TIRANE- Ministri i Jashtėm gjerman Guido Westerwelle mbėrriti dje nė Tiranė, ndėrsa paraditen e sotme nisi takimet me krerėt mė tė lartė tė shtetit shqiptar.

Ministri Westerwelle kishte njė axhendė tė ngjeshur takimesh sot. Dita nisi me takimin mes tij dhe homologut shqiptar, Edmond Panariti, ku nė konferencėn pėr shtyp kryediplomati gjerman dha mesazhe tė forta pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve tė qershorit, si dhe frymėn nacionalizte tė ditėve tė fundit nė vendin tonė.

Vizita e tij nė Tiranė vijoi me takimet me kreun e shtetit Bujar Nishani, kryeminstrin Berisha dhe kreun e opozitės Edi Rama. Vizita e Westerwelle, vjen pas nje shtyrje tė asaj tė planifikuar mė 14 shkurt, pėr shkak tė njė fatkeqėsie familjare.

BERISHA SIGURON WESTERWELLE: ZGJEDHJE ME STANDARDE
ora 13:40 Kryeministri Berisha mirėpriti sot nė njė takim, ministrin e jashtėm tė Gjermanisė, zotin Guido Westerwelle dhe delegacionin qė e shoqėronte Kryeministria e cila zbardh takimin, bėn me dije se kryeministri Berisha i shprehu ministrit Westerwelle mirėnjohjen mė tė thellė pėr mbėshtetjen e vazhdueshme, pėr ndihmėn shumė tė ēmuar dhe pėr partneritetin e miqėsinė qė Republika Federale e Gjermanisė, qeveria e saj, taksapaguesit e kombit mik gjerman, i kanė dhėnė dhe vijojnė ti japin Shqipėrisė pėr mė shumė se dy dekada nė tė gjitha pėrpjekjet e saj pėr konsolidimin e demokracisė, pėr anėtarėsimin nė NATO dhe nė ecjen pėrpara me shpejtėsi nė projektin madhor tė anėtarėsimit nė BE.

Berisha me Westerwelle
Ministri i jashtėm gjerman Westerwelle duke i pėrcjellė kryeministrit Berisha pėrshėndetjet mė tė pėrzemėrta nga mikja e Kryeministrit Berisha dhe e shqiptarėve, Kancelarja Angela Merkel, e siguroi se Gjermania do tė vijojė tė jetė njė partner e mik i ngushtė i Shqipėrisė dhe njėkohėsisht njė mbėshtetės i fuqishėm pėr procesin e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė BE. “Dėshiroj tu siguroj se Gjermania do tė vijojė tė jetė njė mik i besueshėm dhe njė mbėshtetės i fuqishėm i integrimit tė Shqipėrisė nė BE”, u shpreh ministri WesterWelle ”Por jo vetėm kaq, Gjermania gjithashtu ėshtė e shumė e interesuar pėr tė zgjeruar bashkėpunimin nė tė gjitha fushat me interes tė ndėrsjellė, si dhe pėr tė parė zgjerimin e investimeve tė saj nė Shqipėri.” vijoi mė tej ai.

Mė tej, duke u ndalur tek pėrgatitjet pėr zgjedhjet e pėrgjithshėm tė 23 qershorit, Kryeministri Berisha e njohu zotin Westerwelle me rezultatet e rėndėsishme qė janė arritur nė fushėn e reformės zgjedhore, ēfarė ka bėrė tė mundur qė sot Shqipėria tė ketė njė kuadėr ligjor, zgjedhor, nė tė cilin janė reflektuar tė gjitha rekomandimet e ODIHR-it dhe njėkohėsisht sistemin mė tė saktė tė numėrimit tė votave nė planet. Arritje tė rėndėsishme nė kėtė drejtim u vlerėsuan gjithashtu edhe rritja e numrit tė qendrave tė numėrimit dhe atyre tė votimit, tė cilat do tė bėjnė tė mundur reduktimin e ndjeshėm, si tė radhėve tė qytetarėve qė do tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre tė votės, ashtu edhe tė reduktimit tė kohės sė numėrimit dhe shpalljes sė rezultatit tė zgjedhjeve. “Ky kuadėr eficent ligjor dhe institucional, ėshtė njė garanci solide pėr realizimin e zgjedhjeve tė pėrgjithshme konform standardeve ndėrkombėtare” pėrfundoi Kryeministri Berisha.
Nė takim u diskutua gjithashtu edhe pėr situatėn dhe zhvillimet e fundit nė rajon. Kryeministri Berisha ritheksoi se Shqipėria do tė vijojė, ashtu si deri mė sot, me politikėn e saj tė moderuar e promovuese tė miqėsisė, bashkėpunimit e integrimit rajonal dhe atij evropian.

“Anėtarėsimi i Ballkanit Perėndimor nė BE ėshtė dhe mbetet projekt madhor pėr vendet e rajonit, si e ardhmja mė e mirė dhe mė e sigurt e tyre.” theksoi kryeministri. “Ndėrkohė, vijoi mė tej ai, ėshtė jashtėzakonisht e rėndėsishme qė tė lihen pas ndjenjat dhe shfaqet e albanofobisė, tė cilat, jo vetėm qė nuk i shėrbejnė paqes e bashkėpunimit nė rajon, por as edhe projektit tė integrimit tė tij nė BE.”, theksoi Berisha.

NISHANI TAKON WESTERWELLE: DO ARRIJMĖ STANDARTET E KĖRKUARA NGA BE
Nishani me WesterwelleORA 13:00- Presidenti i Republikės, Bujar Nishani priti sot nė njė takim Ministrin e Punėve tė Jashtme tė Republikės Federale tė Gjermanisė, zotin Guido Westerwelle, i cili po zhvillon njė vizitė zyrtare nė Tiranė.

Nė vijim tė shkėmbimit tė mirėseardhjes, Presidenti Nishani shprehu mirėnjohjen ndaj popullit gjerman dhe qeverive tė tij pėr mbėshtetjen qė i kanė dhėnė Shqipėrisė nė fushėn ekonomike, pėr anėtarėsimin nė NATO, lėvizjen e lirė tė qytetarėve tė saj dhe pėr mbėshtetjen e vazhdueshme nė udhėtimin europian. Integrimi Europian mbetet objektivi prioritar dhe Shqipėria do tė vazhdojė angazhimin e saj pėr arritjen e standardeve tė kėrkuara me qėllim qė jo vetėm tė jetė njė kontributore nė Bashkimin Europian, por qė qytetarėt shqiptarė tė pėrfitojnė nga kėto standarde.

Kreu i Shtetit nėnvizoi faktin se Shqipėria ka kapacitete dhe infrastrukturėn e nevojshme pėr tė zhvilluar zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, por sfida e vetme mbetet kultura politike e aktorėve dhe shprehu bindjen se klasa politike shqiptare do ta kalojė kėtė sprovė me sukses. Presidenti Nishani e siguroi ministrin Westerwelle se “Shqipėria ndonėse njė vend i vogėl ka luajtur dhe do tė vazhdojė tė luajė rolin e saj si kontribuese thelbėsore e paqes, sigurisė dhe stabilitetit nė rajon duke forcuar marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė, bashkėpunimin rajonal dhe duke inkurajuar shqiptarėt qė tė mbėshtesin zhvillimin e demokracisė dhe prosperitetin ekonomik nė vendet ku ata jetojnė. E gjitha kjo bazohet nė njė traditė sipas tė cilės shqiptarėt u kanė ofruar fqinjėve miqėsi dhe paqe”.

Nė pėrgjigje Kryediplomati gjerman u shpreh se vjen me njė mesazh shumė tė qartė e tė thjeshtė se “Gjermania do tė jetė nė anėn tuaj sidomos gjatė udhėtimit tuaj europian. Pėr ne nuk ėshtė njė ēėshtje kombėtare apo ekonomike, por njė qėndrim politik dhe strategjik qė tė gjithė vendet e rajonit tė Ballkanit Perėndimor duhet tė jenė anėtarė tė Bashkimit Europian”.
Nė kėtė kuadėr, Ministri i Jashtėm Westerwelle veēoi se kriteret janė kėrkesa objektive duke vlerėsuar pėr momentin si shumė tė rėndėsishme pėrgjegjėsinė e faktorėve politikė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe realizimin e kritereve tė Komisionit Europian.
Presidenti Nishani dhe Ministri Westerwelle shprehėn bindjen se Shqipėria dhe Gjermania mbeten partnerė seriozė nė bashkėpunimin dypalėsh, shumėpalėsh dhe nė procesin e integrimit europian.

WESTERWELLE: KUJDES ME NACIONALIZMIN, MBANI ZGJEDHJE ME STANDARTE
ORA 10:23- Ministri i Jashtėm gjerman Guido Westerwelle nė konferencėn e pėrbashkėt me homologun e tij shqiptar, Edmond Haxhinasto vlerėsoi se Shqipėria ėshtė njė vend qė ka para shumė sfida por edhe shanse.

Ai nėnvizoi se Gjermania e mbėshtet perspektivėn evropiane tė Shqipėrisė, ndėrsa i bėri apel politikės pėr konsensus e bashkėpunim, duke hequr dorė nga retorikat e ashpra. Sipas, Westerwelle Shqipėria duhet tė fokusohet edhe tek zgjedhjet, tė cilat duhet tė jenė sipas standardeve evropiane.

“Kjo ėshtė vizita ime e parė, deri tani kam fituar njė pėrshtypje mjaft tė mirė pėr vendin tuaj dhe ju. Ju jetoni nė njė vend qė ka sfida tė mėdha, por edhe shanse tė mėdha. Arsyeja e vizitės sime ėshtė qė tė thelloj marrėdhėniet e vendeve tona. Gjermania ėshtė njė partner i rėndėsishėm tregtar i Shqipėrisė, por edhe qeveria federale ėshtė e angazhuar kėtu me njė numėr tė madh projektesh. Qė prej vitit 1998 Gjermania i ka dhėnė mbėshtetje Shqipėrisė me 1 miliardė euro. Shqipėria e pėrqendron vėshtrimin e saj drejt Europės dhe ne kėtė e pėrshėndesim. Por pėr kėtė duhen plotėsuar disa kritere. Ekziston konsensus nė shoqėri pėr perspektivėn evropiane, ky konsensus duhet tė gjejė vend edhe nė politikė. Demokracia, sundimi i ligjit, pavarėsia e gjyqėsorit, por mbi tė gjitha zgjidhja e mosmarrėveshjeve nėpėrmjet dialogut dhe jo polemikave tė ashpra. Prandaj ėshtė e rėndėsishme qė zgjedhjet tė zhvillohen mbi bazėn e parimeve evropiane”, nėnvizoi ministri gjerman.
Ministri gjerman konfirmoi edhe njėherė mbėshtetjen e plotė tė Gjermanisė pėr integrimin e Shqipėrisė nė BE, ndėrsa shtoi se ky proces varet mbi tė gjitha nga plotėsimi i kritereve.
“Nėnvizoj edhe njėherė qėndrimin gjerman, ėshtė nė njė linjė me miqtė dhe partnerėt nė Europė. Ne duam perspektivėn evropiane pėr Shqipėrinė, por secili hap varet nga plotėsimi i kritereve. Pėr kėtė kanė rėndėsi jo vetėm tė drejtat por edhe zbatimi. Pasi tė kemi marrė raportin, atėherė do marrim vendimin tonė. Pėr sa i pėrket Gjermanisė nuk ka as lėshime, as vėshtirėsime artificiale. Ne kėtė proces e vlerėsojmė drejt, ashtu sic duhet”, shtoi ai.
Ministri Westerwelle theksoi ndėr tė tjera se, “Fakti qė sot jemi njė shtet i fortė dhe i suksesshėm varet ngaqė Gjermania ka nxjerrė mėsime nga e kaluara, ne mendojmė qė bashkėpunimi ėshtė gjithnjė mė i mirė se konfrontimi. Ne nuk bėjmė premtime tė shumta, por ato qė bėjmė i mbajmė”, shtoi ai mė tej.
Kreu i diplomacisė gjermane, i pyetur nga gazetarėt ka komentuar edhe deklaratat e fundit nacionaliste tė politikės shqiptare. Duke apeluar tė kihet kujdes me to, Westerwelle tha se as nė Evropė, e as nė Ballkan, Gjermania nuk lejon ndryshime kufijsh.
“Emocionet dhe ndjenjat nacionaliste duhen trajtuar me shumė kujdes sidomos nė kohėn e njė fushate elektorale. Qėllimi i pėrbashkėt duhet tė jetė qė njė ditė tė bukur tė gjitha vendet e rajonit tė jenė pjesė e BE dhe qytetarėt tė lėvizin lirisht. Pėr ne ndryshimet e kufijve nuk lejohen, as nė Ballkan. Sipas mendimit tonė kufijtė nė Evropė nuk hiqen dhe ndryshohen, thjesht humbasin rėndėsinė kur je nė Evropė”, shtoi ai. /BalkanWeb