Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Tavo: Realizimi i transplantit të mëlçisë, arritje e madhe për Shqipërinë

    Tavo: Realizimi i transplantit të mëlçisë, arritje e madhe


    TIRANË - Realizimi i transplantit të mëlçisë në vendin tonë është një arritje e madhe që zgjidh përfundimisht problemin e të sëmurëve me insufiçencë hepatitis, tha sot ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, gjatë një vizite në Spitalin Amerikan në Tiranë, ku dhe u realizua kjo ndërhyrje.

    Tavo u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të fëmijës 3- vjeçar që iu nënshtrua ndërhyrjes së parë kirurgjikale në vendin tonë për transplantin e mëlçisë. "Ky transplant ka një të veçantë, sepse kryhet për herë të parë në vendin tone, ndaj dhe e fut Shqipërinë në vendet që tashmë kryhet transplant. Por, ka edhe një tjetër të veçantë që kryhet tek një fëmijë i vogël, gjë që na bën ne si vend, krahasuar me shumë vende të tjera të rajonit, të jemi avangardë", tha Tavo.

    Duke u ndalur në rinisjen e ndërhyrjeve të tilla edhe në sistemin publik, Tavo garantoi se në të ardhmen këto ndërhyrje do të kenë vazhdimësi dhe do të mbulohet nga buxheti i shtetit. "Ne kemi alokuar nga buxheti i shtetit këtë vit fondin për të mbuluar transplantin e veshkës, por shpresoj se edhe transplanti i mëlçisë do të mbulohet nga fondet e buxhetit të shtetit”, theksoi më tej ministri Tavo.

    Sipas tij, "është planifikuar që ndërhyrjet, të cilat do të realizohen për transplantin e veshkës do të mbulohen 100 % nga buxheti i shtetit". "Ky fond është bërë realitet, ndaj dhe në muajin mars do të përfundojnë të gjitha procedurat që do të lejojnë nisjen dhe vazhdimësi e një procesi rutinë për transpantin e veshkës, për të gjithë ata pacientë që e kanë të nevojshëm pas gjetjes së donatorit", nënvizoi ministri i Shëndetësisë.

    (er.nu/ata/BalkanWeb)

  2. #2

    Për: Tavo: Realizimi i transplantit të mëlçisë, arritje e madhe për Shqipërinë

    Me behet qejfi qe nje nderhyrje e tille eshte bere e mundur dhe shpresoj qe te kryhen edhe te tjera ne te ardhmen! Gjithashtu mendoj qe qeveria duhet te marre parasysh koston e ketij sherbimi si dhe problemet qe kane lidhje me te dhe te nderhyje me berjen e disa reformave konkrete ne kete drejtim per te rregulluar ecurine e ketyre nderhyrjeve! Kur them probleme, e filloj qe ne momentin kur pacienti futet ne listen e atyre qe presin nje trapiant e deri tek menaxhimi post-trapiantit dhe komplikancave te tyre! Cilet paciente duhet te futen ne liste (eshte i njejte nje banor ne Tirane me nje qe jeton ne Sarande ose ne Kukes per shembull dhe a eshte i njejte njeri qe ka nje gjendje shume te mire ekonomike me nje qe ka nje gjendje te mesme ekonomike?)? Cilet paciente do te studjohen per tu futur ne liste dhe kush do te mbuloje koston e ketyre analizave (nese mund te zgjerohem , mund te them qe per trapiantin e mushkerive per shembull lista e analizave kerkon qe te axhornohet cdo 3 muaj per nje pjese te tyre dhe cdo 6 muaj per nje pjese tjeter si dhe nder analizat kerkohen shintigrafi, kateterizem kardiak, ekografi, radiografi, analiza virale, densitometri kocke, etj qe kane nje kosto jo te ulet) Sa mund te "fuse hundet" korrupsioni ne kete pike per te rregulluar renditjen ne keto lista dhe per te riorganizuar listat? Si duhet te shperndahen sipas qyteteve? Kush do ta kryeje nderhyrjen? Kush do ta menaxhoje pacientin pas trapiantit (kostoja e shtrimit ne rianimacion dhe e periudhes se pare pas trapianti kap shifra shume te medha)? Kush do te mbuloje koston e imunosopresoreve (ilaçe qe nuk mund te mendohet qe duhet ti mungoje edhe nje dite te vetme pacientit qe i kryhet nderhyrja)? Kush do te mbuloje shtrimet per komplikimet e ketyre pacienteve (te cilet duhet te kene nje shtrim te menjehershem nese kane nevojen, shtrime me koston e tyre relative).

    Ndoshta gabohem, por nuk di te jene bere hapa konkrete ne zgjidhjen e ketyre problemeve qe realiteti i trapianteve te perhapet ne Shqiperi! Nese jane bere, do me behej qejfi ti dija!
    Ndryshuar për herë të fundit nga A.I : 10-02-2013 më 08:48
    Think Different! Think Again!

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Tavo: Realizimi i transplantit të mëlçisë, arritje e madhe për Shqipërinë

    Mund te kopjojne sistemin Amerikan qe ka UNOS (united network of organ sharing) edhe bazohet ne MELD score. Edhe llogaritet kollaj fare vetem me INR, bilirubin dhe kreatinin.

  4. #4

    Për: Tavo: Realizimi i transplantit të mëlçisë, arritje e madhe për Shqipërinë

    Mendon qe do zgjidhte pune kaq shpejt?
    Think Different! Think Again!

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Tavo: Realizimi i transplantit të mëlçisë, arritje e madhe për Shqipërinë

    Citim Postuar më parë nga A.I Lexo Postimin
    Mendon qe do zgjidhte pune kaq shpejt?
    Jo por do krijonte nje sistem qe eshte me i asnjeaneshem.. sdq besoj se Shqiperia eshte shume larg transplanteve te tipit melci

  6. #6

    Për: Tavo: Realizimi i transplantit të mëlçisë, arritje e madhe për Shqipërinë

    Personalisht mendoj qe nese do donin seriozisht te benin dicka per sa i perket trapianteve, do te ishte e mundur dhe nuk e shoh si nje realitet te pamundur! Por duhet pergatitur nje staf si dhe te krijohet nje themel ne menyren se si duhet te funksionoje ky sistem. Pengesa me e madhe do te ishte ana financiare!
    Think Different! Think Again!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Tavo: Realizimi i transplantit të mëlçisë, arritje e madhe për Shqipërinë

    Te pergatitesh nje staf te tille seshte kollaj.. do duhen te pakten 1-2 vjet
    Pastaj kush do i paguaj keto shpenzimet?? Se shteti do fundoset nqs i paguan

  8. #8

    Për: Tavo: Realizimi i transplantit të mëlçisë, arritje e madhe për Shqipërinë

    Ai pra eshte problemi Si pasoje, ato qe do marrin trapiante do i kene xhepat e mbushur mire keshtu qe prap populli e ha!
    Think Different! Think Again!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Tavo: Realizimi i transplantit të mëlçisë, arritje e madhe për Shqipërinë

    A duhet transplantuar nje pijanec??? Qe e ka shkaterruar melcine me doren e tij?
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  10. #10

    Për: Tavo: Realizimi i transplantit të mëlçisë, arritje e madhe për Shqipërinë

    Kete pyetje ja kam bere nje personi ketu ne Itali i cili merrej me listen e trapianteve te melcise dhe me tha qe ai person trajtohet ne te njejten menyre me cilindo tjeter qe ka mberritur ne liste per arsye te tjera! Personalisht nuk e shoh te drejte kete gje duke qene se ai behet vete fajtor qe mberrin ne ate pike por aktualisht kete gje nuk e marrin parasysh, te pakten ne listat ne Itali. Nuk e di nese eshte e njejta sjellje edhe ne ato amerikane!
    Think Different! Think Again!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •