Close
Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 176
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e inez
    Anėtarėsuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne fantazi.
    Postime
    1,779

    Pėr: Xhamia e re ne Tirane me kosto 10 milion euro

    po na ripushtojne... por kesaj radhe urte e bute duke induktuar kulturen e traditat e tyre..
    above all don't fear any difficult moment, the best comes from them..

  2. #122
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anėtarėsuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933

    Pėr: Xhamia e re ne Tirane me kosto 10 milion euro

    Te pakten si shohim tu u fal ne mes bulevardit tirones se skan xhami.
    Kush ka dore ktu pervec aziatikve te vjeter,Rama dhe Berisha kan nderhy ne kete mes?
    Jo per ndonje gje po jemi para vot!

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Pėr: Xhamia e re ne Tirane me kosto 10 milion euro

    Citim Postuar mė parė nga klajdi wolf Lexo Postimin
    Arkitekti,inxhinieret apo punetoret dhe te tjeret nuk e bejne ndertesen falas sic kujton ti..
    Atehere nuk ka kuptim te ndertohet...
    "Shtepia e Zotit" ose ndertohet per shkak te besimit te vertete ne Zotin ose nuk ndertohet fare. Nese ndertohet me para dhe per para, atehere se paku nuk eshte e sigurte se eshte ndertuar per shkak te besimit te vertete. Ndertimi i "Shtepise se Zotit" nga jobesimtaret me para dhe per para gjithashtu eshte problematik.

    Material i dhuruar??? E kush te jep material pa money,
    Ata qe besojne ne Zotin.
    Si p.sh:
    sa per token nje familje Kruja quhej i ka dhuruar siperfaqe toke xhamise.
    Edhe toka ka vlere. Shpesh me te madhe se materiali...

    Gjithsesi investimet do ti paguajne Turqi-Kuvaj,nuk do paguajne shqiptaret.
    D.m.th. Ndertimi behet per arsye politike, ideologjike, strategjike...

    Arkitektura e xhamise ishte e bukur dhe e zbukuron Tiranen.
    E bukura qendron ne syte e shikuesit...

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Xhamia e re ne Tirane me kosto 10 milion euro

    Xhamia nuk u duhet vetėm myslimanėve!

    Nga Mero Baze

    Pashė nė shpinė tė Sali Berishės, njė projekt pėr Xhaminė e Madhe tė Tiranės, qė pėr tė disatėn herė pėrurohet nė fillim tė ēdo fushate elektorale. Nga aq sa shihej nė posterin e Sali Berishės, Tirana mund tė ketė pas pak kohėsh, (tė shpresojmė qė Berisha gėnjen dhe nė kėtė rast) jo vetėm njė xhami tė shėmtuar, por njė pamje tė frikshme tė stilit otoman nė zemėr tė kryeqytetit nė shekullin e 21-tė.

    Ndėrtimi i njė xhamie tė madhe pėr besimtarėt myslimanė, ėshtė njė e drejtė e tyre, bile e vonuar, por ajo nuk ėshtė vetėm pasuri e tyre, por dhe e gjithė shqiptarėve. Kryeqyteti i Shqipėrisė, i cili vlerėsohet mė shumė pėr harmoninė fetare se sa pėr besimet fetare nė vetvete, po plotėson mozaikun e tij urbanistik me shtėpitė e kultit tė tre feve.

    Tirana ka disa xhami tė vogla, mes tė cilėve mė tipikja qė pėrfaqėson periudhėn osmane ėshtė ajo e Et’hem Beut nė qendėr tė Tiranės. Njė xhami e re e madhe si shtėpia qendrore e gjithė besimtarėve myslimanė, e ndėrtuar nė shekullin e 21-tė, ėshtė e pakuptimtė tė na risjellė nė Tiranė stilin e xhamive osmane, bile kjo dhe pak mė keq, si arabe.

    Dy vjet mė parė, para zgjedhjeve lokale tė vitit 2011, Edi Rama miratoi njė projekt danez pėr ndėrtimin e Xhamisė sė Madhe tė Tiranės. Pėr shkak se dhe ai si gjithė politikanėt e tjerė, shumicėn e punėve i lėnė para zgjedhjeve, pasardhėsi i tij nė detyrė, tė vetmet punė qė ka bėrė, ėshtė qė ka anuluar ēdo gjė tė nisur prej tij. Kėshtu anuloi projektin modern tė sheshit Skėnderbej dhe e ktheu atė nė njė shėmti mes njė livadhi pa shije, rrethuar me njė perde tė hekurt trafiku, dhe anuloi projektin danez tė Xhamisė sė Madhe tė Tiranės.

    Natyrisht qė ėshtė debat i vėshtirė tė hyjmė nė detaje se ku duhet tė ndėrtohet xhamia dhe e kujt ėshtė toka, por tė drejtėn tonė pėr tė kėrkuar njė projekt modern pėr Xhaminė e Madhe e kemi tė gjithė. Tirana e shekullit 21, dhe pėr mė tepėr Shqipėria qė po tenton tė bėhet njė vend evropian, nuk ka pse zgjedh mes njė projekti modern dhe shumė perėndimor dhe njė atavizme osmane, kėtė tė fundit.

    E kuptoj vrapimin e Sali Berishės pėr tė gėnjyer ndonjė mysliman pėr t’i marrė votat, e kuptoj dhe linjėn vehabiste tė familjes sė tij, por ata nuk mund tė diktojnė fytyrėn e Tiranės nė shekullin e 21. Nė tė vėrtetė kjo ėshtė pika ku ai tradhton veten dhe tregon ēfarė pėrfaqėson.

    Them qė projekti ėshtė njė provokim elektoral, jo vetėm se inaugurohet nė fillim tė fushatės, por mbi tė gjitha duke qenė njė projekt i vjetėr, qė kėnaq pjesėn mė fanatike dhe jo pėrfaqėsuese tė myslimanėve shqiptarė. Ėshtė pikėrisht ajo pjesė qė Sali Berisha tenton tė gėnjejė nė fushatė elektorale, ėshtė ajo pjesė qė shikon hipokrizinė e djalit dhe vajzės sė tij qė falen 5 herė dita dhe vjedhin dhjetė herė dita, pėr t’u marrė ndonjė votė nė prag tė fushatės elektorale.

    Por kjo ėshtė njė histori qė duhet marrė pa emocione elektorale. Sali Berisha do tė humbasė mė 23 qershor dhe nuk ka arsye qė ne tė respektojmė njė provokim tė tij. Xhamia e Madhe e Tiranės duhet tė bėhet, sa mė shpejt dhe sa mė mirė. Ajo duhet tė pėrfaqėsojė atė ēfarė pėrfaqėson shumica e shoqėrisė shqiptare nė shekullin e 21 dhe jo atė ēfarė ėndėrron Sali Berisha tė gėnjejė mė 23 qershor. Njė projekt modern, siē ishte projekti danez, ėshtė njė projekt qė i bėn nder Shqipėrisė dhe Tiranės, dhe mbi tė gjitha i bėn nder atij qė Berisha ndonjėherė po pėr interes politik e quan islam perėndimor nė Shqipėri.

    E kuptoj qė anulimi i projektit tė fituar danez ėshtė ēėshtje politike, por orientimi perėndimor i Shqipėrisė ėshtė njė interes mė i gjerė, pėrjashto Sali Berishėn. Nuk ėshtė debat mes atyre qė duan njė xhami dhe atyre qė nuk duan njė xhami, por njė debat mes atyre qė duan njė simbol tė Tiranės moderne apo njė atavizėm osman nė Shqipėri.

    Duhet bėrė ēfarė mund tė bėhet tė kemi njė xhami, por jo njė poster elektoral qė kėrkon tė emocionojė ndonjė mendje tė mykur osmane me arabeskat e njė projekti mė sė paku tė shėmtuar dhe mė sė shumti tė padobishėm pėr portretin e Shqipėrisė nė shekullin e 21-tė. Xhamia nuk u duhet vetėm besimtarėve myslimanė, por dhe harmonisė fetare dhe imazhit tė njė Shqipėrie qė po shkon drejt Perėndimit. Jepni Tiranės njė xhami moderne, pėr tė qenė pasuri e tė gjithėve!

    TEMA

  5. #125
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Xhamia e re ne Tirane me kosto 10 milion euro

    Citim Postuar mė parė nga Korca 123 Lexo Postimin

    Nga Mero Baze

    E kuptoj vrapimin e Sali Berishės pėr tė gėnjyer ndonjė mysliman pėr t’i marrė votat, e kuptoj dhe linjėn vehabiste tė familjes sė tij, por ata nuk mund tė diktojnė fytyrėn e Tiranės nė shekullin e 21. Nė tė vėrtetė kjo ėshtė pika ku ai tradhton veten dhe tregon ēfarė pėrfaqėson.
    Ik ore GelBaze e qelbur, na e nxorret Berishen dhe Vehabist tani? Muslimanet duan xhami ore psikopat , stil Turk apo stil Danez per ta pak rendesi ka. Pastaj nuk e kuptoj kete lidhjen Vehabite me stilin Turk te xhamise? C'fare lidhje ka arkitektura klasike Turke me Vehabizmin? Vehabizmi eshte armiku me i madh i kultures Osmane more injorant.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Xhamia e re ne Tirane me kosto 10 milion euro

    Xhamia si rast i humbur

    Ėshtė fakt i mirėnjohur se arkitektura osmane e xhamive pėrfitoi shumė nga tradita bizantine dhe shihet edhe nė vende tė tjera me traditė tė pasur tė arkitekturės islame si Egjipti – fjala vjen – se arti i krishterė para-islam la gjurmė dhe komunikoi me arkitekturėn islame qė u zhvillua mė pas. Arkitektura islame e gjendur nėpėr xhami nė katėr anėt e botės – pėrfshi gjurmėt e arkitekturės budiste nė Lindjen e Largėt – nuk janė replikime tė njė modeli statik nga njė moment unik i sė shkuarės, por njė komunikim me traditėn aktuale, me ambjentin rrethues, me kultura tė tjera ashtu si me aspiratat qė e frymėzojnė kėtė arkitekturė.


    Cila ėshtė domethėnia e replikimit tė njė arkitekture osmane, aspak frymėzuese dhe tė sterilizuar si objekti kryesor i kultit tė myslimanėve? Ndėrkaq nė forume online ėshtė pėrfolur plagjiatura e mundshme e objektit qė po ngrihet tek Namazgjaja. Nė anėn tjetėr, dimensioni pragmatist/funksional i katit pėrdhesė i jep dimensionin e kioskės provinciale njė objekti nė qendėr tė kryeqytetit. Si objekt arkitekturor, ai ėshtė njė replikim i trishtueshėm, qė vetėm zė njė hapsirė pa provokuar, pa frymėzuar, pa zgjuar kėrshėri.


    Ishte njė shans qė myslimanėt tė reflektonin njė identitet tė ri e modern, por kjo pėrzgjedhje ėshtė dhe njėherė tregues se vendimarja fetare ėshtė nė duart e njerėzve pa imagjinatė e vizion, pa shije e mbi tė gjitha, pa hapjen e duhur pėr tė ftuar zėrat e mendjet mė tė mira tė bashkėsisė pėr tė kontribuar nė kėtė objekt identifikues pėr tė gjithė bashkėsinė.


    Sė fundmi, afėrsia e kėtij eventi me zgjedhjet ripėrtėrinė shijen e keqe tė politizimit tė xhamisė, ashtu si ndodhi nė zgjedhjet e kaluara duke e kthyer xhaminė nė njė pankartė elektorale.

    http://www.e-zani.com/2013/04/20/xha...rast-i-humbur/

  7. #127
    Veritas liberatis Vos
    Anėtarėsuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Pėr: Xhamia e re ne Tirane me kosto 10 milion euro

    Xhamia e re, projekti njė plagjiaturė nga Turqia


    Pėrurohet pėr herė tė dytė pas 20 vjetėsh guri i themelit tė xhamisė sė madhe tė Tiranės. Duket apo ėshtė kopja e xhamisė sė “Bejazitit”, mbetet pėr t’u zbuluar.

    http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=21499&kat=104
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e refet
    Anėtarėsuar
    24-04-2007
    Postime
    553

    Pėr: Xhamia e re ne Tirane me kosto 10 milion euro

    per hajer kofte kjo xhami , e dhashte zoti te ndertohen edhe xhami tjera

  9. #129
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Xhamia e re ne Tirane me kosto 10 milion euro

    Inshallah per secilin musliman nga nje xhami.Keto e shpetojne shqiptarine. E vetmja qe me pengon eshte zhurma. Tua rregullojne zerin alltoparlanteve dhe u be.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Xhamia e re ne Tirane me kosto 10 milion euro

    Xhamia e Madhe apo hija e neo-otomanizmit nė Tiranė



    Nga Kastriot Frashėri*

    Me shumė bujė u shpall show i radhės nga kryeministri pėr ndėrtimin e Xhamisė sė Madhe, nė lulishten e Parlamentit, duke e quajtur kėtė njė ditė historike pėr besimtarėt myslimanė shqiptarė. Nė prani tė mė shumė bodigardėve dhe kamerave televizive se sa besimtarėve, zoti Berisha dhe beniaminėt e tij, mė shumė se njė nisje fantazmė tė inaugurimit tė ndėrtimit tė njė xhamie, trumbetuan patologjinė elektorale, rreth tė cilės vėrtitet tash sa kohė.

    Pa hyrė nė analiza politologjike, tė cilat nuk kanė vend nė kėtė shkrim, ne do tė merremi me fakte qė hedhin dritė mbi absurditetin e njė sipėrmarrje tė tillė, e cila nuk i shėrben askujt, aq mė pak njė shteti laik, si Shqipėria.

    Kryeministri Sali Berisha, qė nuk nguroi edhe kėtė herė t’i japė ngjyra elektorale edhe kėsaj ngjarje, urdhėroi me urgjencė dy ditė mė parė vartėsit e tij qė tė mblidhnin njė duzinė dishepujsh, qė duartrokasin nė mėnyrė frenetike, duke thėnė me tone emfatike se demokratėt janė zotuar se kudo ku ka 4 myslimanė tė ketė njė xhami. Me sa duket, Berisha me kėto deklarata kėrkon qė t’ua kalojė dhe liderėve tė vendeve qė zbatojnė ligjet islame, duke u bėrė njė shembull dhe burim frymėzimi edhe pėr Xhihadin! Pėr tė kulmuar nė kėtė hipnozė, ai, madje, ėshtė shprehur se ka vlerėsuar durimin qė kanė treguar myslimanėt pėr tė pritur ndėrtimin e kėsaj xhamie. Njė deklaratė e tillė, ashtu si dhe notat nacionaliste tė pak muajve mė parė, nuk mund tė mos kalojė nė heshtje pa shqetėsimin qė mbart po t’i shtosh edhe thirrjen drejtuar nga njė tribunė islame tė zgjedhurve tė tij vendorė kryetarė tė komunave dhe bashkive pėr tė ndėrtuar mė shumė xhami ka tronditur kėto ditė jo vetėm ekuilibrin social tė shoqėrisė, por edhe shqetėsuar shumė intelektualė, analistė dhe qendra kėrkimore e strategjike tė huaja qė merren me problemet e Shqipėrisė.

    Ėshtė e vėshtirė tė hyjmė nė detaje se ku duhet tė ndėrtohet xhamia dhe e kujt ėshtė toka, por, sigurisht, tė drejtėn pėr tė kėrkuar njė projekt modern pėr Xhaminė e Madhe nuk mund t’ia mohosh askujt. Tirana e shekullit XXI, dhe Shqipėria qė synon tė bėhet njė vend Europian, nuk ka pse zgjedh mes njė projekti modern e Perėndimor dhe njė mbetje otomane, si kjo e fundit.

    Natyrisht, nuk jemi kundėr ndėrtimit tė objekteve tė kulteve fetare, qofshin kėto kisha, xhamia apo teqe, por ajo qė ėshtė shqetėsuese ėshtė zhurma e madhe qė bėhet periodikisht nė favor tė komunitetit mysliman dhe, tani sė fundi, nė pikun e fushatės elektorale, e cila do tė pasohet me tingujt e ējerrė tė minareve, sipas stilit arabesk, duke prishur qetėsinė dhe paqen e qytetarėve tė gjithė besimeve, aq mė tepėr shumicės ateiste tė kėtij vendi!…

    Ėshtė detyrė e kryeministrit tė bėjė transparencėn e njė sipėrmarrje tė tillė, pasi prapa maketit tė Xhamisė sė zbuluar nė tė cilėn pozojnė ai sė bashku me Bashėn dhe Muēėn, ka njė plan tė fshehtė, pėr tė ndėrtuar njė Qendėr Biznesi nga klientela e kryetarit tė Bashkisė, tė cilėve meqė ata paskan vėnė dorėn nė zemėr pėr t’i “dhuruar” dy mijė metra katror tokė Komunitetit Mysliman pėr kėtė xhami, t’iu jepet nė kėmbim Leja e Ndėrtimit pėr tė ndėrtuar kėtė qendėr biznesi, njė ndėrtesė mbi 10 kate, pėrafėrsisht 10 mijė metra katrorė sipėrfaqe ndėrtimi! Nuk kam parė askund, nė asnjė vend tė botės perėndimore qė kam vizitur tė ekzistojė njė Parlament pa njė lulishte-Park, ku mund tė shėtitin tė lirė jo vetėm qytetarėt, por edhe vizitorėt e atij vendi.

    Nė njė sistem demokratik me demokraci funksionale ėshtė e papranueshme ajo qė deklaroi dje kryeministri, se ne ndahemi nga qėndrimet paragjykuese, tė inspiruara nga ateizmi dhe ideologjitė e tij, tė cilat penguan pėr 20 vjet ndėrtimin e kėsaj xhamie kaq shumė tė domosdoshme pėr besimtarėt myslimanė nė Tiranė, por edhe si njė detyrim i madh pėr tė rivendosur tė drejta tė shkelmuara nė vendin qė meritojnė. Ėshtė e tmerrshme kjo thirrje e z. Berisha per tė detyruar njerėzit tė transformohen nė besimtarė. Kryeministri harron se ne shqiptarėt vijmė nga paganizmi dhe sot jemi nė shumicė ateistė. Europa e Bashkuar ku inspirojmė tė anėtarėsohemi tash sa kohė jo vetėm shpirtėrisht, por dhe juridikisht ne do tė jemi qytetarė tė lirė.

    Nga ana tjetėr, Berisha flet ditė e natė pėr tregun e lirė dhe pronat nė kėtė vend, harron se ndėrtimi i kėsaj xhamie cenon njė pronė private, me pronarėt e tė cilės nga informacionet qė kemi nuk ekziston asnjė marrėveshje ligjore. (Pėrveē premtimit verbal tė fshehtė tė kryebashkiakut -a thua se jemi nė pazarin e Roskovecit). Po pse duhet qė ne taksapaguesit e kėtij vendi tė paguajmė faturat e kripura tė kėsaj marrėveshje? Pėrveē kėtyre, siē ka thėnė dhe misionarja e madhe e shqiptarizmės, Edith Durham, objektet dhe komunitetet fetare nuk duhet tė financohen e tė ndėrtohen nga tė huajt, pasi ata do tė vihen nė shėrbim tė tyre!…

    Edhe pse kjo maskaradė po tė shohėsh forumet online apo organet e mediave ėshtė shoqėruar me reagime dhe komente tė shumta si nga intelektualėt, analistė tė ndryshėm ashtu edhe nga qytetarė tė ndryshėm, atyre pėr ēudi nuk iu dėgjohet zėri dhe nuk merret parasysh vullneti i tyre nga institucionet vendimmarrėse. Thelbi i kėtyre shqetėsimeve ėshtė: pėrse po zihen hapėsira tė tilla tė gjelbra?! Ka plot qytetarė JOBESIMTARĖ qė tashmė nuk kanė ku tė nxjerrin fėmijėt shėtitje dhe sikur tė mos mjaftonte kjo dhe gjithė hallet e shumta qė kanė nė kėtė pėrditshmėri tė sėmurė nga mungesa e standardeve elementare, janė tė detyruar tė dėgjojnė ēdo ditė minaret qė ulėrijnė dhunshėm dhe nuk paskan tė sosur nė kėtė vend. Kėtu flitet vetėm pėr tė drejtat e besimtarėve, por lind pyetja: Ku janė tė drejtat e ateistėve?!

    Ajo qė ndoshta i ka shpėtuar “vigjilencės” sė Kryeministrit ėshtė fakti se njė ndėrtesė e tillė e stilit arabesk dhe otoman, copy/paste e njė xhamie nė Turqi, do tė cenojė rėndė jo vetėm sigurinė, por edhe imazhin e institucionit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, kėsaj ndėrtese legjitime qė shpreh dhe mbart vetė thelbin e sistemit juridik tė Republikės sonė parlamentare.

    Sipėrmarrje tė tilla nuk mund tė bėhen pėr show elektoral apo pėr tė joshur votues tė kėtij besimi, por duhet tė kenė njė bazė tė thellė legjitimiteti dhe kjo nuk mund tė bėhet ndryshe vetėm se me rrugė referendare, si shprehje e drejtpėrdrejtė e vullnetit tė qytetarėve. Themi se duhet referendum pėr xhaminė, sepse konstatohet se nė kėtė vend ka shumė pak ushtrues/praktikantė tė besimit dhe kjo mund tė vėrtetohet shumė lehtė, mjafton tė soditėsh objektet e kultit tė ndėrtuara tė gjitha besimeve qė ushtrohen nė Shqipėri. Nga ana tjetėr, ky veprim cenon rėndė identitetin kombėtar dhe trashėgiminė kombėtare dhe do tė ishte njė hap qė do tė na largonte mė shumė nga Europa dhe do tė na traumatizonte si shoqėri. Ėshtė vendi tė informoj lexuesin se para 2-3 muajve edhe komisioni i ekspertėve pėr Vlerėsimin Strategjik Mjedisor tė Tiranės nė zonėn ku kryeministri kėrkon tė ndėrtojė Xhaminė e Madhe e ka pėrcaktuar si zonė tė gjelbėr!

    Ata qė kanė ndjekur show-n televiziv nė fjalė nuk mund tė mos kuptojnė absurditetin e medias, si pjesė e katrahurės publicitare dhe shėrbėtore tė biznes-politikės dhe gėnjeshtrave tė tyre. Ēuditem pėrse kjo media nxjerr vetėm imazhet e Saliut dhe nuk nxjerr ata pak njerėz qė e dėgjonin dhe aq nė shumė ata qė ishin pėrzėnė me dhunė nga lulishtja dhe nuk dinin nga tė shkonin, nė pritje tė largimit tė komedianėve! A nuk mundet vallė qė pėr tė mos iu fryrė ndasive fetare redaksitė tė botojnė njė foto mė reale dhe mė tė natyrshme tė kėsaj audience dhe tė mos manipulojnė opinionin publik me fantazmėn e vendosjes sė gurit tė themelit dhe ekzistencės sė kantierit tė ndėrtimit nė timon tė sė cilit gjendet pėrherė kryeministri?!…

    Shqiptarėt e dinė prej rilindėsve tė tyre, atyre qė i paraprinė zgjimit kombėtar se me ndihmėn e ish-Perandorisė Osmane nuk mund tė shkohet as nė Anadoll e jo mė nė Bruksel! Erdhi koha e zgjedhjeve pėr tė bindur tiranasit qė tė rivotojnė pėr tė tretėn herė Kryeministrin, por tiranasit e njohin tashmė se ē’aktor kanė pėrpara, se ēfarė feje predikon dhe sa ėshtė i zoti tė bėjė, pėr tė qėndruar gjithmonė nė pushtet. Kjo xhami me 4 minare nga 50 metra tė larta tregon se Turqia e beri misionin e saj, se vendi kandidat pėr nė dyert e BE-sė vazhdon tė prodhojė sindromėn e mbetjeve tė Al Kaedės! Pra, le tė nguten tė mėsojnė arabishten pas turqishtes nga kolegjet dhe universitetet, ekonominė ua kanė dhuruar, e tė bėhen kamikazė a muhaxhedinė… E thėnė ndryshe, ndėrtimi i saj do tė cenojė rėndė sigurinė kombėtare. Ajo do tė eklipsojė institucionin e Parlamentit si burimin e tė gjitha pushteteve dhe institucioneve tė tjera tė shtetit; nga ana tjetėr, kjo arkitekturė pėrbėn njė kontrast tė madh urban, njė model pėr vende ku feja identifikohet me shtetin. Ndaj kryeministri ynė 4 minaret e saj nuk mund t’ua shesė shqiptarėve nė kėtė pėrpjekje tė fundit pėr Eiffel Tower, Tower Bridge apo Fernsehturm Berlin!

    Europa nuk do tė donte tė kishte kurrė njė Arabi Saudite nė zemėr tė Ballkanit. Ne shqiptarėt qė jemi nė zemėr dhe nė shpirt tė kontinentit tė vjetėr duhet tė vėshtrojmė ashtu siē na kanė lėnė amanet rilindėsit tanė andej nga perėndon, andej nga kemi lėnė gjurmė nė kohėra tė lavdishme dhe kjo nuk mund tė zhbėhet nga disa politikanė qė kanė marrė peng tė ardhmen tonė. Pėr fat tė keq, opozita, qė nuk lė rast pa kritikuar qeverinė, vazhdon tė heshtė pėr kėtė akt agresiv tė Kryeministrit, i cili cenon rėndė laicitetin e shtetit tė sanksionuar nė Kushtetutė dhe tė garantuar prej saj!

    A mund tė bėjė Tirana pa kėtė xhami?! Tirana ka bėrė pa xhami tė madhe me shekuj, tani le ta shohė tė udhės Komuniteti Mysliman Shqiptar se ēfarė mund tė bėjė, por nuk ka detyrim shoqėria dhe shteti tė pėrzihet nė kėtė histori, aq mė shumė duke marrė flamurin e protagonizmit, nė njė kohė kur komuniteteve fetare sipas ligjit iu janė kthyer pronat e tyre. Edhe nėse kjo xhami do tė ndėrtohet nėpėrmjet kėtyre procedurave mafioze ajo nuk do tė gėzojė kurrė respektin e qytetarėve, si rrjedhim, do tė ketė emrin e njė qendre tė ngritur nga bota e krimit dhe nuk do tė ketė reputacionin e domosdoshėm tė njė qendre religjioze. Mund tė bėhet e mundur qė besimtarėt myslimanė tė kenė njė xhami mė shumė, le tė zgjerojnė hapėsirat nė ndonjė nga xhamitė ekzistuese pėr nevojat e tyre, por jo njė poster elektoral, qė kėrkon tė emocionojė ndonjė mendje tė mykur osmane me arabeskat e njė projekti démodé dhe tė padobishėm pėr portretin e Shqipėrisė nė shekullin e XXI.


    *Drejtor, Instituti i Ēėshtjeve Kombėtare

    TEMA

Faqja 13 prej 18 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •