Pra te nderuar bashkebisedues ....! Ha...ha...ha... bera shaka !
Sic e shikoni nga komentet , na rezulton se ne vitin 1995 , disa djemve shqiptare (nga Kosova , por edhe nga Shqiperia) , iu lindi ne koke ideja e fillimit te Luftes per clirimin e Kosoves ???!!! dhe keshtu nga 1997-ta u turren me vrap dhe morren armatim , cfare gjeten , ne Shqiperi dhe filluan te qellonin !!!??? Ndersa Amerika , i pa ne hall te madh dhe keshtu kerkoi nderhyrjen e NATO-s ?
Perse e ktheni nje nga perpjekjet titanike te Shqiptareve ne Ballkan , nje nga "lojrat" me te ndritura , me ne krye shtetin ame Shqiptar dhe bijte e tij me te devotshem te Kosoves , nje tregim si perralle ? Mendoni se gjeopolitika i lihet rastesise dhe eshte vertete nje perralle ?
Gjeopolitika nuk behet me plane 5 apo 20 vjecare , por me plane te pakten 50 vjecare ! "Lojrat" e vockela rajonale jane "taktika" per te realizuar strategjine afatgjate ! Une nuk e di se kur Amerikanet filluan bashkepunimin me Shtetin e Shqiptareve , por mendoj se kercenimi i JF Kenedit bere Hrushovit ne 1962 se "....po e preket Shqiperine ....pasojat do te jene te paparashikueshme..." gjate bisedimeve te "Krizes se Kubes" , me thone se "telat" ndermjet Shtetit Shqiptar dhe Amerikes ishin vendosur "de facto" ! Pas kesaj kohe Amerika nuk dergoi me asnje diversant ne Shqiperi (per te mos thene se edhe ata qe dergoi me pare , ishin "dhurate" qe i bene Shtetit Shqiptar ).
Ju mendoni se E. Hoxha , ishte i "cmendur" qe hartonte "planin Shperthimi" ? Dhe kete e bente pa "miratimin amerikan " ? Ju mendoni se nje Shtet si Shqiperia , i lejohet te hedhe ne zjarr Boten gje e cila do te ndodhte ne rast se Hoxha nuk kishte "visto" dhe "te tjeret" nuk i kishin gati skemat e pozicionimit ?
Ju mendoni se vendosja dhe renia "dakord" qe ne krye te shtetit Shqiptar te ishte Sali Berisha (beniamin dhe i besuar i serbeve) kur plasi "Lufta ne Jugosllavi" , ishte nje rastesi ? Ju mendoni se depot me arme gjermane dhe suedeze te blera nga shteti shqiptar para '90-tes , per furnizimin e UCK-se , per te mos "implikuar" shtetin shqiptar , nuk do te shiteshin nga Sali Berisha ? Ju mendoni se Adem Jashari , Hashim Thaci , Pajaziti etj luftetare nuk do te futeshin ne burgjet shqiptare gjate kesaj periudhe ('92-97) ne vitet 1994 ? Apo se me Sali Berishen ne krye nuk do te furnizohej serbi me nafte dhe armatim per paramilitaret e vet nga Shqiperia ?
ISHTE E GJITHA NJE "LOJE" E PERKOHSHME !
MARREVESHJA PER CLIRIMIN E KOSOVES ESHTE BERE TE PAKTEN 30 VJET NGA DITA QE NDODHI ! Une them edhe me shume ........
Alternativat , pra menyrat konkrete te zgjidhjes , kane ndryshuar sipas gjeopolitikes se momentit , por strategjia eshte e vjeter !
Ndryshe nuk do te kishte spegim logjik :
1- Dergimi i forcave ushtarake shqiptare ne clirimin e "tokave etnike" , "vetem" me koke te E. Hoxhes ! As premtimet e Titos per bashkim te Shqiptareve ! Pra qellimi del i qarte dhe qe "ishte ne tryeze" si diskutim ....!
2- E. Hoxha , nuk do te merrte guximin t'i shkruante Stalinit ne 1949-ten (me kerkese sekrete) qe ta ndihmonte te clironte Kosoven me lufte , pas prishjes me Titon .....
3- Ndryshimi i Kushtetues Jugosllave te 1974-tres dhe hyrja e Shqiperise "me te dy kembet" ne Kosove e Metohi !
4 - Blerja , nga Shteti Shqiptar para 1990 -tes , e armatimit gjerman dhe suedez per furnizimin e UCK-se , krijimi i depove te posacme dhe stervitja e trimave shqiptare te Kosoves ne Shqiperi.... Ju e dini te gjithe , qe blerja e sasive te medha te armatimit , ne menyre te fshehte , behet me ndihmen e "miqve" ! Ishte armatim perendimor , apo jo ?
5 - Ndertimi dhe ekzistenca e "Planit Shperthimi" , ne menyre konkrete dhe me stervitje masive paraprake .....
6 - Anulimi i zbatimit te tij ......
etj etj.... me radhe ... Mbase do ta perfundoj si mendim ne nje postim tjeter ..... se e zgjata shume ...

Krijoni Kontakt