Mos i tregoni Don Gjergj Metës. !!
Mos i tregoni Don Gjergj Metës. !!
Kur gomari te mesoje te fluturoje, Spahiu do te behet qytetar nderi i NY. Ajo qe eshte qesharake eshte se ata qe i shkojne pas jane aq budallenj sa te besojne te gjitha genjeshtrat qe ata nxjerrin per shtyp.
Kreshnik Spahiu eshte Haxhi Qamili i rimisheruar mes shqiptareve. Dhe fati i Haxhi Qamilit e pret.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-02-2013 më 10:29
merituar![]()
Edhe Koha Ditore ka botuar lajmin e njejte...
Kreshnik Spahiu shpallet Qytetar Nderi i Nju Jorkut
Publikuar: 19.02.2013 - 09:12
Nju Jork, 19 shkurt - Lideri I Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu është shpallur Qytetar Nderi i Shtetit te Nju Jorkut në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve Brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Me kërkesë të rajonit të “Manhatanit” dhe presidentit të këtij rajoni Scott M. Stringer, Kreshnik Spahiu është shpallur Qytetar Nderi i Nju Jorkut, duke u bërë kështu i pari dhe i vetmi nënshtetas i huaj që merr këtë titull në një prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Zyra e shtypite AK.
Në ceremoninë e dhënies së çmimit Kreshnik Spahiu ka falënderuar mbarë komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë kontribuar në dhënien e këtij çmimi, i cili sigurisht, sipas Kreshnik Spahiut, i dedikohet sakrificës së shqiptarëve ndër vite, që u përpoqën për pavarësinë e Kosovës dhe jetën e tyre ia dedikuan krejtësisht ardhmërisë së Kosovës dhe shqiptarëve.
http://www.kohaditore.com/?page=1,14,135544
Scott M. Stringer
http://www.mbpo.org/blog_details.asp?id=471
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 19-02-2013 më 10:51
flm antiproanti,,, me dukej se po mburreshim kot.
Ai nuk eshte kryetari i Bashkise se NYC, ai eshte kryetari i Komunes se Manhattan. Eshte njesoj si nje prej njesive bashkiake ne Tirane te shpalli Kreshnik Spahiun qytetar nderi dhe ky te dali e te thote: Tirana me shpalli qytetar nderi.
Shkoni e pyeteni Spahine, sa paguan miqte e tij turq hebreun kryetar te komunes se Manhattan, qe ky te marri nje certifikate me te cilen te beje politike ne Shqiperi e mashtroje publikun shqiptar.
Albo
Krijoni Kontakt