Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    AK proteston para zyrave të Spiro Kserës






    Aleanca Kuq e Zi zhvilloi një protestë pranë Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale kundër ministrit Spiro Ksera duke e akuzuar se “ushtron aktivitet antishqiptar në bashkëpunim me nazistët e “Agimit të Artë”, të cilët i paguan prej vitesh si këshilltarë të tij”.

    Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë vendosur në dyert e ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale flamurin e “nazistëve grekë” në shenjë proteste.

    Aktivisti i Aleancës Kuq e Zi, Thanas Kosta, u arrestua nga policia, që sipas AK “tregoi se i shërben më mirë neonazistëve të “Agimit të Artë” se sa kombit shqiptar”.

    “Aleanca Kuq e Zi është këtu sot për të protestuar kundër tradhtarit Spiro Ksera dhe këshilltarëve të tij nazist të cilat paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe që vetëm kundër shqiptarëve punojnë ditë e natë,” tha përfaqësuesi i AK, Augent Xhaferaj.

    “Spiro Ksera, ky zyrtar i qeverisë së shtetasit Sali Berisha paturpësisht vijon të heshtë ndaj aktit tradhtar dhe të dënueshëm ligjërisht të financimit të organizatave që punojnë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, madje që synim kryesor kanë destabilizimin e Republikës së Shqipërisë”.

    Tradhtari Spiro Ksera duhet të hetohet penalisht nga Prokurori i Përgjithshëm pasi ka paguar dhe vijon të paguajë Theofan Kaliviotin si këshilltar të tij personal, ndërkohë që Kalivioti vijon të marrë pjesë në protesta për pavarësinë e të ashtuquajturit “Vorio Epir”.

    Kjo qeveri ka degraduar dhe sot që ne flasim ajo mbahet në këmbë nga nazistët e “Agimit të Artë”, të cilët punojnë brenda zyrave të ministrisë së punës së shqiptarëve. Sali Berisha ka humbur çdo logjike dhe arsyetim pasi ai e di që nuk gëzon mbështetjen e shqiptarëve prandaj është bërë bashkëpunëtor i nazistëve të “Agimit të Artë”.

    Është turp kombëtar që shtetasi Sali Berisha mban në qeveri dhe mbron pa ju nxirë faqja Spiro Kserën, i cili duhet shpallur TRADHTAR i KOMBIT SHQIPTAR. Nazistët e “Agimit të Artë” nuk do të kenë vend në qeverinë e ardhshme kuq e zi, e cila do t’i japë koalicionit të tradhtarëve goditjen e merituar më 23 qershor”.

  2. #2
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: AK proteston para zyrave të Spiro Kserës

    Me budall paska qene ky Spahiu aka Ak leshi me ato idiotet qe e ndjekin.... eh. Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: AK proteston para zyrave të Spiro Kserës

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Me budall paska qene ky Spahiu aka Ak leshi me ato idiotet qe e ndjekin.... eh. Lol
    teper e drejt,por keshtu eshte kur shteti mungon,qeveria mbyll syte,i fal detin grekerve,etj,atehere dalin ne siperfaqe njerez si spahiu,qe deri dje i sherbenin te njejtit sistem.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545

    Për: AK proteston para zyrave të Spiro Kserës

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Me budall paska qene ky Spahiu aka Ak leshi me ato idiotet qe e ndjekin.... eh. Lol

    me gjithe respektin qe kam per ty ,perseri e ndiehj te nevojshme te te qortoj ;


    si eshte puna me ty ? nese vertet jane idiota ata te AK-se atere na e trego edhe ne arsyen qe pse menden se jane te tille ; na ndrico te shohim te verteten .

    qofsha i gabuar po me duket se ti jeton ne usa dhe as nuk e ke idene se si eshte shqiperia tani , dhe aq me teper nuk e di si eshte situata politika dhe maredheniet me grekun , por me aq sa di ia fut kot dhe akuzon nje parti me vizion dhe interesa kombetare si idiota dhe te marre ;

    ne shqiperi nuk ka as 50 mije minoritare greke vorioepirote dhe ne qeveri jane 4 ministra e 10 e qindra te tjere ne administrate si te punesuar , nderkohe qe ne greqi kemi 800 mije shqiptare dhe nuk kane asnje perfaqesues politik as ne pushtet e as ne opozite .

    nderkohe qe ai keshilltari eshte nje neonazist dhe nuk mjafton kjo po ne edhe e paguajme ate kunder vet vetes sone .

    kjo eshte si puna e njerit qe i thoshte dhunuesit te vet ; bjer edhe nje here e te shohesh cte bej , e dhunuesi i binte serish e serish e ky nuk i bente gje vec i thoshte ; bjer edhe nje here pa te shohesh .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024

    Për: AK proteston para zyrave të Spiro Kserës

    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Me budall paska qene ky Spahiu aka Ak leshi me ato idiotet qe e ndjekin.... eh. Lol
    E rrusho ke fillu me bo melodi bombostike.......po ik o PiNkO nashi.....pa shif mos tu dogj grosha...me fal haviari tek soba me gaz....Ay Kresha si dhe kreshat qe i besojne kane bere e benje dica qe ti dhe un as nuk e cojme ne fantazi e jo me te flasim e komentojme.....EDHE UN KOM RRESPEKT PER JU por
    shif mos tu fut noi arushe tek pishina dhe pastaj hade pastro qimet e saj .......i ke rene gje pianos kohet e fundit?
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e genti11
    Anëtarësuar
    20-02-2013
    Postime
    22

    Për: AK proteston para zyrave të Spiro Kserës

    Me veprimet e tyre antikushtetuese spirot me shoke ne nje vend normal sot do ishin pas hekurave.
    FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  7. #7

    Për: AK proteston para zyrave të Spiro Kserës

    Citim Postuar më parë nga genti11 Lexo Postimin
    Me veprimet e tyre antikushtetuese spirot me shoke ne nje vend normal sot do ishin pas hekurave.
    Ne nje vend normal, zakonisht, populli i ve ose i zhduk Kserat , Berishat , Nanot, Ramat, Metat dhe te tere parlamentin si ky i yni.

    E degjove fjalimin e kryeministrit Bullgar ?

    Eh mer daj ka popull bota dhe jo popull lapranjos si ky i yni. Nuk ja mba kujt ta shtype popullin e vet se ja q.. populli ku i ka e ku si ka qeverise
    Revolution 1848

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •