-
Kriza në Maqedoni, Fyle: Shqetësim për mungesën e progresit
Kriza në Maqedoni, Fyle: Shqetësim për mungesën e progresit
SHKUP - Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle i ka dërguar sot letra të veçanta kryeministrit Nikolla Gruevskit dhe liderit të opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovskit, të cilëve u kërkon të dialogojnë për tejkalimin e krizës politike në Maqedoni.
Petar Stano, zëdhënësi i evrokomisionerit Fyle në një konferencë me gazetarët informoi sot se në letrën e dy liderëve, Fyle shprehu shqetësimin e tij për mungesën e progresit në dhënien fund të ngërçit politik në vend.
"Komisari Fyle rekomandoi se duhet të gjendet zgjidhje për krizën në Shkup. Ai i bën apel të dy liderëve të vazhdojnë me përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për krizën aktuale, mbi bazë të dialogut politik dhe kompromisit dhe i bëri thirrje që të gjejnë shpejt kompromis që vendi të kthehet në rrugën euroatlantike, e cila momentalisht është e rrezikuar", - ka theksuar Stano.
Sipas tij, BE është në anën e popullit të Maqedonisë dhe është përgatitur që të angazhohet për gjetjen e një zgjidhjeje politike, së bashku me palët e prekura për të mirën e vendit.
“Ne jemi të përgatitur që të angazhohemi në gjetjen e zgjidhjes politike, së bashku me palët e prekura, që do të jetë më mirë për vendin, duke treguar gatishmëri prej tyre që të angazhohen, që momentalisht nuk duket ndonjë vullnet nga të dyja palët"- theksoi Stano.
Ky mesazh i Komisionit Evropian dhe konkretisht i komisarit Fyle është i pari pas vendimit të partisë së Cërvenkovskit për bojkotimin e zgjedhjeve lokale.
Bakanweb
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt