Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22

    Dogjani: Betejë për thithjen e elektoratit të majtë: Rama, njeri me dy fytyra

    Zbardhen debatet në grupin e PS-së, Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë

    Fernada Cenko

    Megjithëse ka dashur ta shmangë debatin me deputetin e Kukësit, Asllan Dogjani, sërish Edi Rama nuk ka mundur të dalë nga mbledhja e grupit parlamentar të PS pa shkëmbyer batuta me të. Dogjani ka shprehur rezerva për vendimin që ka marrë kryesocialsiti Rama për heqjen e kryetarit të PS-së në Kukës. Burime brenda mbledhjes së grupit bëjnë me dije se Dogjani i ka dhënë Ramës së “është duke shkatërruar Partinë Socialiste me vendimet që merren në PS”. Gjatë fjalës së Dogjanit, Rama ka ndërhyrë duke i thënë se “nuk je i pazëvendësueshëm”, por edhe përgjigjja e Dogjani ka qenë e njëjtë, se edhe kreu i PS nuk është i pazëvendësueshëm.

    Debati Rama- Dogjani

    Dogjani: Dua të flas për emërimin e kryetarit të partisë së rrethit Kukës. Sa herë u keni kërkuar anëtarëve të partisë së Kukësit, nëpër protesta demonstrata ju kanë ardhur, ndërsa kur është koha për t’ju zgjedhur kryetarin, ju nuk i pyesni dhe nuk u merrni mendimin. Këtë vendim e kanë kundërshtuar pothuajse të gjithë anëtarët dhe drejtuesit e partisë dhe për këtë kanë firmosur një peticion, ku kanë kërkuar të rishikohet vendimi për emërimin e tij. Ndërsa ju, në vend që te reflektonit dhe të rishikonit vendimin, i keni marrë në telefon dhe i keni kërcënuar ata që kanë firmosur.

    Rama: Kush i ka kërcënuar?

    Dogjani: Ju i keni kërcënuar dhe ata djemtë që kanë kontribuar dhe kanë qenë edhe në grevën e urisë, më kanë kërkuar që të dilnin para selisë rozë dhe të digjnin bluzat që kishin ruajtur si kujtim nga greva e urisë.

    Rama: Jo, unë kam komunikuar me ata që më kanë dërguar mesazhe dhe jo me ata që kanë firmosur, por ju i keni manipuluar kur keni shkuar në Kukës.

    Dogjani: Manipulimin ua keni bërë ju, i keni kërcënuar me telefon, u keni premtuar dhe i keni thirrur dhe në Tiranë dhe u keni thënë të mos më ndjekin mua nga prapa. Ju keni telefonuar një drejtues partie dhe e keni detyruar që të dalë në media dhe të japë deklarata se partia është e bashkuar. Kështu nuk bashkohet partia, vetëm përçahet, unë jam socialist dhe deputet i Partisë Socialiste dhe nuk mundeni të më kundërviheni dhe nuk duhet ta bëni një gjë të tillë. Të kam thënë në zyrë, se unë jam socialist dhe nuk ndryshoj. Ju nuk dini t’i vlerësoni njerëzit që punojnë, kur hidhni poshtë kontributin tim që përfundova në spital. Ndërsa për kandidatimin më thatë se do shkoja në Paskuqan, Bathore dhe Kamëz dhe nuk do jeni në Kukës. Unë nuk e shikoj vendin e punës si deputet, por kërkoj të respektohen parimet.

    Rama: S’je i pazëvendësueshëm.

    Dogjani: Sigurisht që nuk jam i pazëvendësueshëm, por dhe ju nuk jeni i pazëvendësueshëm në atë karrige. Ndaj, kryetar, reflekto dhe konsultohu me kryesinë.


    Rama: Nuk ke pune këtu me të tjerët rreth teje, fol për vete tende.


    Dogjani: Mos më ndërhy, më lër të flas. Kështu po i anashkaloni dhe shkatërroni PS-në. Unë nuk jam fëmijë, por po kërkoj që të vlerësosh kontributin dhe punën e atyre socialistëve kuksianë që kanë 8 vite që vetëm i japin PS-së.


    Rama: Në lidhje me caktimin e kryetarit të partisë, unë jam konsultuar me grupin e strategjisë dhe komunikimit.

    Dogjani: Po dua të them se edhe kur baza ka dalë kundër unë e kam mbështetur.

    Rama: Të kam thënë të shkosh në Bathore dhe të vazhdosh aty. Unë do iki se kam punë të tjera dhe nuk mund t’ lë të më presin.

    Dogjani: Prit njëherë ta mbyllim këtë punë, nuk vazhdohet në këtë formë.

    MAPO

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë socialiste

    Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë socialiste ...
    Nje parti, e cila jo vetem ne sondazhe ka perafersisht perkrahjen e gjysmes se elektoratit te vendit ose eshte pothuajse e barabarte me partine tjeter me te madhe te vendit, ndonjehere edhe me e forte, nuk mund te trajtohet si parti ne renje...
    Paraqitja ne skene dhe pjesemarrja ne zgjedhje e AKZ-se dhe pjeserisht edhe e FRD-se do te tregojne me qarte forcen reale te dy partive kryesore te vendit. Me parakushtin qe zgjedhjet dhe numrimi i votave te mos manipulohen teper.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 20-02-2013 më 12:55

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë socialiste

    Dogjani: Rama si Enveri, e identifikon PS me veten e tij

    Deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani, e akuzoi dje kreun socialist se po e kthen PS si në kohën e Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës. Sipas tij, kandidaturat që janë propozuar deri tani janë vendime të tij personale, ndërsa në fund, Kryesia do të miratojë formalisht listën e deputetëve.

    Për deputetin e Kukësit, në PS nuk po funksionojnë më forumet, ndërsa partia bazohet mbi bazën e mesazheve dhe drejtohet me SMS.

    Ju, bashkë me një grup socialistësh të qarkut të Kukësit, i keni kërkuar Kryesisë dhe kreut socialist Rama zgjedhjen e kreut socialist të rrethit dhe jo emërimin e tij, por ende s’ka asnjë reagim dhe përgjigje. Si e vlerësoni këtë qëndrim?

    Problemet në PS-në e Kukësit janë të hershme dhe është kryetari Rama që e ka bllokuar zgjedhjen e kreut të rrethit Kukës. Procesi i zgjedhjeve duhet të kishte mbaruar që në vitin 2010. Organizatat kishin propozuar kandidaturat dhe ato u anuluan nga Kryesia sepse kryetari ynë nuk u beson strukturave të Partisë, por merret me mesazhe. Pra, disa individë, sipas interesave të caktuara, kanë arritur të ndikojnë te kryetari. Ai ndikohet shumë nga SMS-të, ka marrë SMS edhe nga PD-ja. Asnjëherë nuk u morën në konsideratë kandidaturat që vinin si propozime të bazës, por vazhdimisht ka pasur ndikim nga mesazhet. Unë kam arritur në konkluzionin që kjo gjë ka qenë e qëllimshme nga ana e kryetarit që kur të vinte çështja e listave, të artikulohej versioni “partia e Kukësit kërkon ndryshime”. Por situata në PS e Kukësit është krejt ndryshe nga ajo që pretendohet nga kreu socialist. PS e Kukësit është ringritur dhe gjallëruar, brenda një viti janë anëtarësuar 600 anëtarë të rinj. Por, kur janë bërë zgjedhje në organizata, nuk u lanë të votonin anëtarët e rinj me pretendimin se ata janë njerëzit e Asllanit.

    Ju po thoni se ka pasur një projekt të hershëm për pastrimin e listës së kandidatëve për deputetë në Kukës?

    Unë mendoj se ka pasur synime të hershme për mënjanimin tim nga lista e deputetëve. Më pas zoti Rama u mor me kryetarin e PS-së të rrethit Kukës pikërisht përmes SMS-ve. Unë kam bërë debate me zotin Rama sepse më ka kërkuar që të mos propozohej kryetari i PS të rrethit dhe pse ai kishte punuar dhe kishte sjellë rezultat. Dhe iu vu pas për ta hequr këtë kryetar. Sipas meje, kryetari i partisë kishte punuar shumë mirë dhe në fund ai, pas presioneve të bëra nga zoti Rama, u detyrua të japë dorëheqje. Më pas, në një listë prej 20 personash, të gjithëve u premtonte se ai do të ishte kryetari i ardhshëm, ndërsa në fund caktoi një kryetar të cilin e ka kundërshtuar e gjithë baza socialiste, pasi në tetë vite qeverisje ai ka dekurajuar njerëz që të punojnë dhe shërbejnë në PS për shkak të keqqeverisjes lokale. Ky ka qenë tetë vjet në krye të PS-së Kukës. Ne jemi në demokraci dhe kërkojmë vetëm zbatimin e parimeve të demokracisë, të merret opinioni i njerëzve që e ndjekin pas këtë parti, janë njerëz që për tetë vjet në opozitë, me bukë dhe pa bukë, kanë mbështetur PS në të gjitha veprimet e saj opozitare. Kanë sakrifikuar në greva dhe demonstrata. Firmëtarët e peticioneve që i janë dërguar zotit Rama dhe Kryesisë kanë qenë dhe pjesë e grevës së urisë? Sigurisht, njerëzit që kanë firmosur kanë qenë dhe pjesë e grevës së urisë dhe unë i falënderoj ata personalisht sepse janë djem të shkëlqyer dhe kanë dhënë një kontribut shumë të madh. Në grevën e urisë ne sakrifikuam shëndetin dhe gjithçka. Një nga djemtë grevistë, Kujdesim Pasha, pati komplikacione me shëndetin nga kjo grevë. Edhe unë personalisht përfundova në spital.

    Cili ka qenë komunikimi dhe mesazhi i dhënë nga zoti Rama në grevën e urisë për ju?

    Gjatë grevës së urisë na ka vlerësuar maksimalisht, zoti Rama na ka thënë: “Ju jeni heronj, dhe nëse është Edi Rama, do të jeni edhe ju”. Por nuk është se ne të gjithë kërkojmë privilegje, ne besuam te një kauzë dhe e ndoqëm me besnikëri atë. Ne kërkojmë vetëm të zbatohet Statuti që është pranuar dhe votuar nga gjithë delegatët e kongresit. Nuk ka rëndësi të shkruajmë statute si ato të partive moderne europiane, por e rëndësishme, atë që kërkojmë dhe nga qeveria sot, është zbatimi i ligjeve dhe rregullave të partisë që të gjithë bashkë pranojmë. Nëse kjo nuk funksionon kështu, atëherë pse kjo quhet familje e rregulluar me norma dhe ligje të brendshme?! Sot në PS nuk funksionon Kryesia e PS dhe çdo vendimmarrje ka ngelur në dorë të kryetarit. Caktohen kandidatë pa asnjë lloj kontributi. Si do ta fitojnë besimin e socialistëve dhe elektoratit të varfër kuksian njerëz që vijnë nga shtresa të tjera dhe s’kanë asnjë lidhje me atë që populli jeton çdo ditë?! Unë kam komunikim të vazhdueshëm me socialistët e Kukësit, i falënderoj, i mirëkuptoj dhe nuk mërzitem me ta sepse ata do të mbështesin atë që sjell lidershipi i PS, dhe unë ua kam kërkuar një gjë të tillë. Por ata duhet të vlerësohen për kontributin e tyre.

    Ju keni thënë që ka pasur edhe kërcënime nga kryetari Rama ndaj anëtarësisë socialiste të Kukësit.

    Po, është e vërtetë. I ka marrë personalisht në telefon dhe i ka kërcënuar se do t’i përjashtojë nga partia, se nuk do përfitojnë asgjë kur PS të vijë në pushtet. Disa të tjerë i ka thirrur nga Kukësi në Tiranë dhe i ka thënë që “Asllani ka hallin e vet, mos e mbështesni atë”. Kjo frymë ka hyrë edhe në zona të tjera të vendit, duke sjellë pasoja dhe në Grupin Parlamentar. Sot Grupi Parlamentar nuk është solidar, sepse partia po drejtohet nga një njeri. Por ka ikur koha që të identifikohet partia me një emër, dikur thoshim “Parti-Enver”, sot kjo s’mund të ndodhë. Partia identifikohet nga një grup njerëzish që marrin vendime kolegjiale.

    ARISTIR LUMEZI

    Burimi: Panorama

  4. #4

    Për: Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë socialiste

    Mos bre Ram... mos na i shkaterro amanetin e babes
    Revolution 1848

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Alti Elezi
    Anëtarësuar
    04-04-2010
    Postime
    794

    Për: Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë socialiste

    Te gjithe DERRAT mje fytyre kane,po mjere populli i ALBANISTANIT

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë socialiste

    Dogjani debaton me Ramën: Do na ndalosh të flasim edhe në Kuvend

    Situata e ngarkuar në PS e rrethit të Kukësit, por dhe lista e kandidatëve për deputetë në këtë qark, nuk i kanë shpëtuar tensionimit të diskutimeve në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Kreu socialist dhe deputeti i qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani, ka ndarë qëndrime të kundërta lidhur me ligjin e legalizimeve që maxhoranca ka çuar në seancën parlamentare. Fillimisht kreu socialist ka vlerësuar rëndësinë e këtij ligji për banorët e zonave informate, edhe pse shumica e banesave janë ndërtuar kur ligji i mëparshëm i përjashtonte ato nga legalizimi. Por disa deputetë e kanë parë këtë ligj me efekte elektorale që maxhoranca kërkon të miratojë në prag zgjedhjesh. Deputeti i Kukësit, Dogjani, ka kërkuar që ligji të votohet nga socialistët, sepse nga ai përfitojnë një numër shumë i madh banorësh të zonave informale në të gjithë vendin. Kreu socialist është shprehur dakord, por ka kërkuar që për këtë ligj të diskutojnë në Parlament vetëm deputetët e Tiranës dhe të Durrësit. “Do të na ndalosh edhe të flasim tani në Kuvend?”, i është drejtuar Dogjani Ramës. Por, nga ana e tij, Rama e ka justifikuar kërkesën e tij me numrin e madh të ndërtimeve informale në qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit. Dogjani është shprehur se ndërtime informale ka shumë në zonën e Bathores dhe Paskuqanit, ku ai është dhe i deleguar për zgjedhjet, dhe për ata banorë PS duhet të japë qëndrim pro legalizimeve.

    Debati ne grupin e PS

    Rama: Kemi në seancë aktin normativ të qeverisë për ndërtimet pa leje. Jam i mendimit se ne duhet të shprehemi pro për këtë, pasi përfshin një numër shumë të madh përfituesish dhe ne s’duhet të dalim kundër tij dhe pse ne e kemi të qartë se qeveria e sjell këtë akt tani për efekte elektorale.

    Dogjani: Unë mendoj se procesi është zgjatur pa fund dhe qytetarët përveçse marrin dokumentin e legalizimit të ndërtimit, nuk marrin hipotekën e ndërtimit. Por nisur nga numri shumë i madh i ndërtesave që pritet të preken nga ky akt ne duhet të shprehemi pro.

    Rama: Jam dakord, të flasin për aktin në Kuvend deputetët e Tiranës dhe Durrësit!

    Dogjani: Do të na ndalosh edhe të flasim tani në Kuvend?!

    Rama: Jo nuk thashë këtë, por vetëm se Tirana dhe Durrësi kanë më shumë ndërtime pa leje.

    Dogjani: Shiko zotëri, objekte për legalizim ka kudo në të gjithë vendin, në zonë e Kamzës dhe Bathores ku unë jam dhe i deleguar dhe i kam diskutuar këto me banorët atje.

    Burimi: Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë socialiste

    Dogjani iken nga PS: Rama shkaterroi partine

    Ndersa kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama deklaronte se koalicioni i ri me LSI do te garantonte fitoren e opozites, deputeti i Kukesit Asllan Dogjani, i eshte drejtuar kreut te PS-se me fjalet se “po e shkaterron Partine Socialiste”. Ne mbledhjen e grupit, ai beri te ditur dhe largimin e tij nga PS-ja dhe kandidimin si i pavarur. Me pas ne nje deklarate per mediat, Dogjani ka dhene dhe arsyet e largimit te tij. “Kam vendosur te dal si deputet i pavarur dhe te kandidoj per zgjedhjet e 23 Qershorit, po si kandidat i pavarur. Nuk eshte e lehte te shkeputem nga grupi parlamentar se kam patur nje bashkepunim te shkelqyer me koleget. Une nuk do isha larguar nga Partia Socialiste, por me larguan dhe ai qe me largoi eshte kryetari i partise, Edi Rama”, tha Dogjani. Ai ka renditur nje sere arsyesh qe e kane detyruar te largohet, duke permendur demokracine e brendshme, por edhe koalicionin me LSI. “Nje arsye tjeter qe me beri te dal publikisht me kete vendim, jane dhe zhvillimet e fundit politike, koalicioni me LSI-ne qe tashme ka marre udhe dhe eshte bere publik ka zhvleftesuar mundin djersen, sakrificen e socialisteve shqiptar dhe ka minuar besimin e gjithe shqiptareve ne vlerat e verteta te drejtesise”, u shpreh Dogjani. Komente per koalicionin e ri, ka bere dhe ish-deputeti Andis Harasani. Ne faqen e tij ne rrjetin social “Facebook”, Harasani shprehet per koalicionin se eshte si fitorja e Pirros. “Nuk e kuptoj dot, pse perdoret ajo shprehja: Fitore si e Pirros...”, shprehet Harasani. Ndersa Dogjani ne deklaraten per media, eshte shprehur se Kreu i PS-se nuk ka vleresuar kontributin e tij ne parti dhe ka treguar sjellje arrogante. “Edi Rama nuk ka vleresuar punen dhe kontributin tim ne Partine Socialiste ne nje kohe qe rezultatet kane ardhur ne rritje. Ndaj meje dhe socialisteve kuksiane, Edi Rama eshte treguar mosmirenjohes, mosperfilles, perbuzes dhe arrogant”, tha Dogjani. Vec demokracise se Brendshme ne PS, Dogjani ka shprehur rezerva dhe per “caktimin ne lista te kandidateve per deputet pa marre mendimin e strukturave te partise, pa asnje kontribut dhe pa asnje merite”.

    KJ

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,178
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë socialiste

    Pas Dogjanit, Gjovalin Kadeli largohet nga PS

    UPDATE- Pas deputeti të qarkut të Kukësit, Asllan Dogjani edhe Gjovalin Kadeli, deputet në qarkun Lezhës deklaroi sot largimin nga Partia Socialiste dhe daljen në zgjedhjet e ardhshme si kandidat i pavarur.

    Kadeli deklaron se nga sot tërhiqet nga të gjitha funksionet që ka mbajtur në Partinë Socialiste. Largimi Kadellit vjen vetëm pak kohë pasi LSI pranoi ftesën e Partisë Socialiste për koalicion parazgjedhor.

    Ndërkaq, një ditë më parë, ende pa u mbyllur mbledhja e Kryesisë së PS-së, Asllan Dogjani doli i para mediave dhe deklaroi shkëputjen e tij nga grupi i PS-së.

    “Sapo e bëra me dije një vendim në mbledhjen e Grupit Parlamentar pse unë sot deklaroj të shkëputem, ose më detyrojnë të largohem nga PS. Më largoi Edi Rama për shkak se nuk kam marrë parasysh vlerat demokratike. Ky nuk është vendim i paralajmëruar, por kjo ka të bëjë me mungesën e demokracisë së brendshme brenda PS, zhvleftësimit të punës së strukturave të PS në Kukës, duke mos u vlerësuar puna ime dhe duke caktuar në lista deputetë pa asnjë lloj vlere në PS. U vendos koalicioni me LSI dhe ky është shkaku që unë sot deklarova zyrtarisht largimin ose që më larguan, një koalicion i tillë do zhgënjejë socialistët. Unë falënderova deputetët për punën që kam pasur me deputetët e PS dhe bëj me dije se do kandidoj i pavarur dhe do mbroj vlerat e qytetarëve kuksianë”, tha Dogjani.

    Panorama

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë socialiste

    dogjani eshte nje legen..
    nje enverist i qelbur..-

    te jesh kuksian.. do te thote midis tjerash.. te jesh nje shqiptar qe ke pasur mijra raste te provosh rrugen kukes-tirane..

    dmth te jesh nje njeri qe ke perjetuar mijra here shkundje brinjesh e veshkash .. tmerre greminash e gerxhes pa fund 18 or rresht ne rrugen e tmerrshme kukes-tirane..

    dmth te jesh dhe me i eturi te enderrosh qe kjo rruge te behet.. sic e beri berish bash-olldashi..

    askush sa nje kuksian smund te kuptoje se cfar mrekullie solli kjo rruga berish-bash-olldash per kuksianin lumjanin hasjanin e gjithashtu per 2 milion bashk atdhetaret e kosoves..

    kte vetem nje kuksian e ndjen e kupton e vlereson..

    pra ska me pocaqi fenomen se kur nje kuksian (fus ktu dhe enveristo-qosistet e Kosoves) behet vegel e mafies qe e luftoj me 120000 mafiozlliqe realizimin e ksaj rruge.. pra behet zagar i edvinit..
    e pra kte e beri dogjani..
    pra ki pis nuk meriton vec neveritje..
    eshte turp i madh ne se ky merr qofte 1 vote ne kukes..

    e derisa ka marre dmth se kuksi me rrethine ka shum te felliqur.. sic ka dhe shum atdhetar te ndritur sikurse dydrinasi yne..

    ki eshte dogjani..

    ka dal dhe zadrimori xhovalin kardelli kunder edvinit kto dit..

    por dhe ki eshte nje dogjan.. pra nje legen..
    nje nxites e grumbullus huliganesh qe erdhen te masakrojn kryeministrine..

    edvini krye maskarai i ka flakur kto dit keta dy zagare si e meritojne.. pra si dy limona te shtridhur..
    mir u a beri..

    sic ja beri mire ziver maskes..

    --

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Dogjani-Ramës: Po shkatërron partinë socialiste

    keta te majtet te gjithe legena jane

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •