Inisiator jo, perkrahes PO! Anglia & Amerika kane luajtur rolin me kryesor!
Inisiator jo, perkrahes PO! Anglia & Amerika kane luajtur rolin me kryesor!
I LOVE GOD
j&g
pergjigjen me te mire e paska dhene komunisti juanito alias cincin dhe violativo..kosoven na e paska cliruar enver hoxha..miku me i madh i amerikaneve..aman o zot..sa te rrosh do mesosh...
a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.
Po. Por duhet te mesosh edhe dicka tjeter qe kur flasim per "serbet" nuk jemi duke folur detyrimisht per shtetin serb. Milloshevici e ktheu shtetin serb ne sherbimin e mafies serbe. Parate e firmave piramidale ne Shqiperi qe u futen ne fillim nuk ishin parate e shtetit serb, ishin parate e organizatava kriminale e mafioze serbe, qe pastronin parane e tyre te piste ne Shqiperi me ndihmen e shtetit e sherbimit sekret serb. Parate qe shqiptaret "fitonin" nga firmat piramidale ishin parate e trafikanteve te cigareve e droges.Dashje pa dashje Serbet ran pre e vetes se tyre ( I ben gropen tjetrit dhe ran vet brenda ) .. Ky eshte mendimi yt apo jo Albo ? .... dhe ajo qe me intereson me shume tani eshte qe ti mendon qe UE apo USA nuk kan gisht fare , perderisa mendon se nese nuk do ishin hapur depot ne Shqiperi nuk do kishte lufte ne Kosove dhe per rrjedhoje nuk do kishte as nderhyrje nderkombtare dhe as pavarsi/autonomi ?
Objektivi nuk ishte thjeshte rrezimi i qeverise apo shkaterrimi i shtetit shqiptar. Qellimi ishte qe Shqiperia te kthehej ne simotren e modelit serb te qeverisjes, ku shteti mberthehej dhe punonte per llogari te grupeve kriminale rajonale, e jo per llogari te qytetareve. Intervista e pare qe Fatos Nano beri kur doli nga burgu i Bences, ishte per nje televizion grek, dhe ai tha me pak fjale: "Shqiperia do ta vuaje ne vitet ne vazhdim nga krimi i organizuar". Dhe ardhja e tij ne pushtet ne 1997 dhe 8 vjetet qe PS ishin ne pushtet, modeli i Milloshevicit ne Beograd u be modeli i Nanos ne Tirane. Ashtu si gruaja e femijet e Milloshevicit u implikuan ne trafiqe e afera kriminale, te njejten gje bene edhe socialistet e Nanos, duke filluar me skafet, prostitucionin, trafikun e armeve drejt Kosoves, drogen e te gjithe llojeve, dhe i vune kupen kur edhe fshatareve shqiptare i shtyne te mbjellin hashash e jo drithera.
Amerikanet nuk kishin gisht ne ate qe ndodhi ne Shqiperi ne 1997. POR, ajo qe ndodhi ne Shqiperi ne 1997 dhe roli i interesave serbe ne te, ndikuan pozitivisht ne vendimin per te nderhyre ne Kosove ne 1999. Amerikanet nderhyne ne Kosove per te shmangur nje Bosnje-Hercegovine te re, ku nderhyrja u be 3 vjet me vonese, dhe per te mbyllur kapitullin e fundit ne historine e shperberjes se Jugosllavise. Motivi tjeter ishte nese amerikanet nuk do te kishin nderhyre, lufta mund te perhapej ne gjithe Ballkanin. Shqiptare gjen ne Maqedoni, Mal te Zi, Kosove, Shqiperi, Greqi. Duke qene armet sheshit, konflikti mund te behej akoma me i gjere. Dhe nga nje konflikt ne Kosove, mund te kthehej ne nje konflikt ballkanik. Pra izolimi i vatres se konfliktit ne Kosove, ishte motivi tjeter i nderhyrjes amerikane. Duke qene "polici i botes", cdo konflikt ne Evrope apo Ballkan shume kollaj kthehet ne "problem i amerikaneve" pasi Evropa e deshmoi ne rastin e Bosnjes se ajo nuk kish as oreks politik dhe as mundesite ushtarake per te nderhyre ne nje konflikt ne mes te Evropes. Pa harruar qe ishte ideja e evropianeve qe te krijonin Jugosllavine.
Albo
Dinamika e '97 nuk ish ceshtje organizimi por pikerisht deorganizimi, andaj eshte thjeshte nje "xixe", qe me siguri ndihmoj ne ndezjen e barrotit "Kosove", por assesi e planifikuar.
Kosoves ju dashen nga lufta deri ne shtetforminin 9 vjet.............LUFTA zakonisht ka sjellur FAKTE TE PERFUNDUARA.....dhe fakti, se kosova nuk u shpall shtet ne vehti menjehere ne 1999 na len te kuptojme, se processi i gjithe shtetformimit te kosoves nuk ka qene i planifikuar. Ju kujtoj, kur sllovenija dhe kroacija u shpallen te pamvarura, ata i kishin marreveshjet e firmuara me gjermanine dhe austrine (genscher, moik), dhe drita e gjelbert u erdhi pikerisht nga ata. Se kosova do te behej e pamvarur, kjo ka qene qe nga 1999 fakt i pamohueshem. Mirepo procesi ngecte per arsye te mosvareveshjeve brenda ne bashkimin europjan, pra, amerika erdhi ne ndihme, dhe pa piken e hezitimit e bombardoj serbine deri ne ate shkalle qe te kapituloje (marreveshja e kumanoves), dhe u terhoq nga procesi politik, duke ja lane ne dore bashkimit europjan ceshtjen e zgjedhjes se statutit te kosoves bazuar ne te famshmen rez. 1244.
Kur u hetua se europjanet me parulen "standardet para statutit" nuk ecnin perpara, por perkundrazi, vetem nga nje hap mbrapa (qeveria mafioze serbe edhe sot e kesaj dite po e shfrytezon "lopen e arte" kosoven per me e mjele per xhepat e disa interesxhijve ne serbi) u dash perseri "vendosshmeri" per ti nxjere punet nga qorrsokaku.
Grushti qe ja thej turrinjt europes ne kete programm joporduktiv, i cili ja VJODHI kosoves 5 vjet qe nuk i kthehen kurre, ishin incindentet e koordinuara ne mars 2004. Nese shqiperia ne kete ka mare pjese, atehere ndoshta ne logjistike (si gjate luftes), por ngjyra e GJELBERT mendoj ta them me nje saktesi gat 100 % erdhi nga amerikanet. Me mars 2004 u kthy parolla, dhe filloj politika e negociatave qe kulminoj ne planin e ahtisaarit.....te cilin po e implementojme ngadale ngadale keto 5 vitet e fundit. Dhe perseri ish amerika, ajo qe e tha HAPTAZ kesaj rradhe, po qe se rusia e kundershton nje rezolute te re me perfundim "kosova e pamvarur", atehere do te shpallet pamvaresia njeanshem (gje qe ndodhi), edhe pse serbeve ju dha edhe nje here perfundimisht ne bisedimet e "vjenes" shanci per me dale faqebardhe.
Nese ju kujtohen reagimet hysterike te Havier Solanes asaj kohe (mars 2004), shihet shume qarte se kosovaret kane vepruar me "urdher" JO-Europjan !!!
Duhet te jemi shume "optimist" dhe "naiv" mos ta kuptojm rolin e amerikes ne shtetformimin e kosoves. Ajo pati fantazine EULEXin ta le te depertoje nepermjet te rez. 1244, dhe njekohesisht ta degradoje KFOR-in ne rolin e statistit.....me pasoja qe serbia akoma edhe sot ti referohet 1244, por, nje TIGER ne leter do te mbetet ne fakt ai qe eshte, tiger letre.....apo shih edhe 6 pikat e famshme te ban ki moonit......
Pra, me nje JO te madhe mund te pergjigjena mbi pyetjen tende, JO, shqiptaret edhe sot nuk kane politike te jashtme.....per cka edhe te na nevojitej neve ajo, kur jemi ne kete pozite luksoze qe e kame permende disa here......
Nuk ja mbajm kot flamurin larte amerikes, jo....ata qe e dijne thjeshte e DIJNE, ata qe nu e dijne thjeshte e ndijn ne ZEMER.....
tung
albanish by nature
Shume sakte, kame vetem nje shtese, interesat e amerikaneve jane drejtperdrejte te lidhura me ato europjane, pra nuk eshte ceshtje luksi nderhyrja e amerikaneve (pra, nuk luajn ketu rolin e policit) por ceshtje NEVOJE, eshte ekzistenciale !!!.
Fakti pse amerikanet cdohere marin iniciativen para euopjaneve ka te beje me realitetin se ne amerike ka NJE PARLAMENT, kurse ne europe mbi NJEZET parlamente, ku objektiviteti infiltrohet cdohere nga subjektiviteti (shih treshin britani/france/gjermani). Pra, kur europa eshte e "sakatuar" (dhe ajo cdohere eshte e sakatuar, shih edhe 5 shtetet qe nuk e njohin kosoven, shih britanine) dhe vendimet aman nuk presin, atehere nderhyn amerika, ne rastin e kosoves e ka bere jo nje here, por disa here. Pa ameriken mos na haje mendja se ne kosove mund te ecin proceset politike perpara. Pra, nderhyrja e amerikes ne luften 1999 eshte me se e sakte se u be nga "pervoja" e hidhur ne bosnje, por gjithesesi ishte edhe nje vertetim i realitetit te hidhur, se ne europe per arsye te "miqesive" dhe intereseve te ndryshme ka nje "bllokade" te tmerrshme sa i perket vendimeve nese jane ne pyetje "Vlerat" themelore te te drejtave te njeriut....edhe pse ne kushtetute te garantuara, ata marin boje relative dhe behen top interesesh, ku me ne fund edhe nje "noname" si qyproja apo slovakia befasisht e bllokojn nje makineri gjigande.....
Do te bente mire qe ti albo edhe ne ceshtjet fetare te jeshe me objektiv dhe ta shikjosh realitetin me sy e tru, e jo me sy e bark....
tung
albanish by nature
Edhe nje here per shqiptaret qorra dhe te paditur , por dhe per ata qe here pas here kane qene bashkepunetore te pushtuesve !
Shqiperia , por jo vetem , por i gjithe populli shqiptar kudo qe banon , nuk eshte nisiatori , por eshte vete permbajtja e lirise dhe pavaresise ! Shqiperia nuk "ka nisur" , por asnjehere nuk ka pushuar se qeni trungu ame dhe burimi i rrezatimit dhe shpreses dhe gjallise se kombit shqiptar te kudondodhur !
Lirine dhe pavaresine si pjeses shqiptare te Shqiperise ashtu edhe shqiptareve te tjere ne rajon , nuk ia dha askush ! Ata e mbajten forte , gjalle , te ndezur dhe luftarake , gjate gjithe historise se tyre mijravjecare ! Eshte ky faktor dhe i vetmi qe kombi shqiptar ka shkuar gradualisht drejt indipendences qofte edhe formale !
Shume "jo dashamire" dhe shume "injorante " nder rradhet tona , po mundohen te shumazojne me zero gjakun dhe sakrificat shekullore , te kohes se vjeter dhe te kohes se re , te ketij kombi per mbijetese , duke u ushqyer me genjeshtra dhe falsitete se lirine dhe pavarsine na i kane dhene te huajt !
GABOHENI RENDE ! NATEN dhe DITEN ! Po mos te ishin deshmoret tane te pushkes dhe penes , po te mos ishte nje popull dhe komb i tere ne rezistence te perhershme , po te mos ishte nje komb qe ruan dhe zhvillon me fanatizem gjuhen e tij , zakonet e te pareve , traditat , mentalitetin dhe psikiken kombetare , me sakrifica te pallogaritshme , me gjuhen qe nuk e lejonin ta shkruante , me copetimet e vazhdueshme , me multietnikezimet dhe kolonizimet e territorit , me masakrat e padegjuara ne mes te Europes , SOT NUK DO TE KISHIM KOMB SHQIPTAR !
Edhe "dashnoret" tane nuk do te kishin se kujt t'i "jepnin" "pavaresi" !
Thirrini mendjes ne koke dhe mos flisni gomarlleqe ! Gjakun dhe sakrificat e te pareve , mos i falni te "tjereve" per pak servilizem ! JEMI PRODHIM HISTORIK VETEM I QENDRESES DHE VEPRIMEVE TONA ! KONIUKTURAT NDERKOMBETARE OSE E KANE SHTYPUR , OSE KANE QENE TE DETYRUARA TA PRANOJNE PRESIONIN TONE !
Kush na ka trokiktur ne dere , si mik apo si armik , sigurisht dicka ka dashur nga neve .........????!!!!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 15-03-2013 mė 05:57
Krijoni Kontakt