Nje dokumentar i RTK mbi arbereshet ne Argjentine (Pjesa e Dyte):
Nje dokumentar i RTK mbi arbereshet ne Argjentine (Pjesa e Dyte):
Nese ndonje vizitor apo anetar i forumit na viziton nga Argjentina, do te ishte me interes per te gjithe, per te na dhene me shume informacion per komunitetin arberesh dhe per komunitetin e shqiptareve nga Shqiperia, qe kane emigruar ne Argjentine. Do te ishte me interes te madh per te gjithe vizitoret e anetaret e forumit.
Faleminderit,
Albo
Gjaku nuk behet uje thone. Keta jane vellezerit tane dhe ma bene zemren mal. Ne Argjentine jane rreth 40 mije arbereshe dhe disa mijra shqipetare me origjine kryesisht nga jugu i Shqiperise. Kam njohur nje person ne Philadelphia, arberesh me origjine i cili ka lindur ne Buenos Aires dhe mepas ka emigruar ne USA. Kryesisht shqiptaret jetojne ne Buenos Aires por edhe ne disa zona te tjera ku dikur ka pasur miniera. nje xhaxha i babait tim ka punuar 12 vjet ne Argjentine dhe mepas u kthye ne Devoll se siduket i mungonin delet dhe pyjet e Moraves. erdhi pastaj komunizmi nuk mbeten me as dele as pyje...
Kete tipin e kisha rastisur njehere ne internet kohe perpara por mu duk me shume si "wanna be" mason se sa si prift. Duke mare shkas na gazetarucet tane qe botojne cfare do lloj lajmi te gjejne, mjafton te ndeze debatin anti orthodhoks dhe pa verifikuar ato qe thote apo deklaron i intervistuari.
cili eshte ky person? ku eshte dorzuar prift dhe aq me teper peshkop??
Archbishop Alexander
Kryepeshkopi i shqiptarėve nė Argjentinė: Anastasi? Prifti duhet tė jetė patriot
TIRANE - Rrėnjėt e tij zėnė fill tek pasardhėsit e Skėnderbeut. Njėri nga prindėrit mbante mbiemrin Muzaka, ndėrsa tjetri mbante atė Greco. Shumė shekuj mė parė, familja e tij pat lėnė Arbėrinė e shkrumbuar nga luftėrat dhe qe vendosur nė Kozencė. Arzobispo (Kryepeshkopi) Aleksandėr, ndėrsa flet pėr GAZETA SHQIPTARE mundet ta kuptojė shqipen qė ne flasim, por vetė, tė pėrgjigjet me njė gjuhė ku ngėrthehet spanjishtja me italishten. Ėshtė hera e parė qė vjen nė Shqipėri dhe kėmbėt i kanė ndaluar nė Galerinė Kombėtare tė Arteve, ku edhe e takojmė. Njė shqiponjė dykrenare i stolis ballin, ndėrsa na e prezantojnė si pasardhėsi i Imzot Fan Nolit. Pas pėrshėndetjeve tė rastit, marrim shkallėt pėr nė katin e dytė, ku biseda zhvillohet mes veprave tė linjės sė GKA, e nė fund ai nuk ngurron tė tregojė se ėshtė dashamirės i pikturės (dikur ka pikturuar edhe vetė), pėr ēarsye ka ardhur edhe nė galeri. Ardhja nė Shqipėri ėshtė kthim nė atdheun e gjakut tim, ėshtė njė takim me vėllezėrit e mi, ėshtė pėrmbushja e njė ėndrre qė kam prej shumė kohėsh. Jam shumė i mallėngjyer..., thotė Hirėsia e tij Aleksandėr, Kryepeshkop i Kishės Ortodokse tė Shqiptarėve tė Diasporės nė Amerikėn Latine, e thėnė ndryshe pasuese e kishės sė Nolit, por nė pjesėn jugore tė kontinentit.
Kjo kishė ka komunitetet e veta nė Argjentinė, Brazil, Kili, Uruguai. Dy janė qėllimet e punės sonė: tė shėrbejmė qė shumė njerėz tė ritakojnė besimin tek Zoti dhe ti takojmė shqiptarėt me vlerat kulturore tė kombit tonė pėrmes simboleve dhe historisė. Madje, synojmė qė tė gjitha kėto ti bėjmė nė shqip, thotė Kryepeshkopi me seli nė Buenos Aires tė Argjentinės.
Ai tregon se nė kėtė shtet dhe nė gjithė Amerikėn e Jugut ka shumė shqiptarė, shumė arbėreshė qė kanė ikur nga Italia Jugore dhe janė vendosur atje. Ne jemi me mijėra, por shumica ėshtė e asimiluar nė vendin ku ka jetuar dhe e kanė harruar pothuajse lavdinė e origjinės shqiptare. Po luftoj pėr ti ribashkuar, pėr tiu kujtuar origjinėn. Nė Amerikėn e Jugut, pėr fat tė keq, nuk flitet gjuha shqipe, ata qė e dinin nuk e kanė trashėguar e tė tjerėt nuk e kanė mėsuar, - tregon ai. Nė qershor mbajti njė meshė pėr Nolin, ndėrsa sot vjen nė njė rrėfim pėr GAZETA SHQIPTARE.
Hirėsia juaj, cila ėshtė kisha qė ju drejtoni?
Kisha ime ėshtė vazhdimėsia e veprės sė kryepeshkopit Fan Noli. Ai themeloi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kishėn Ortodokse Shqiptare nė Amerikė. Kjo kishė nė Boston ėshtė njė dioqezė e rėndėsishme e Kishės Ortodokse nė Amerikė. Kisha jonė ėshtė njė formacion latino-amerikan i punės sė Fan Nolit. Unė jam kryepeshkopi i saj.
Si ėshtė tė jesh vijues i punės sė Nolit?
Pėr mua ėshtė nder i madh, pėrgjegjėsi dhe punė qė duhet bėrė me kujdes. Pėr ne si kishė ėshtė e rėndėsishme qė populli ynė tė rizbulojė identitetin e tij, ortodoks, kristian por edhe identitetin e tij shqiptar, e kjo ėshtė thelbėsore. Sepse Ky ėshtė vendi ynė, Shqipėria ėshtė origjina e tė gjithėve ne. Unė vij nga njė familje me origjinė arbėreshe e jugut tė Italisė. Paēka atyre shumė shekujve qė kanė kaluar nga koha qė familja ime la Shqipėrinė, gjithmonė e kemi ruajtur edhe tė folurėn. Arbėreshėt qė jetojnė nė Amerikėn e Jugut e kanė humbur jo pak tė folurėn shqipe, gjuhėn pra, e megjithatė po pėrpiqem ta rikthej vėmendjen tek ajo. Gjithnjė e kemi pasur nė ndėrgjegjen tonė, tokėn e origjinės. Kjo koshiencė nuk ka humbur as pėrgjatė shekujve. Kjo ėshtė e rėndėsishme pėr tia transmetuar edhe tė rinjve tanė. Gjithnjė kam thėnė se porta jonė ėshtė e hapur pėr tė gjithė ata qė kanė gjak shqiptar.
Cili ka qenė ndikimi i Fan Nolit tek ju?
Figura e tij ėshtė njė figurė e mrekullueshme. Duhet tju kujtoj qė ai ka pėrkthyer nė shqip liturgjinė, por edhe Shekspirin, dhe Servantesin. Ka qenė njeri i jashtėzakonshėm, figura si ai nuk vijnė shpesh nė historinė e njė populli. Noli ka qenė njė njeri i dashuruar me Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ai ia kushtoi gjithė jetėn vendit tė tij tė origjinės. Figura e tij mė ka ndihmuar shumė nė punėn dhe nė misionin tim. Ai, me atė qė ka bėrė, na tregon ne tė gjithėve, e mua si kryepeshkop njė rrugė: qė njėri vesh duhet mbajtur pėr tė dėgjuar Zotin e tjetri vesh pėr tė dėgjuar popullin. Kjo duhet pasur parasysh, sepse ėshtė njė mėsim i madh pėr ne: dashuria pėr atdheun.
A ka shumė shqiptarė qė vijnė nė kishėn tuaj, pra qė kanė origjinė tė largėt shqiptare?
Ka shumė shqiptarė qė nė njė farė mėnyre edhe e kanė humbur lidhjen me origjinėn, por zemra jonė ėshtė e hapur pėr tė gjithė shqiptarėt, kristianė qofshin kėta, myslimanė qofshin kėta apo edhe ateistė, sepse tė gjithė kėta janė vėllezėrit tanė, kemi tė njėjtin gjak, jemi vėllezėr, si bij tė nėnės Shqipėri, pa dallime, pa pėrēarje, pa pasur asnjė lloj ngurrimi e me gjithė respektin pėr shkak tė fesė, a masės sė besimit tė secilit dhe me gjithė respektin pėr identitetin e tij.
(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
Falė Perėndisė kemi nji Kryepeshkop Shqiptar!
Sepse me duket si Ali pashai mua ky burri,.., i fyre,..etj. ehhhh..c`na gjeti, c`ben deshira per pare.. ndonje person qe do te vjedhe fondet e Kishes sone duhet te jete ky argjentinasi...., trimave "patriote" u deshtoi marku, sepse u diskreditua nga c`ka bere..dhe vendosen te nxjerrin kete gjelin e detit, ..me demek se eshte pasardhes i Muzakajve,.etj.., hajde gallate hajde,...po na e tregoni te pakten se nga ja kane nxjerre biografine
Duaje te afermin tend si veten
Besoj se Marku e ka mare inat kete, po i vjedh "shkelqimin" patriotik :P
Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
xfiles
Duket si nje loje!
Sa me pompozitet po pozon, krejt e kunderta me sa duhet........
Italianet, nga vjen edhe ky "kryepeshkopi mbret" thone nje fjale te urte;
" Trandafili s'njihet nga gjembat...,nese eshte trandafil do te lulezoje, nese jo at'here jane ferra"!
Te dashur bashkeatdhetare, le t'ja leme kohes.
Pershendetje
Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua
Sė pari unė nuk kuptoj arsyen pse ka ardhur kėtu nė Shqipėri dhe pastaj ēne vizita e tij e parė ėshtė bėrė aty dhe jo te Kisha jonė p.sh, m.q.s e di veten pjesė tė Kishės Autoqefale Shqiptare.
Kush i merr vesh kto prapaskena tė tyre!
Arbereshet vertete kane ruajtur ritin bizantin, por nje numer i paket me ate qe ende i ka shpetuar zhdukjes se kohes.
Dhe vetem nje pjese nga sa ruan ritin fetar, jane orthodhoks.
Ja psh. http://arberiaortodossa.blogspot.it/
ne internet ka plot, ku keta te detyruar nga kushtet dhe te paperkrahur nga bashkekombesit e tyre ( neve ), mbeshteten ne patriarkana te ndryshme.
Ku Kostantinopoja merr rolin e tutorit keshtu asimilon pothuaj te gjithe duke humbur edhe ate pak memorje historike qe u ka mbetur,
flas si arbereshe, keshtu behen numer orthodhoksesh por jo arbereshe orthodhoks ( sinqerisht mua kjo nuk me shqeteson shume ),
por gjithesesi jam krenar kur degjoj qe arbereshet jane ne kerkim te gjurmeve te te pareve te tyre, ku ata me ekzistencen e tyre na ndihmojne
neve shqiptareve te kemi nje "prove te gjalle" te traditave, zakoneve, gjuhes, kostumeve, floklorit, por mbi te gjitha Beses qe ata aq shume vuajten per te mos e humbur!
Por qe nuk eshte sinonim fjala arberesh me orthodhoks, pasi ata duke i'u bashkuar katolicizmit humben kungimin me Kishen Meme, ndaj nuk jane orthodhoks te mirefillte.
Por ekzistojne realitete qe mund te krenohemi vertete, ku keto pakica ne kushte shume te veshtira ( duke filluar nga proselitizmi qe heqin me shekuj e duke perfunduar
ne indiferencen e Orthodhoksise internacjonale ) ekonomike dhe materjalo-kishetare ne gjuhen amtare, kerkojne te mbijetojne duke u mbeshtetur ne fuqine e kohes se
sotme qe mban te njejten Besim, me Kishen Ruse.
Gjithesi kushtet ja diktojne ketyre komuniteteve orthodhokse arbereshe tu bashkangjiten nga ana juridike kishave ruse, rumune, kostantinopolitane, etj, por qe ato komunitete
tashme kane fituar imunitet, jane zgjuar serisht dhe tashme kane marre vetedije, ku nga gjiri i tyre dalin per dite njerez qe kerkojne te verteten historike, aresyet dhe nuk
mjaftohen duke u pajtuar me fatin qe i gjen sot..., ata kerkojne te rifillojne nga ku edhe kishin mberritur, pra nuk kane harruar stergjysherit e tyre, besen qe ata kishin...
Ndaj sa here nje shqiptar kur degjon te flitet per arbereshet..., mallengjehet me te drejte, por qe neve si orthodhoks ( kryesisht ) kemi detyren ti afrojme, ti ndihmojme me literature
tu tregojme qe ka vazhdimesi, jemi te lidhur jo vetem ne te shkuaren por edhe ne te tashmen!
Ndaj thuhet; Kush nuk ka te kaluar, nuk do te kete edhe te ardhme.
Por jo ēdo element qe deklaron te jete arbereshe dhe te vishet si neper dramat e Shekspirit, te sillet si orthodhoks ne xhestet e tij, do te thote ( teoreme ) te jete "sigurisht" orthodhoks!
Ja pra te nderuar qe kush eshte vertete bari i gregjes orthodhokse prezantohet atje ku jane orthodhokset me pare e pastaj del xhiro ne pazar...
Ndaj e gjej me vend sa shtron antari ketu lart,pra pse nuk u prezantua me pare ne KOASH!?
Pershendetje
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga arbereshi_niko : 16-07-2014 mė 12:45 Arsyeja: gabime ortografike
Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua
Krijoni Kontakt