Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipërisë

    Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipërisë të mbajtur sot në Athinë

    Përfaqësues të ministrisë së Spiro Kserës dhe shtetas të Shqipërisë përkujtojnë aneksimin e jugut, ndërsa institucionet tona heshtin.







    Arben Llalla



    Ashtu siç patën paralajmëruar shoqatat e Vorio Epirit që veprojnë në Greqi më 17 Shkurt ora 11 u tubuan në sheshin Karitsi Athinë për të përkujtuar 99 vjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Aktiviteti vazhdojë me një lutje në këtë kishë, Agjio Gjeorgjio Karitsi dhe më tej me vendosjen e kurorave tek ushtari i panjohur.

    Si gjithnjë në 17 shkurtë organizatat ekstremiste greke që luftojnë për aneksimin e jugut të Shqipërisë përkujtuan 99 vjetorin e shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit. Aktivitetin qendror e organizon Babis Krathanos kryetar i shoqatës së Vorio Epirit në bashkëpunim me Rininë Vorio Epiriotase. Të pranishëm këtë herë ishin deputeti i PASOK Pirro Dhima, deputeti i Agimit të Artë Kristo Papa, nga partia MEGA të minoriteti në Shqipëri Perikli Naçi, Thoma Jani nga partia e të Drejtave të Njeriut të Vangjel Dules, Avram Gunari përfaqësues i qeverisë, deputeti Vasilis Kapernaros, etj. Ajo që ra në sy ishte mungesa e falimit të mbajtur gjithnjë nga kryetarit të Rinisë së Vorio Epirit Theofanis Kaliviotis, punonjës në Ministrinë e Punës dhe Përkrahjes, i cili këtë herë fjalën e tij ja kishte besuar ta mbante nënkryetarja e shoqatës Eleni Dhomu. Vetë Kalivitoti pas publikimit të dokumentave si punonjës i qeverisë së Shqipërisë kohëve të fundit ka qenë vetëm spektator i aktiviteteve të ndryshme duke mos mbajtur fjalimet ekstremiste. Përfaqësues të ministrisë së Spiro Kserës dhe shtetas të Shqipërisë përkujtojnë aneksimin e jugut, ndërsa institucionet tona heshtin.

    Për çdo vit shoqatat Vorio Epiriote dhe Rinia Vorio Epiriote organizojnë tubime dhe festime për Autonominë e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qëllimet e tyre për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. Organizatorët kryesor të këtij aktiviteti ishin Babis Karathanos dhe Theofan Kalivioti.

    Babis Karathanos ka lindur në Athinë, por prindërit e tij janë grek nga Shqipëria të arratisur para shumë vitesh. Karathanos ka qenë dikur kandidat për deputet i partisë Demokracia e Re, dhe shpeshherë ka qenë anëtarë në disa parti duke mos e gjetur vetveten.

    Theofan Kalivioti ka lindur në Livadhja të Sarandës. Është kryetar i Rinisë Vorio Epiriote dhe nënkryetar i Rinisë Evropiane të Epiriotëve. Ai sipas disa dokumendave të botuar kohëve të fundit figuron këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Përkrahjes, pra paguhet prej disa vitesh nga Shqipëria.

    Ironike është fakti se në të njëjtën ditë më 17 Shkurt shqiptarët festojnë Pavarësinë e Kosovës dhe mbajtjen e ligjëratave të parë të Universitetit të Tetovës, ndërsa një grup grekësh ekstremistë përkujtojnë një ëndërr që nuk mund të realizohet asnjëherë, atë të aneksimit të jugut të Shqipërisë
    gazetatema

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipë

    kjo bullafiqja qorre ne cep, do jete mbesa e Vitori Currit, zevendesja e haxhi lleshit, ne kuvendin popullor, te kohes se dajkos.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipë

    po per keta,kur do beje verejtje usa dhe eu???
    ky eshte ultranacionalizmi i vertete,ku shfaqet hapurazi endrra per territoret shqiptare,apo jo akilis?

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipë

    Cudi qe spashe disa nga anetaret e forumit ne foto..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipë

    Cdo njeri eshte i lire te protestoje ne paqe.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipë

    Citim Postuar më parë nga KORCARI 2 Lexo Postimin
    Cdo njeri eshte i lire te protestoje ne paqe.
    shume e vertete..kjo eshte demokraci e vertete
    Problemi eshte se kur pala shqiptare flet, Albo & co profetizojne qe amerikanet do hedhin bomba mbi kokat tona

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipë

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    shume e vertete..kjo eshte demokraci e vertete
    Problemi eshte se kur pala shqiptare flet, Albo & co profetizojne qe amerikanet do hedhin bomba mbi kokat tona
    jo mo flasin per nacionalizmin e rruges..........,clidhje ka nacionalizmi shqiptar me ultranacionalistat e lajmit,pfffff...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipë

    Ata sdine ku kane koken tani do marrin epirin ata pfff .Megjithese kan harxhuar nje thes me lek prap mezi i mbledhin 10 vete atje.Pune vjedhje lekesh eshte kjo dikush perfiton nga keto endrra te sajuara.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipë

    Citim Postuar më parë nga Toffee Lexo Postimin
    Cudi qe spashe disa nga anetaret e forumit ne foto..
    edhe mund te jene,,, por te "maskuar" qe mos njihen

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830

    Për: Theofan Kalivioti dhe Pirro Dhima në aktivitetin për aneksimin e jugut të Shqipë

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    jo mo flasin per nacionalizmin e rruges..........,clidhje ka nacionalizmi shqiptar me ultranacionalistat e lajmit,pfffff...
    Bledi sic kemi ne te drejten te shprehemi se Cameria eshte e jona edhe pala shoviniste greke ka te drejte te shprehi mendimin e saj ne menyre paqesore pa kercenime alla Papai..
    Sic mendojme ne qe drejtesia eshte e jona edhe keta palaco trushplare mendojne qe kane te drejte me ato pretendimet e tyre.
    Kjo eshte demokraci edhe pse personalishte si honeps hic..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •