Papa Joasaf shqiptari

Papa Joasaf shqiptari, ati shpirtëror i Qelës së Joasafenjve (sipas botës Llazar Panariti), lindi në Korçë në vitin 1870, në një familje tradicionale shumë shpresëtare në traditat dhe në besimin orthodhoks. Babai i tij ishte mjeshtër i punimit të drurit dhe punonte në Malin e Shenjtë - në atë kohë besimtarët shqiptarë e kishin zakon të shkonin në Mal të Shenjtë dhe të punonin aty për shumë kohë. Kështu edhe Llazari, shkoi në Malin e Shenjtë për të ndihmuar të atin. I pëlqeu jeta e atjeshme dhe qëndroi në Kafsokalivia, në vëllazërinë e Joasafenjve, pranë jerontit të atëhershëm, hierodhjakonit Krisostom. Në vitin 1888 u qeth murg dhe më vonë, u bë hieromonak dhe atë shpirtëror. Pati famën e një ati shpirtëror të mirë dhe me dallueshmëri, forcoi shpirtërisht jo vetëm vëllezërit e skitit së tij, por mjaft murgj të tjerë nga shumë skita dhe manastire të Malit të Shenjtë.

Emri:  MurguJoasefShqiptari.jpg

Shikime: 338

Madhësia:  19.3 KB

Jeront Llukai, ati shpirtëror i Kalibes së Apostujve të Shenjtë, tregon se kur disa fillestarë vendosën të shkojnë në botë, atë Joasafi që e kuptoi këtë gjë, arriti të bindë me anë të këshillave dhe shembullit të tij që të qëndrojnë aty dhe të vazhdojnë jetën e bekuar murgërore. Mësoi artin e ikonografisë dhe ishte mjaft i zoti duke qenë një punëtor i palodhur. Gjithashtu ishte edhe psalt i jashtëzakonshëm dhe kishte një zë që të ngjallte dërrmim shpirtëror.

Papa Joasafi kishte mbaruar gjimnazin e kohës së tij dhe pati rastin të merrej me letrat dhe me biblotekën jo vetëm të kalibes së tij, por edhe të kishës qendrore të skitës së Kafsokalibes e të kalibeve të tjera. Ai kopjonte dorëshkrime dhe mbante shënime për historinë e vendit. Ndihmoi Evlogjio Kurillën të hartojë katalogun e dorëshkrimeve të Skitit. Kjo gjë u bë e mundur sajë mirëbesimit që kishin etërit e skitit në personin e papa Joasaf shpirtërorit.

U bë jeront i kalibes së tij, ishte shpresëtar, me shumë virtyte, i bu- të, zëëmbël, i përulur, me sedër, punëtor, përdëllimtar.

U largua nga kjo botë në vitin e 68-të të jetës së tij. Vdekja e tij më 22 maj 1938, shkaktoi një zi të thellë në Malin e Shenjtë. Varrimi i tij u bë në kiriakonë, kishën qendrore të skitit të Kafsokalibeve, më 23 maj, ditën e Etërve të Shenjtë të Sinodit të Parë Ekumenik në praninë e kryepriftërinjve.

Jero - Isidhori i Kafsokalivies, një murg i njohur i kohës, që ishte bashkëpunëtori i tij i ngushtë, shkruan për këtë personalitet murgëror:

“Ky njeri i shenjtë, shqiptar me origjinë, por i madh në mendje, merrej përherë me kopjimin dhe shkrimin e gjërave të rëndësishme. I pasuroi shumë dijet e tij me anë të studimit, gjë për të cilin u lavdë- rua në shumë fusha, nuk e harxho- nte më kot kohën e tij në gjëra të padobishme, por si një bletë punë- tore punonte në mjaltin e virtyteve me një hijeshi të shenjtë, gjë që u bë shkak që unë i dobëti të thurja vargje lavdëruese dhe himnuese për këtë njeri të shquar”.

Papa Joasafi ishte edhe një nga fotografët e parë të Malit të Shenjtë, me një atelie të plotë fotografike për ta përdorur në shërbim të punëve të tij, por, përveç kësaj, la edhe një material të rëndësishëm të këtij lloji nga etërit dhe jeta e vëllazërisë së tij.

Dh. A. Bendo