-
Për: Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë socialiste
Dogjani betejë për thithjen e elektoratit të majtë: Rama, njeri me dy fytyra
Jo vetëm një betejë për tu rikonfirmuar si deputet, tashmë nën siglën e PD, por një betejë për të tërhequr të gjithë mbështetësit e tij në të gjithë vendin për një votë pro Partisë Demokratike dhe liderit të saj Sali Berisha. Kjo do të jetë fushata e Asllan Dogjanit, deputetit tashmë të larguar nga radhët e PS, e që u listua në listat e kampit blu vetëm një ditë më parë nga lideri Berisha. Në RTV Ora News, Dogjani nuk ka kursyer edhe njëherë mllefin ndaj ish shefit të tij, duke e cilësuar një njeri me maskë, përkundër liderit të PD, për të cilin shprehu konsideratën si një lider të fjalës së mbajtur.
“Do vazhdoj për të rregulluar punë, do tu bëj thirrje qytetarëve shqiptarë në të gjitha zonat ku kam punuar dhe kam shumë miq që të votojnë për PD dhe Sali Berishën sepse sot për sot është e vetmja mundësi, është lider që cfarë thotë ai e bën. Dhe jo për Edi Ramën që është njeri me dy fytyra flet ndryshe dhe vepron ndryshe, ka një ndryshim të madh mes tyre. Po të shikosh dështimet e Ramës janë të njëpasnjëshme, nuk mendoj se do ta ketë shansin të drejtojë qytetarët shqiptarë” tha ai.
Dogjani ka falenderuar liderin e PD për mundësinë, sic tha ai, për tu shërbyer qytetarëve shqiptarë.
“E shoh një mundësi shumë të madhe për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë dhe për të vazhduar kontributin tim politik. Nuk e shoh si interes personal, por një mundësi për tu shërbyer qytetarëve shqiptarë. Na e dha këtë mundësi ndryshe nga lideri i opozitës, është për të ardhur keq që qyetarët kanë një lider opozite që nuk vlerëson kontributet e njerëzve. Nuk mendon të vijë në pushtet për tu shërbyer njerëzve, por të zënë karrigen e Kryeministrit. Unë do kandidoj në Tiranë, sidomos në zonën e Bathores, Kamzës, Laknasit, Paskuqanit, zona të cilat kanë nevojë për shumë gjëra dhe pse është investuar shumë. Do vazhdoj të kontribuoj për këto njerëz” u shpreh Dogjani.
Ende nën emocionet e largimit nga PS, Dogjani theksoi se kalimi në kampin tjetër nuk e bën asgjë më shumë apo më pak nga politikani që ka qenë. Ndërkaq ai ka shuar hamendësimet se lufta e tij brenda kampit rozë po përgatiste infrastrukturën për tu bërë pjesë e listave të PD, duke dhënë dhe argumentat e tij lidhur me votën pro mazhorancës në Kuvend si në votimin e Ministrave të rinj ashtu edhe për anëtarët e KQZ.
“Mbaj mend kohën e regjimit kur përdoreshin këto termat tradhëti, armiq. Më vjen keq që sot nga një lider i një force të madhe politike përdoren këto fjalë. Vërtet kam kaluar në PD me qëllimin të mos ndryshoj, duke mbrojtur parimet, vlerat e demokracisë unë mbetem ai që kam qenë. Unë kam një histori timen në PS, një histori që kam 2 vjet që jam përplasur me liderin e PS pikërisht për këto parime dhe vlera pa menduar se në një moment mazhoranca do kishte nevojë për votën time. Gjithsesi kur je i pavaruar do të thotë që s’je me asnjë parti, çka do të thotë se votën time e kam përdorur ashtu siç kam gjykuar. Sa i përket anëtarëve të KQZ kam qenë i bindur, pasi kodi ka përcaktuar qartë balancat politikë. Pra asnjë veprim imi nuk është bërë që unë të përfitoj dhe të futem në listat e PD. Nuk jam pishman, falenderoj Kryeministrin që ma dha këtë mundësi. Unë vi në PD me shumë vota nga e majta edhe në Kukës dhe në Tiranë. Me veprimet që bëri mbrëmë Rama paraqiti 1% të figurës, është njeri me maskë, ndërsa Berisha është ai njeri sic e sheh. Në 21 janar u vranë katër persona për shkak të korrupsionit dhe sot ai bën koalicion me LSI. Kemi të bëjmë me një lider që ai e sheh PS jo si forcë për të shkuar përpara por si një pengesë në rrugën e tij” tha më tej ai.
Dogjani ka ndarë keqardhjen edhe lidhur me lënien jashtë të figurave të rëndësishme të PS për garën e zgjedhjeve të 23 qershorit, ndërsa ka ftuar të gjithë elektoratin e majtë në Vlorë të votojnë deputetin e pavarur Arben Malaj.
“Si mund të hiqen deputetët si Malaj, Gjoni, Bello, Isaraj që nuk ishin konsumuar, kanë dhënë kontribut maksimal në opozitë. Jo vetëm Nano por kushdo socialist i ndershëm dhe i vërtetë do ti bëja thirrje të mbështesin Arben Malaj, ka qenë kritik jo për interesa të tij personale dhe nëse nuk do ishte kritik sot do ishte në listat e PS. Janë hequr kandidatët që e kanë kundërshtuar kryetarin e partisë dhe kjo është arsyeja që i ka hequr. Ai po lufton për një kauzë, që mos të ozurpohet PS, të mos mbeten në dorën e një individi të gjitha vendimet” përfundoi Dogjani.
Ora News
-
-
Për: Dogjani: Betejë për thithjen e elektoratit të majtë: Rama, njeri me dy fytyra
Normale qe rama eshte njeri me dyfytyra se ka nje semundje qe i ndryshon personalitetin nga momenti ne momenti qe me mire do ishte me thene se eshte shumefytyresh sepse shizofrenia e bene te veten.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt