Brooklyn, ky Mustafa I bet ka lexuar ketu qe shkruajti ate artikull.Se harrova o Mustafe, nuk thuhet njoftime ' tulle' lol.
Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 22-02-2013 më 11:17
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
THE DAY AFTER / Xha Xhai
Pasi e vumë re të parët publikisht, në këtë blog (Lost in Translation), se lajmi për kryetarin e AKZ-së Kreshnik Spahiu të shpallur qytetar nderi i NYC ishte thjesht i rremë, reaksionet nuk munguan, në media dhe në rrjetet sociale.
Shkrimi im, për këdo që e lexoi me qetësi, denonconte jo Spahiun, as AKZ-në, as programin e tyre politik – këtë e kemi bërë gjetiu dhe do ta bëjmë sipas rastit; por mënyrën si përcillet dhe transmetohet lajmi nga mediat shqiptare.
Në fakt, atë lajm të paqenë, shkruar nga kushedi kush dhe shpërndarë nga kushedi kush tjetër, e botuan tale quale të gjitha mediat kryesore në hapësirën shqiptare, ose të paktën të gjitha ato që munda unë të kontrolloj – pa ia verifikuar burimin dhe vërtetësinë.
Me shumë të drejtë, M. Nano sot në Shqip e shpjegonte se ky është problem i mediave, dhe këto duhet të reflektojnë e të ndryshojnë me rrënjë mënyrën si i qasen lajmit, për të mos e lënë këtë infeksion të gangrenizohet.
Shkruan Nano:
Nuk na falet që nuk i kemi lejuar vetes as dyshimin më të vogël përballë kësaj sendërgjie, që ia bën mú që është sendërgji, nuk na falet që e kemi publikuar ashtu si na ka ardhur, d.m.th të shkruar në versionin orwell-ian të shqipes, në newspeak-un tonë pra, e të panënshkruar nga një autor, nuk na falet që e kemi publikuar pa bërë asnjë verifikim, e pa iu referuar asnjë burimi, dhe së fundmi nuk na falet që bëhemi instrumente të një propagande kaq vulgare.Unë e kuptoj një gazetë ose një faqe online që rreshtohet në favor të një force politike ose të një partie; madje edhe që thjesht bën propagandë për të. Kështu, vendi që i kanë dhënë Spahiut dhe nismave të tij në shtypin shqip online është ku e ku më i madh se vendi që i është dhënë, bie fjala, kryetarit të opozitës Edi Rama.
Por rreshtimi politik është një gjë, dizinformimi një gjë tjetër.
Personi që e zografisi lajmin, duke e shndërruar fletë-lavdërimin në “qytetarí nderi” dhe duke shtuar edhe zbukurime të tjera nga xhepi (“i vetmi nënshtetas i huaj që e ka marrë…”) ka bërë një shtrembërim me dashje, edhe pse të trashë. Të trashë, sepse veprimtaria ku u dhanë këto fletë-lavdërimi ishte publike dhe kushdo mund ta verifikonte se çfarë kish ndodhur atje tamam.
Mua m’u desh jo më shumë se gjysmë ore për t’i bërë këto verifikime: që nga fakti që qytetaria e nderit në NYC nuk ekziston si titull, te fakti tjetër që atë titull z. Spahiu nuk ia kish dorëzuar kryetari i lagjes Manhattan, as ishte zhvilluar gjë ceremonia në ndonjë seli zyrtare.
Atëherë pse nuk e bënë këtë edhe personat dhe institucionet që e kanë për profesion të informojnë publikun përkatës? Këtë pyetje bëja unë dhe do të bëj edhe më pas, në kontekstin e kësaj katrahure dhe më gjerë.
Në qoftë se media nis ta shpërfillë dallimin mes të vërtetës dhe rrenës, atëherë misioni i saj nuk është më informojë, por vetëm të dizinformojë; dhe problemi vjen e bëhet serioz.
Një gazetë ose një TV që interesohet të marrë vesh se ç’po ndodh me Kreshnik Spahiun në NYC, ose ngarkon dikë, një korrespondent të vetin të besuar, për ta dhënë lajmin; ose i referohet një burimi të tretë dhe e citon atë shprehimisht.
Lajmi për “qytetarinë” e Spahiut thuhet se erdhi nga AKZ-ja vetë; në këtë rast, do të mjaftonte të thuhej, në tekst të lajmit, se “sipas burimeve të brendshme të AKZ-së, Kreshnik Spahiu ka marrë në NYC, etj.”
Kjo do të ishte më etike dhe më profesionale – por unë këtë nuk e pashë gjëkundi.
Çështja e burimit të lajmeve në media meriton vëmendje me përparësi. Duke parë se ç’del në faqet online të mediave shqip, duket sikur këto ose njoftojnë lirisht se çfarë ka ndodhur ose sidomos është thënë në TV një ditë më parë; ose botojnë komunikatat për shtyp të partive dhe të institucioneve publike.
Mungon, në këtë mes, puna e mirëfilltë e gazetarit, i cili e gjen dhe e filtron lajmin, për t’ia dhënë sa më mirë e më qartë qytetarit.
Ka shumë sensacionalizëm, shkelje të kufijve të privatësisë, thashetheme dhe thjesht trash; por mungon përgjegjshmëria e zërit që flet ose e dorës që shkruan.
Nga ana tjetër, fakt mbetet që dikush diku gënjeu për këtë dhe unë, nga AKZ-ja, do të kisha pritur një përgënjeshtrim zyrtar, së bashku me një mea culpa. Kushedi do ta bëjnë nesër, për të treguar se, si forcë politike, i kushtojnë rëndësi jo vetëm votës dhe dukjes, por edhe së vërtetës; dhe e kuptojnë se, si parti e re, nuk mund ta ndërtojnë imazhin e tyre me bujë, gënjeshtra, photo-op-e dhe rrahje trashamane gjoksi.
Nga komentet që shoqëruan gjestin tonë, më tërhoqën vëmendje disa që e kontekstualizuan atë menjëherë, duke e përfshirë në luftën politike që zhvillohet në Tiranë; dhe duke e klasifikuar denoncimin tonë si “të krahut të Ramës.”
Kjo logjikë nuk ndalet as para supozimit foshnjor se të kundërshtosh sot AKZ-në dhe Spahiun, të thuash edhe gjënë më të vogël që e dëmton imazhin e tyre, do të thotë të punosh për këtë apo atë politikan dhe forcë tjetër politike (që zakonisht vjen nga njerëz me shpirt skllavi, që nuk e konceptojnë dot lirinë e fjalës dhe të mendimit).
Po ta besosh këtë, atëherë i bie që armiku kryesor i AKZ-së të jetë AKZ-ja vetë dhe pisqollat e saj vullnetare e të paguara; sidomos në qoftë se provohet që lajmi në fjalë ka dalë nga kuzhinat e asaj partie.
M’u tha edhe se lajme të rreme jepen pothuajse çdo ditë nga mediat e Tiranës dhe unë nuk paskam marrë mundimin t’i përgënjeshtroj me radhë; çka qëndron, por unë nuk jam zotuar gjë se do të punoj si watchdog i shtypit shqip, dhe as e bëj dot edhe sikur të doja.
Në fakt, lajmi në fjalë më interesoi meqë në NYC jetoj edhe unë vetë, dhe u bëra kurioz të marr vesh se me ç’motivacion do ta kishin bërë Spahiun qytetar nderi të këtushëm, sa kohë që kontributi i tij për The Big Apple ka qenë në masën zero.
U nisa, pra, të kënaq një kureshti personale, dhe zbulova një mashtrim të rëndomtë, tipik shqiptar, dredharak, me shkelje syri të tipit “hajde se nuk po e merr vesh kush”.
Prandaj timin e shoh thjesht si kontribut qytetar, që i ndihmon qytetarisë së mirë, në Tiranë dhe në NYC; në një kohë që ua ndal pak hovin kukuvajkave, arrivistëve dhe skileve politikuese të të gjitha ngjyrave, që nuk e shohin dot botën përveçse në optikën bardhezi të karshillëkut dhe intrigës.
Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru
AK nga shoqate patriotike u shnderua ne nje parti serioze ne dobi te kombit , AK mbeshtetet ne vegjeli , perparon me vullnetin e popullit , ka parime demokratike dhe intreresa kombetare ;
AK nuk eshte parti e nje politike vullnet pepirese per pushtet , as parti qe kerkon pushtet me demonstrata dhe kallashnikov , as parti e cila mund te shese interesat kombetare per interesa pushteti, Ak eshte nje parti e cila denoncon pushtetin 22 vjecar i cili ka gjunjezuar kete popull me varferine , korupsionin , kriminalitetin , tradhtine .
AK nuk mund te beje dicka me gjendjen e mjere te ketij populli pasi ende nuk ka pushtetin e duhur ,por te jesh i bindur qe do beje me shume se ckane bere keto 22 vjet shkewrdhatat e politikes 22 vjecare .
dhe nderkohe merikanet ia varen ne qafe kembanen dhe i thane qe te vazhdoje keshtu se mbeshtetjen do ta kete sic e kishte patur edhe kur ishte zv. i kryetarit te KLD .... se valles kur i hyn duhet ta cosh deri ne fund ... ah corbe e mjera corbe .....
"They will not control us, We will be victorious"
moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise
Jo Akil trimi,22vjet por edhe 122vjet mos e bafte ZOTI,nuk mundet ATDHEU YNE TE FUTET NE EVROP,duhet ta ndryshojme menyren e te menduarit.
Ne nuk dime POLITIK,ne vuajme nga kompleksi i gjelozise(Fjala eshte per Politikan),pos EDI RAMES asnjeri nuk me duket serioz,a e pe para disa ditve i gjori si e humbi orjentimin ne Tribune,shtrohet pyetja pse e humbi orjentimin,ka pasure hall te madhe aj trime.
Pra ne duhet te ndryshojme,sigurishte,sa ma shpejte qe eshte e mundur aq me mire do te behet.
Ky Kreshnik Spahiu tregon veten se cfare palacolleqesh eshte i zoti te beje ... tregon gjithashtu edhe se nuk ka piken e respektit per popullin shqiptar duke i fut keshtu lloj dezinformacionesh ... nga menyra dhe papergjegjshmeria e veprimit te le te kuptosh qe ka shume mundesi mendon me ate fodullikun e vet : ec mo se dele jane keta,kafshe, ju thuaj sa me shume budalliqe se i besojne ...
Po nuk eshte aq budalla populli shqiptar ... kokerr vote nuk ka per te marre ... do jete super bllof ne zgjedhje ... do marre vetem votat e personave qe ka ne librat e pageses ... edhe te familjeve te tyre ... asgje me shume.Ka mbledhur rreth vetes nje tufe me te shkundur dhe ben gam gam kot.Asgje ska per te arritur,maksimumi do ti heqe ndonje 500-600 votesh ne rang Republike PS-se.
![]()
THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL
Krijoni Kontakt