: ne vitin 2011 10.450 Dollar.
    D.m.th. Prej vitin 2003, kur ka ardhe Erdogan ne pushtet e deri ne vitin 2012 (+ 3400 Dollar) ka pase rritje perafersisht te njete si disa vite para ardhjes se Erdoganit deri ne vitin 2003.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antiproanti : 13-06-2013 mė 05:57

  5. #15
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ekonomia e Turqisė

    Citim Postuar mė parė nga Antiproanti Lexo Postimin
    Pse po e merr vitin 2001...?!
    Po pse ne 2003? Partia e Erdoganit erdhi ne pushtet ne 2002 . Hidhi nje sy ekonomise Turke ne vitin 2002 dhe do shikosh qe eshte me zi se ne 2001.

    P.s Pastaj nuk ka ngelur qe ta vleresosh ti Erdoganin. Shiko raportet e Bankes Boterore rreth vleresimit qe i kane bere Erdoganit dhe hajde e na bej nje shkrim te gjate sikur ky i sipermi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angmokio : 13-06-2013 mė 06:22
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Ekonomia e Turqisė

    Si Turqia poashtu edhe Kina,

    ekonomite e tyre nuk shkelqejne per shkakun se kane frute teknologjish te patjetersueshme apo lidere ne fusha te ndryshme globale, por rrjedhin parimisht nga shfrytzimi i resorseve te njerzve te varfer ne rritje qe jane te detyruar te blejne me leket e paket qe kane prodhime te falsifikuara qe nuk ia vlejne te hudhen as ne mbeturina, e gjithe kjo duke e shfrytezuar potencialin e popullates ne kurrizin e punetoreve pa te drejta sindikale.

    Faktori i rritjes se ekonomise se Turqise dhe Kines, ne te vertete sinjalizon vetem perkeqesimin e vlerave te punes dhe mireqenjen e punetoreve ne mbare boten.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Ekonomia e Turqisė

    Citim Postuar mė parė nga hot_prinz Lexo Postimin
    Si Turqia poashtu edhe Kina,

    ekonomite e tyre nuk shkelqejne per shkakun se kane frute teknologjish te patjetersueshme apo lidere ne fusha te ndryshme globale, por rrjedhin parimisht nga shfrytzimi i resorseve te njerzve te varfer ne rritje qe jane te detyruar te blejne me leket e paket qe kane prodhime te falsifikuara qe nuk ia vlejne te hudhen as ne mbeturina, e gjithe kjo duke e shfrytezuar potencialin e popullates ne kurrizin e punetoreve pa te drejta sindikale.

    Faktori i rritjes se ekonomise se Turqise dhe Kines, ne te vertete sinjalizon vetem perkeqesimin e vlerave te punes dhe mireqenjen e punetoreve ne mbare boten.
    Saktesisht...
    Shumica absolute e turqve dhe kinezve paguhen me rroga minimale dhe nen kufirin e varferise.

    GDP per koke te banoreve per keto vende faktikisht eshte vetem pluhur syve dhe tallje.
    GDP per koke te banoreve ka rendesi vetem per vende shume te zhvilluara si Gjermania, Franca, Anglia etj. dhe qe kane sisteme me te forta sociale, shendetesore...

    Rritje ne kurriz te shfrytezimit maksimal dhe pjeserisht cnjerezor te punetoreve nga biznesmene turqe dhe te huaj.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2013
    Postime
    28

    Pėr: Ekonomia e Turqisė

    “Ne e nisėm kėtė udhė me qefinin nė dorė dhe, me lejen e Allahut, ky karvan do ta vijojė rrugėn ashtu siē e ka nisur. Ky popull i del pėr zot qeverisė sė tij, ky popull cilado qoftė partia, prejardhja etnike dhe karakteri i tij, i del pėr zot qeverisė qė ka. Ja pikėrisht nė kėtė pikė ai i del pėr zot demokracisė, vullnetit kombėtar dhe tė ardhmes sė tij. Sot, ku po i bėjmė thirrje botės me kėtė miting, unė iu falėnderoj tė gjithė njė e nga njė

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2013
    Postime
    28

    Pėr: Ekonomia e Turqisė

    TECO INVESTON 1 MILIARDĖ DOLLARĖ NĖ TURQI
    Gjigandi tajvanez i motorėve do tė investojė 1 miliardė dollarė nė Turqi.Gjigandi tajvanez i motorėve do tė investojė 1 miliardė dollarė nė Turqi...

    Ministri i Ekonomisė Zafer Ēallajan ėshtė shprehur se nė tė gjithė botėn konceptimi i Turqisė ka arritur njė nivel tė rėndėsishėm.

    Turqia ėshtė duke pėrparuar me hapa tė sigurt drejt qenies njė nga 10 ekonomitė mė tė mėdha nė botė.

    Suksesi nė ekonomi, ka bėrė qė kompanitė e mėdha tė huaja ta kthejnė vėshtrimin nga Turqia.

    Njė prej tyre ėshtė edhe kompania gjigande tajvaneze e motorėve.

    Ministri i Ekonomisė Zafer Ēallajan mori pjesė nė konferencėn e shtypit tė organizuar pėr shpjegimin e hyrjes nė tregun turk tė kompanisė prodhuese tė motorėve dhe tė pajisjeve shtėpiake TECO.

    Duke theksuar se Turqia ėshtė nė vend lokomotivė pėr investitorėt e huaj, Ministri Ēallajan tha se biznesmenėt e huaj me tė cilat ai ėshtė takuar jashtė shtetit flasin me lėvdata pėr suksesin ekonomik tė Turqisė.

    Ēallajan tha se edhe mė shumė investitorė tė huaj kanė pėr tė ardhur nė Turqi nė tė ardhmen.

    Zafer Ēallajan theksoi se kompania tajvaneze do tė investojė 1 miliardė dollarė nė Turqi.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Ekonomia e Turqisė

    Zėvendės – kryeministri turk Beshir Atalaj deklaroi se diaspora hebraike qėndron pas protestave nė parkun Gezi nė Stamboll, njoftoi Agjencia private turke “Xhihan”.

    “Fuqitė e huaja dhe diaspora hebraike qėndrojnė pas protestave kurse kėto fuqi punonin me hov tė madh qė aksionet e protestave tė rriten”, shtoi Atalaj.
    Ai theksoi se edhe mediumet ndėrkombėtare gjithashtu kanė pasur rol tė madh nė konspiracionin nė Turqi. Ai, gjithashtu tha se ata tė cilėt mundohen t’ia ndalojnė rrugėn e, siē tha, Turqisė sė Madhe, nuk do tė kenė sukses.

    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •