Evropa ka interesa të ndërsjella nga Turqia dhe asnjëherë nuk heq dorë.Arsyet janë të shumta dhe unë konsideroj që Evropa nuk heq dorë nga Turqia,sidomos kur sot Turqia është në vlugun e zhvillimit ekonomik,ku vetëm 8% është papunësia.
Evropa ka interesa të ndërsjella nga Turqia dhe asnjëherë nuk heq dorë.Arsyet janë të shumta dhe unë konsideroj që Evropa nuk heq dorë nga Turqia,sidomos kur sot Turqia është në vlugun e zhvillimit ekonomik,ku vetëm 8% është papunësia.
Erdogani, jo dhe aq i Madhërishëm
Andrew Finkel/New York Times
Shekulli i Madhërishëm’, një telenovelë turke që portretizon aventurat e shfrenuara në derën perandorake të Sulejmanit, me epitetin ‘i Madhërishmi’, shkon përtej territoreve që ishin pjesë e Perandorisë Osmane në shekullin XVI. ‘Tokat’ e saj shtrihen nga Franca në Ukrainë, nga Republika Çeke në Japoni, me 150 milionë shikues ‘nën sundim’. Në Turqi seriali ‘ngrin’ të mërkurat në mbrëmje duke përpirë një të tretën e krejt audiencave televizive të vendit. Megjithatë, përballë e ka një gji të vogël rezistence që mund të jetë edhe rrënimi i saj: kryeministri Recep Taip Erdogan nuk e duron dot. Erdogani gjeti kohë në një ceremoni përurimi të një aeroporti provincial për ta përshkruar serialin si karikaturë. Është gabim, sugjeroi ai, që një histori e fisme të reduktohet në një sagë intrigash shtëpiake. Sulejmani kaloi ’30 vjet mbi kalë’, tha ai duke nënkuptuar se sulltani nuk do të kish patur kohë për aq shumë histori me gra. ”Kemi lajmëruar autoritetet’, shtoi Erdogani. “Do të presim një vendim gjyqësor. Ata që luajnë me këto vlera duhet të nxjerrin një mësim brenda kufijve të ligjit”. Ligji kundër shijeve të këqija, me sa duket nuk vepron kur bëhet fjala për arkitekturën: ndërsa Kryeministri shfryn kundër një seriali televiziv që çshenjtëron të shkuarën, ai dhe bashkitë nën kontrollin e partisë së tij janë të zëna duke parodizuar historinë turke me një seri projektesh ndërtimi të keqkonceptuara në përpjekje për të ringjallur lavdinë otomane. ‘Shekulli i Madhërishëm’; u ndesh me britma protestash që në çastin kur fragmenti i parë u shfaq në janar 2011. Nocioni i të hyrit në dhomën e gjumit të Sulltanit shkaktoi tronditje te turqit; ata janë mësuar t’i shohin patriarkët e tyre të mëdhenj si shenjtorë në ekspoze. Por tani që seriali është në sezonin e tretë, ka shumë më pak përkëdhelje dhe gjithashtu shumë më pak anakronizma marramendës. Atëherë pse ky zemërim i fortë i Kryeministrit? Një shpjegim popullor është se ai po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga çështje më shqetësuese. Ai ka bërë propozime kontroversiale si ndalimi i abortit dhe rikthimi i dënimit me vdekje- masa të cilat nuk ka ndërmend t’i rishqyrtojë – edhe pse Turqia vuan me problemin e përhershëm kurd dhe me një ekonomi në ngadalësim. Pikëpamja ime është se Erdogani e sheh ‘Shekullin e Madhërishëm’ si minues të butë të autoritetit të tij. Në të njëjtin fjalim ku sulmoi telefilmin, ai mbrojti politikën e tij të jashtme përkundër kritikëve që thonë se preteksti i Turqisë për të ndikuar mbi ngjarjet në Siri apo Rripin e Gazës i kanë tejkaluar kompetencat e saj. Në fakt, drejtuesit e tanishëm të Turqisë shfaqin aspirata neootomane që frymëzohen nga një epokë e artë. Dhe mënyra se si ata i shprehin këto aspirata mund ta dëmtojë më shumë të shkuarën e Turqisë sesa melodrama sentimentale e ‘Shekullit të Madhërishëm’. Një tribut otoman që Kryeministri mbështet me zemër është ndërtimi i një xhamie të madhe në kodrën e Kamlikas, prej nga shihet Stambolli. Dizajni i saj është një kopje e stilit të fortë otoman që shoqërohet me Arkitekt Sinanin, i cili pat ndërtuar Xhaminë Sulejmanie mbi Gjirin e Marmarasë. Xhamia e Sinanit është një zgjidhje fantastike e mëdyshjes së të ndërtuarit me gurë të një hapësire simetrike mbuluar me kupola dhe gjysmëkupola. Xhamia e sapolejuar e Erdoganit është një falsifikim i trashë që do të ndërtohet mbi beton të përforcuar. Edhe vetë shtypi islamik në Turqi është i tronditur nga banaliteti i saj. Më keq ende, Bashkia e Stambollit aktualisht po ndërton një linjë të re metroje përgjatë Gjirit të Marmarasë, një urë të varur që është shumë më e madhe dhe e zhurmshme sesa nevojitet për të mbuluar atë ngushticë ujore – dhe kjo do të pengojë pamjen e siluetës përherë të çmuar të kryeveprës së njëmendtë otomane, Xhamisë Sulejmanije.
MAPO
[QUOTE=Albo;3590658]Turqia ka 10 vjet, qe nga marsi 2003 kur nisi lufta ne Irak, qe ka ndryshuar kursin e saj politik ne politiken e jashtme. Ne kete 10 vjecar, nen drejtimin e Erdoganit, Turqia ka prishur maredheniet me dy shtetet e saj tradicionale mike, SHBA dhe Izraelin. Keto dy shtete ishin dy shtetet e vetme mike te Turqise ne arenen nderkombetare por qe nuk jane me. Maredheniet mes ketyre shteteve jane zbehur ndjeshem. Amerikanet nuk e kane harruar qe Turqia prishi planin e luftes ne Irak duke refuzuar kalimin e trupave amerikane neper porteve e territorit turk ne Irak. Izraeli nga ana tjeter e kuptoi qe Turqia nuk eshte me shtet mik kur Erdogani doli hapur kunder Izraelit e ne mbrojtje te palestinezeve. Kupa u derdh si per SHBA edhe per Izraelin me mbeshtetjen dhe tregtine qe Turqia e jep Iranit, duke mos respektuar embargon amerikane dhe evropiane. Turqia gjeneron 10 miliard $ eksporte nga tregtia me Iranin.
Afrimi i Turqise me ruset dhe kinezet me shume se nje "politike e re e jashtme turke" eshte presion ndaj vendeve te Bashkimit Evropian. Turqia ka 50 vjet qe pret anetarevesimin ne BE si nje vend anetar dhe kjo i eshte mohuar ne menyre te perseritur nga BE. Erdogani e konsideron kete nje fyerje per Turqine dhe nje demtim te ndjeshem te imazhit te saj ne arenen nderkombetare, vecanerisht ne raport me fqinjet e saj ballkanike. Zgjerimi i metejshem i BE me vendet Ballkanike fqinje te Turqise, e shton zemerimin e Turqise pasi ul imazhin qe keto vende kane ndaj Turqise. Nje nga arsyet perse Turqia ka aktivizuar te gjithe njerezit e saj ne Kosove e Shqiperi per te nxitur valen e fundit te nacionalizmit shqiptar, nuk eshte gje tjeter vecse nje perpjekje per te ndalur integrimin e shqiptareve ne BE. Integrimi i Shqiperise e Kosoves ne BE do te ishte nje turp e degjenerim i vecante per Turqine e Erdoganin: shqiptaret muslimane do te hynin ne BE me te drejta te plota dhe Turqia e plotfuqishme do te mbetej jashte BE-se. Ne fakt, nje nga arsyet perse vendet e BE e kane mirepritur kerkesen e Shqiperise ne BE dhe e kane inkurajuar ate, ka lidhje pikerisht me Turqine. Turqia eshte munduar ta justifikoje kete mohim te kerkeses per ne BE si nje "fobi evropiane ndaj muslimaneve". Pranimi i shqiptareve muslimane ne BE, do te rrezonte kete pretendim turk.
Problemi tjeter i madh i Turqise qe e shtyu ate te prishi maredheniet me SHBA eshte vete nderhyrja e SHBA ne Irak. Veriu i Irakut banohet nga popullsi kurde dhe eshte nje zone e pasur me nafte. Kufiri irako-turk ndan Kurdistanin ne dy pjese dhe kurdet nuk kane hequr dore nga kerkesa e tyre per pavaresi. Mendohet se jetojne 20 milion kurde ne Turqi e Irak se bashku. Turqia e pa nderhyrjen e SHBA ne Irak si nje kercenim per pozitat e saj ne rajon dhe nje kercenim territorial per vete Turqine kur vjen fjala tek kurdet. Pasurimi i kurdeve ne Irak me te ardhurat e naftes ka per te rritur aftesite e tyre per te financuar nje levizje per pavaresi ne te ardhmen apo per te lobuar opinionin nderkombetar per te mbeshtetur idene e Kurdistanit te pavarur. Ne te njejten fryme, Turqia u tregua e rezervuar ne nderhyrjen amerikane ne Kosove ne 1999. Nga nje ane ajo mbeshteti nderhyrjen e NATO ne Kosove pasi nuk donte te humbiste imazhin e saj ne syte e popullsise muslimane shqiptare ne Kosove. Nga ana tjeter ajo nuk ishte aspak e kenaqur me pranine e interesave amerikane ne Ballkan dhe ne promovimin e provincave te pavarura. Ajo nuk do te shohi qe Kosova e pavarur sot, te kthehet ne nje model per Kurdistanin neser.
Per sa i perket maredhenieve me Izraelin, ketu kemi te bejme me nje kthese 180 grade te politikes se jashtme turke. Duke e gjetur veten gjithmone e me te izoluar ne arenen nderkombetare, ne nje rajon qe eshte duke ndryshuar e transformuar dhe Turqia nuk eshte forca shtyse e ketij transformimi, Erdogani ndryshoi politiken e jashtme ndaj Izraelit duke prishur nje tradite te vjeter. Erdogani e sulmoi publikisht Izraelin per shtypjet e vrasjet e popullit palestinez, me shpresen per te arritur qe te pakten te rrisi imazhin e Turqise ne nje pjese te botes qe asnjehere nuk ka patur nje konsiderate te larte per Turqine: Lindjen e Mesme. Here duke sulmuar Izraelin, here duke u hequr si flamurtar e mbrojtes i te drejtave palestineze ne arenen nderkombetare, retorika e Erdoganit tingellon ne veshet e Lindjes se Mesme si retorika e vjeter 100 vjecare e Kalifit te fundit te Perandorise Otomane. Erdogani mundohet ti beje nje vend te ri Turqise ne mendjet e Lindjes se Mesme e botes islame si nje shtet mbrojtes e mbeshtetes i tyre. Duke perfituar edhe nga bumi ekonomik qe Turqia ka perjetuar ne dekaden e fundit, Erdogani eshte munduar qe te rrisi imazhin e Turqise ne Lindjen e Mesme.
Por edhe kjo perpjekje e tij nuk e pati te gjate. Shperthimi i "pranveres arabe" ne mbare Lindjen e Mesme duke filluar me Tunizine, Egjiptin, Libine e per te mbaruar me fqinjin e Turqise, Sirine, bene qe Turqia ta gjeje veten ne mes zjarresh, te rrethuar nga popuj qe jane me pak te interesuar per ti varur shpresat tek Turqia, se sa jane te interesuar per te ndertuar nje kapitull te ri demokratik ne historine e tyre pasi kane rrezuar diktaturat e monarket e tyre te vjeter. Keto zhvillime nuk jane aspak pozitive ne syte e Turqise, pasi fale problemeve te sigurise qe krijojne, sidomos lufta ne Siri, ato rrezojne edhe nje nga kurorat e Turqise ne keto 80 vjetet e fundit: demokracia e vetme muslimane ne bote. Sot te gjithe vendet muslimane te Lindjes se Mesme, pretendojne se jane demokratike.
Arritja me e madhe dhe mbase e vetme e Turqise ne kete dekaden e fundit eshte se pavaresisht se ajo nuk ka arritur te pozicionoje apo gjeje vetveten ne politiken e jashtme, ajo ka ditur te perfitoje ekonomikisht nga qendrimet e saja. Ekonomia turke eshte rritur ndjeshem dhe Turqia konsiderohet sot nje vend i zhvilluar ne rangun e superfuqive te reja ekonomike ne rritje, sic jane Brazili e India. Kthimi i syve nga lindja drejt Rusise dhe Kines, eshte menyra se si Turqia perpiqet te ushtroje presion mbi vendet e BE, dhe ne te njejten kohe, te kerkoje ne menyre te deshperuar qe te gjeje nje karrike ne tavolinen e superfuqive te botes.
Kosova 99, Turqia gati trupat për të ndërhyrë ushtarakisht
Kryeministri i Turqisë, Bülent Ecevit, në mars të vitit 1999 i kishte premtuar homologut shqiptar Pandali Majko, se Turqia nuk do të lejojë askënd të prekë kufijtë dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë
Albo ti si zakonisht kur poston ndonje gje ja fute kot me kot, kete e ben nga mos dija dhe urrejtja qe ke ndaj Turqise, Turqia asnjeher nuk i ka prish maredheniet me Ameriken nuk dua te futem ne detaje per arsye,kurse sa i perket Izraelit, Turqia ka qen mik me cifutet gjithemon ketu qendron nje problem tjeter !ty te rekomandoj qe te lexosh pak history dhe ti mesosh gjerat pak me mire & in right way.
Ankaraja nuk do ta presë më Brukselin, njerëzit kanë humbur besimin
Nga Senada Sokollu/ DW
Nga Senada Sokollu/ DW
Me tension pritet raporti vjetor i progresit për demokracinë dhe të drejtat themelore në Turqi. Prej tij kushtëzohen negociatat e tjera për anëtarësimin e vendit në BE. Por ndërkohë Turqia është lodhur nga Evropa.
Viti 2013 përbën një kthim prapa në marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Para së gjithash veprimet e dhunshme të policisë kundër demonstruesve në protestat masive përreth parkut Gezi në Stamboll. Në fakt Brukseli donte të hapte në qershor bisedimet për kapitullin 22 për “politikën rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore. Por Holanda dhe Gjermania i bllokuan ato për shkak të qëndrimit të qeverisë ndaj demonstruesve.
BE kritikon dhunën policore në Stamboll BE kritikon dhunën policore në Stamboll
Gjithashtu i diskutueshëm është interpretimi i Ankarasë për lirinë e shtypit. Këtu “ekzistojnë ende kufizime”, kritikon Maurice Ripert. Kryetari i delegacionit të BE për Turqinë pret që në Raport progresin e Komisionit të BE, që pritet të dalë të mërkurën (16.10.2013), të trajtohen edhe metodat e frikësimit të politikës dhe autocensura e mediave turke. Diplomati francez flet për një “situatë të ngatërruar”, përsa i përket të drejtave të njeriut.
Por Brukseli nuk ka vetëm kritika për Ankaranë. Javën e kaluar BE përshëndeti “paketën e re të Ankarasë për demokracinë” dhe vlerësoi reformat e Erdoganit. Paketa përmban ndër të tjera zbutjen e ndalimit të shamisë dhe më shumë të drejta për pakicat. Komisioneri i BE për Zgjerimin, Stefan Fyle, i vlerëson të dyja si progres.
Që nga viti 2005 Turqia është zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE. Por në Turqi duket se po bie interesi për Evropën. Kështu një sondazh i kohëve të fundit tregon se gjysma e turqve nuk përkrahin anëtarësimin në BE. Në vitin 2004 anëtarësimin e mbështesnin tre ndër katër të anketuar. Ndërkohë rreth një e treta shprehet kundër anëtarësimit të Turqisë në BE, para nëntë vjetësh ishin nëntë për qind.
Edhe politika përhap gjithnjë e më pak shpresa në lidhje me këtë temë. Kështu ministri turk për Çështjet Europiane, Egemen Bagis, është i mendimit se Turqia ndoshta kurrë nuk mund të bëhet anëtare e BE. “Mendoj se në periudhë afatgjatë Turqia do të përfundojë si Norvegjia. Ne do të arrijmë standardet evropiane, do të jemi shumë të sinkronizuar me to, por nuk do të bëhemi kurrë anëtar”, citohet Bagis nga gazeta turke Hürriyet.
Zëra të tjerë vijnë nga qarqet ekonomike. Kështu Muharrem Yilmaz, kryetar i shoqatës së industrialistëve dhe biznesmenëve turq (TÜSIAD), mendon se Turqia duhet të intensifikojë përsëri përpjekjet, në qoftë se dëshiron rritje ekonomike, stabilitet politik dhe demokratizim. Ngjashëm u shpreh edhe ish ministri i Ekonomisë, Kemal Dervis, në gazetën “Hürriyet.
“Nga pikëpamja ekonomike Turqia ka nevojë për BE”, thotë në intervistë me DW ekonomisti dhe gazetari ekonomik, Mustafa Sënmez. “Është me rëndësi të jesh anëtar i BE, apo kandidat për pranim në BE, kur është fjala për investimet e huaja.” Sënmez është i mendimit se vetëm aspiratat e Ankarasë për t’u pranuar në BE tërheqin investitorët nga jashtë.
Politologia Senem Aydin e sheh BE si motor të procesit të demokratizimit në vend. “Sidomos në pesë vitet e fundit është bërë e qartë se demokracia turke do të kishte mangësi pa ndikimin nga BE”, thotë Aydin. Në paketën e re të demokratizimit të Erdoganit ajo nuk sheh ndonjë shpresë për përmirësimin e marrëdhënieve me BE. E rëndësishme është që të zgjidhet problemi i Qipros. Para zgjidhjes së tij, thotë politologia, nuk do të ketë hapa në negociatat për pranim.
Një zyrtar i lartë turk me njohuri nga diskutimet për zgjerim tha se udhëheqësit e BE-së nuk janë të përqendruar te Turqia, i cili mund të bëhet anëtari me popullatë më të madhe, duke i dhënë edhe pjesën më të madhe të karrigeve në Parlamentin Europian dhe ndikim në të gjitha institucionet e BE-së.
“Ka gatishmëri të vërtetë për zgjerimin në Ballkan dhe më tutje në Lindje”, tha zyrtari duke treguar se “gjashtë apo shtatë” vende në rajon do të bëhen në fund anëtare duke e rritur numrin në 34 apo 35. “Ballkani Perëndimor është shumë pranë Europës. Por Turqia nga pikëpamja cilësore është e ndryshme për shumë arsye. Është një problem i gjeografisë, fakti që është një vend mysliman, fakti që opinioni publik i vendeve anëtare është shumë kundër anëtarësimit të Ankarasë”. Hapja e bisedimeve për një kapitull të ri – 1 nga 35 kapitujt – nuk do të ndryshojë panoramën e përgjithshme të një procesi negocimi gagaç. Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel, kundërshtojnë anëtarësimin e Turqisë në BE me parimin se përmasat e vendit do të “mbingarkojnë” bllokun. Megjithëse ajo mund të detyrohet të hyjë në koalicion me socialdemokratët apo me të gjelbrit që dëshirojnë vijimin e bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë, kjo nuk do të jetë prioritet i lartë. Disa vende anëtare, përfshirë Britaninë, mbështesin fort anëtarësimin e Turqisë, duke e parë atë si një ekonomi dinamike dhe një lojtar të fuqishëm në politikën e Lindjes së Mesme. Kjo do të sjellë përfitime për BE-në. Marietje Schaake, një anëtare liberale holandeze e Parlamentit Europian, beson se BE-ja duhet të vijojë të punojë për anëtarësimin e Turqisë, duke kërkuar më shumë reforma.
Kryenegociatori turk Bagis ishte gjithashtu i bindur se BE-ja dhe Turqia do të vijojnë të punojnë ngushtë. “Në terma afatgjatë mendoj se Turqia do të përfundojë si Norvegjia. Ne do të jemi brenda standardeve europiane, shumë pranë saj, por jo një vend anëtar”, tha ai.
MAPO
Iluzionet e humbura (neo-otomane) të Turqisë
Dominique Moisi
“Ditë pas dite, Europa po largohet gjithnjë e më shumë nga Turqia”, deklaroi gjatë javës së kaluar Egemen Bagis, ministri dominiquemoisiclaurentmoisiturk për Çështjet e Bashkimit Europian. Por edhe e kundërta vlen: me një përzierje të zhgënjimit dhe vendosmërisë, Turqia ka filluar që të distancohet nga Europa gjatë viteve të kaluara. “Po qe se nuk na doni, atëherë edhe ne nuk ju duam”, duket se po thonë turqit. Në fakt, pothuajse tre vjet pas fillimit të “Pranverës arabe”, Turqia është më shumë në kërkim të vetes, sesa të Europës, madje edhe nëse ka nevojë për Europën më shumë se është e gatshme ta pranojë. Cila është Turqia sot, cilat janë vlerat dhe cili është fati i saj në një mjedis rajonal jashtëzakonisht të paqëndrueshëm?
“Pranvera arabe” fillimisht u pa si një mundësi e madhe për Turqinë, një mjedis ideal për ta shfaqur suksesin ekonomik të këtij shteti, modelin politik demokratik dhe rëndësinë e madhe strategjike në rajon. Trashëgimtarët e një prej perandorive më të mëdha botërore po i dëshmonin botës se islami dhe modernizmi ishin të përputhshëm – dhe shembull për shtetet arabe, si Egjipti.
Por roli i Turqisë u prit me skepticizëm nga egjiptianët: në fund të fundit, Perandoria Osmane kishte sunduar mbi Egjiptin. Dhe, në anën turke, ekzistonte ndjenja e superioritetit përkundrejt botës arabe.
Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ringjalli ambiciet turke “neoosmane” në Kaukaz dhe në Azinë Qendrore, dhe revolucioni në Lindjen e Mesme dukej që trashëgimtarëve (nëse jo jetimëve) të një perandorie të dikurshme po u ofronte mundësinë për ta marrë hakun për humbjen.
Nëse një Europë skeptike dhe e papërgatitur nuk e dëshironte Turqinë, atëherë më keq për të; historia po u ofronte turqve alternativa më të mira.
Ndonëse Turqia mund të dukej shumë orientale apo shumë fetare në Bruksel ose Paris, po të shihej nga Kajroja dhe Tunizi do të dukej si urë ideale myslimane midis Perëndimit demokratik dhe Azisë dinamike. Për më tepër, Turqia mund të ushtronte shumë ndikim, si rezultat i politikave të “fqinjit të mirë” me dy partnerët dhe rivalët, Iranin dhe Sirinë, ashtu edhe përkrahjen për presidencën jetëshkurtër të Mohamed Morsit në Egjipt.
Fatkeqësisht, shpresat e elitave turke (nëse jo edhe pritshmëritë) nuk u realizuan. Revolucionet arabe përfunduan duke shpërfaqur dobësitë dhe kontradiktat në Turqi, të përkeqësuara edhe më shumë nga politikat represive të kryeministrit Recep Tajip Erdogan. Një gjë e tillë u bë e qartë në demonstratat që u përhapën këtë pranverë nga sheshi “Taksim” i Stambollit te pjesa dërrmuese e shtetit (ndonëse protestat kishin më shumë të përbashkëta me trazirat e mëparshme në Brazil apo revoltën e 1968-ës në Paris, sesa me lëvizjet popullore në Egjipt apo Tunizi).
Ajo që karakterizon turqit sot nuk ka të bëjë me krenarinë dhe shpresën në ndikimin e përhapur të shtetit të tyre, sesa me frikën e shpërbërjes. Problemi i kurdëve preokupon turqit, ashtu si edhe perceptimi se janë duke e humbur kontrollin mbi dy çështjet esenciale – kriza në Siri dhe ajo në Iran.
Gjatë muajve të kaluar, Qeveria e Turqisë ka marrë një qëndrim të ashpër karshi regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, e bindur se ai do të bjerë. Marrëveshja e arritur kohë më parë nga SHBA dhe Rusia, shikuar nga ky këndvështrim, paraqet lajm shqetësues: regjimi mund ta ketë shpëtuar veten, duke shkatërruar arsenalin e vet kimik.
Kështu që Turqia mbase pyet veten se cilit qëllim i shërben përunjësia ndaj Perëndimit? Përse të vazhdohet, nën trysninë amerikanë, një dialog pothuajse normal, po qe se rezultati i këtij dialogu nuk do të përfillet, nëse jo edhe tradhtohet, nga politika amerikane?
Gjithashtu qasja e moderuar e presidentit iranian, Hassan Rouhani, krahas progresit të mundshëm të negociatave të Iranit me Perëndimin rreth programit bërthamor, e kanë lënë Turqinë si të padobishme, nëse jo edhe të izoluar. Si mundet një shtet ta perceptojë veten dhe të perceptohet nga tjerët, si aktor i rëndësishëm në rajon, po qe se e gjen veten të margjinalizuar në një moment kritik?
Historia po lëviz në Lindjen e Mesme, por jo në drejtimin e parapëlqyer prej Turqisë. Dhe, derisa rritja ekonomike ka filluar të hasë në pengesa, qeveria turke ka filluar të ashpërsohet dhe performanca diplomatike ka rënë, shumë turq pyeten se çfarë ka ndodhur. Por, në vend të vetëkritikës së hapur, ata shpesh po përfshihen nga nacionalizmi, që merr përmasa të tilla, sa për ta pasqyruar një mungesë vetëbesimi.
Sfida aktuale me të cilën përballet Turqia është tejkalimi i iluzioneve të humbura. Dhe një gjë e tillë nënkupton se Turqia mund të ketë nevojë për Europën më shumë sesa është e gatshme ta pranojë, madje edhe vetes. Por, a është Europa sot më e gatshme sesa dje që të përfshihet në bisedime serioze me Turqinë?
*Autori është këshilltar i lartë në Institutin francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare (IFRI) dhe profesor në Institutin për Studime Politike në Paris.
Turqia i ka ofruar kohet e fundit 900 miliarde dollare ndihme e konomike Europit.
Turqia as nuk ja ndjen eshte apo nuk eshte ne Europe,po vetem politikisht ajo investon,pra qe te jete pjese e nje gjeopolitike,sepse pozicioni i saj,dhe si nje ish perandori nuk ja ndjen shume ca thote Mekeli apo....
Nese Turiqa behet pjes e bashkimit europian, ater flliqet BE-ja sepse keta thuja se shumica jan rrace mongole edhe kan ide aziatike dmth. nuk jan te mire per ket uninon ishalla kurre nuk i shoh te bashkuar me shtetet tjera te unionit evropian!!
All religions, arts and sciences are branches of the same tree.
Krijoni Kontakt