Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 35 prej 35
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    D.m.th. kompromiset dhe zgjidhjet e 14 viteve te fundit nuk kane sjellur rezultate mjaft pozitive. Prandaj, eshte joreale te pritet qe politika te ngjashme nga aktere te njejte dhe te ngjashem, te sjellin ndryshime rrenjesore pozitive, vetem pse ata qe jane pergjegjesit kryesor per situaten e deritanishme dhe aktuale, per interesa te tyre politike dhe strategjike kane vendosur qe simbolikisht ta ngrisin nivelin e takimeve me njeri tjetrin, me qellimin primar te ruajtjes dhe rritjes se ndikimit te deritashem politik.
    Kur jane mbajtur takimet mes Beogradit e Prishtines zyrtare ne keto 14 vjet pasi une nuk di? Une nuk di qe te kete patur takime te ketij niveli ndonjehere me pare.


    Perderisa nuk ka mareveshje eshte e kote te diskutohet per mareveshje...
    Sipas lajmeve e mediave qe lexojme, mareveshja mes paleve eshte arritur ne princip. Behet fjale vetem per shkrimin e kesaj mareveshje ne nje menyre te tille, qe ta beje te pranueshem ate politikisht si per Dacic edhe per Thacin ne syte e politikes e opinionit publik te te dy vendeve. Dhe palet kane kerkuar kohe qe te pergatisin terrenin ne vendet e tyre perspektive, mbi detajet e kesaj mareveshjeje. Pasi mareveshja te behet publike, institucionet perkatese, parlamenti i Serbise e Kosoves, do te kene mundesi te debatojne meritat e kesaj mareveshje. Ky eshte vetem hapi i pare dhe nenshkrimi i mareveshjes nga dy kryeministrat, nuk e ratifikon ate ne cast.

    Askush nuk pret qe mareveshja te jete perfundimtare e t'iu japi zgjidhje gjithe problemeve. Askush nuk i njeh as detajet e mareveshjes, pasi sic e the edhe vete, ajo nuk eshte bere publike. Por kjo nuk do te thote se mareveshja duhet paragjykuar, sic ben ti me lart, pa u njohur fare me mareveshjen. Jepini diplomacise dhe negociatave nje shans pasi kostoja e gjetjes nje zgjidhje ne nje tavoline ne Vjene, eshte shume here me e ulet se kostoja e gjetjes nje zgjidhje ne rruget e Kosoves.

    Albo

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Zhbogar thotë se më 2 prill do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi

    Han i Elezit, 21 mars - Më 2 prill do të ketë marrëveshje për çështjet e trajtuara deri tashti në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që po ndërmjetësohet nga BE-ja. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, të enjten, në Han të Elezit. "Po, do të ketë marrëveshje. Nuk kam qenë në Bruksel të mërkurën, por në takimin e radhës do të jem atje. Me sa e kam kuptuar, do të ketë marrëveshje më 2 prill", u ka thënë gazetarëve Zhbogar, pas takimit me kreun e Komunës të Hanit të Elezit, Rufki Suma, raporton korrespondenti i “Kohës Ditore”. Zhbogar ka deklaruar se marrëveshja që pritet të arrihet do të jetë fitore për të dyja palët në dialog. "Marrëveshje e qëndrueshme është ajo kur të dyja palët janë fitues", ka thënë ai.
    http://www.koha.net/?page=1,13,139567

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    CITIM--- Zhbogar ka deklaruar se marrëveshja që pritet të arrihet do të jetë fitore për të dyja palët në dialog. "Marrëveshje e qëndrueshme është ajo kur të dyja palët janë fitues", ka thënë ai.

    Jo,s'është e vertetë ,s'mundë të këtë fitore të dyanshme në këtë dialog,ne vetem do ta rrisim humbjen dhe shpenzimet rriten, asgjë profituese SKA nga dialogu më shki.

    Çka realishtë duan shkit;Veriu i Kosovës ti bashkohet shkinis,të mos e njohin shkit e Veriut Qeverinë e Kosovës,të aplikohen Ligjet e shkinis ,këto komuna ta shpallin Autonominë brenda shtetit te shkinis vetem për vazhdimin e perkrahjës se BE-së se çdo Popull ka të drejtën e vetvendosjës ,çka është absurde në qëllimet shoviniste të Çetnikve ,të gjithë i dijmë qellimet e tyre (ne Shqiptartë)mirëpo Evropa Perendimore nuk përballet më jetën e përditshme të izoluarë nga e gjithë Bota civilizuese,derisa në jetojmë afer shkive të mbushur më shovinizem,racizem,nacionalizem dhe urrejtje shpirtërore ndaj Shqiptarve vetem e vetem se për shumë vite ushtruan terror,robëri dhe masakra te vazhdueshmë e në vitet '98/99 gjenocidi ishte kulmi i pretendimeve shumëvjeçare se çka ata shki mendojnë për NE.

    Nuk mundë të flasim për fitore ; kur shkau thot se jemi për dialog ,për paqë dhe marrveshje të qendrueshme dhe integrim në BE, këtë e bënë në Bruksel para Kamerave TV. në Veriun e Kosovës shkit vendosin bomba para Eulexit ,para Policisë,mbyllin rruget ,kalimet kufitare,levizjen e Shqiptarve ,shkurtë asgjë Shqiptare nuk funksionon në atë pjesë të Shtetit tonë,dhe tani dikush shkruan se jemi afer një marrveshje të qendrueshme---pallavra ,Genjështra ,manipulme gjeopolitike të aleatëve te shkive të njohura mirë nder shekuj ;shpresoj se bisedimet më shki nuk do ta deshprojnë Popullin Shqiptar dhe pastaj ta vuajmë më Shekuj këtë marrveshje absurde.

    Përshendetje vetem për SHQIPTAR

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Pr Lefevre
    Anëtarësuar
    17-03-2013
    Vendndodhja
    Netherlands
    Postime
    18

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Te gjithe jane ne anen e kosoves persa i perket berjes shtet dhe ruajtja e teresise territoriale. Serbet do marrin kot si gjithmone dhe do ngelen me ato qe ofron vetem plani ahtisari.

    bravo shqiptaret
    krenar qe jam pasardhes i ILireve

  5. #35

    Për: Bruksel: Takimi Thaçi-Daçiç përfundon pa asnjë marrëveshje

    Emri:  DSC_41251918974466.jpg

Shikime: 142

Madhësia:  62.0 KB


    Më 30 mars tubim protestues në Mitrovicë
    23 MARS 2013 - E Shtunë 07:35

    Asociacioni i Komunave është forma përmes së cilës edhe komunat tjera më shumicë serbe po shkojnë kah veriu. Fondi për veriun, apo buxheti paralel, përveç që është i pazëvendësueshëm për funksionalizimin e asociacionit, praktikisht ia betonon autonominë kësaj pjese, pra e realizon de facto ndarjen. Mesa duket përveç çfarë kanë përfituar nga Plani i Ahtisaarit si privilegje shtesë, tanimë po kërkohet që pasi komandantët e policisë i zgjedhin vetë kryetarët e komunave me kuvendin komunal ata do të kenë të drejtë të bashkërendohen dhe brenda Asociacionit. Hapi tjetër për të cilin mesa duket po përpiqen që të merren vesh është që në Mitrovicë, në atë të cilën ata e quajnë të veriut të jetë e vendosur Gjykata e apelit, përbërja e së cilës do të reflektojë përbërjen etnike të Asociacionit, pra gjykatë vetëm për serbët. Deri tash e kemi parë që Serbia përmes Daçiçit ka pasur pozicion të qartë rreth asaj se çfarë do. Ndërkohë që Thaçi ka lëvizur vazhdimisht. Aktualisht, pra në fund të procesit, Thaçi më shumë flet për atë që e refuzon kategorikisht, pra Republikën Serbe, brenda Kosovës, se sa për atë se çfarë kërkon. Pra, Thaçi nuk është duke e kërkuar më të mirën për Kosovën, por, të paktën deklarativisht, po e lufton më të keqen për të, Republikën Serbe. Nisur nga kjo, dhe bazuar në deklaratat pas takimit të fundit se ka përafrim të qëndrimit të palëve, konkludimi mund të jetë vetëm një: në Kosovë po tentojnë të ngjizin një territor autonom (asociacioni), me buxhet të vetin (fondi për veriun) dhe me kompetenca të stërzgjeruara në të gjithë sektorët e aparatit shtetëror (polici, gjyqësi, telekomunikim, energji, infrastrukturë, etj.) I tërë procesi i deritashëm negociator ka qenë i përqendruar rreth veriut, dhe më saktësisht Mitrovicës. Prandaj edhe është i domosdoshëm një tubim protestues në Mitrovicë, që qytetarët e këtij qyteti të cilit po i legalizohet dhe thellohet ndarja t’i thonë jo kësaj ndarjeje.

    Duke pasur parasysh konceptin politik me të cilin është udhëhequr Kosova në këto dy mandate, pra atë të dialogimit të vazhdueshëm me Serbinë, si rezultat e kemi një shtet jofunksional, një shtet të kontestuar vazhdimisht nga strukturat ilegale dhe kriminale serbe si në veri, ashtu edhe në pjesë tjera të Kosovës. Kjo Qeveri në këto dy mandate vetëm sa e ka rritur varfërinë dhe papunësinë e në të njëjtën kohë e ka pasuruar dhe e ka kriminalizuar klasën politike në pushtet.Ky koncept e ka prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë veriun dhe popullsinë shqiptare atje, e cila është e rrezikuar si në aspektin e sigurisë e po ashtu edhe në aspektin ekonomik e social.

    Duke pasur parasysh që procesi dialogues po rezulton në një marrëveshje për veriun, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të organizojë Tubim protestues në Mitrovicë, me datën 30 mars, në ora 13.00, në sheshin "Mehë Uka". Ky tubim ka si synim kundërshtimin e fuqishëm të cilësdo marrëveshje dhe cilitdo kompromis të ardhshëm, si dhe t’u bëjë të qartë të gjithë faktorëve relevantë vendorë e ndërkombëtarë se gjithçka që është kundërshtim me vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës, për një shtet sovran e të pavarur do të jetë e papranueshme për ne në cilëndo formë dhe cilëndo mënyrë.I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, por dhe të gjithë shqiptarëve në të gjitha trevat ku jetojnë të na bashkëngjiten në Tubimin Protestues në Mitrovicë.

    23 mars 2013
    Lëvizja VETËVENDOSJE!


    http://www.vetevendosje.org/?cid=1,2,5980&author=0
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •